Kjo thënie profetike me të cilën Imam Buhariu ka nisur koleksionin e haditheve, konsiderohet si një prej thënieve thelbësore e qendrore të Islamit, madje thuhet që i gjithë botëkuptimi i Islamit sillet rreth këtij boshti. Disa dijetarë e kanë vlerësuar si një të tretën e Islamit apo si një të tretën e dijes.