Përshkrim i librit
Përmbajtja
- Katër faktorë që tregojnë përsosmërinë e Kuranit Famëlartë
Komentim i ajeteve të para të suresë El-Bekare. Vetitë e njerëzve me takua. Kurani si ia mundëson njeriut njohjen e Zotit? Tri fazat e zhvillimit shpirtëror të njeriut. Cilët janë njerëzit e suksesshëm? - Karakteri i lartë i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. dha shembullin e tij të shkëlqyer për të gjitha sferat e jetës njerëzore. Ai është mëshirë për tërë njerëzimin. Ai fitoi zemrat e njerëzve përmes dashurisë dhe virtyteve të tij madhore. - Holokausti bërthamor
Paralajmërimi i Kuranit Famëlartë rreth një holokausti bërthamor. Disa ajete të tij flasin qartazi për grimca të parëndësishme, që janë përshkruar si depo të energjisë së pamasë, sikur zjarri i ferrit është mbyllur brenda tyre, ky paralajmërim, u bë në një kohë, kur njeriu as në imagjinatën e tij më të largët nuk mund të përfytyronte dot një shpërthim bërthamor. - Pasojat shkatërruese të një lufte bërthamore dhe nevoja vendimtare për drejtësinë absolute
Raport i Simpoziumit për paqen, të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia të Anglisë, në të cilin marrin pjesë politikanë, diplomatë, liderë dhe dijetarë të ndryshëm. Fjalimi kryesor i Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht. Xhemati Musliman Ahmedia është tërësisht i angazhuar për të sjellë paqe në botë. - Filozofia e mësimeve të Islamit (Pjesa II)
Zhvillimi gradual i njeriut. Tri reformime që bën Kurani te njeriu. Si i shndërron Kurani gjendjet instinktive të njeriut në gjendje morale? Çfarë ndikimi shpirtëror i bëjnë njeriut ushqimet? Përse është ndaluar mishi i derrit? - Pyetje-përgjigje
Cili mund të jetë argument i logjikshëm për ekzistencën e Zotit? Çfarë është shpirti? Çfarë argumenti mund të gjejmë për të provuar se Kurani nuk është fjalë e njeriut? Kush është shkaktari i vërtetë i veprave të njeriut? Çfarë është ndëshkimi i varrit? - U hodh poshtë një akuzë e rreme e hoxhës Ahmed Kalaja ndaj Mesihut të Premtuar a.s.
E vërteta rreth përballjes me lutje midis Mesihut të Premtuar alejhiselam dhe Molvi Thenaullahut dhe rezultati i saj. Fakte historike dhe argumente të pakontestueshme që përgënjeshtrojnë akuzat e hoxhës. Përfundimi i keq i Molvi Thenaullahut. Momentet e fundit të jetës së Mesihut të Premtuar alejhiselam dhe ngjashmëri me vdekjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Paprekshmëria e tekstit të Kuranit Famëlartë - Provat historike për integritetin tekstual të Kuranit. Si u mblodh Kurani në formën e një libri? Paprekshmëria e tekstit të Kuranit përballë Biblës. Pohimi i kritikëve për epërsinë e tij.
- Përmbajtje në gjuhën angleze