Perla të urtësisë nga Hazret Kalifi II ra
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Perla të urtësisë nga Hazret Kalifi II ra

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Sot, dua t’ju rrëfej disa nga ngjarjet që janë përcjellë nga Kalifi II ra dhe lidhen me jetën e Mesihut të Premtuar as dhe sehabëve të tij.

Në “Tedhkirah”, libri që përmban shpalljet e Mesihut të Premtuar as, janë shënuar tetë shpallje për datën 9 shkurt 1908. Njëra prej tyre përmban këto fjalë: “لا تقتُلُوْا زَیْنَب  “. Hazret Kalifi II ra ka shpjeguar këtë shpallje përmes disa ngjarjeve që lidhen ngushtë me të. Në fillim të vitit 1908, u propozua fejesa e dy vajzave të të ndjerit Hafiz Ahmadullah Khan. Vajza e madhe quhej Zenjeb, ndërsa të voglën e quanin Kulthum. Për Zejneb disa persona kishin lypur dorë, dhe njëri prej tyre ishte Sheik Abdurrahman Egjiptian. Mesihu i Premtuar as kishte shprehur mospëlqim për këtë lidhje, pra që znj. Zejneb të mos martohej me Sheik Abdurrahman Egjiptian. Megjithatë, Mesihu i Premtuar as nga natyra nuk ishte kokëfortë që të këmbëngulej për kësisoj çështjesh, andaj edhe për këtë martesë ai vetëm shprehu mospëlqimin e tij pa asnjë këmbëngulje. Gjatë atyre ditëve Mesihu i Premtuar as mori një shpallje “لا تقتلوا زینب “ d.m.th. mos e vrisni Zejnepen. I njderi Hafiz Ahmadullah sahibi duke kujtuar se këshilla e Mesihut të Premtuar as nuk ishte e dobishme, refuzoi propozimin e parë dhe mendoi se shpallja paralajmëron për prishjen e martesës, nëse vajza martohet me atë person. Ai gjithashtu kujtoi se fjalët e shpalljes kanë rrëzuar këshillën e Mesihut të Premtuar as. Pra fjalët e shpalljes لا تقتلوا زینب d.m.th. mos e mbysni Zejnepen, tregojnë se Zoti nuk e ka pëlqyer këshillën e Mesihut të Premtuar as, përkundrazi ka miratuar propozimin e dytë që vinte nga Abdurrahman Egjiptiani. Megjithatë, kjo shpallje i përket datës 9 shkurt 1908, ndërsa më 17 shkurt 1908 znj. Zejnepe dhe Sheik Egjiptiani sahib u shpallën çift në ceremoninë e Nikahut. Kalifi II ra gjithashtu ka thënë se kjo datë mbeti e shënuar se po atë datë ishte martuar edhe motra e tij Znj. Mubaraka Begum. Ceremonia e nikahut të Z. Sheik Egjiptianit ishte zhvilluar bashkë me dy ceremoni të tjera. Ndonëse, fjalët e shpalljes ishin shumë të qarta, që të mos pranohet lidhja martesore me Sheik Egjiptianit, sepse kjo do të sjellë pasojë shkatërruese, sikur është vrarë znj. Zejnepja. Ndoshta Mesihu i Premtuar as nuk kishte lidhur këtë shpallje me personin në fjalë, ndërsa babai i vajzës nxori një përfundim krejtësisht të gabuar. Shpallje paralajmëronte për një fitne dhe ngatërresë të madhe në xhemat që do të instrumentohej nga Sheik Egjiptiani, andaj Znj. Zejnepja të mos martohet me të, dhe të ndiqet këshilla e Mesihut të Premtuar as. Ka edhe dëshmi se Mesihu i Premtuar as ashtu e kishte këshilluar Hafiz Ahmedullah sahibin. Kalifi II ra aty shton se atë e ka treguar edhe Pir Menzur Muhammed sahibi se Mesihu i Premtuar as e kishte këshilluar Hafiz Ahmedullah sahibin në praninë e tij që t’i mos jepte vajzën Sheik Abdurrahman sahibit. Por, thotë Kalifi II ra, kur Hafiz sahibi nuk e respektoi fjalën e Mesihut të Premtuar as dhe e martoi vajzën me Sheik Abdurrahman sahibin, më erdhi shumë keq dhe kjo gjë më zemëroi rëndë. Pir Menzur Muhammed sahibi shkoi te Mesihu i Premtuar as dhe i tha se meqë ai është i dërguar prej Allahut dhe sipas urdhrit të Zotit, të gjithë besimtarët duhet t’i binden fjalës së të dërguarit, por Hafiz Ahmedullah sahibi ka kundërshtuar fjalën e tij. Mesihu i Premtuar as iu përgjigj duke thënë se keni të drejtë, por me të vërtetë, unë nuk ndërhyj në çështje të tilla.

Kalifi II ra ka thënë se kur mësova për këtë çështje, ndonëse nuk kam dyshuar për auntencitetin e rrëfimit, por meqë kishte vetëm një dëshmitar, prandaj mendova se duhet të kishte edhe dëshmitar tjetër. Pra, lidhur me ngjarjen e largimit nga xhemati të Sheik Abdurrahman Egjiptian sahibit, dhe ngatërresën që shkaktoi ky largim, nevojiteshin prova të qarta për këtë rrëfim. Kur mendoja për këtë, që në ditën e dytë, mora një letër prej Munshi Kudretullah sahib Sanorit, në të cilën ndër të tjerat ai kishte shkruar se kur kishte ardhur në Kadijan në 1915, ndjeva nevojën për të mësuar Kuranin prej dikujt. Kështu që fillova të merrja mësimet e Kuranit prej Hafiz Ahmedullah sahibit. Një ditë Hafiz sahibi më tha se Mesihu i Premtuar as më kishte porositur për të martuar vajzën time Zejnepe me dikë tjetër, dhe gjatë atyre ditëve i erdhi shpallje لا تقتلوا زینب . Unë me naivitetin tim, kujtova se porosia e Mesihut të Premtuar as nuk ishte e drejtë, dhe kështu i dhashë vajzën time Sheik Egjiptianit. Por, tani ai më shqetëson shumë, dhe më hidhëron shumë, prandaj më duket se kjo është pasoja e mosrespektimit të porosisë së Mesihut të Premtuar as. Kalifi II ra komenton se mbaj mend se gjatë kohës së Kalifit I ra, Sheik Egjiptian sahibi kishte rrahur vjehrrin e tij në Pazar, gjë që kishte zemëruar rëndë Kalifin I ra, dhe unë personalisht i jam lutur disa herë që ta falte atë.

Pra, kjo shpallje lajmëronte se martesa e Znj. Zejnepe me Sheik Egjiptianit do t’ia prishte besimin, dhe ngjarjet e mëvonshme e vërtetuan paralajmërimin.

Huzuri aba thotë se shumëkush ndoshta nuk dinë se kush ishte Sheik Egjiptiani? Kjo figurë i përket së kaluarës sonë, andaj do t’ju rrëfej përmbledhtas për të. Sheik Abdurrahman sahibi kishte bërë bejt në dorën e Mesihut të Premtar as. Ishte njeri i ditur dhe i shkolluar. Më vonë ai vajti në Egjipt, dhe këto shpenzime hoqën Kalifi II ra dhe Çaudri Nasrullah Khan sahibi. Vajtja e tij në Egjipt, përveç dobive të tjera, ia dha edhe nofkën Egjiptian, kështu që ai quhej Sheik Egjiptian. Gjatë kohës së Kalifit II ra ai krijoi mosmarrëveshje me të, dhe për këto përdori një retorikë të ashpër kundër tij. Ky episod shkaktoi një situatë të pakëndshme për xhematin,, por Allahu i Lartësuar e mbrojti xhematin nga kjo krizë. Disa individë panë ëndrra dhe u njoftuan për realitetin e tij. Për të kuptuar rëndësinë që gëzonte ai, dua të citoj Kalifin II ra. Ai shkruan se një anëtar më shkroi nga Afrika se jam hidhëruar shumë nga largimi i Sheik Egjiptianit nga Xhemati dhe nëse njerëz të këtij kalibri kanë prishur besimin, atëherë çfarë fuqie ka besimi ynë? Unë i shkrova se kjo është puna e Zotit dhe jo juaji që të lëshoni vendime për statusin dhe lartësinë e njerëzve. Nëse Zoti përmes fuqisë së Tij, e ka larguar atë, të cilin ju e konsideronit të lartë dhe të madh, ndërsa juve ju ka mbajtur në xhemat, atëherë u vërtetua se ju jeni i madh e jo ai. Megjithatë, deri sa ishte në xhemat, Sheik Egjiptiani gëzonte respekt të madh dhe konsiderohej si një figurë e shquar, ndërsa sot pas largimit nga xhemati është bërë i papërfillshëm. Gjatë kësaj mosmarrëveshje, apo pas përjashtimit nga Xhemati, Sheik Egjiptiani, për të treguar rëndësinë e tij, kishte cituar vetë këtë shpallje pra لا تقتلوا زینب  d.m.th. mos e vrisni Zejnepen. Ai ishte përpjekur të tregonte sikur kjo martesë është bërë në përputhje me shpalljen e Mesihut të Premtuar as , ndërsa më vonë kur Kalifi II ra e sqaroi këtë shpallje me rrëfime dhe prova të tjera, ai u tërhoq dhe nisi të thoshte se përse po përfshihet emri i bashkëshortes sime në këtë çështje. Kalifi II ra shpjegon se ja shikoni se sa e fuqishme është kjo profeci, të cilën ka paraqitur vetë Sheik Egjiptian sahibi. Më duket se bashkëshortja e tij mbante mend këtë shpallje, dhe ajo ka thënë se babai i saj kishte kuptuar se ajo tregonte për të. Po kështu edhe Sheik sahibit i shkoi mendje për këtë shpallje, dhe kështu ne mund të kishim vonuar për ta gjetur dhe për ta kuptuar këtë shpallje, por ata na lehtësuan punën.

Kalifi II ra duke lidhur këtë ngjarje me një tregim arab thotë se kjo ishte njësoj sikur cjapi kishte zbuluar hanxharin. Thuhej se një kasap kishte nxjerrë hanxharin për të therur cjapin, por e kishte harruar diku dhe nuk e gjente dot. Në fakt fëmijët duke lozur, e kishin mbuluar armën me rërë dhe ai nuk e gjente dot. Ai qëndronte i shtangur, kur cjapi filloi të gërryente dhe me këmbë dhe u shfaq hanxhari. Sa e gjeti kasapi, menjëherë e theri cjapin, dhe kështu kjo ngeli si proverb në arabi se kur dikush e gjen shkatërrimin me duart e veta, thonë se ai veproi sikur cjapi e kishte zbuluar hanxharin.

Hazret Kalifi II ra gjithashtu kishte nxjerrë të njëjtin përfundim se nëse Hafiz Ahmedullah sahibi të kishte dëgjuar porosinë e Mesihut të Premtuar as, dhe t’i mos i jepte dorën e vajzës Sheik Egjiptian sahibit, asaj nuk do t’i prishej besimi. Pra, nënshtrimi i plotë ndaj porosive të të dërguarve të Zotit është detyra e besimtarëve. Ata duhet ta kuptojnë atë, dhe në vend të interpretimit dhe arsyetimit, duhet të veprojnë ashtu siç u kërkohet.

Kalifi II ra duke rrëfyer një ngjarje rreth Molvi Muhammed Ahsan sahibit thotë se ai nga natyra ishte i ngutshëm dhe i padurueshëm. Njëherë Mesihu i Premtuar as duke bërë shëtitje deri në fshatin Besravan, tha se fjala e Zotit dhe fjala e njeriut ka dallim të madh. Pastaj, ai tregoi një shpallje të tij, dhe tha se krahasoni këtë me fjalën e Haririt, poetit arab. Molvi Muhammed Afzal sahibi nuk e dëgjoi me vëmendje pjesën e fundit dhe kujtoi se shpallja që tregoi Mesihu i Premtuar as ishte krijimi i Haririt, nguti për të thënë se ishte kot fare, por kur Mesihu i Premtuar as sqaroi se ato ishin fjalë të Zotit, Molvi sahibi menjëherë ndryshoi qëndrimin dhe tha “Subhanallah” Lavdi Zotit, çfarë thënie. Pra, nuk duhet të ngutemi për të krijuar qëndrimin tonë lidhur me çështje të ndryshme.

Duke treguar se Mesihu i Premtuar as sot njihet në të gjitha skajet dhe vendet e botës, Kalifi II ra rrëfen një ngjarje. Ai tregon se njëherë një person i popullit sik, erdhi për të më takuar mua, dhe më tha se xhaxhai juaj ishte një personalitet i shquar, dhe kishte një detyrë publike, ndërsa babai juaj Mirza Ghulam Ahmedi ishte i panjohur, dhe askush nuk e njihte. Ai tregoi se babai i tij shkoi te gjyshi juaj, Mirza Ghulam Murteza sahibi, dhe i tha se kam dëgjuar se keni edhe një djalë tjetër, ku është ai? Gjyshi juaj i tha se ai rri i ngujuar gjithmonë në xhami, dhe vetëm lexon Kuranin. Unë mërzitem shumë për të, sesi do të jetojë, ku do të ushqehet? Shko edhe ti, dhe thuaji që të mendojë edhe për këtë botë. Kam dëshirë të gjejë ndonjë punë, por sa herë që ia siguroj punën, ai më refuzon. Kështu që babai im shkoi te babai juaj, që t’ia përcillte fjalën e gjyshit tuaj. Mirza sahibi iu përgjigj se babai im mërzitet më kot? Unë s’kam pse të merrem me punët e kësaj bote. Ju shkoni te babai im, dhe t’i thoni se unë jam punësuar te Ai, tek i cili duhet t’i punësohesha, tashmë nuk më duhet t’ua gjej punën njerëzve. Kalifi II ra thotë se ai sik ishte aq i impresionuar prej kësaj ngjarje, se sa herë që fliste për Mesihun i Premtuar as përlotej nga emocione. Njëherë, ai erdhi në xhaminë e vogël, dhe filloi të qante me dënesë. Unë e pyeta se çfarë keni, përse po qani? Çfarë ka ndodhur? Ai tregoi se më ka rënë një mynxyrë e madhe. Sot kisha shkuar në varrezë, dhe kur rashë në sexhde para varrit të Mesihut të Premtuar as , më ndaloi rreptësisht një mysliman ahmedian, edhe pse ai ka tjetër besim dhe unë kam tjetër. Nëse muslimanëve nuk u lejohen t’i bëjnë sexhde varrit, ata përse më ndaluan kur unë jam i besimit sik, dhe ne mund t’i bëjmë sexhde varrit. Kalifi II ra komenton se edhe pse Mesihut të Premtuar as i pëlqente vetmia dhe kohën e tij e kalonte në adhurim dhe lutje, kjo gjë kishte lënë aq shumë përshtypje saqë pavarësisht se nuk ishin muslimanë, por vinin vazhdimisht te varri i tij.

Kalifi II ra tregon se Molvi Muhammed Husejn Batalvi në fillim ishte mik i Mesihut të Premtuar as. Kur Mesihu i Premtuar as shpalli deklaratat e tij, ai tha se unë e kam ngritur atë, prandaj unë do ta rrëzoj atë, por Zoti i Lartësuar ia zhduku emrin, ndërsa emrin e Mesihut të Premtuar as e përhapi në mbarë botën. Një djalë i Molvi Muhammed Husejn sahibit kishte përqafuar fenë arja, dhe Kalifi II ra e ftoi në Kadijan dhe riktheu në fenë Islame dhe për këtë Molvi sahibi i kishte shkruar një letër mirënjohje.

Kalifi II ra duke komentuar për kundërshtime të brendshme e të jashtme tregon se ky kundërshtim vijon që nga koha e Mesihut të Premtuar as, por xhemati vijon të lulëzohet. Këto intriga dhe kundërshtime vijojnë edhe sot e kësaj dite, por Xhemati përballë këtyre kushteve vijon të lëvizë përpara. Kalifi II ra thotë se xhemati ka arritur deri këtu përmes shtigjeve të mbushura me ferra dhe gjemba. Kjo tregon se përkrahja dhe mirësia e Zotit gjithmonë e kanë shoqëruar këtë xhemat, dhe ne duhet t’i lutemi Zotit për vijimësinë e këtyre bekimeve. Nëse përmbushim të drejtën e lutjes, atëherë insha’Allah edhe të gjitha kundërshtimet dhe armiqësitë, të tanishmet apo të ardhmet, do të zhduken vetë.

Duke treguar për sinqeritetin dhe sakrificat shembullore të Molvi Abdul Karim sahibi ra, Kalifi II ra tregon se Zoti i Lartësuar i kishte mundësuar Kalifit I ra një punë shumë të mirë. Kur e mbaroi këtë punë, ai filloi të ushtronte mjekësinë në vendlindjen e tij. Ai ishte shumë i njohur atje. Vendlindja e tij Bhera, që ndodhej në krahinën e Sargodës. Aty rrinin feudalë të mëdhenj, që e respektonin tej masë. Vendi ishte ideal për një veprimtari të suksesshme, por kur erdhi në Kadijan për ta takuar Mesihun e Premtuar as dhe pas një qëndrimi disa ditor, kur i kërkoi leje për t’u kthyer, Mesihu i Premtuar as i tha se e keni parë mjaft botën, tani vendosuni këtu, ai iu bind porosisë së tij. Ishte një bindje e pashembullt, saqë nuk u kthye as për t’i marrë plaçkat e veta, dhe dërgoi dikë tjetër për këtë punë.

Në atë kohë, këtu nuk kishte asnjë mundësi për ecurinë e veprimtarisë, aq më tepër as njerëz nuk kishin mundësi ta paguanin. Kalifi I ra nuk mori në konsideratë këto vështirësi. Fama e tij ishte e tillë saqë pacientët i vinin nga vende të largëta, dhe kështu i dilnin sadopak të ardhura. Ndërsa, sakrifica e Molvi Abdul Karim sahibit ishte e tillë që nuk i kishte mbetur asnjë mundësi të ardhurash, as pagën, ndihmën sociale e as shpërblimin. Pavarësisht se i ishin ndërprerë të gjitha mundësitë të ardhurash, ai shërbente me përkushtim si sekretar i Mesihut të Premtuar as. Sot ato punë janë ndarë në dhjetëra departamente, ndërsa asokohe ai bënte të gjitha këto punë vetëm. Çështja e tij i ngjante Ibrahimit as i cili e kishte lënë familjen në një shkretëtirë. Këta janë shembujt e të parëve tanë, që duhen ndjekur nga ata që i kushtojnë jetën shërbimit të fesë.

Kalifi II ra duke treguar për dashurinë e veçantë të Molvi Abdul Karim sahibit ndaj Mesihut të Premtuar as , thotë se këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e kanë parë atë kohë, ndërsa të tjerët as s’mund të përfytyrojnë atë. Kur Molvi Abdul Karim sahibi ndërroi jetë, unë isha 16 vjeç, dhe kur e kisha ndier këtë lidhje dashurie, mund të kem qenë 12 vjeç. Pra, isha shumë i ri, megjithatë unë nuk mund të harroj dy gjëra të Molvi sahibit. Njëra ishte mënyra si pinte ujë, ndërsa tjetra ishte dashuria e tij ndaj Mesihut të Premtuar as. Atij i pëlqente uji i ftohtë, dhe e pinte me aq shumë qejf sikur Zoti i Lartësuar i kishte dërguar të gjitha dhuntitë e xhenetit. Pas disa gllënjka, e falënderonte Zotin Alhamdulilah, Alhamdulilah. Uji i pusit të xhamisë Aksa ishte shumë i kërkuar atëherë. Ai thoshte: o vëlla! Fitoni pak sevap, dhe më sillni pak ujë. Sigurisht ai nuk mund ta bënte këtë, kur Mesihu i Premtuar as gjendej në kuvend, për ndryshe priste te shkallët e xhamisë “Aksa” e sa afrohej personi me ujë, ai menjëherë ia merrte ujin. Gjëja e dytë që mbaj mend prej tij ishte që kur ulej në shoqërinë e Mesihut të Premtuar as, më dukej sikur sytë e tij ushqeheshin nga qenia e Mesihut të Premtuar as. Në ato çaste, një gjallëri dhe energji shfaqej në fytyrën e tij dhe çdo grimcë e fytyrës së tij rrezatonte një buzëqeshje. Ishte për të parë sesi ai ndiqte çdo fjalë e çdo lëvizje të Mesihut të Premtuar as duke ndier një ëndje të papërshkrueshme. Rrezatimi më i vogël i asaj dashurie e kam parë te i ndjeri Hafiz Roshan Ali sahibi. Pra, i ndjeri Molvi Abdul Karim sahibi kishte një dashuri të veçantë me Mesihun e Premtuar as dhe ai gjithashtu ushqehej me një dashuri të tillë ndaj tij. Mesihu i Premtuar as kishte zakon se pas faljes së akshamit, ai qëndronte me miq dhe bisedonte me ta, por pas vdekjes së Molvi Abdul Karim sahibit ai e ndërpreu këtë praktikë. Dikush e pyeti: Huzur përse nuk qëndroni më pas akshamit? Ai u përgjigj se mërzitem kur shoh vendin e zbrazët të Molvi Abdul Karim sahibit. Kush mund të ishte më i bindur se Mesihu i Premtuar as për Zotin e Përjetshëm, Jetëdhënës dhe Absolut? Pra, edhe Mesihu i Premtuar as kishte dashuri të veçantë me sahabët e tij.

Kalifi II ra rrëfen se njëherë dikush shprehu fjalë të pahijshme rreth Molvi Abdul Karim sahibit, dhe njerëzit filluan ta rrihnin atë. Ai njeri ishte pak kokëfortë. Të tjerët e rrihnin dhe ai vijonte të thoshte se bëni që doni, unë vazhdoj të them kështu. Kështu që kjo shfaqje vazhdoi pandërprerë, ai këmbëngulej ndërsa turma i vihej pas. Kalifi II ra tregon se unë isha i ri, prandaj për mua kjo ishte një shfaqje interesante. Ai vazhdonte të denonconte, ndërsa turma e rrihte derisa ata u lodhën. Ato ditë një mundës joahmedian kishte ardhur në Kadijan për të marrë mjekim nga Kalifi I ra. Kur dëgjoi zhurmën, kujtoi se duhet të jetë çështja e hajrit, dhe të kontribuonte edhe ai e të fitonte pak sevap. Pra, shkoi edhe ai, e ngriti dhe e hodhi pasi që rrotulloi mirë. Megjithatë, ai njeri ishte aq këmbëngulës, saqë vazhdonte të thoshte se unë nuk do të tërhiqem. Kur Mesihu i Premtuar as mësoi këtë, u zemërua shumë, dhe tha a ky është mësimi ynë. Shikoni, çfarë na ndodh nëse dikush na shan. Çfarë ka ndodhur nëse ai ka përdorur fjalë të pahijshme për Molvi Abdul Karim sahibin? Kalifi II ra tregon se kur gjyshi ynë nga nëna Mir Nasir Nevab sahibi mbërriti në vendngjarje, dhe u tha njerëzve se vepronin padrejtësisht, ai i pyeti “Përse po rrihni këtë njeri?” Ndërsa po qetësonte turmën, ai person sërish përsëriti po ato fjalë për Molvi Abdul Karim sahibin. Mir sahibi nuk duroi aspak dhe i dha nja tri-katër shuplaka të forta. Kalifi II ra tregon se nganjëherë njeriu bën veprime të padobishme, dhe vepron duke ndjekur të tjerët, ndërsa besimtari gjithmonë duhet të frenojë emocionet dhe nefsin e tij.

Duke treguar për dashurinë shembullore të Munshi Arore Khan sahibit ndaj Mesihut të Premtuar as, Kalifi IIra tregon se Munshi sahibi jetonte në Kapurtala. Mesihu i Premtuar as ka lëvduar aq shumë sinqeritetin dhe përkushtimin e xhematit të Kapurtalës, saqë njëherë u kishte shkruar në letër se Xhemati i Kapurtalës është aq i përkushtuar se ata do të jenë me mua edhe në xhenet. Ata shpesh i luteshin Mesihut të Premtuar as për të vizituar Kapurtalën, ndërsa ai gjithashtu u kishte dhënë fjalë që kurdo i del mundësia, ai do ta vizitojë atë qytet. Njëherë kur i doli mundësia, ai u nis nga Kadijani për në Kapurtala, por për shkak të angazhimit nuk kishte kohë që të lajmëronte xhematin atje. Kur Mesihu i Premtuar as mbërriti në stacionin e Kapurtalës, atë e kishte parë një kundërshtar i xhematit. Pra, ndonëse ishte kundër xhematit, por njerëzit e mëdhenj kanë një ndikim të madh. Munshi Arora Khan sahibi ishte ulur në një dyqan dhe bisedonte me dikë, kur ky person i erdhi me vrap dhe i tha: Ka ardhur Mirzsa sahibi juaj. Me të dëgjuar këtë brofa menjëherë dhe me këmbë të zbathur dhe pa çallmë vrapova drejt stacionit. Kisha ecur pak metra se kujtova se ku e kemi fatin që Mesihu i Premtuar as të mbërrijë këtu. Sigurisht, ky person ka bërë shaka dhe ka gënjyer. Unë u ndala pak dhe fillova të bërtisja se përse po gënjen dhe bën shaka. Por, prapë mendova se kushedi a mos ka ardhur me të vërtetë, andaj prapë mora vrap. Por sërish më rrëmbeu mendimi se përse të vinte Mesihu i Premtuar as këtu, dhe fillova të qortoja prapë. Ai më thoshte, mos më bërtit, nëse ke dyshim, le të shkojmë bashkë. Pra, herë vrapoja, herë ndalesha, e kështu shkoja derisa e pashë Mesihun e Premtuar as i cili po vinte përpara. Pra, është një dashuri e zjarrtë dhe gati e marrosur se kur mendon për të dashurin e tij, i duket e pamundur që ai të vinte tek ai.

Pas vdekjes së Mesihut të Premtuar as, Munshi Arore Khan sahibi ishte vendosur në Kadijan. Njëherë ai i dërgoi një mesazh Kalifit II ra se donte ta takonte atë. Kur dola jashtë për ta takuar, pashë se ai mbante tre florinj. Ai m’i dha ato duke thënë “Ju lutem, jepjani bashkëshortes së Mesihut të Premtuar as. Pastaj, filloi të qante me dënesë, aq shumë saqë i dridhej gjithë trupi. Ndonëse, isha i vetëdijshëm se është vetëm dashuria e Mesihut të Premtuar as që i ngjallte këto emocione të fuqishme, por lotët i derdhnin aq rrëmbyeshëm se kujtova a vallë mos kishte edhe ndonjë arsye personale. Kjo gjendje zgjati afërsisht 30 minuta. Unë vazhdimisht e pyesja arsyen e pikëllimit të tij, dhe ai nisej të më tregonte por rrëmbehej vazhdimisht nga emocionet. Kur u qetësua pak, më tha se kur unë kisha bërë bejt, merrja 7 rupi si pagë mujore. Unë gjithmonë kurseja në shpenzimet e mia, me qëllim që t’i dhuroj Huzurit disa para. Kur shkoja në Kadijan, rrugën e bëja me këmbë që të mos harxhoja asgjë për biletë. Pastaj u ngrita në gradë, por m’u shtua edhe lakmia për t’i çuar dhuratë Mesihut të Premtuar as. Së fundmi, m’u ngjall dëshira për t’i dhënë atij flori. Kur kurseja diçka nga paga ime e vogël, mërzitesha se u bë kohë që nuk e kam parë Mesihun e Premtuar as. Pra, para se të blija floririn, shkoja në Kadijan dhe paratë që kisha kursyer deri më atëherë, i dhuroja Mesihut të Premtuaras. Përfundimisht, arrita të kurseja tre sterlina, dhe kisha dëshirë t’i jepja atij personalisht, por ndërkohë ai ndërroi jetë. Pra, kaloi tridhjetë vjet me këtë brengë. uH…Kishte bërë shumë përpjekje për ta arritur këtë qëllim, dhe kur e realizoi, Mesihu i Premtuar as ishte ndarë nga jeta. E tillë është modestia, besnikëria dhe sakrifica e këtyre njerëzve.

Disa shkronja të gjuhës arabe kërkojnë drejtshqiptimin, dhe joarabët e kanë të vështirë të artikulojnë ato sipas normave të recitimit. Njëherë, një arab e kritikoi Mesihun e Premtuar as se ai nuk shqiptonte dot mirë. Kalifi II ra e rrëfen këtë ngjarje duke thënë se një herë një arab erdhi te Mesihu i Premtuar as. Ndërkohë Mesihu i Premtuar as i jepte argumente, citoi një ajet nga Kurani. Meqë në shqiptimin e banorëve të Penxhabit, fonema K ق nuk shqiptohet, prandaj duke thënë fjala Kuran, K-ja e Kuranit nuk shqiptohet sikur shqiptojnë arabët nga fyti. Pra, Mesihu i Premtuar as artikuloi fjalën Kuran me K të butë. Ai menjëherë kritikoi se ja shiko, pretendon se është i dërguar prej Zotit, ndërsa nuk shqipton as fjalën Kuran. Nëse nuk artikulon mirë fjalën Kuran, atëherë çfarë tefsiri do të bëjë ai. Në atë moment, aty gjendej edhe Sahibzada Abdul Latif sahib Shehit. Ai nuk e duroi dot këtë fyerje, dhe u ngrit për të qëlluar me shuplakë atë arab. Mesihu i Premtuar as menjëherë ia kapi njërën dorë, ndërsa Molvi Abdul Karim sahibi që gjendej në anën tjetër, e kapi dorën tjetër.

Mesihu i Premtuar as filloi të diskutonte sërish me atë arab. Ai iu drejtua Sahibzada sahib dhe i tha: Përveç kësaj akuze, këta nuk kanë asnjë mjet tjetër. Më thoni se çfarë duhet të bëjnë, po të mos shfrytëzojnë edhe këtë mjet. Nëse prisni se edhe këta duhet të flasin me argumente dhe fjalë të vërteta të burojnë nga goja e tyre, atëherë nuk kishte më arsye që Zoti të më dërgonte mua. Vetëm ardhja ime është dëshmi e qartë se këtyre u mungon sinqeriteti dhe vërtetësia. Këtyre u kanë mbetur vetëm këto mjete të pista, dhe ju dëshironi që ata t’i përdorin as ato.

Në një rrëfim tjetër bëhej fjalë për artikulimin e fonemës ض duad. Ndoshta, personi në fjalë kishte ngritur kritika edhe për shqiptimin e fonemës K            ق dhe Duad ض , pra në të njëjtin kuvend, sepse të dy rrëfime janë shumë të ngjashme.

Lidhur me ngjarjen rreth shqiptimit të fonemës ض Kalifi II ra ka shkruar se arabët vetë pretendojnë se askush nuk mund të shqiptojë ض si ata. Nëse kjo është e vërtetë atëherë nuk mbetet kritikë ndaj një joarabi nëse ai nuk e shqipton dot fonemën ض.

Kalifi II ra thotë se unë mendoj se ndër penxhabijtë unë jam më afër drejtshqiptimit të fonemës ض por as unë jam i drejtë. Pra, unë kam sqaruar se janë rrëfime edhe për fonemën ق si dhe për fonemën ض , ndërsa rrëfimi për fonemën ض është më i njohur në xhemat. Pra, e kam sqaruar këtu se janë ngjarje që lidhen si për fonemën ق  po ashtu me fonemën ض, me qëllim që anëtarët të mos nguten për të më shkruar letra lidhur me auntencitetin e kësaj ngjarje, sepse do të shtohet më kot fluksi i letrave, dhe kështu ekipi që merret me letrat do të ngarkohet me më shumë punë.

Kalifi II ra duke treguar për durimin dhe vetëpërmbajtjen e Mesihut të Premtuar as thotë se kam lexuar disa nga letrat e kundërshtarëve të tij, mbushur me ndyrësitë dhe shprehjet më të pahijshme, që ia ngrenë nervat lexuesit, por Mesihu i Premtuar as i kishte ruajtur dhe gjithmonë sillej me vetëpërmbajtje. Letrat i vinin në sasi aq të madhe, saqë as unë nuk i kam marrë ndonjëherë. Unë për veten marr 4-5 letra të tilla. Por unë besoj se Mesihu i Premtuar as merrte 2-3 letra të kësaj natyre çdo javë, dhe të gjitha ishin të mbushura vetëm me sharje të rënda. Njëherë, rastësisht i pashë këto letra, dhe fillova të lexoja ato. Mezi kisha lexuar dy prej tyre se m’u ngritën nervat. Kur Mesihu i Premtuar as hyri brenda dhe më pa duke lexuar ato letra, më mori menjëherë çantën e atyre letrave dhe më tha: mos i lexo ato. Mesihu i Premtuar as kishte disa çanta të tilla mbushura me letrat ofenduese. Kishte edhe një arkë druri, në të cilën ai mbante të gjitha këto letra. Disa herë ai i dogji këto letra, por u grumbulluan prapë. Mesihu i Premtuar as në librat e tij ka shkruar pikërisht për këto letra se unë kam disa çanta mbushura me letrat e kundërshtarëve të mi, përplot me sharje, akuza të rrema dhe shpifje pabazë.

Pra, frika nga akuza të tilla është naivitet, sepse këto kundërshtime shfaqen për të na përsosur besimin. Nuk ka asnjë arsye për t’u zemëruar ose për t’u neveritur. Tenxherja derdh vetëm atë që ka përbrenda. Meqë kundërshtari është zhytur në fëlliqësi e ligësi, prandaj prej tij buron vetëm ligësia, por ne duhet të ndjekim rrugën e mirësisë dhe sinqeritetit, dhe të përmirësojnë moralin tonë. Nëse kundërshtari sillet me ne me përbuzje dhe përqeshje, ne thjesht duhet të largohemi prej kuvendeve të tilla. E tillë është porosia e Zotit.

Kalifi II ra shtron çështjen se për identifikimin e të dërguarve, Zoti vë bereqet në çdo send që lidhet me ta, dhe i porosit njerëzit të përfitojnë prej kësaj bereqete. Pra, nuk mund të mohohen këto bekime. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme, e cila vërtetohet edhe nga praktika e Mesihut të Premtuar as. Unë mbaj mend mjaft mirë, madje tashmë është botuar edhe në gazetën Badr se Mesihu i Premtuar as vajti në Delhi dhe bëri lutje te varret e disa evliave. Kështu që ai shkoi në varret e Khuaxha Baki Billah sahibit, Hazret Kutub sahibit, Khuaxha Nizamudin Evlija sahibit, Shah Ueliullah sahibit, Khuaxha Mir Derd sahibit dhe Khuaxha Nesirudin Çiragh sahibit. Fjalët e tij, me sa mbaj mend, ishin kështu se zemrat e banorëve të Delhit kanë vdekur. Prandaj kam dashur që duke vizituar varret e këtyre evliave, t’i lutem Zotit për pasardhësit e tyre si dhe për banorët e Delhit, me qëllim që t’u shfaqet një gjallëri e shkëlqim në shpirtrat e tyre. Ndërsa në ditar shënohej vetëm kaq: Mesihu i Premtuar as tha se duke vizituar këto varre jam lutur për ta (d.m.th. të varrosurit), për veten si dhe për disa çështje të rëndësishme.

Këtu Mesihu i Premtuar as nuk është lutur vetëm për të vdekurit. Madje sipas fjalëve të ditarit, mendimi i atyre që kujtojnë se në varrezë duhet të lutemi për të vdekurit, hidhet poshtë, sepse Mesihu i Premtuar as ka thënë se jam lutur për ta, për veten si dhe për suksesin në misionin tonë dhe në disa çështje të tjera. Ky ditar i Mesihut të Premtuar as është botuar edhe në gazetën Badr. Po kështu Mesihu i Premtuaras në librin “Tedhkeratush Shehadetejn” shkruan se kisha dëshirë ta përfundoja këtë libër, para se të shkoja në Gurdaspur për një çështje gjyqësore. Por, papritmas më zuri një dhimbje e fortë në veshka, dhe mendova se tani nuk mund ta mbaroja atë punë. Atëherë i thashë bashkëshortes sime se unë do të lutem, dhe ju vetëm do të thoni “Amin”. Atëherë unë iu luta Zotit, duke menduar për shpirtin e Sahibzada Molvi Abdul Latif shehit sahibit, se o Allah! Ky njeri ka dhënë jetë për Ty, dhe unë dua ta shkruaj këtë libër në nder të tij. O Allah! Bekomë shëndetin. Mesihu i Premtuar as thotë se pasha Allahun! Në dorën e të Cilit është jeta ime, nuk kishte vajtur as ora gjashtë, se u përmirësova plotësisht, dhe po atë ditë kisha përfunduar gjysmën e librit.

Ja shikoni! Mesihu i Premtuar as po nisej për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gurdaspur dhe kishte dëshirë se para se të shkonte, të kishte përfunduar librin, por ai u sëmur. Atëherë duke kujtuar për shpirtin e Shehit sahibit, i cili ishte një prej shërbëtorëve të Mesihut të Premtuar as , ai iu drejtua Zotit me një lutje dhe tha: o Allah! Pranoje shërbimin dhe sakrificën e tij dhe bekomë shëndet që të shkruaj librin për të. Allahu ia pranoi lutjen, dhe Mesihu i Premtuar as e shënoi këtë ngjarje në libër nën titullin “një mrekulli e re e të ndjerit Molvi Abdul Latif sahibit. Nga praktika e njerëzve të shenjtë dhe të devotshëm vërtetohet se i Dërguari i Allahut sas gjithashtu kishte bërë lutje disa herë në këtë mënyrë. Ajo që është e ndaluar, është mendimi se i vdekuri gjoja do të na sjellë diçka. Kjo ide është plotësisht e gabuar dhe Islami e quan haram. Për sa i përket çështjes se vajtja në këto vende i ngjall ngashërim dhe përmallim njeriut, apo ai t’i lutet Zotit duke i kujtuar premtimet e Tij ndaj të dërguarve të Tij, dhe duke i thënë se o Zot! Plotëso ato premtime përmes nesh. Kjo jo vetëm se nuk është e ndaluar, por është një fakt shpirtëror, dhe është detyra e besimtarit që të përfitojë nga këto vende të bekuara.

Për shembull, kur shkojmë te varri i Mesihut të Premtuar as, mund t’i drejtohemi Zotit se o Allah! Ky është ai njeri, të cilit i kishe premtuar se përmes tij do të triumfojë Islami. Ti i premtove se do t’i përçoje mesazhin e Islamin deri në skajet më të largëta të tokës. O Zoti ynë! Plotëso premtimet e Tua. Allahu na mundësoftë se duke u bërë pjesë të këtij premtimi, të përmbushim përgjegjësinë tonë në realizimin e këtij misioni. Allahu na mundësoftë t’ia tregojmë botës fytyrën e vërtetë të Islamit dhe ta shohim edhe vetë.

Share via