Qëndrueshmëria në adhurimin e Allahut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Qëndrueshmëria në adhurimin e Allahut

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Disa persona më pyesin se mund t’i ngjallim kënaqësi ibadetit (adhurimit). Ne orvatemi por prapëseprapë nuk e përftojmë dot këtë ndjesi. Prandaj, duhet të dimë se detyra e njeriut është të ushtrojë përpjekje me qëndrueshmëri dhe seriozitet, duke qenë i bindur se çdogjë vjen prej Zotit. Vetëm ky besim e bindje, mund të na ngjallë atë ndjesi, e cila na i afron Zotit, dhe po ashtu forcon dëshirën e ibadetit.

Njëherë dikush e pyeti Mesihun e Premtuara.s. sesi mund të përftohet kënaqësi në adhurim. Ai iu përgjigj duke thënë se nuk mund të përftohet kënaqësi apo ëndje në bërjen e veprave të mira dhe ibadet vetëm me përpjekjet tona. Nuk mundet që njeriu të përfitojë këtë ndjesi dhe gjendje shpirtërore, vetëm me anë të përpjekjeve të veta. Kjo është e pamundur, sepse ajo arrihet vetëm me anë të mëshirës dhe mirësisë së Zotit të Lartësuar. Megjithatë, ai nuk duhet të brengoset për këtë, por le të angazhohet në lutje duke ia kërkuar Zotit këtë mirësi e favor. Ai nuk duhet të dorëzohet kurrë duke u kapitur, përkundrazi le të vijojë pandërprerë lutje të sinqerta.

Kur njeriu i qëndron besnik lutjes me vendosmëri dhe këmbëngulje, arrin që në fund Zoti ia përmbush kërkesën, për të cilën ishte i brengosur ai, duke i sjellë një ëndje, kënaqësi dhe ëmbëlsi nëpërmjet adhurimit. Pra, ibadeti i dhuron një shije, që ia kënaq shpirtin. Pra, Mesihu i Premtuar a.s. thotë se nuk mundet që njeriu të mos bëjë përpjekjen e duhur, ndërkohë të kujtojë se dikush vetëm duke i yshtur ca fjalë a duke namatisur do t’ia ndryshojë rrënjësisht gjendjen, apo me një të folur do t’i dhurojë pëlqimin e Zotit apo kënaqësinë në adhurim. Kjo nuk është praktika a ligji i Zotit. Ai që provon Zotin në këtë mënyrë, me të vërtetë përbuzet me Të dhe si rrjedhojë dërrmohet plotësisht. Pra, ai shkatërrohet duke u larguar prej Zotit. Ai thotë se të dini se zemra gjendet në dorën e Zotit. Po të mos jetë mëshira e Tij, njeriu të mohojë Islamin e të pranojë fenë e krishterë, apo të heqë dorë plotësisht nga besimi duke u përfshirë në mosbesim. Prandaj, lutuni Zotit gjitmonë duke i kërkuar mirësi, mbështetje dhe udhëzimin drejt rrugës së drejtë. Ai që i kthen shpinën Zotit, shndërrohet në djallë, sepse momentin që i largohet Zotit dhe e mohon Atë, i vërsulet djalli dhe e shndërron në shejtan. Prandaj, për të ndaluar helmin dhe pasionin që dalëngadalë e shkatërron njeriun, nevojitet që ai t’i kërkojë falje Zotit. Bëni istikfar që të ruheni nga helmi që njeriun ia afron shejtanit dhe e shkatërron atë.

Pra kushti është këmbëngulja e qëndrueshmëria si dhe besim se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Zotit. Një gjendje e tillë shpirtërore që i ngjall njeriut dëshirë ndaj ibadetit, mund të përftohet vetëm atëherë kur njeriu i mbyll të gjitha dyert e tjera dhe përkulet vetëm para Zotit. Kjo gjendje kërkon nënshtrimin e plotë para Allahut të Lartësuar dhe lutjen e qëndrueshme prej Tij për ndihmë. Shejtani është në sulme të vazhdueshme. Prandaj, sikur ka thënë Mesihu i Premtuar a.s. se për ta përftuar këtë dëshirë të zjarrtë njeriut i nevojitet istikfari (kërkimi i faljes). Istikfari është shumë i dobishëm kundër sulmeve të fshehta të shejtanit. Njeriu kur e largon shejtanin nga vetja nëpërmjet kërkimit të faljes, ai gjithashtu i lutet Atij mbrojtje dhe strehim. Ai do të kërkojë falje me një zell dhe dëshirë të zjarrtë, dhe do të angazhohet në lutje për t’i gjetur mënyra të reja që ia afrojnë Zotit. Kur njeriu përfton një gjendje të tillë, edhe Zoti i bën mirësi të mëdha.

Allahu na mundësoftë të bëhemi robër të drejtë, të veprojmë drejtë dhe t’i qëndrojmë besnikërisht kësaj rruge. Amin

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp