Vizita e Kalifit të Xhematit Musliman Ahmedia në Parlamentin Britanik
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Vizita e Kalifit të Xhematit Musliman Ahmedia në Parlamentin Britanik

Zëvendëskryeministri, Sekretarë të Shtetit dhe deputetë të tjerë të Parlamentit britanik i bëjnë mirëseardhje Udhëheqësit botëror të muslimanëve ahmedianë Hazret Mirza Masrur Ahmedit, në Parlamentin Britanik, Uestminister, Londër

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

 Më 11 qershor të vitit 2013, shenjtëria e tij, Mirza Masrur Ahmedi Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar (Allahu e ndihmoftë), Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti një fjalim në një event për të kremtuar njëqindvjetorin e Xhematit Musliman Ahmedia në Mbretërinë e Bashkuar, të organizuar në Dhomat e Parlamentit, në Londër.

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

 

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Zëvendëskryeministri i Britanisë i nderuar Nick Clegg gjatë diskutimit me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Zëvendëskryeministri i Britanisë i nderuar Nick Clegg gjatë diskutimit me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar (aba). Të pranishëm janë edhe deputetë të tjerë britanikë dhe Presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia i Anglisë Rafik Hajat

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Sekretarja e Brendshme deputetja e nderuar Theresa May me Hazrat Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar (aba)

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia duke biseduar me deputetin dhe Sekretarin e Shtetit për Energjinë dhe Ndryshimin e Klimës, të nderuar Ed Davey në Dhomën e Komunëve

Në kremtimet e njëqindvjetorit morën pjesë 68 personalitete të shquara, duke përfshirë 30 deputetë dhe 12 anëtarë të Dhomës së Lordëve, duke përfshirë 6 ministrat e Kabinetit dhe 2 ministra. Grupe të ndryshme media, duke përfshirë BBC, Sky TV dhe ITV gjithashtu ishin të pranishme për ta mbuluar evenimentin.

Ndër pjesëmarrësit ishin të pranishëm edhe Sekretari i Shtetit për Energjinë dhe  Ndryshimin e Klimës deputeti Rt Hon. (i nderuar i denjë) Ed Davey, Zëvendëskryeministri dhe deputeti Rt Hon. (i nderuar i denjë) Nick Clegg, Sekretarja e Brendshme dhe deputetja e nderuar Theresa May, Shadow Sekretari i Jashtëm dhe deputeti i nderuar Douglas Alexander, Kryetari i Komitetit të Zgjedhur për Çështjet e Brendshme dhe deputeti i nderuar Keith Vaz dhe deputeti i Mitcham-it dhe Morden-it Siobhain McDonaugh.

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Zëvendëskryeministri, i nderuar Nick Clegg duke falendëruar Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar (aba) për të ardhur në Dhomën e Komunëve

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Deputetidhe Sekretari i Shtetit për Energjinë dhe Ndryshimin e Klimës, i nderuar Ed Davey duke prezantuar Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar në Dhomën e Komunëve.

Në këtë pritje, Hazret Mirza Masrur Ahmedi Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbajti një fjalim historik mbi temën “Islami – një fe e paqes dhe mëshirës”. Në fjalimin e tij, ai tha:

“Gëzohem që një pjesë e madhe prej jush janë të pranishëm këtu dhe nuk janë marrë me angazhime apo mbledhje të tjera. Në përgjigje të këtij gjesti, jo vetëm që shpreh mirënjohjen dhe vlerësimet ndaj jush, por gjithashtu dua të them se shpresa dhe lutja ime e sinqertë (ndaj Zotit) është që të gjitha departamentet dhe gjithë njerëzit që punojnë në këtë godinë të bukur e madhore të jenë të aftë për t’i shërbyer denjësisht këtij vendi dhe popullit të tij. Unë gjithashtu shpresoj dhe lutem që ata të arrijnë të punojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, për të punuar me drejtësi që të marrin vendime, të cilat të jenë në dobi të të gjitha partive. Nëse do të jetë ky shpirti i punës, ky vend do të korrë frutat më të ëmbla, që do të jenë të dashurisë, dhembshurisë dhe vëllazërisë dhe që do prijë botën për t’u bërë një parajsë e vërtetë e paqes dhe mbarësisë”.

Duke folur për Xhematin Musliman Ahmedia në Angli, Hazret Kalifi i Pestë tha:

“Siç e dini, ne po kremtojmë njëqindvjetorin e Xhematit Musliman Ahmedia të Britanisë së Madhe. Këto njëqind vite të kaluara sigurojnë dëshmi të faktit se anëtarët e Xhematit Ahmedia gjithmonë i kanë përmbushur kërkesat për të qenë besnikë ndaj shtetit të tyre dhe gjithmonë kanë qenë krejtësisht të pastër nga të gjitha format e ekstremizmit, rebelimit dhe trazimit. Realisht, shkaku themelor i kësaj qasjeje besnikërie e dashurie është fakti që Xhemati Musliman Ahmedia është kryekreje një komunitet fetar që përfaqëson Islamin e vërtetë”.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dënoi fuqimisht sjelljen mizore të ekstremistëve dhe i quajti kundërislamë. Duke komentuar ngjarjen terroriste të ndodhur në Londër, ai tha:

 “Shembulli i fundit i kësaj ishte pikërisht vrasja brutale e një ushtari të pafajshëm britanik në rrugët e Londrës. Ai ishte një sulm që absolutisht nuk ka të bëjë fare me mësimet e vërteta të Islamit, përkundrazi, mësimet e Islamit dënojnë fuqimisht akte të tilla, të cilat i praktikojnë të ashtuquajturit muslimanë për motivet e tyre të ulëta”.

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Duke përmendur Xhematin Musliman Ahmedia dhe përpjekjet e tij të gjithanshme për paqen botërore, ai tha:

“Ishte i Themeluesi i Islamit s.a. ai që krijoi dashurinë ndaj Zotit dhe dashurinë ndaj krijesave të Zotit në zemrat tona. Ishte ai që vendosi dhe rrënjosi dashurinë, respektin ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj gjitha feve në veten tonë”. 

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

Udhëheqësi i botëror i Xhematit Musliman Ahmedia gjithashtu dha përgjigje të argumentuara me fakte ndaj akuzave që njerëz të ndryshëm kanë ngritur kundër fesë Islame dhe Profetit Muhammed s.a. Në fund të fjalimit, ai u bëri thirrje gjithë liderëve dhe politikanëve që të ndienë nevojën e bashkëpunimit jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve të tij. Ai tha:

“Bota është shndërruar në një fshat global dhe për këtë arsye, mungesa e respektit të ndërsjellë dhe dështimi në bashkëpunimin për të përhapur paqe, jo vetëm që do të dëmtojë një zonë, qytet apo shtet të caktuar, por, në fakt, do të shpie gjithë botën drejt shkatërrimit. Gjithë jemi të vetëdijshëm për shkatërrimin e tmerrshëm që shkaktuan dy luftërat botërore të kaluara. Për shkak të veprimeve të disa shteteve, shenjat janë që lufta tjetër botërore është në horizont”. 

Microsoft Word - UK Parliament Centenary Reception.June.13

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp