Mesihu i Premtuar a.s. në Afrikë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

120 vjet përpara, në një fshat të vogël e të largët të Panxhabit të Indisë, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. bëri një deklaratë të jashtëzakonshme, që ai ishte Mesihu i Premtuar, i parashikuar nga shkrimet e shenjta të feve të ndryshme dhe Imam Mehdiu i shumëpritur nga muslimanët.

Fillimisht kur bëri deklaratën e tij, ai nuk njihej, as nuk kishte mjete dhe kishte përpara një mision që dukej thuajse i pamundur. Shumica e muslimanëve dhe të krishterëve e kundërshtuan ashpër. Megjithatë, ai deklaroi se do të ngadhënjente patjetër në misionin e tij për të ringjallur mësimet e vërteta të Islamit, për të rinuar besimin e muslimanëve dhe për të bashkuar njerëzimin që të adhurojë Një Zot të Vetëm. Ai gjithashtu deklaroi se do të gëzonte sukses jo me “shpatë”, por vetëm me dialog paqësor, lutje, arsye dhe argumente të pakontestueshme. Ai njoftoi se Zoti i kishte premtuar duke thënë: “Unë do ta çoj mesazhin tënd deri në skajet e botës”.

Mesihu-i-Premtuar-ne-Afrike-Promised-Messiah-in-Africa

Një poster me portretin e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit a.s., në rrugën kryesore të Kasoa-së, në zonën qendrore të Ganës.

Huzuri ne afrike

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar duke bërë dua në Xhalsa Salanën (Mbledhjen Vjetore) e Ghanës

Pamje e një Mbledhjeje Vjetore të Xhematit Musliman Ahmedia të Ghanës gjatë vitit 2008.

Pamje e një Mbledhjeje Vjetore të Xhematit Musliman Ahmedia të Ghanës gjatë vitit 2008.

Gjatë këtyre 120 vjetësh, Xhemati Musliman Ahmedia, Xhemati që ai themeloi, lulëzoi dhe arriti të bëhej bashkësia muslimane më dinamike në botë, e themeluar tashmë në 204 vende të botës. Vetëm në Afrikë, miliona njerëz ndjekin Islam Ahmediatin, ndërsa dhjetëra milionë të tjerë e quajnë veten ndjekës besnikë të saj.

Deri më sot Xhemati Musliman Ahmedia ka ndërtuar qindra shkolla, spitale e xhami në shumë vende lindore e perëndimore të Afrikës. Në shumë vende të këtij kontinenti, arkitektët ahmedianë vullnetarisht gërmuan e instaluan pompa uji, duke u shërbyer për hir të Zotit njerëzve afrikanë, të cilët kurrë nuk kishin ujë të pijshëm në fshatrat e tyre. Në një fjalim të tij të fundit, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, duke folur për ndërtimin e xhamive në Afrikë e në Indi, thotë:

Vetëm gjatë vitit 2013, me bekimin e Allahut të Madhërishëm, Xhemati ka ndërtuar 136 xhami të mirëfillta. Në Indi janë ndërtuar edhe xhami të përkohshme me dhoma apo salla që kanë çati prej druri ose llamarine. Kjo për shkak të nevojës së ngutshme që ekziston në ato vende. Të tilla xhami janë ndërtuar 22. Përveç këtyre, Xhemati gëzoi 258 xhami të reja. Xhemati i gëzoi do të thotë se, në shumë vende, përmes përhapjes së mesazhit të Xhematit, bashkë me njerëz të ndryshëm e kanë pranuar Xhematin edhe imamët e tyre dhe bashkë me imamët edhe xhamitë e tyre erdhën në Xhemat. Siç ju tregova që më shumë punë është bërë në Afrikë dhe në Indi. Për 158 xhami që fola pak më herët, 102 prej tyre janë ndërtuar në Afrikë. Përveç kësaj, po në Afrikë 41 xhami të tjera janë nën ndërtim. Edhe në vende të tjera janë ndërtuar dhe po ndërtohen xhami. Në të njëjtën mënyrë vijon edhe ndërtimi i shtëpive të misionit. Gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar 121 shtëpi misioni, 77 prej të cilave janë ndërtuar në Afrikë, ndërsa 5 në Indi. … Në Afrikë, Xhemati ynë po përhapet më shumë në 7-8 vende të pjesës lindore e perëndimore. Elhamdulillah, po bëhet mjaft punë atje.

(Marrë nga fjalimi i xhumasë i mbajtur më 3 janar 2014. Për ta parë fjalimin e plotë, ju lutem klikoni këtu…)

 

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp