Falahuddin Shams - Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Falahuddin Shams

Falahud Din Shams shërbeu si zëvendëskryetar i Xhematit Musliman Ahmedia në SHBA. Ai ishte President i Xhematit në Çikago për më shumë se 35 vjet.

Nga viti 2006 deri në vitin 2015, ai dha kontributet e tij si kryeredaktor i revistës muslimane më të gjatë në Amerikë, “The Muslim Sunrise”.

Z. Shams është një sipërmarrës dhe si një kontabilist i çertifikuar, pjesën më të madhe të karrierës së tij kaloi në menaxhim financiar. Si studiues i fesë Islame, ai shkruan artikuj mbi Islamin. Ai botoi një libër të titulluar “Straight Talk” në vitin 2016.

Z. Shams është i biri i dijetarit famëmadh, Mevlana Xhelaluddin Shems, i cili shërbeu për shumë vite edhe në vendet arabe, si Siri e Palestinë, edhe në Perëndim. Babai i tij i ndjerë pati nderin të shërbente si imam i xhamisë së Londrës nga viti 1936 deri në 1946-ën, dhe shkroi dhjetëra libra në gjuhë të ndryshme, ndër të cilët mund të veçojmë librin e tij “Where did Jesus Die?”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp