Bekimet e lutjes
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Bekimet e lutjes

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك لـه، وأشهد أن محمّدًا عبده ورسوله. أما بعد فأعوذ بالله من الشيطان الرّجيم.

 ]بسْمِ الله الرَّحْمَن الرَّحيم* الْحَمْدُ لله رَبِّ الْعَالَمينَ * الرَّحْمَن الرَّحيم * مَالك يَوْم الدِّين * إيَّاكَ نَعْبُدُ وَإيَّاكَ نَسْتَعينُ * اهْدنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقيمَ * صِرَاط الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْر الْمَغْضُوب عَلَيْهمْ وَلا الضَّالِّينَ[، آمين.

Sot do t’ju parashtroj disa nga fjalët dhe shkrimet e Mesihut të Premtuar a.s., në të cilat ai rrëfen ngjarje që dëshmojnë për pranimin e lutjeve. Aty përpos ngjarjeve, përmenden edhe shenja dhe ngjarje për mbështetjen prej Zotit të Lartësuar. Ai këshillon se është prej Zotit, prandaj çdo mirësi në këtë epokë, lidhet ngushtë me të. Sipas tij, progresi i këtij xhemati është dekretuar prej Zotit, prandaj mbarëvajtja e njerëzimit qëndron në pranimin e këtij fakti.

Duke përmendur letrën e Nevab Ali Muhammed Khan, një pronar i madh tokash nga Ludiana, ai shkruan:

“njëherë Nevab Ali Muhammed Khan nga Ludiana, më shkroi një letër duke njoftuar ndërprerjen e disa punëve të tij, dhe më kërkoi të lutesha për rihapjen e tyre. (pra kishte disa ngërçe në tregti. Më tej Mesihu i Premtuar a.s. thotë) Pasi që bëra lutje, Zoti më shpalli se “do të hapen”. Kështu që edhe unë i njoftova. Nuk kaluan as tri apo katër ditë, se iu rihapën punët (pra u sheshuan pengesat në tregti). Pastaj ai u bind thellësisht (pra atij iu forcua akoma më shumë besim në Mesihun e Premtuar a.s.). Në një rast tjetër, ai më nisi një letër për disa çështje personale. Momentin që ai kishte dorëzuar atë letër në postë, Zoti më bëri shpallje se do të merresha një letër me përmbajtje të këtillë prej tij. Unë menjëherë, ia nisa një letër, në të cilën, përveç të tjerave, shkrova se ai do të niste një letër drejtuar mua, me përmbajtje të tillë.  Të nesërmen mora letër prej tij, ndërsa ai mori letrën time, mbeti me gojë hapur sesi kisha mësuar të fshehtën e tij, sepse ajo çështje ishte mbajtur plotësisht në fshehtësi për të gjithë. Kjo ia shtoi aq shumë besimin dhe ia ngjalli dashurinë e besnikërinë ndaj meje, saqë këto ngjarje shënoi në një ditar të vogël, dhe atë e mbante gjithmonë me vete.  (Mesihu i Premtuar a.s. thotë se) Kur kam shkuar në qytetin Patiala dhe jam takuar me ministrin Sjed Muhammed Hasan, atëherë gjatë bisedës midis ministrit dhe Nevab sahibit u përmendën edhe shenjat e mia. Nevab sahibi menjëherë nxori atë ditar nga xhepi dhe i zgjati Ministrit duke thënë se bindja dhe besnikëria ime janë ngjizur pikërisht nga këto dy profeci që gjenden në këtë ditar. Më vonë kur shkova në Ludiana për ta vizituar, dhe kjo ndodhi një ditë para vdekjes së tij. Ai ishte dobësuar mjaft nga hemorroidet. Atij i rridhte gjaku, por po në këtë gjendja ai u ngrit në këmbë dhe solli atë ditar. Më tha se ky ditar ishte shumë i dashur për të dhe sa herë që e shoh, gjej qetësi. Pastaj ai më tregoi ato faqe ku kishte shkruar këto ngjarje. Në mesnatë ai ndërroi jetë.

Mesihu i Premtuar a.s. aty thotë se ai beson se ky ditar që mbante këto rrëfime, mund të gjendej edhe sot në bibliotekën e tij.

Pastaj ai shkruan:

Tregtari Abudurrahman sahib i Medrasit është ndër anëtarë më të sinqertë të xhematit. Para disa vjetësh, ai kishte ardhur në Kadijan dhe duke më treguar për mosmarrëveshjet dhe problemet në çështjet tregtare, ai më kërkoi lutje për zgjidhjen e tyre. Atëherë mora një shpallje:

قادر ہے وہ بارگہ ٹوٹا کام بناوے       بنا بنایا توڑ دے کوئی اُس کا بھید نہ پاوے

Kuptimi i këtij vargu të shpallur është se Zoti i Madhërishëm do të rregullojë punë të prishura, por pasi që janë rregulluar do t’i prishë ato. Këtë shpallje ia tregova atij kur ai qe n në Kadijan. Nuk kishin kaluar shumë ditë, se tregtia e tij pati një zhvillim dhe ngritje të jashtëzakonshme. Zoti krijoi shkaqe të padukshme për begatinë e tij. Por, nuk zgjati shumë se edhe njëherë u përmbysën të gjitha punët.

Pra, sipas shpalljes punët u lulëzuan fillimisht, e pastaj dalëngadalë u shfaqën vështirësitë që përfundimisht rezultuan në një rënie pingule. Pastaj duke treguar për veten e tij, ai shkruan:

“Unë kisha kohë që vuaja nga dy probleme të rënda shëndetësore. Njëra ishte dhimbje e fortë koke, e cila më shqetësonte jashtë mase, dhe shkaktonte probleme të tjera të tmerrshme. Për 25 vjet kam duruar këtë sëmundje, dhe përgjatë asaj më zuri edhe marramendja. Sipas mjekëve, shkalla përfundimtare e këtyre sëmundjeve është epilepsia. Kështu që edhe vëllai im i madh Mirza Ghulam Kadir, pasi që kishte vuajtur në këtë gjendje për dy muaj, e zuri epilepsia dhe ai ndërroi jetë prej saj. Andaj, unë i lutesha Zotit që Ai të më mbronte nga këto sëmundje. Një herë në ëndërr pashë një qenie të mbinatyrshme në ngjyrë të zezë, e cila i ngjante deles në gjatësi. Ajo kishte qime të gjata, dhe kthetra të mëdha, më të cilat ajo tentoi të më sulmonte. Mua m’u duk sikur ajo ishte epilepsi. Atëherë unë e qëllova me grusht me gjithë fuqi mbi gjoksin e saj, dhe i thashë: Ik! S’ke punë me mua. Vetëm Zoti e di se gjitha ato sëmundje u zhdukën, dhe ajo dhimbje e tmerrshme koke m’u shërua krejt. Tashmë rrallëherë vuaj vetëm nga marramendja saqë mos pengohet profeci në lidhje me dy çarçafë të verdhë.

(Pra, një ndër profecitë në lidhje me Mesihun e Premtuar tregon se ai do të jetë i mbështjellë në dy çarçafë të verdhë. Dy çarçafë të verdhë nënkuptojnë dy sëmundje. E para ishte marramendje. Ai thotë:-

Sëmundja tjetër është diabeti, prej të cilit vuaj nga 20-25 vjet. Unë e kam përmendur këtë edhe më parë. Ende më vjen shpesh të urinoj deri njëzet herë në ditë. Pas analizës doli se kisha diabet. Një ditë më erdhi një mendim se sipas studimit të mjekëve është zbuluar se diabeti shkakton katarakt (perdja e syrit) ose lunga në lëkurë, të cilat rezultojnë si vdekjeprurëse. Atëherë Zoti po në atë çast më dërgoi një shpallje në lidhje me kataraktin (pra për sëmundjen e perdes së syrit) se نزلت الرحمۃ علیٰ ثلث۔ العین و علی الآخرین  pra, u mëshiruan tri organe. Sy dhe dy të tjera. Pastaj, kur mendova për lungat, mora shpallje se السلام علیکم  pra, kam kaluar një periudhë të gjatë se jam i mbrojtur nga të dyja këto sëmundje.

Meqë ra fjala për diabetin, para disa ditësh, një ahmedian arab më pyeti se derisa Mesihu i Premtuar alejhiselam vuante nga diabeti, përse ai agjëronte aq shumë? Atëherë le të dihet, këtu Mesihu i Premtuar alejhiselam ka folur për sëmundjen e tij në vitin 1907. Për sa i përket agjërimit, Mesihu i Premtuar alejhiselam ka agjëruar në rininë e tij, shumë vite para se të shpallte deklaratën e tij, e të qenit prej Zotit. Ai gjithashtu ka thënë se kishte agjëruar pandërprerë gjatë rinisë së tij. Pas dyzet vjetësh, njeriu fillon të dobësohet. Ai thotë se nëse do të kisha atë gjendje shëndetësore, po të doja mund të agjëroja katër vjet në mënyrë të pareshtur. Diabeti i ishte më vonë. Pra, ishte gjatë rinisë së tij, kur ai kishte agjëruar për gjashtë muaj vijimisht.

Në hytben e kaluar, duke përmendur për sëmundjen e Molvi Abdul Karim sahibit, ishte thënë se ndarja e tij nga jeta i kishte sjellë hidhërim të thellë Hazret Musleh Mau’dit r.a. Gjatë kësaj sëmundje, edhe Mesihu i Premtuar alejhiselam lutej për të. Ai duke cituar një shpallje të tij, lidhur me këtë, thotë se:

Vitin e kaluar, pra më 11 tetor 1905, një shok yni i sinqertë Molvi Abdul Karim rahmet pastë kishte ndërruar jetë pikërisht nga kjo sëmundje pra nga lungat në lëkurë. Unë isha lutur për të, por, asnjë shpallje nuk ishte shpresëdhënëse për të. Unë shpesh merrja këtë shpallje se do të mbështillej në qefin. Mosha 47 vjeç. In-na lil-lahi ue in-na ilejhi haxhiun. ان المنایا لا تطیش سھامھا  d.m.th. shigjetat e vdekjes nuk gabojnë. Kur bëra lutja edhe pas tyre, atëherë mora shpallje: یایھا الناس اعبدو ربکم الذی خلقکم۔ تؤثرون الحیٰوۃ الدنیا۔   d.m.th. O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar. Pra besojini vetëm Atij dhe mbështetuni tek Ai. A zgjidhni jetën e kësaj bote? Kjo shpallje tregonte se edhe mendimi se dikush është aq i rëndësishëm se vdekja e tij do të jetë shkatërruese, është një lloj shirku, dhe këmbëngulje dhe dëshirë e madhe për jetën e dikujt është gjithashtu një lloj adhurimi. Pastaj unë heshta dhe kuptova se vdekja e tij është e sigurt. Kështu që më 11 tetor 1905 në kohën e iqindisë ai u nda nga jeta. Megjithatë, Zoti nuk e shpërfilli dhimbjen që e kisha ndaj tij në atë lutje, dhe deshi ta largonte këtë humbje me një fitore të madhe. Prandaj, Ai zgjodhi Set Abdurrahman për këtë shenjë. Nëse Zoti na mori Abadulkarim, Ai na ktheu Abdurrahmanin, sepse edhe ai vuante nga e njëjta sëmundje, dhe përmes lutjeve të mia, Zoti e shëroi. فالحمد للہ علیٰ ذلک. Unë kam provuar qindra herë se Zoti është aq i Mëshirshëm dhe Bujar se nëse për shkak të dijes së Tij të gjithëpërfshirëse, Ai nuk pranon ndonjë lutje, Ai jep pëlqim për ndonjë kërkesë tjetër.

(Huzuri shpjegon se këtu mësojmë edhe filozofinë e lutjes. Shumëkush ankohen se atyre nuk u pranohen lutjet. Pra, nëse i kundërvihen vullnetit të Zotit, atëherë nuk pranohen as lutjet e profetëve. Megjithatë, në vend të tyre pranohen lutje të tjera. Ai thotë -)

Nëse nuk e pranon ndonjë lutje të caktuar, në vend të saj, pranon lutje tjetër. Siç Ai ka thënë në Kuran:

مَا نَنسَخْ مِنْ آيَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍ مِّنْهَا أَوْ مِثْلِهَا ۗ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّـهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

d.m.th. ne nuk e shfuqizojmë asnjë shenjë, apo e lëmë të harrohet, përveçse ne sjellim një shenjë tjetër më të mirë apo të ngjashme me atë. A nuk di se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë që dëshiron Ai. [El-Bekare 2:107]

[Huzuri shpjegon se muslimanët jo-ahmedian kur komentojnë mbi këtë ajet, ata shprehen se disa nga ajetet e Kuranit Famëlartë janë shfuqizuar, ndërkohë ky ajet përmban një kuptim të gjerë dhe të thellë.  Mesihu i Premtuar alejhiselam po përdor këtë ajet në një kontekst tjetër. Pra, kuptimi është se kur ne e bëjmë ndonjë shenjë të harruar, shfaqen shenja të tjera në vend të saj, pra nëse fashitet njëra, del tjetra. Sipas një komentimi tjetër, nëse Allahu shfuqizoi ligje të mëparshme, Ai në vend të tyre solli një sheriat të ri, pra Kuranin, i cili do të mbetej në fuqi përgjithmonë.

Pastaj, duke komentuar mbi shenjat që u shfaqën në mbështetje të vërtetësisë së tij, ai ndalet te shpikja e mjeteve të reja të transportit dhe thotë:

Zbulimi i një mjeti të ri, është një ndër shenjat e veçanta të Mesihut të Premtuar, siç e tregon edhe Kurani Famëlartë: وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ [et-Tekvir 81:5] pra, do të afrohet koha e fundit, kur devetë me barrë dhjetëmuajshe do të braktisen. Këtij ajeti i ngjan edhe hadithi që gjendet në Muslim se ولیترکن القلاص فلا یسعیٰ علیھا  d.m.th. devetë do të braktisen dhe askush nuk do të udhëtojë me to. Gjatë ditëve të haxhit, për të udhëtuar nga Meka për në Medinë, përdoren devetë. Nuk është shumë larg kur trenat do të përdorin për këtë udhëtim, dhe atëherë ky hadith do të përmbushet tekstualisht se ولیترکن القلاص فلا یسعیٰ علیھا

Huzuri shton se sipas disa njerëzve, nuk kemi akoma trena që realizojnë këtë udhëtim, atëherë le të dinë se një projekt është në realizim e sipër. Mendohet se deri në fund të vitit 2015, qytetet Meka dhe Medina do të lidhen me anë të linjës hekurudhore me shpejtësi. Pra, disa herë Zoti përmbush edhe fjalët që shprehin të dërguarit e Tij, edhe pse kjo gjithmonë nuk ndodh menjëherë, dhe duhet pak kohë që të përmbushen ato edhe fizikisht. Megjithatë, me shpikjen e mjeteve moderne të transportit, siç janë autovetura apo autobusa, u braktisën mjeteve tradicionale siç ishin devetë. Por, siç Mesihu i Premtuar alejhiselam kishte thënë atëherë, sot kjo profeci po përmbushet edhe njëherë me ndërtimin e linjës hekurudhore midis Mekës dhe Medinës.

Mesihu i Premtuar alejhiselam kishte bërë një lutje kundër një armiku të Islamit, i cili përdorte një gjuhë të fëlliqur plotë urrejtje ndaj fesë sonë. Kur ai merr përgjigje prej Zotit për përfundimin e tij, shkruan në këtë mënyrë:

“Profecia rreth deputetit Abdullah Et’hem është përmbushur qartësisht. Në të vërtetë ishin dy profeci. E para se Zoti do t’ia merrte shpirtin brenda një periudhe pesëmbëdhjetë muajsh. E dyta nëse ai heq dorë nga gjuha e tij, pra prej saj që ai kishte shkruar kundër të Dërguarit të Allahut s.a.s. gjoja meazallah ai ishte dexhall etj., atëherë ai nuk do të vdesë brenda këtyre 15 muajve. Unë kam përsëritur këtë edhe më parë, se profecia rreth vdekjes së tij bazohej mbi faktin se Et’hemi në librin e tij, e kishte quajtur Profetin tanë s.a.s. me emrin dexhall. Kjo është e vërtetë se afati brenda të cilit duhet të përmbushej profecia ishte 15 muaj, por kjo varej nga një kusht. Fjalët e këtij kushti ishin kështu: “me kusht që të mos anohej nga e vërteta.” Por, Et’hemi u pendua po në atë mbledhje, dhe duke prekur të dy veshët, ai nxori gjuhën dhe me shumë modesti shprehu keqardhjen për përdorimin e fjalës dexhall. Tani, dëshmitarë për këtë nuk janë një apo dy persona por mbi 60-70 veta, të cilët gjysmë për gjysmë ishin të krishterë dhe muslimanë. Unë mendoj se afërsisht pesëdhjetë prej tyre do të jenë të gjallë edhe sot, në praninë e të cilëve Et’hemi ishte penduar për fjalët dexhall, madje ai deri sa të vdiste kurrë nuk e përsëriti më një fjalë të tillë. Çfarë poshtërsie dhe padrejtësie, nëse edhe pas këtij pendimi të qartë para 60 apo shtatëdhjetë personave, dikush mendon se Et’hemi nuk ishte penduar. I gjithë zemërimi i Zotit bazohej në fjalën dexhall dhe po me këtë fjalë kushtëzohej edhe profecia, pra kushti ishte i tillë që ai të pendohej për këtë fjalë.  Në profeci, kurrkund nuk përmendej se ai të bëhej musliman. Pra, derisa ai u pendua sinqerisht, atëherë edhe Zoti u tregua i Mëshirshëm ndaj tij. Qëllim i shpalljes nuk ishte i tillë që Et’hemi do të vdiste patjetër brenda atij afati, derisa të kthehej në fenë Islame. Sepse, të gjithë të krishterët bashkohen në mohimin e fesë islame, dhe Zoti nuk e imponon askënd për të pranuar Islamin, madje vetë një profecia e tillë absurde se filani do të vdesë brenda kaq afatit, nëse nuk e pranon Islamin. Pranimi i Islamit në këtë mënyrë nuk është veç imponim.

Bota është e mbushur me njerëz që mohojnë Islamin, dhe vetëm mohimi i Islamit, nuk shkakton ndëshkim për ta në këtë botë, përveçse ata do të japin llogari para Zotit për këtë mëkat në Ditën e Kijametit. Veç kësaj, çfarë e shquante Et’hemin nga gjithë të tjerët, që të zgjidhej për një profeci për vdekje. Sigurisht, arsyeja e vetme ishte kjo se ai për figurën e lartë të Profetit s.a.s. përdori një fjalë të ulët si dexhall. Pra, derisa ai shprehu keqardhje dhe u pendua para një mori njerëzish, shumica prej të cilëve ishin personalitete fisnike dhe të nderuara të shoqërisë, madje u përgjërua para Zotit me ngashërim, atëherë meritoi mëshirën e Zotit, por aq sa të vonohej vdekja e tij. Megjithatë, si nuk u përmbush kjo profeci, derisa ai vdiq brenda jetës sime. Aq më tepër, ky debat që shërbente si një përballje në lutje përfundoi me vdekjen e tij, dhe u vërtetua se cila palë ishte gënjeshtar. Me të vërtetë, kjo profeci u përmbush, dhe u vërtetua pa lënë asnjë dyshim. Të mallkuara qofshin ato zemra, që ende guxojnë të shpifin akuza ndaj shenjave aq të qarta të Zotit.

Nëse ata dëshirojnë, unë mund të paraqes afërsisht 40 persona, të cilët mund të dëshmojnë për pendimin e Et’hemit. Kjo ishte arsyeja përse Et’hemi nuk deshi të betohej, edhe pse të krishterët madje vetë Isai alejhiselam ishte betuar. Tashmë, nuk kam nevojë ta zgjas këtë diskutim. Et’hemi nuk është më, dhe kanë kaluar më shumë se 11 vjet për vdekjen e tij.

Mesihu i Premtuar alejhiselam ka shënuar këtë librin e tij “Hakikatul Uehi”.

Pastaj, duke shpjeguar se bekimet e Kuranit Famëlartë janë përtej fuqisë njerëzore, dhe që ai me anë të shenjave të qarta u dhuron besimtarëve njohje të vërtetë, dhe që ai shfaq mrekulli të habitshme, shkruan:

“Unë nuk i parashtroj bekimet e Kuranit si përralla apo tregime, përkundrazi nxjerr në pah ato çudira dhe mrekulli, të cilat më janë shfaqur edhe mua. Nëse numërohen, atëherë të gjitha këto mrekullitë janë mbi njëqind mijë, madje më shumë se kaq. Zoti ka premtuar në Kuran se njeriu që i nënshtrohet këtij libri dhe i beson mrekullitë e tij, edhe atij do t’i jepen mrekulli të ngjashme. Kështu që unë personalisht, vetëm nëpërmjet ndikimit të fjalës së Zotit, kam parë shenjat që janë përtej fuqisë njerëzore. … Ranë tërmete të fuqishme dhe murtaja që përpin njerëzimin, këto janë vetëm disa nga shenjat që Zoti më tregoi. Para njëzet e pesë, kur nuk gjendeshin as gjurmët e këtyre fatkeqësive, unë në librin tim, Brahine Ahmedia, kisha përmendur ato si paralajmërim. Sot, këto fatkeqësi kanë ndodhur, dhe jo vetëm kaq, fatkeqësitë që do shfaqen në të ardhmen do të jenë shumë herë më të llahtarshme sesa këto që janë shfaqur deri tani. Shumë katastrofa akoma nuk kanë goditur, dhe shumë epidemi të reja, që kurrë nuk janë shfaqur më parë në këtë vend. Ato janë të llahtarshme që të kallin tmerrin. Do të shfaqet edhe një lloj murtaje e rrezikshme dhe shkatërruese në këtë vend dhe në vende të tjera, e cila do të tronditë njerëzimin. Ndoshta sivjet, apo mot do të godasë një termet i fuqishëm duke sjellë pasoja të paimagjinueshme.”

Huzuri shton se njerëzit jo vetëm se po i largohen Zotit, por ushtrojnë mizori dhe padrejtësi të mëdha, dhe kështu veprat e tyre po nxisin shfaqjen e këtyre fatkeqësive. Allahu na mëshiroftë dhe u mundësoftë muslimanëve ahmedianë që t’u përkushtohen lutjeve të sinqerta. Allahu na mundësoftë të bëhemi të drejtë në veprat dhe sjelljet tona. Amin. Mesihu i Premtuar alejhiselam thotë:

“Nuk dihet se cili vend do të goditet nga këto katastrofa, megjithatë nëse njerëzit i druhen Zotit, atëherë këto fatkeqësi edhe mund të anashkalohen. Zoti është sunduesi i qiejve dhe i tokës. Ai ka fuqi të lëshojë dekrete apo t’i anulojë ato. Por, si duket nuk ka asnjë shpresë se njerëzit do t’i frikësohen Zotit. Zemrat e tyre janë ashpërsuar aq shumë, saqë nuk kam asnjë shpresë se do të alarmohen nga këto paralajmërime, përkundrazi druhen se ata do të tallen me to, dhe do të më akuzojnë se kam përhapur panik në shoqëri.

Pastaj, duke u drejtuar muslimanëve që t’i largohen injorancës, t’i përgjigjen thirrjes së Zotit dhe të kalojnë jetën e tyr sipas pëlqimit të Zotit. Mesihu i Premtuar alejhielam thotë:

“Ai që njihej si Islam, tashmë ka pësuar ndryshime. Aty janë bashkuar të gjitha veti të ulëta, dhe sinqeriteti e dëlirësia që përmendej në ajetin مخلصین لہ الدین është ngritur në qiell. Sinqeriteti tashmë është shuar. Besnikëria, dëlirësia, çiltërsia, dashuria dhe mbështetja te Zoti janë zhdukur krejtësisht. Tani Zoti i Lartësuar ka vendosur që t’i ripërtërijë këto atribute. Ai Zot i Cili përherë ka ringjallur tokës pas shkatërrimit të saj, ka vendosur që ta ringjallë atë. Ai ka zgjedhur disa metoda për ta arritur këtë. Në një anë ka dërguar një lajmëtar, i cili u thërret me fjalë të buta dhe i udhëzon ata. Në anën tjetër, dijet dhe shkencat po pasurojnë mendjen e njeriut. Për të kulmuar çdolloj argumenti, edhe qielli po shfaq shenja të qarta. Përpos tyre, janë edhe shenja të llahtarshme, në të cilat përfshihet edhe murtaja, e cila po përhapet vrullshëm anekënd vendit. Mjaft njerëz po përfitojnë nga këto shenja dhe nuk kalon asnjë ditë që njerëzit të mos hyjnë në lidhjen e bejtit, qoftë duke ardhur fizikisht apo nëpërmjet letrave. Ndonëse, imoraliteti, ligësia, paturpësia, liria dhe egoizmi nuk po njohin asnjë kufi, por njerëzit akoma po hyjnë në xhematin tonë. Ata po dalin nga gjiri i po kësaj shoqërie, gjë që tregon se aty ka njerëz të dëlirë. Zoti do t’i shpëtojë ata, dhe do t’u japë mend, ndërsa disa të tjerë do të bien pre të murtajës, dhe kështu kjo botë do t’i avitet fundit të saj ndërsa arsyet e justifikimet do të shteren dalëngadalë.

Pastaj ai në një vend tjetër shkruan:

“Dijeni se s’mund të tregoni asnjë shembull të atyre mrekullive apo profecive që Zoti ka shfaqur përmes meje, qoftë në sasi apo në cilësi, edhe pse harxhoni gjithë jetën duke kërkuar një shembull të tillë.

Një musliman i ri erdhi te Mesihu i Premtuar alejhiselam, dhe me mjaft guxim, i kërkoi ndonjë shenjë duke thënë: çfarë shenjë keni ju për të vërtetuar se jeni prej Zotit? Ai iu përgjigj se: Kushdo, të cilit Zoti i zbret shpallje, nuk e kundërshton dot atë, sepse ajo vjen prej Zotit. Kur Zoti e përcakton dikë si reformator atëherë Ai shfaq edhe shenjat të jashtëzakonshme në mbështetjen e tij. Kështu që Zoti ka shfaqur shenja të tilla edhe në mbështetjen time, për të cilat i kanë parë qindra mijëra njerëz dhe u janë dëshmitarë. Megjithatë, Zoti nuk u ndal vetëm me këto shenja, dhe nuk i kufizoi ato, por Ai i shfaq ato edhe sot sipas dëshirës së Tij. Për një kërkues të sinqertë të së vërtetës, këto shenja nuk janë pak, por nëse shpirti ende nuk i pranon, madje ai sinqerisht kërkon ndonjë shenjë, atëherë unë mund t’i lutem Zotit dhe jam i bindur se Zoti do të shfaq diçka për të. Por, nëse nuk është ashtu, dhe njeriu shpërfill shenja të mëparshme, dhe i kujton të pamjaftueshme, atëherë nuk më lind dëshira që t’i kushtoj vëmendje kësaj çështje. Për shfaqjen e shenjave, është e rëndësishme që njeriu të përqendrohet në të dhe të dëshmojë një dëshirë të fuqishme që të tërheqë pranimin e Zotit.

Ky angazhim vjen atëherë, kur kërkuesi është i sinqertë dhe i dëlirë. Pastaj thotë:

“Le të dihet se shenjat shfaqen vetëm për njerëz të mençur. Ata që nuk kanë asnjë lidhje me urtësi dhe zgjuarsi, për ta nuk shfaqet asnjë shenjë. Të tillët nuk mund të përfitojnë asgjë nga shenjat e Allahut. Udhëzimi varet plotësisht nga mirësia e Allahut. Nëse dikujt i mungon vullneti i dhënë prej Zotit, dhe Zoti nuk ia shfaq mëshirën, atëherë edhe nëse ai dëshmon mijëra e mijëra shenja, ai nuk fiton asnjë dobi prej tyre.”

Pra, derisa ne nuk dimë se çfarë ka përfituar ai prej shenjave të mëparshme, çfarë shprese i mbështes tek ai? Shfaqja e shenjave nuk është në dorën time, e ato nuk mund të jetë rezultati i djallëzisë së ndonjë batakçiu të regjur. Ato bazohen plotësisht në mirësinë dhe vullnetin e Allahut. Andaj, Ai kur të dojë i shfaq, dhe kujt t’i dojë sjell dobi. Në lidhje me këto kërkesa që ngrihen sot për shfaqjen e shenjave të reja, Zoti më ka treguar se kjo këmbëngulje e sertë i ngjan sjelljes së Ebu Xhehlit dhe të shokëve të tij. Çfarë dobie fituan ata? A mund të thotë dikush se i Dërguari i Allahut s.a.s. nuk shfaqi shenjat. Nëse dikush mendon ashtu, ai menjëherë del nga besimi. Përkundrazi, shenja të pallogaritshme u shfaqën për Profetin s.a.s., por Ebu Xhehli etj. nuk nxorën asnjë dobi prej tyre. Po kështu shenjat që shfaqen sot, janë më së të mjaftueshme për çdo kërkimtar të së vërtetës. Por, çfarë mund të presim prej atij, që nuk dëshiron t’i shfrytëzojë këto prova, madje i injoron me shpërfillje, e pastaj shpreson akoma për të tjerat shenja. Ai çnderon e poshtëron shenjat e Zotit, madje tallet me Zotin.

Të dini se Zoti i Lartësuar, kurrë nuk do të lë xhematin e tij pa prova e dëshmi. Premtimi i Tij që gjendet në Brahine Ahmedia, shpall kështu: Në botë erdhi një alarmues, por bota nuk e pranoi atë. Por Zoti do ta pranojë dhe do të shfaqë vërtetësinë e tij me sulme shumë të ashpra. Ata që më mohuan, dhe janë të prirë për të më mohuar, do të pësojnë vetëm poshtërsi dhe disfatë. Ata as nuk menduan se po të ishte vetëm mashtrim, kjo me kohë mund të ishte zhdukur, sepse Zoti është armik me gënjeshtarin. Ata mendjelehtë nuk menduan se kjo qëndresë dhe guxim nuk u përket gënjeshtarëve.  Ata të shastisur nga mendja, nuk dinë se ai që flet me mbështetje nga një burim i padukshëm, shquhet për të pasur forcë dhe madhështi në të folur. Vetëm zemra dhe kraharori i tij janë të tillë që ndonëse i vetëm, ai bëhet gati për të ballafaquar krejt botën. Me të vërtetë, ju duhet të prisni sepse po afrohen ditët, madje ato janë shumë afër kur armiku do të poshtërohet, ndërsa miku do të lumturohet. Kush është miku? Pra ai i cili më pranoi, pa pasur nevojë të shikonte shenja, dhe flijoi jetën, pasurinë dhe nderin ashtu, sikur ka parë mijëra shenja prej meje. Andaj, ky është xhemati im, dhe janë të mitë ata që më gjetën të vetmuar dhe më përkrahën. Më panë të trishtuar dhe më dhanë zemër. Ndonëse ishin të panjohur, ata më respektuan më shumë se të njohurit. Allahu i mëshiroftë. Çfarë lidhje kam unë me atë dhe çfarë shpërblimi pret ai që më pranon, pasi që ka parë shenjat dhe e vërteta i ka dalë në pah si ditë me diell. Çfarë pozite do të ketë ai para Zotit? Me të vërtetë, më kanë pranuar vetëm ata që më panë me shikim të thellë, fjalët më peshuan me largpamësi, analizuan hollësisht gjendjen time, dëgjuan fjalën time dhe e vlerësuan me kujdes. Atëherë, edhe Zoti sipas kësaj analogjie, ua hapi zemrat e tyre, dhe ata m’u bashkuan. Vetëm ai është me mua, i cili për dëshirën time, heq dorë nga dëshira e tij, dhe më konsideron gjykatës në braktisje apo marrje të vetes së tij. (d.m.th. ai kërkon gjykim prej meje, për të flakur apo për të përvetësuar dëshirat e mira vetjake), ai që ndjek rrugën time, dhe përhumbet në bindje ndaj meje, dhe ka dalë nga lëkura e unisë.  Më duhet të shpreh keqardhje, se kërkimtarët e shenjave të qarta, nuk mund të fitojnë atë status të lëvdueshëm dhe pozitë të lavdishme para Zotit, që meritojnë robër të sinqertë, të cilët njohën të fshehtat e mbuluara dhe ata që nuhatën robin, i cili fshihej poshtë çarçafit të Zotit. Çfarë epërsie ka njeriu, nëse ai, fjala bie, duke parë mbretin bashkë me ushtrinë dhe madhështinë e tij, e përshëndet. I zoti është ai, i cili e gjen në rroba gjithë të tjerra, dhe ende e gjen dhe e njeh. Por, kjo është në dorën time, që t’i jap dikujt këtë shkathtësi apo urtësi. Vetëm një është që e jep këtë, madje kujt t’i pëlqejë ia dhuron urtësinë e besimit. Të udhëzuarit gjejnë udhëzim prej këtyre çështjeve, ndërsa hileqarët devijohen po prej tyre. Unë jam i vetëdijshëm se kam shkruar shumë rreth shenjave, dhe Zoti e di se kjo është e vërtetë se Ai më ka shfaqur më shumë se 3000 shenja. Kjo është jashtë fuqisë së njeriut, dhe ato akoma nuk janë mbyllur.

Allahu u dhëntë mend banorëve të kësaj bote dhe u mundësoftë të kuptojnë këto shenja. Zoti u mundësoftë të mos kërkojnë shenja sipas logjikës apo dëshirës së tyre, por të ndiejnë nevojën e kohës, të dëgjojnë zërin e kohës, dhe të shohin gjendjen e kësaj kohe, e cila lyp ardhjen e të dërguarit të Zotit.

Sot do të udhëheq një xhenaze në mungesë. Kjo xhenaze i përket Ghulam Kadir sahib dervish nga Kadijani i biri i Abdul Gafar sahib rahmet pastë. Ai më 12 nëntor 2014 ndërroi jetë. Inna lil-lahi ue in-na ilejhi haxhiun. Ai ishte një prej 313 dervish. Sipas historisë së xhematit, emri i tij radhitet në 189 në listën e dervishëve. Ai lindi në prill 1925 në Shadival, të Guxhratit. Aty bëri shkollën fillestare. Më vonë bëri shërbim ushtarak. Kishte katër vite në shërbim, kur duke i përgjigjur thirrjes së Kalifit II r.a., ai dedikoi jetën e tij për mbrojtjen e qendrës së xhematit në. Ai 1947 shkoi në Kadijan. Kishte pasion për të përhapur mesazin e Islamit, dhe sidomos te sikë. Ai kishte grumbulluar libra të rrallë dhe referenca të shumta. Kishte parë ëndërr se do të jetonte për 90 vjet. Ai ishte anëtar i sistemit të testamentit. Ai ka lënë pas 3 djem dhe 5 vajza. Një vajzë është martuar me Zafrullah Punto sahib, imam në Indonezi. Djali i tij ka shkruar se gjatë periudhës së dervishit, ai merrte një ndihmë simbolike, por ende duke u marrë me punë të tjera, ai dërgonte para për nënën dhe tri motrat e tij. Kalim Tahir sahib, misionari ynë në Pakistan shkruan se në 1997, unë shkova në Kadijan për të kaluar Ramadan atje. Më qëlloi të isha afër tij. Gjatë bisedës me të, i kisha shprehur se më pëlqente çaj jeshil i Kashmirit. Pastaj, çdo ditë kur i vinte çaj në termus nga shtëpia, ai më jepte mua. Pastaj, kur Kalim Tahir sahibi pësoi aksident në Pakistan, i ndjeri Ghulam Kadir sahibi gjatë vizitës së tij në Rabuah, i erdhi për të takuar. I mallëngjyer thellë, ai më pyeti për gjendjen time, ndërsa lotët po i binin, ai bënte lutje. Pavarësisht sëmundjes dhe dobësisë, dhe shikimit të dobët, ai shkonte në xhaminë Mubarak për të falur namaze dhe thoshte se këtu gjej qetësi. Allahu ia lartësoftë pozitë në xhenet.

Përveç tij, janë edhe dy dervishë të tjerë, të cilët kishin ndërruar jetë para disa muajsh. Ndonëse u ishte falur xhenazen në mungesë, por nuk u përmend asgjë rreth tyre. Unë dua t’i përmend edhe ata. Kujtoni ata dhe pasardhësit e tyre në lutjet tuaja. Këta dervishë kanë bërë sakrifica të papërshkrueshme. Kanë kaluar një kohë të gjatë në një skamje të skajshme, në një gjendje të mjerueshme me kushte fare të pamjaftueshme, por përballë gjithë këtyre vështirësive ata i përmbushën shkëlqyeshëm detyrën e tyre e të mbrojturit qendrën e xhematit. Njëri prej këtyre dervishëve është Mirza Muhamed Ikbal sahib, i biri i Mirza Adem Bejg sahib. Ai ka ndërruar jetë më 11 qershor 2014. Inna lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun. Gyshi i tij nga babai Mirza Resul Bejg dhe ai nga nëna Mirza Rijaz Bejg sahib të dy ishin sehabi. Ai ishte një ndër 313 dervish. Për një kohë të gjatë shërbeu në Spitalin e xhematit në Kadijan se stomatolog, e pastaj si punonjës në zyrat e xhematit. Ishte i sinqertë, i përkushtuar në ibadete, i shoqërueshëm dhe i dëlirë. Ishte gjithnjë i gatshëm në sakrifica financiare. Ishte shumë i guximshëm, trim dhe një notar i zoti. Ishte pjesëtarë i sistemit të testamentit. Ai ka lënë pas katër vajza dhe një djalë.

Pastaj Çodri Manzur Ahmed Çima ka ndërruar jetë më 26 korrik 2014 në moshën 94 vjeçe. Inna lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun. Ai ishte djali i madh i Çodri Nur Ali sahib Çima sehab i Mesihut të Premtuar alejhiselam. Allahu e mëshiroftë dhe ia lartësoftë pozitën në xhenet. Amin

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp