"Karta për mbrojtjen e fesë dhe të drejtave fetare” së pari u gjend në Kuran
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Karta për mbrojtjen e fesë dhe të drejtave fetare” së pari u gjend në Kuran

Hazret Mirza Masrur Ahmedi iu drejtua miqve të pranishëm gjatë hapjes së xhamisë Bejtur Rahman, në Venkuver.

Më 18 maj të vitit 2013, Udhëheqësi botëror dhe Kalif i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, iu drejtua miqve të pranishëm gjatë një pritjeje të veçantë, të mbajtur për të festuar hapjen e xhamisë Bejtur Rahman në Vankuver, Kanada.

Vancouver-PR-2
Gjatë fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi siguroi të pranishmit se ata nuk kanë arsye për t’iu frikësuar xhamive ahmediane, sepse ato janë te ndërtuara vetëm për adhurimin e Zotit dhe me qëllim që t’i shërbejnë njerëzimit. Duke folur për xhaminë e re, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Dua të them e të deklaroj se kjo xhami do të provojë të jetë një burim i përhapjes së dashurisë, paqes, dhembshurisë dhe vëllazërisë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse ata janë ahmedianë apo jo, apo nëse ata janë muslimanë apo jo. Dyert e xhamisë sonë do të jenë gjithmonë të hapura për njerëzit e të gjitha feve, sepse kjo xhami është një mjet i manifestimit të mirësisë së Zotit, mëshirës, dashurisë dhe dhembshurisë për njerëzimin.”

Vancouver-PR-3

Në fjalën e tij, Kalifi gjithashtu preku çështjen e xhihadit duke shpjeguar se leja për luftë mbrojtëse që u ishte dhënë muslimanëve të hershëm, ishte si një mjet për të mbrojtur të gjitha fetë dhe të gjitha vendet e adhurimit.Vancouver-PR-4

Hazret Mirza Masrur Ahmadi tha:

“Në esencë mund të thuhët se “Karta e parë për mbrojtjen e feve dhe të drejtave fetare” që ka ekzistuar ndonjëherë është gjendur në Kuranin e Shenjtë dhe ajo është e lidhur drejtpërdrejt me xhaminë. Me fjalë të tjera, sa herë që një xhami e re ndërtohet, hapet një kapitull i ri për lirinë fetare.”

Udhëheqësi botëror po ashtu shfrytëzoi rastin për të përgëzuar Qeverinë kanadeze për hapjen e një “zyre për lirin fetare” në kohët e fundit.

Vancouver-PR-5

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Sipas mendimit tim, Qeveria meriton lëvdata dhe urime për hapjen e “Zyrës së lirisë fetare”. Ne mbështesim plotësisht Qeverinë e Kanadasë në këtë përpjekje. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me ta në çdo përpjekje të mundshme për të krijuar lirinë fetare në mbarë botën.”

Para fjalimit kryesor një sërë politikanësh dhe personalitetesh gjithashtu dolën në skenë.

Vancouver-PR-6

Kerry-Lynne Findlay, Ministri Asociues i Mbrojtjes, lexoi një mesazh në emër të Kryeministrit kanadez z. Stephen Harper, për ta uruar Xhematin Musliman Ahmedia për hapjen e xhamisë së re.

Dr. Andrew Bennett, ambasadori për zyrën e të drejtave fetare të Kanadasë, tha se ishte i habitur “nga mesazhi dhe angazhimi i Xhematit Musliman Ahmedia për dashurinë për të gjithë, urrejtjen për askënd”.

Lois Jackson, Kryetare e Korporatës së Deltasë tha se xhamia është bërë një “një pikë referimi që në fillesat e saj”. Ajo tha se kjo ishte “një nder i madh që të ketë Hazret Mirza Masrur Ahmedin në këtë qytet”.

Mobina Jaffer, senatore e Kolumbisë Britanike lexoi një mesazh nga Justin Trudeau, Lideri i Partisë Liberale të Kanadasë, në të cilën ai e quajti xhaminë “një risi e mirëpritur” në Kolumbinë Britanike dhe në Kanadanë në përgjithësi.

Judy Sgro, deputete e Parlamentit, tha se fakti se kishte kaq shumë personalitete të pranishëm ka ilustruar“dashurinë dhe respektin që ne të gjithë mbajmë për Xhematin Musliman Ahmedia”. Ajo tha se Xhemati Ahmedia është “një shembull për gjithë botën.”

Deputeti Jinny Sims the që motoja “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, po të praktikohej nga të gjithë, “bota do të ishte bërë një vend më i mirë”.Vancouver-PR-7

Deputeti i Parlamentit Jim Karygiannis, tha se persekutimi me të cilin është përballur Xhemati Musliman Ahmedia “nuk duhej të harrohej.” Ai tha se ishte e domosdoshme që të gjitha partitë të kenë punuar së bashku për të siguruar lirinë fetare për të gjithë njerëzit.

Rob Norris, Anëtar i Asamblesë Legjislative, tha se ai ishte “i përulur dhe i nderuar të merrte pjesë në këtë ceremoni.” Ai tha se Xhemati Musliman Ahmedia “pasuron tërë vendin tonë”.

Manmeet Bhullar, Anëtar i Asamblesë Legjislative, tha se takimi i Hazret Mirza Masrur Ahmedit ka shënuar një“moment mbresëlënës” në jetën e tij. Në një mesazh drejtuar Xhematit Ahmedia, ai tha: “Ne jemi me ju, ashtu siç ju jeni me ne.”

Marilyn Iafrate, Këshilltare e Qytetit të Vaughan-it, tha se bashkësia lokale ishte “shumë e bekuar” që të ketë muslimanë ahmedianë në mesin e tyre. Ajo tha se Xhemati Musliman Ahmedia ishte “krejtësisht i përkushtuar për të dhënë gjithçka në komunitetin e tyre.”Vancouver-PR-8

Ron Starr, Këshilltar i Qytetit të Mississauga-së, njoftoi se Këshilli i tij kishte vendosur ta njohin datën 18 maj si“Dita e ahmedianëve”. Ai tha se në xhamitë ahmediane është “paqe, shpresë dhe një vetëdije që duke punuar së bashku do të bëjmë botën një vend më të mirë.”

Para këtij eventi, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, iu përgjigj pyetjeve gjatë një konference për shtyp, për 30 minuta.Vancouver-PR-9

Nga Media, të pranishmet ishin “CBC”, “CTV”, “Global TV” si dhe gazeta “The Province” dhe gazeta “Vancouver Sun”.

Share via