Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Molvi Abdul Vehab Ademi – një ahmedian shembullor

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Mesihu i Premtuar alejhiselam kishte marrë një shpallje kur akoma nuk kishte marrë urdhrin nga Zoti për të deklaruar se ishte Mesih dhe Mehdi, madje këtë shpallje e kishte marrë për disatën herë edhe më vonë. Kjo shpallje vijon kështu:

ینصرک رجال نوحی الیھم من السماء

d.m.th. burrat që do të vijnë për të të mbështetur, ne i kemi frymëzuar prej qiellit.

E pastaj në 1907 mori edhe këtë shpallje:

یأتون من کل فجٍ عمیق

Ata do të vijnë nga vendet e largëta. Kjo shpallje vijon të përmbushet me madhështi në forma të ndryshme. Njerëzit e ndryshëm, nga vendbanime të ndryshme i vinin Mesihut të Premtuar alejhiselam gjatë jetës së tij. Ndërsa pas vdekjes së tij, vizitorët e shumtë vinin te kalifët e tij, për t’u bërë ndihmës dhe kontribuues në misionin e Mesihut të Premtuar alejhiselam. Zoti jo vetëm që anon zemrat e tyre drejt këtij xhemati që t’i japin ndihmesën e tyre, por u ngjall atyre ndjenjat e përkrahjes, përkushtimit, pasionit dhe entuziazmit në përmbushjen e misionit të Mesihut të Premtuar alejhiselam. Ata jo vetëm që i kushtohen tërësisht kësaj detyre, por bëhen sultanun nasir  pra mbështetës të tij të fuqishëm. Për kalifët e tij ata bëhen krah të djathtë. Disa prej tyre sipas porosisë kuranore تفقہ فی الدین studiojnë fenë dhe ua përcjellin mesazhin e Islamit bashkëkombësve të tyre, ndërsa gjithë jetën ia kushtojnë këtij misioni madhor. Disa prej tyre kishin ardhur nga vendet ku deri në gjysmën e shekullit të njëzet, duheshin deri në gjashtë muaj që letrat të mbërrinin në adresat e tyre. Prandaj ardhja e këtyre njerëzve në qendrën e xhematit nga vendet e tilla, e pastaj përkushtimi i tyre në studimet fetare, dedikimi i jetës për hir të fesë, e pastaj përmbushja e këtij betimi me një besnikëri të pashembullt, gatishmëria për të ofruar çdolloj sakrifice në përmbushjen e misionit të Mesihut të Premtuar alejhiselam, të gjitha këto jo vetëm që argumentojnë për vërtetësinë e Mesihut të Premtuar alejhiselam, por vijimësia e kësisoj sakrificash është një provë e pakontestueshme për vërtetësinë e Kalifatit në xhematin Ahmedia. Kjo gjithashtu vërteton se njerëzit e tillë kanë shpirtra të pastra dhe natyrë të çiltër, e prandaj mëshira e Zotit i përzgjedh ata dhe i shndërron në yje të ndritshme të qiellit.

Sot, dua të flas pikërisht për një shërbëtor të sinqertë e të përkushtuar të Xhematit, të nderuar Abdul Vehab Adem, i cili nga një vend i largët afrikan mbërriti në Qendrën e Xhematit, për të studiuar fenë dhe për t’u bërë mbështetësi i saj i fuqishëm. Ai erdhi me një vendosmëri se do t’ia dal kësaj detyre me të gjitha aftësitë e mia. Ai erdhi në Rabuah (në Pakistan) në një kohë kur qyteti ishte në fazën fillore, ndërsa lidhje me kontinentin afrikan kërkonte muaj të tërë. Ky vëllai ynë, shumë i dashur dhe i nderuar, ishte një ushtar besnik i kalifatit. Ai vepronte duke iu bindur çdo urdhri të kalifit të kohës, madje e pranonte me gjithë zemër dhe merakosej për të përmbushur jo vetëm porositë sado të vogla të Kalifit por edhe dëshirat e tij. Gjatë periudhës tetë vjeçare që kam shërbyer në Ganë, unë gjithnjë e kam parë të përkushtuar ndaj Kalifatit, pikërisht në përputhje me ato që kam shprehur pak më parë. Madje, kur unë jam zgjedhur në pozitën e Kalifatit, ai nuk shfaqi asnjë ndryshim në besnikërinë e tij, si dhe qëndroi i palëkundshëm në nënshtrim dhe bindje ndaj meje.

Siç, ju të gjithë jeni me dijeni se para disa ditësh i nderuari Abdul Vehab Adem sahibi ka ndërruar jetë. Inna lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (d.m.th. ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi). Ai pasi që qëndroi gati për një vit këtu në Angli, ishte kthyer për në Ganë në fund të shkurtit apo në muajin mars. Kontributet e këtij shërbëtori të devotshëm janë shtrirë përgjatë gjysmëshekullit, dhe e kam shumë të vështirë të rrëfej për personalitetin, tiparet, shërbimet, kontributet apo disa nga ngjarje të besnikërisë së tij në një kohë aq të shkurtër. Megjithatë do t’ju parashtroj shkurtimisht këto çështje që ndriçojnë disa anë të jetës së tij.

Familja e tij përqafoi xhematin përmes prindërve të tij. Djali i tij Vehab sahibi më tregoi se i ndjeri ishte musliman ahmedian qysh prej lindjes. I ati i tij Suljeman K. Adem dhe e ëma Ajesha Akua Woro kishin përqafuar Ahemdiatin. Në kohën kur Bisharat Ahmed Bashir sahibi ishte Amiri dhe Imami i Ganës, atëherë i ati i Abdul Vehab sahibit shërbente si muellim pra si mësues feje. Abdul Vehab sahibi ishte ende i vogël kur i ati i tij u nda nga jeta. E ëma e tij i kishte treguar se i ati kishte shumë dëshirë që djali i tij të bëhej misionar. Andaj për të plotësuar dëshirën e babait, nëna e tij e nisi për në Rabuah, Pakistan bashkë me Bisharat Ahmed Bashir sahib. Deri atëherë Abdul Vehab sahibi nuk kishte parë as fotografinë e babait të tij. Para pak kohe dikush ia kishte treguar fotografinë e babait të tij dhe aty ai njohu babanë e tij.

I ndjeri Abdul Vehab sahibi kishte lindur në dhjetor1938, në fshatin Brofojedru, në rrethin Adansi të rajonit Ashanti. Arsimin fillestar e ndoqi në United Middle School ndërsa përfundoi arsimin e mesëm në Kamasi në Ahmadija Secondary School. Në vitin 1952 ai u nis për në Rabua, Pakistan dhe u regjistrua në Institutin teologjik Xhamia Ahmedija. Ai kreu studimet e tij në 1960 dhe mbrojti titullin Shahid. Pastaj u kthye në Ganë dhe shërbeu në disa vende si misionar rajonal. Ai deri 1969 shërbeu në rajonin Brong Ahafo. Pastaj u caktua drejtor në një institut teologjik Xhamijetul Mubashirin i cili u hap në Salt Pun, Ganë. Në atë kohë shtëpitë e misionit nuk ishin veçse shtëpi të vogla prej qerpiç, që nuk kishin as banjë. Banjat formoheshin duke varur rrogoza plishi mbi kunja druri. Një koncept i tillë nuk ekziston më në Afrikë. Ai vetë më kishte rrëfyer se për të bërë dush, vihej kovë me ujë mbi dy tullat dhe kjo shërbente si banjë. Kjo ka qenë gjendja në fillim. Më vonë Abdul Vehab sahibi u caktua si zëvendës Imam në xhaminë Fadl në Angli. Ai kreu këtë detyrë deri në 1974. Në vitin 1975 ai u transferua në Ganë si Amir dhe krye-misionar i saj dhe vazhdoi suksesshëm këtë detyrë për 39 vjet derisa u nda nga jeta.

Ata që kanë përpiluar historinë fillestare të xhematit në Ganë, shkruajnë se kur u rrit ndjeshëm numri i xhematit, atëherë u vendos se në vend të mësuesve fetarë apo mualimin të shtohet numri i misionarëve lokalë. Madje, Kalifi II r.a. porositi që të silleshin disa djem nga Gana në Rabua, Pakistan që të arsimoheshin dhe edukoheshin në mjedisin fetar. Atëherë dy adoleshentë Abdul Vehab bin Adem sahib dhe Bashir bin Saleh sahib në moshën 14-15 vjeç u dërguan në Pakistan. Të dy djemtë punuan jashtëzakonisht shumë për të përfunduar shkollën e tyre. Në 1957 Bashir Ahmed Salihi u sëmur rëndë nga vapa përvëluese e Pakistanit. Ai u dërgua në Ganë, por kjo sëmundje rezultoi fatale për të, dhe më 16 nëntor 1958 Bashir sahib ndërroi jetë kur ishte vetëm 19 vjeç. Abdul Vehab sahibi pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, vazhdoi shkollën. Ai qëndroi plot tetë vjet në Paksitan, mbrojti titullin Shahid dhe u kthye në vendlindjen e tij si një misionar qendror. Deri në atë kohë, numri i xhematit ishte rritur konsiderueshëm dhe tashmë ata ishin më të gatshëm dhe të pasionuar për të dërguar fëmijët e tyre në Xhamia Ahmedia në Pakistan. Kjo bëri që nga Xhamia Ahmedia dolën 8 apo 10 misionarë me origjinë nga Afrika. Pastaj për shkak të disa sanksioneve, kjo punë u ndërpre. Megjithatë, sot ata kanë institutin e tyre pra Xhamia Ahmedia në Ganë ku përgatiten misionarë të fesë Islame. Kjo xhamije sot është bërë ndërkombëtare dhe këtu studentë nga mbarë Afrika dhe pas përfundimit të studimit, mbrojnë titullin shahid.

Kur Abdul Vehab sahibi ishte ende në Pakistan, njëherë erdhi ambasadori i Ganës për një vizitë zyrtare në Rabua. I ndjeri i shpjegoi Ambasadorit sesi u themelua Rabua, dhe se ka qenë tokë djerre dhe banorët e saj kanë dhënë sakrifica të jashtëzakonshme për ta populluar atë. Ai i kishte shpjeguar këto detaje në një mënyrë të tillë, saqë z. Ambasadori u shpreh se nëse dikush nuk beson në Zot, dhe dyshon për ekzistencën e Tij, atëherë i mjaftojnë vetëm këto ngjarje sesi ishte themeluar qyteti i Rabuasë që të bindet për qenien e Zotit. Ai nuk humbiste asnjë mundësi për të bërë thirrje ndaj Islam-Ahmedijatit.

Duke rrëfyer periudhën fillestare që ai kishte kaluar në Rabuah, ai përshkruan:

“Asokohe nuk kishim drita në Rabuah. Nuk kishim as ujë të pijshëm, dhe për ta siguruar atë, duhet të shkonim larg. Nuk ekzistonte asnjë godinë. Madje edhe çatitë e konviktit ishin prej qerpik, ndërsa dyshemetë ishin të pashtruara. Gjatë shiut, çatitë pikonin ndërsa uji rrinte ndenjur mbi dysheme. Ai me shaka thoshte se nganjëherë valixhet tona lundronin në ujë. Pra, e tillë ka qenë situata asokohe. Më vonë, Xhemati mori një godinë në Ahmednagar dhe aty filloi Xhamija. Për studentët e huaj, u ndërtua një konvikt i veçantë. Aty ishin studentë nga Anglia, Gjermania, ShBA, Trinidadi, nga Kina ishte Usman sahibi, Ibrahim Van dhe Idris Van sahib. Pra, përveç nja dy studentëve të cilët përfunduan ciklin e plotë të mësimit dhe morën titullin e misionarit, të gjithë të tjerët qëndruan shkurt, dhe studiuan për pak kohë dhe pastaj u nisën drejt vendeve të tyre për t’u shërbyer atje.

I ndjeri Abdul Vehab sahibi rrëfen se kur ishte student në Xhamija Ahmedia, i erdhi një periudhë kur i kishte shumë vështirë të kuptonte lëndët si retorikë apo fikh (d.m.th. jurisprudencën islame) në gjuhën urdu. Iu afruan datat e provimit dhe atë e mundonte brenga sesi do të merrte provimet. Shoku i tij nga Tanazania z. Amri Ubejdi, i cili më vonë do të shërbente si ministër në atë shtet, e këshilloi që të shkonin te Molana Gulam Resul Raxheki sahibi dhe i kërkonin që të lutej për ta. Kështu që ata shkuan në shtëpinë e tij. Molana Raxheki sahibi po lexonte një libër, por kur ai i pa këta, librin e la mënjanë dhe i pyeti: Çfarë problemi keni ju? Atëherë Amri Ubejdi sahibi i tha se unë dhe Abdul Vehab sahibi jemi studentë në Xhamija dhe tani shumë afër kemi provime. Por, kemi shumë vështirësi në studime, prandaj kemi ardhur për t’ju kërkuar lutje. Me të dëgjuar këto fjalë, Molana Raxhiki ngriti duart dhe u tha që të bashkoheshin në lutje. Pas përfundimit të lutjes, Molana Raxhiki u tha se gjatë lutjes, pashë një vizion se Mesihu i Premtuar alejhiselam kishte dorën e tij mbi kokët tuaja. Unë mendoj se Allahu i Madhërishëm përmes mirësisë së Mesihut të Premtuar alejhiselam, do t’ju bekojë me suksese. Pra, Abdul Vehab sahibi rrëfen se, fjalët e tij dolën plotësisht të vërteta dhe Zoti na hoqi të gjitha mundimet. Teza e testit na u duk mjaft e lehtë dhe kur dolën rezultatet, Molvi Abdul Vehab sahibi ishte i pari në grupin e tij.

Molvi Abdul Vehab sahibi ishte me fat se fitoi disa përparësi. Ai ishte afrikani i parë që shërbeu si misionari qendror. Ai ishte Amir dhe krye-misionar i parë afrikan. Ai ishte i pari ahmedian afrikan i cili shërbeu si Amiri Lokal i Rabuas duke përfaqësuar Kalifin e Mesihut të Premtuar. Ai ishte gjithashtu misionari i parë afrikan, i cili shërbeu në vendet evropiane. Ai ishte i pari afrikan, i cili shërbeu si anëtar nderi i këshillit të jurisprudencës. Ai realizoi disa udhëtime në drejtim të Kanadasë, Gjermanisë, Beninit, Malit, Bregut të Fildishtes, Nigerisë, Burkina Fasosë, Liberisë, Serraleonit dhe Xhemaikës në përfaqësim të Qendrës së xhematit. Ai realizoi disa punime shkencore në lidhje me Islamin dhe racizmin, e Islamin dhe fenë Krishtere. Kishte themeluar një fondacion kushtuar nënës së tij, dhe ky fondacion u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë.

Xhemati Musliman Ahmedia i Ganës shënoi arritje të jashtëzakonshme gjatë kohës së presidencës së tij. Në fillim Xhemati kishte disa shkolla dhe më vonë u përuruan shkolla të reja. Disa u stabiluan dhe u përmirësuan ndjeshëm. Tashmë Xhemati drejton më shumë se katërqind shkolla, një kolegj pedagogjik ku trajnohen mësuesit, Xhamijatul Mubashirin dhe Xhamia Ahmedia International. Po kështu xhemati drejton shtatë spitale të mëdha dhe dy klinika homeopatie. Përpos tyre xhemati po kontribuon edhe në veprimtari humanitare. Media elektronike dhe ajo e shtypur i japin rëndësi të jashtëzakonshme xhematit tonë. Ata kanë vendosur bilborda të mëdha përgjatë dy rrugëve të njohura kombëtare, ku shfaqet pamja e Mesihut të Premtuar alejhiselam me përshkrim: Mesihu që keni pritur ka ardhur dhe është ky. Pra çdokush e shikon këtë reklamë dhe kështu ata po përhapin mesazhin e Islamit një mënyrë shumë të hapur.

Ndër çmimet e fituara prej tij, është çmimi “ambasador i Paqes” dhënë nga Inter-Religious & International Federation for World Peace të ShBA-së. Për të njohur dhe për të vlerësuar kontributet e tij në aspektin e arsimit, bujqësisë dhe mbrojtjes e harmonisë kombëtare, Qeveria Ganiane i dha çmimin “Companion of the Order of Volta”.

Më 10 nëntor 2007, duke njohur kontributet e tij, një ndër universitetet më prestigjioze të Ganës, Universiteti i Kep Kostit, i dha atij titullin e doktorit. Ky është rezultati i përpjekjeve dhe kontributeve të sinqerta, që përpos shërbimit ndaj besimit, Allahu i Lartësuar e bekoi atë edhe me tituj dhe nderime të botës materiale. Po të mos dedikonte jetën, kushedi se çfarë ishte Abdul Vehab sahibi dhe ku të shërbente?

Në arenën ndërkombëtare, ai mbante këto përgjegjësi:

  1. Anëtar i Qendrës Ganiane për zhvillmin Demokratik
  2. zëvendëskryetar i Nismës Ganiane të Integrimit.
  3. Anëtar i Këshillit Kombëtar i Paqes
  4. Bashkëthemelues dhe kryetar i Këshillit Kombëtar i Feve
  5. Ish-anëtar i Komisionit Kombëtar të Pajtimit.

Në vitin 1974, kur ai shërbente në Angli, muslimanët Ahmedian në Pakistan përballeshin me persekutime dhe përndjekje të rënda. Molvi Abdul Vehab sahibi duke bashkëpunuar me Imamin e Xhamisë Fadl, kaloi netët e tëra në detyrë duke i përcjellë lajmet medias britanike dhe asaj Perëndimore. Në vitin 1973, i ndjeri Abdul Vahab sahibi u emërua kryeredaktor i revistës “Muslim Herald”. Ai nisi dy rubrika të reja në revistë. Njëra titullohej “Ditar i Londrës”, në të cilën botohej veprimtaria mujore e Xhematit të Anglisë, ndërsa në rubrikën tjetër titulluar “Ju përgjigjemi pyetjeve tuaja”, botoheshin përgjigje të argumentuara të pyetjeve që vinin në adresën e redaksisë. Përveç kësaj, i ndjeri gjithashtu mbajti disa referate në rrethin studimor të Xhamisë së Londrës, në të cilat trajtoheshin në mënyrë shkencore pyetjet e brezit të ri.

Z. Kavasi Beko Arthur zëvendëspresident i Ganës u shpreh: “Ai ishte një udhëheqës i shquar i kombit tonë. Qeveria e Ganës bashkohet me familjen e tij dhe xhematin Musliman Ahmedia në këto momente të dhimbshme të ndarjes nga jeta të këtij lider të pashembullt. Shumica nga ne do të mbajmë kujtimin e tij për promovimin e paqes në këtë vend. Ne s’mund të harrojmë as përpjekjet e tij dhe të Xhematit Musliman Ahmedian të Ganës, të cilin ai udhëhoqi për një periudhë të gjatë, për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit. Ne duke i thënë lamtumirë këtij studiues dhe prijësit fetar me një zemër të trishtë, i lutemi Zotit për vendosjen e asaj paqeje në vendin tonë, për të cilën ishte përpjekur ai gjatë gjithë jetës.

Ish-Presidenti i Ganës, z. Xhon Axhekum Kufor u shpreh:

“Ai ishte një lider i madh fetar dhe kombëtar.”

Dr. Mustafa Ahmad deputet në Parlament dhe ministri i shtetit u shpreh:

Inna lil-lahi ue in-na ilejhi raxhiun (d.m.th. ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi) Sot Gana ka humbur një ndër bijtë e saj krenarë. Përpjekjet e tij për themelimin e paqes do të vijojnë t’i sjellin fruta popullit tonë. Ne do t’ju kujtojmë gjithmonë për shërbimet tuaja vetëmohuese për zhvillimin dhe suksesin tonë. Allahu i dhëntë xhenetin firdos.”

Kryepeshkop i Kishës Katolike në Akra Z. Çarles G. Palmer Bakël tha:

“Ai ishte pishtar i palodhur i shërbimit humanitar. Ai duke qenë korrier i paqes gjatë gjithë jetës shpërndau dashurinë e Zotit. Parimet e tij të larta, që ai iu përmbajt gjithë jetës, qofshin të paharrueshme.”

Kryepeshkop i Kishës Metodiste dhe kryetar i Konferencës Kombëtare të Paqes Revrend prof. Emanuel Asante shkroi:

“Një paqedashës, atdhetar dhe aktivist i palodhur i pajtimit dhe bashkimit, kaloi papritmas te Zoti i tij. Konferenca Kombëtare e Paqes do t’u përmbahet gjithnjë parimeve të tij, që ai vendosi për promovimin e paqes.”

Përveç këtyre janë edhe mjaft përshtypje të tjera. Përfaqësues i ministrisë së Punëve të Jashtme Haxhi Muhammed Gado sahibi, i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar për Paqen, u shpreh:

“Ne kemi humbur një shtyllë të fuqishme të komunitetit musliman. Ai krijoi urë lidhëse midis feve të ndryshme. Molvi Abdul Vahab ishte një lider i shkëlqyer dhe një udhëheqës bashkues, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij, kishte kaluar në shërbim të njerëzimit dhe krijoi dhe mbarësoi lidhje.

Hasan Vehab sahibi, djali i të ndjerit gjithashtu ka shkruar disa përshtypje lidhur me jetën e babait të tij. Ai shkruan se babai im ishte me të vërtetë shërbëtor besnik i Kalifatit. Ai në çdo çështje merrte udhëzime nga Kalifi i kohës. Nganjëherë i dërgonte Kalifit çështje shumë të vogla dhe i kërkonte udhëzim për ta. Për shembull, vetëm një javë para vdekjes, doktori duke parë dobësinë e tij fizike, e këshilloi që të shtrohej në spital. Atëherë ai ia ktheu: kërkojini leje Kalifit, pastaj do të vij unë.

Në lidhje me aspektin e mirënjohjes, ai shkruan se babai im kishte përvojë të gjatë në jetë. Prandaj, çdo ngjarje që na rrëfente ai, na linte përshtypje shumë të thella. Në vitin 1990 kur një ndër djemtë e tij shkoi jashtë shtetit, atëherë ai iu ankua të ndjerit për vonesën në lidhje me kontakt me familjen, pra letra mbërrinte me shumë vonesë. Në atë kohë nuk ishin lehtësitë e internetit apo të e-mailit. Molvi Abdul Vahab sahibi i tha se shiko! Kur vazhdoja shkollë në Rabua, duheshin gjashtë muaj që letrat e mia të mbërrinin te nëna ime. Ju duhet të jeni mirënjohës se sot kemi më shumë lehtësira.

Pastaj, lidhur me përkushtimin e tij ndaj punës, djali i tij shkruan se ne kemi parë që nganjëherë ai fillonte punë menjëherë pas faljes së sabahut, dhe përveç pushimeve të namazeve apo të vakteve, vijonte punë pandërprerë gjithë natën, derisa vinte koha e sabahut. Në ditët e fundit, për shkak të sëmundjes, ai s’mund të rrinte të ndenjur për një kohë të gjatë, kështu që e shikonim se ishte i shtrirë dhe vijonte me punën. Shkruante letra të gjata dhe njoftime etj. Unë deri vonë kam marrë letrat prej tij. Mua veçanërisht, kur shkruante letrat, i shkruante vetë, madje gjithmonë në gjuhën Urdu.

Djali i tij shkruan se babai gjithnjë ishte i gëzueshëm. Gjatë periudhës së sëmundjes, ne dinim mjaft mirë se ai nuk është i mirë, dhe vazhdon një luftë me jetën, por prapëseprapë, ai kurrë nuk tregonte mundimet a dhimbjet e tij. Sa herë që pyesnim për shëndetin, ai përgjigjej se jam më mirë, ndërsa e shikonim se ai përkeqësohej dita-ditës. Gjatë këtyre ditëve të vështira, ai na ngushëllonte duke na treguar barsoleta.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe e përballoi me shumë guxim dhe durim. Këtë mund të bënte vetëm ai që i beson sinqerisht Zotit dhe duron për të fituar pëlqimin e Tij. Disa persona u shprehën se ai nuk dinte për sëmundjen e tij. Pra vuante nga kanceri në pankreas. Ai dinte shumë mirë për rrezikun e sëmundjes. Ashtu siç ishte i kënaqur me jetën e tij, ai pajtohej me Zotin edhe për sëmundjen e tij se nëse do Zoti më shëron, ndryshe do të ndodhë vetëm dëshira e Tij.

Në lidhje me këtë Zubejr Khelil sahibi shkruan:

“Jam me fat që vitin e kaluar, pata mundësi ta shoqëroja atë te një mjek specialist për vizitë në Gjermani. Kur mjeku e njoftoi për këtë sëmundje vdekjeprurëse, ai iu përgjigj me buzëqeshje “Kam një Zot. Ndërsa Kalifi i Kohës lutet për mua. Nëse Zoti ka vendosur për vdekjen time, atëherë jam plotësisht i pajtuar me këtë.” Mjeku mbeti i habitur nga kjo bisedë.

Dikush më ka shkruar se ju keni dalë në televizor dhe deklaroni se Amiri i Ganës është nur.

Në lidhje me mikpritje, djali i tij tregon se kushdo që vinte për ta takuar atë, ai vetë i servirte lëng frutash. Disa nga shokët e mi qofshin musliman apo jomusliman më kanë treguar se Abdul Vehab sahibi sillej me ne njësoj si sillej me fëmijët e vet. Sa herë që dikush i kërkonte këshilla, ai e ndihmonte.

Meqë në Ganë arra e kokosit kultivohej shumë, dhe u servirej mysafirëve. Edhe Abdul Vehab sahibi i mbante veçanërisht në frigorifer dhe u shërbente mysafirëve me këtë. Para pak kohësh, Muabark Ahmed sahib Zafar kishte shkuar në Ganë. Ai rrëfen se pavarësisht nga gjendja e rëndë shëndetësore, kishte dëshirë ta hapte arrën kokosi dhe të fuste pipëz me dorën e vet. Ai mezi e ngrinte dorën, andaj me ndihmën e të tjerëve, përpiqej të fuste pipëzën. Pra, deri në momentin e fundit, vazhdoi ta ruante këtë tipar dhe t’i përmbahej atij.

Bashkëshortja e z. Basharat Bashir sahibit shkruan:

“Abdul Vehab sahibi përfundoi studimet dhe u bë një misionar i suksesshëm. Ai që nga fëmijëria qe modest dhe i përulur. Në vitin 1954 kur u martova me Basharat sahibin, Abdul Vehab sahibi vinte në shtëpinë tonë dhe më kërkonte këpucët e Molvi sahibit që t’i lustronte ato. Unë kisha shumë merak sepse ai do të bëhej misionar dhe si mund të pranoja një shërbim të tillë prej tij? Megjithatë ai ngulte këmbë. Sepse donte të shlyente në çfarëdolloj mënyre favorin që Basharat sahibi i kishte bërë duke e sjellë në Rabua. Veç kësaj e respektonte shumë mësuesin. Kishte shkruar një artikull të gjatë për vdekjen e Basharat sahibit.”

Për sa i dhembshurisë së tij, djali i tij rrëfen se ka mjaft raste kur ai shfrytëzoi lidhjet dhe kontaktet e tij për të ndihmuar të tjerët. Shpesh i ndihmonte edhe ata, që nuk i njihte personalisht. Njëherë i erdhi një grua e ve. Ajo duke treguar situatën e saj të vështirë, i kërkoi që ta ndihmonte për të filluar një punë të thjeshtë. Për këtë i duheshin mjetet financiare. Babai im e ndihmoi atë, edhe pse kurrë nuk e kishte takuar më parë.

Sillej me shumë dashuri dhe përkëdhelje me fëmijët. Ai gjithmonë mbante tullumbace dhe çokollata etj. në xhep, dhe u jepte fëmijëve. Dikush më kishte çuar ankesë kundër sjelljes së tij. Unë i isha përgjigjur se unë nuk besoj një gjë të tillë, megjithatë i shkrova gjithçka. Atëherë ai ktheu përgjigjen se unë përpiqem të kujdesem për të tjerët, dhe nganjëherë duke rënduar veten. Pra, gjithmonë ekziston një segment në shoqëri, që pavarësisht mirësjelljes dhe favoreve, nuk pushojnë së ankuari.

Në lidhje me lidhshmërinë dhe nënshtrimin ndaj Kalifatit, ai nuk merrte asnjë hap pa marrë leje nga Kalifi. Dr. Tathir sahibi shkruan se Abdul Vehab sahibi kishte si tipar të shquar se në çdo çështje t’i bindej Kalifit. Gjatë kohës së Kalifit IV r.a., kur ky ishte doktor në Ganë, ata morën një propozim nga një radiografër joahmedian për të instaluar sistemin e grafisë. Kjo ofertë u dukej shumë e leverdishme për spital. Kur unë e pyeta Abdul Vehab sahibin, ai më tha se para se të vendoset ndonjë gjë, duhet të marrim leje nga Huzuri, e pastaj do të bisedojmë konkretisht. Pra, kur kërkuam leje nga Kalifi, nuk na u dha leje. Dhe kështu shpëtuam prej një situate të padëshiruar.

Mahmud Nasir Thakib sahibi Amiri i Malit, shkruan se përpara unë shërbeja në Burkina Faso. Abdul Vehab sahibi kishte qenë misionar atje dhe ishte një model i shkëlqyer për ata që erdhën më pas. Unë pata fat për ta takuar atë disa herë. Në fshatin Sabag Tenga, kam parë atë kasolle, në të cilën Abdul Vehab sahibi jetonte gjatë qëndrimit të tij në Burkina Faso. Fal përpjekjeve të tij, xhemati u regjistrua atje në 1986. Në 2005, kur e dërgova për të më përfaqësuar në xhelsa Salanën e 2005-ës, ai rrëfeu disa nga kujtimet e tij, të lidhura me Xhematin e Burkina Fasosë.

Xhemati i Burkina Fasosë është themeluar prej tij. Në rastin e qindvjetorit të Xhematit, u nis një karvan biçikletash nga Burkina Faso, Abdul Vehabi dërgoi mesazhin se ai personalisht do t’i presë ata në Tambale. Ai pavarësisht nga angazhimet e tij, mbërriti atje duke udhëtuar afro treqind milje dhe kështu i priti biçiklistët në kufi.

Hafiz Mashood sahibi shkruan se njëherë unë (pra Kalifi) kishte porositur se meqë joahmedianët kanë përhapur lloj-lloj thashethemesh rreth ahmedianëve, kinse ata nuk bëjnë haxh, andaj kisha nisur një plan sipas të cilit misionarët tanë duhet të bëjnë haxh. Pra, Mashood sahibi thotë se unë i thashë Abdul Vehab sahibit se ju gjithmonë propozoni emrat e personave të ndryshëm, ndërsa emrin tuaj kurrë nuk e propozoni. Ai më ktheu një përgjigje të menjëhershme dhe tha unë jam haxhi. Mashood sahibi nuk e kuptoi këtë dhe duke parë shqetësimin e tij, Abdul Vehab sahibi tha se kisha ndërmend për të bërë haxh në kohën e Kalifit III ra, por ministri i çështjeve fetare të Ganës ishte një musliman dhe për shkak të paragjykimeve ai nuk lejoi që të merrje vizë. Pas pak kohësh takova Kalifin III ra dhe Kalifi më pyeti për arsyet e refuzimit të vizës? Kur Abdul Vehab sahibi ia tregoi arsyet, Kalifi mbajti heshtje për pak çaste dhe i rrinte për sehir. Pastaj i tha se Zoti sapo më tregoi një vizion dhe pashë që ishe duke bërë tevaf në Qabe, ndërsa bashkë me ty ishin 60-70 mijë njerëz të tjerë. Kështu që më tha se jam tashmë Haxhi.

Një ndër vetitë e tij të dalluara ishte durim. Mashood sahibi shkruan se sikur e kam të gdhendur në mendje gjendja e tij e asaj dite, kur dhëndëri i tij amerikan kishte rënë martir në një atentat gjatë grabitjes në shtëpinë e tij në Amerikë. Ajo ditë kishin ceremoninë vjetore të shpërndarjes së çmimeve në Xhamja Ahmedia Gana. Abdul Vehab kishte mësuar këtë lajm të trishtë pak para se të nisej për program. Dihet se vajza e tij kishte mbetur e ve, dhe sigurisht ai duhet të shqetësohej për këtë. Vajza e tij ishte e re me tre fëmijë. Por, ai qëndroi në program për tri-katër orë, dhe nuk shfaqi asnjë shenjë që mund të sugjeronte se kishte ndodhur ajo ngjarje. Kaloi gjithë program me buzëqeshje dhe pasdite kur programi u mbyll, na njoftoi se kishte ndodhur kjo ngjarje dhe se dhëndëri i tij ishte vrarë në Amerikë.

Një rus Kanat Bej shkruan se në 2008 ai mori pjesë në Xhelsa Salanën e Ganës. Ai shkruan se Amir sahibi i Ganës më ftoi në shtëpi për darkë. Ma takoi në veshje tradicionale. Më përqafoi në një mënyrë dhe ajo lodhje e pesë ditëve sikur u zhduk. Edhe sot kur shoh atë fotografi, unë e ndjej nxehtësinë e duarve të tij. Një gjë më bëri shumë përshtypje. Presidenti i shtetit ishte ulur në karrigen e tij dhe një vullnetar mbante çadër për ta mbrojtur atë nga dielli. Ai e pyeti secilin me radhë në të njëjtën mënyrë se a mos jeni lodhur. A dëshironi pak uji? Pra nderoi të pasurin dhe të varfrin njësoj.

Në Xhami afër shtëpisë së mysafirëve ku qëndronim, kishin shënuar vetëm me vija se mungonin qilima. Kur ai ktheu kokën për të parë se a i shin të drejtë apo jo reshtet pas tij, më pa edhe mua se s’kisha sixhade. Ai duke menduar se do të kisha vështirësi për t’u falur, Abdul Vehab sahibi mori sixhaden e tij, dhe më dha mua. Nga dita tjetër, ai çdo ditë sillte dy sixhade me vete.

Maxhid sahibi tregon se lidhja dhe bindja e tij ndaj sistemit të Kalifatit ishte shembullore. Ai rrëfen një ngjarje se vitin e kaluar, njëherë ai erdhi në zyrë afër drekës. Të gjithë hanin bukë. Ai më tha se donte të fliste në Ganë. Unë i thashë: Amir sahib! Ju lutem hani bukë, e pastaj telefononi. Ai u përgjigj: Jo. Huzuri sapo më ka dhënë një porosi, e unë duhet t’ia përcjell atë menjëherë që ata fillojnë zbatimin e saj. Buka mund të hahet edhe më vonë. Kështu që telefonoi, përcolli mesazhin dhe kërkoi që të përmbushet detyra menjëherë dhe të raportohet.

Ishte aq modest dhe i përulur se nëse gjendej në zyrë dhe Maxhid sahibi duhet të vinte herë pas here, ai çohej në këmbë dhe thoshte ju jeni shefi ynë, dhe ne duhet t’ju respektojmë.

Një herë stafi i zyrës së Tabshirit hante bukë, dhe gjella ishte pak më e kripur. Maxhid sahibi për shkak të tensionit, nuk përdor kripën. Abdul Vehab sahibi u çua qetësisht, shkoi në dhomën e mysafirëve, mori bukën e tij dhe i dha Maxhid sahibit duke i thënë se unë kam provuar dhe ka shumë pak kripë.

Pra, të tillë janë ata që sipas porosisë së Kuranit, u japin epërsi të tjerëve mbi veten. Kureshi Daud sahibi, i cili ka qëndruar në Ganë për pak kohë, dhe ka shërbyer si misionar rajonal dhe përgjegjës për letërkëmbim në gjuhën urdu, ai shkruan se Abdul Vehab sahibi me çdokënd sillej me shumë dashamirësi dhe dashuri. Njëherë kisha shkuar në Pakistan me leje. Kur do të kthehesha, unë e kisha lajmëruar dikë se avioni do të ulej në orën 11 të natës, kështu që të vinte për të na pritur. Kur zbrita nga avioni dhe dola jashtë, mbeta i habitur, sepse Abdul Vehab Adem sahibi më priste në aeroport në atë orë të natës. Më ndihmoi që të kaloja emigracionin dhe e pastaj me lutje më përcolli për destinacionin tim.  Ai më mësoi mënyrën e të shkruarit letrat drejtuar Kalifëve. Nganjëherë duke shkruar raporte apo letra, bëheshin gabime. Kur unë përdorja korrektor për të rregulluar ato, ai më thoshte se jo kështu. Duhet ta shkruani këtë letër sërish nga fillimi. Sepse një letër e tillë tregon mungesën e respektit ndaj Kalifit.

Mirza Nasir Ahmed sahibi shkruan se asnjëherë nuk e shtynte punën për momentin tjetër. Punonte me shumë pasion dhe nuk ngrihej derisa mbaronte detyrën. Po kështu inkurajonte edhe të tjerët. Njëherë kishim një aktivitet në “Vah” një vend tre apo katërqind kilometra larg qendrës së Xhematit. Ai mori Mirza sahibin me vete. Rruga ishte e paasfaltuar dhe në gjendje shumë të prishur.  Megjithatë, kur mbërritëm atje pas kësaj rruge të mundimshme, morëm vesh se aktiviteti ishte anuluar. Ndonëse udhëtimi ishte tejet i mundimshëm, ai nuk shprehu aspak ndonjë pakënaqësi. Ndonëse drejtor i shkollës kishte çuar lajmërim, por sistemi kabllor ishte i tillë se ai nuk u njoftua.

Po kështu shumë nga ata, të cilët kanë dedikuar jetën më kanë shkruar se kishin shumë vështirë të gjenin qumësht për fëmijët e tyre, ndërsa Abdul Vehab sahibi menjëherë merrte masa dhe ua siguronte gjëra të nevojshme.

Edhe xhenazja e tij është përcjellë me nderime shtetërore. Presidentit i shtetit kishte kërkuar që trupi i tij të mbahej në Presidencë dhe aty u fal namazi i xhenazes. Iu siguria protokolli shtetëror. Gjatë përcjelljes së xhenazes, e shoqëronin makinat e policisë, ushtrisë dhe të forcave të armatosura. Në Presidencë, Presidenti, zëvendëspresidenti dhe ministra të tjerë shprehën përshtypjet e tyre rreth tij. Përfaqësuesi i Presidentit, njëherazi Kryetari i Kuvendit gjithashtu ishte i pranishëm atje. Po kështu përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të krishterët etj. gjithashtu u shprehën për kontributet e të ndjerit. Dekani i Xhamias Ahmadia Gana dhe misionari ynë Farid sahib kishte folur për filozofinë e jetës dhe vdekjes nga këndvështrimi i Islamit, duke cituar nga Kurani Famëlartë, thëniet e të Dërguarit të Allahut s.a. dhe shkrimet e Mesihut të Premtuar alejhiselam.

Megjithatë ai u përcoll me të gjitha nderimet shtetërore, ndërsa varrimi u realizua në varrezën e Musianëve në Ganë. Media mbuloi funeralin e tij me detaje, si dhe Gana TV këtë raportoi gjatë emisionit. Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij Znj. Merjem Vehab, katër djem dhe tri vajza. Allahu i ruajttë të gjithë dhe i bashkoftë fuqimisht me Kalifatin dhe Xhematin ashtu siç ishte lidhur ai vetë apo ashtu siç kishte pritshmëri prej tyre. Allahu u dhëntë durim dhe forcë. Allahu ia lartësoftë shkallët shpirtërore Abdul Vehab sahibit dhe i dhëntë vend afër robërve të Tij të dashur. amin