Udhëheqësi botëror i muslimanëve arritin në Kanada për të bërë përurimin e një xhamie të re
Hazret Mirza Masrur Ahmedi u mirëprit ne Kanada nga z. Jason Kenney, Ministri i Kanadasë për Shtetësi, Imigracion dhe Multikulturalizëm
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka arritur në Kanada me 15 maj të vitit 2013, për ta vazhduar turneun e tij ne Amerikën Veriore.
Shenjtëria e tij ka zbritur ne aeroportin ndërkombëtar të Vakuverit ne 5:30 pas dite sipas kohës lokale dhe u mirëprit nga Ministri i Kanadasë për Shtetësi, Imigracion dhe Multikulturalizëm, z. Xhason Keni (Jason Kenney).
Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka udhëtuar në Kanada për të përuruar xhamin Bejtur Rahman në Venkuver, xhamia më e madhe ahmediane në Kolumbinë Britanike.
Për të shënuar hapjen e xhamisë, shenjtëria e tij do të mbajë fjalimin kryesor në një pritje të veçantë, të shtunën para një vargu të zyrtarëve qeveritar, anëtarëve të qeverisë federale dhe provinciale të Parlamentit, liderëve të komunitetit dhe personaliteteve të tjera.
Me mbërritjen në Venkuver, Hazret Mirza Masrur Ahmedi zhvilloi një takim me z. Jason Kenney, Ministrin e Kanadasë për Shtetësi, Imigracion dhe Multikulturalizëm, gjatë të cilit Ministri përgëzoi shenjtërinë e tij në emër të Kryeministrit Stephen Harper me rastin e mbarimit të xhamisë Bejtur Rahman. Zotëri Kenney gjithashtu tha se ishte “një nder i madh për ta mirëpritur përsëri shenjtërinë e tij në Kanada”.
Z. Kenney vlerësoi Xhematin Musliman Ahmedia në angazhimin për paqe, tolerancë dhe barazi për të gjithë. Në përgjigje, Hazret Mirza Masrur Ahmedi ka thënë se “kjo është fotografia e vërtetë e Islamit”.
Më vonë gjatë ditës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi bëri vizitën e tij të parë në xhaminë e re, ku ai u përshëndet nga mijëra burra, gra, dhe fëmijë muslimanë ahmedianë, të cilët ishin gëzuar tej mase duke parë liderin e tyre shpirtëror.
Shenjtëria e tij i bëri një vizitë kompleksit të xhamisë Bejtur Rahman para se ta udhëhiqte namzin e akshamit e të jacisë.