Shenjat e vërtetësisë së Imam Mehdiut
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Shenjat e vërtetësisë së Imam Mehdiut

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك لـه، وأشهد أن محمّدًا عبده ورسوله. أما بعد فأعوذ بالله من الشيطان الرّجيم.

 ]بسْمِ الله الرَّحْمَن الرَّحيم* الْحَمْدُ لله رَبِّ الْعَالَمينَ * الرَّحْمَن الرَّحيم * مَالك يَوْم الدِّين * إيَّاكَ نَعْبُدُ وَإيَّاكَ نَسْتَعينُ * اهْدنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقيمَ * صِرَاط الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْر الْمَغْضُوب عَلَيْهمْ وَلا الضَّالِّينَ[، آمين.

Sot do të ndaj me ju disa nga shkrimet, citatet dhe porositë e Mesihut të Premtuar alejhiselam, në të cilat ai ka diskutuar rreth vërtetësisë së tij dhe shenjave të tjera. Por para se të filloj fjalimin e sotëm, dua të flas diçka në lidhje me hytben e xhumasë së kaluar. Unë kisha lexuar disa fragmente të Mesihut të Premtuar alejhiselam në hytben e kaluar, në lidhje me rëndësinë e njohjes së Zotit dhe metodat e arritjes së tij. Ndonëse unë kisha shtjelluar shkurtimisht nja dy citate të vështira, por duke dëgjuar përkthimin fillestar të saj në anglisht dhe duke parë tekstin urdu që do të botohej në gazetën “El-Fadl”, më shkoi mendje se ndoshta një fragment nuk është shpjeguar ashtu siç duhej, dhe kushedi edhe përkthyesit do të kenë hasur vështirësi gjatë përkthimit të asaj pjese në gjuhë të ndryshme. Për të gjitha këto arsye, unë sot fillimisht do të përpiqem ta sqaroj këtë fragment me fjalë të lehta, sepse shkrimi i Mesihut të Premtuar alejhiselam është i tillë, që kërkon një përsiatje e studim më të thellë. Mesihu i Premtuar alejhiselam duke kthjelluar se përmbushja e porosive të Allahut nuk mund të realizohet pa arritur njohjen e vërtetë të Zotit, shkruan:

“Zoti ka cilësuar diturinë dhe njohjen si mjet për të arritur esencën e vërtetësisë së Islamit. Ndonëse mjetet drejt thelbit të Islamit janë të shumta, siç janë namazi, agjërimi, lutja dhe porositë e tjera që janë mbi gjashtëqind, por hijeshia dhe njëjësia e Zotit, njohja e Tij, atributet e Tij që shfaqin  madhështinë dhe bukurinë e Tij, të gjitha këto varen nga dituria dhe njohja e Tij. Njeriu që është i panjohur dhe plotësisht i privuar nga njohja e Zotit, si vallë mund të angazhohet në adhurim e agjërim, apo në lutje a bamirësi. Pikënisja për të gjitha veprat fisnike është njohja, ndërsa mjetet e tjera janë vetëm rezultate dhe rrjedhojë të saj.”

Ky fragment është mjaft i rëndësishëm, prandaj konsiderova të nevojshme sqarimin e tij, që të perceptohet edhe nga personi me një intelekt të thjeshtë. Çështja e parë thelbësore që parashtron Mesihu i Premtuar alejhiselam është se vetëm ai që përpiqet të arrijë diturinë dhe njohjen e Islamit në thellësi, është i aftë për të zbuluar realitetin e kësaj feje. Pra, kur përpjekjet synojnë diturinë dhe njohjen e thellë. Pastaj, ai shpjegon se janë një sërë mjetesh që shërbejnë për të arritur thelbin dhe esencën e Islamit, por vetëm ata që përvetësojnë këto mjete janë të denjë për ta arritur këtë synim. Duhet përvetësuar një varg mjetesh dhe metodash, që ia mundësojnë njeriut realitetin e Islamit. Ndër këto mjete, radhiten namazi, agjërimi, të gjitha urdhëresat e Zotit të përmendura në Kuranin Famëlartë, të cilat llogariten të jenë afërsisht shtatëqind. Megjithatë, të dini se ju nuk mund të zbuloni esencën e agjërimit e as thelbin e namazit, pra nuk mund të përmbushni obligimin e namazit dhe të agjërimit, e as nuk mund të kuptoni realitetin e lutjes e as s’mund të arrini kuptimin thelbësor të porosive të Kuranit, derisa nuk keni arritur diturinë dhe njohjen e thellë të madhështisë së Zotit, ose nuk keni mësuar rreth botëkuptimit të njëjësisë së Zotit. Pra, duhet një bindje e palëkundshme se Zoti është një dhe i Vetëm dhe nuk ka zot tjetër përpos Tij. Ai ka atribute të shumta. Disa shfaqin madhështinë e Tij, ndërsa të tjerat nxjerrin në pah hijeshinë dhe mirësinë e Tij. Derisa njeriu nuk arrin të thellohet në aspektet dhe dukuritë e ndryshme të atributeve, ai nuk mund t’u përgjigjet këtyre porosive. Pra, përmbushja e porosive kërkon domosdoshmërisht njohjen e atributeve të Zotit. Pra, ashtu sikur njohja e frymës së namazit, agjërimit dhe të porosive të tjera është e rëndësishme, po kështu është e detyrueshme edhe njohja e atributeve të Zotit. Lidhur me këtë vetë Kurani Famëlartë tregon se کُلَّ یَوْمٍ ھُوَ فِی شَأْنٍ d.m.th. Në çdo kohë Ai shfaqet në një madhështi të papërsëritshme, dhe njohja e Tij është e detyrueshme. Pra, për t’u njohur me esencën dhe thelbin e Islamit, adhurimit dhe porosive të Zotit, kushti i parë dhe i domosdoshëm është njohja me madhështinë e Zotit të Lartësuar. Pra, për t’u njohur me madhështinë dhe unikatësinë e Zotit, atributet hyjnore të madhështisë apo bukurisë së Tij gjithëmbarshme. Secili nga këto atribute dhe cilësi kanë shkëlqimin e tyre, që kërkon njohjen dhe dijen e tyre më të thellë. Ndonëse njeriu s’mund të masë plotësisht thellësinë e kësaj njohjeje, megjithatë i duhet të bëjë përpjekje të sinqerta për të mësuar esencën e këtyre atributeve, sepse përmbushja e të gjitha porosive të Zotit kushtëzohet nga njohja e Tij. Shpirti që është i shkujdesur, nuk ka aspak dijeni se çfarë kuptohet nga njohja e Zotit, apo çfarë është madhështia dhe unikatësia e Zotit apo si mund të përmbushë të drejtën e namazit apo të agjërimit apo t’i përgjigjet porosisë së lutjes apo bamirësisë. Shkaktari kryesor që nxit të gjitha veprat fisnike, i cili ngjall këtë dëshirë për veprat fisnike, është vetëm njohja. Sa më shumë njeriu do të përparojë në njohjen e Zotit, aq më shumë do të angazhohet në adhurim dhe vepra fisnike duke kuptuar esencën e tyre.

Nëse do të interesohemi për të arritur njohjen e Zotit, atëherë sigurisht do të kujdesemi për të përmbushur edhe porositë e Tij. Padyshim, në fillim falë mëshirës së gjithëmbarshme të Zotit dhe mirësisë së Tij të veçantë, këtë njohje arrijnë ata njerëz që gëzojnë natyrën e çiltër, por gradualisht kjo njohje përmes bukurisë së besimit dhe përmbushjes së veprave fisnike, arrin në atë nivel ku ai zbulon Islamin e vërtetë. Pra, në këtë nivel, Islami i tij nuk mbetet për emër, por njohja e Zotit ia ndrit zemrën e shpirtin.

Kjo është ajo objektivë, që duhet të synojë çdo musliman i vërtetë. Tani pas këtij sqarimi, do t’i kthehem temës, të cilën e kisha përmendur që në fillim, pra në lidhje me shenjat dhe ndihmën e Zotit të Lartësuar në mbështetje të Mesihut të Premtuar alejhiselam. InshaAllah, pasnesër vjen data 23 mars, dita që kremtohet si dita e Mesihut të Premtuar alejhiselam në xhemat. Dijetarët dhe oratorët në këto organizime trajtojnë temat lidhur me rëndësinë e kësaj dite, dhe diskutojnë edhe për shenjat dhe mbështetjet e Zotit, dhe çështje të tjera që shtjellojnë qëllimin e ardhjes së Mesihut të Premtuar alejhiselam. Kjo është një rastësi e këndshme se unë po flas rreth një teme që lidhet pikërisht me një datë që do të bjerë pas dy ditësh.

Lidhur me këtë, dua të ndaj me ju se sivjet do të transmetohet një emision e veçantë në gjuhën arabe, nga Kadijani i Indisë për tri ditë, dhe do të jepet drejtpërdrejtë në MTA. Disa musliman ahmedian me origjinë arabe kanë shkuar në Indi për ta prezantuar këtë emision dhe inshAllah ata do të flasin rreth rëndësisë së kësaj dite dhe të kësaj çështje. Meqë ky emision do të transmetohet drejtpërdrejtë nga qyteti i Kadijanit, andaj shpresoj se në ditën e diel edhe unë do të jap mesazhin tim. Anëtarët duhet të përpiqen për të përfituar nga ky emision.

Tani do të paraqes disa nga shkrimet e Mesihut të Premtuar alejhiselam në të cilat, ai duke shpërfaqur qëllimin e ardhjes dhe argumentet rreth vërtetësisë së tij, shkruan:

“Në librin i haditheve Dare Kutni, ekziston një hadith. Imam Muhamed Bakiri thotë se  ان لمھدینا ایتین لم تکونا منذ خلق السموات و الارض تنکسف القمر لاول لیلتہ من رمضان و تنکسف ا لشمس  فی النصف منہ و لم تکونا منذ خلق اللہ السموات و الارض

D.m.th. Mehdiu ynë do të shoqërohet me dy shenja. Qëkur janë krijuar qiej dhe tokë, këto shenja nuk janë shfaqur kurrë. Pra, hëna do të eklipsohet në natën e parë të Ramazanit, domethënë me 13, ndërsa dielli do të eklipsohet në mesin e Ramazanit, d.m.th. më datën 28 të Ramazanit. Një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë në jetën e ndonjë të dërguari apo profeti tjetër, por do të ngjiste vetëm në kohën e Imam Mehdiut.

Tani të gjitha gazetat angleze apo indiane, si dhe astronomët më të shquar kanë dëshmuar se kjo ngjarje ka ndodhur para 18 vjetësh, dhe hëna e dielli u eklipsuan gjatë muajit të Ramazanit, madje ashtu siç përshkruan hadithi, kjo ngjarje ndodhi dy herë. Njëherë në vendin tonë, dhe herën e dytë në Amerikë. Aq më tepër në të dyja rastet, datat e eklipseve ishin pikërisht ato që janë përmendur në hadith. Meqë, gjatë shfaqjes së eklipseve, përveç meje nuk ekzistonte asnjë deklarues në Tokë, i cili të kishte deklaruar se është Imam Mehdi, dhe askush nuk publikoi qindra mijëra njoftime në gjuhët urdu, arabe apo perse, në të cilat ta ketë cilësuar këtë eklips si shenjë për të qenë Imam Mehdi, prandaj kjo shenjë qiellore u shfaq në mbështetjen time. Për argumentin e dytë, dua të them se para se të shfaqej kjo shenjë, Zoti i Lartësuar më kishte paralajmëruar për të, dhe duke u shënuar në librin Brahin-e-Ahmedija, është bërë e njohur midis qindra mijëra njerëzve.

Ndonëse, njerëzit argumentojnë në mbështetjen e shenjave të eklipseve, por veçantia e saj qëndron edhe në faktin se Mesihu i Premtuar alejhiselam kishte paralajmëruar për ndodhinë e saj. Pastaj duke diskutuar për këtë shenjë, ai shkruan:

“Ky hadith bazohet mbi një çështje të fshehur, e cila do të zhvillohej pas trembëdhjetë shekujve. Për të treguar përmbledhtas, në kohën kur do të vinte Imam Mehdiu, hëna do të eklipsohej në datën 13 të muajit Ramazan, ndërsa po gjatë atij muaji, dielli do të eklipsohej më datën 28. Përveç kohës së Imam Mehdiut, një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë në jetën e ndonjërit prej deklaruesve të shpalljes. Madje është mjaft e qartë se përpos profetëve të Zotit, askush nuk ka mundësi të njoftojë aq qartësisht për një ngjarje që do të ndodhej në të ardhmen. Allahu i Lartësuar tregon në Kuranin Famëlartë se عالم الغيب فلا يظهر على غيبه أحدا إلا من ارتضى من رسول

Vetëm Zoti e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt, përveç të dërguarve që ka zgjedhur [El-xhin 27-28]

Pra, tashmë kur ky hadith është përmbushur sipas përmbajtjes së tij, atëherë mendimet gjoja ky hadith është i dobët, apo është thënia e Imam Muhammed Bakirit. E vërteta është se njerëzit nuk duan që të përmbushet ndonjë hadith i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. apo profecia e Kuranit. Tani përmbushja e kësaj shenje është argument i përmbushjes së Profecisë së Profetit s.a.v.s. Pastaj ai shkruan:

“Bota po i afrohet fundit të saj, ndërsa sipas tyre akoma nuk është përmbushur as njëri prej haditheve. Çfarë hadithi tjetër do të ishte më i saktë se ky, të cilit nuk i nevojitet vërtetimi kritik nga dijetarët, sepse hadithi ka vërtetuar saktësinë e tij, përmes përmbushjes së profecisë. Mohimi i shenjave të Zotit është tjetër çështje, ndryshe kjo është ajo mrekulli madhështore, shfaqjen e së cilës kanë pritur mijëra dijetarë dhe studiues para meje, madje duke hipur në minber, ata me sytë të përlotur dhe mallëngjyer kujtonin këtë premtim. Dijetari i njohur i epokës sonë nga Lakhoke, ka shkruar një varg në lidhje me këtë shenjë në librin e tij “Ahvalul Ahiret”. Ai shprehet në gjuhën penxhabe:

Terhavin Chand satehvin Surexh gerhen ho si isi saale

Ëndërr mahi ramazan ne likhja hik rivajet vale

Një tjetër varg i njohur prej qindra vjetësh vijon kështu:

Dërr sene ghashi hixhri do kiran khvahid beved

Ez paje Mehdi o dexhxhal nishan khvahid beved

Pra, në shek. XIV, në vitin 1311, do të eklipsohen dielli dhe hëna në të njëjtin muaj, dhe do të shërbejë si një shenjë e madhe për Imam Mehdiun dhe shfaqjen e Dexhalit.

Në këtë varg, edhe viti i shfaqjes së këtyre eklipseve është përmendur qartësisht. Pastaj duke treguar për sjelljen dhe përkrahjen e Zotit të Lartësuar ndaj tij, para deklaratës së Imam Mehdiut, ai rrëfen një ngjarje në të cilën, thekson edhe për ngushëllimin e Zotit. Ai tregon:

“Kur unë u njoftova se babai im do të ndërronte jetë pas perëndimit të diellit, atëherë sipas natyrës njerëzore, ky lajm më pikëlloi thellë. Madje, meqë të gjitha të ardhurat tona, ishin lidhur me jetën e tij. Ai merrte pension nga qeveria angleze si dhe merrte një shumë të konsiderueshme si shpërblim, por edhe këto ishin kushtëzuar me jetën e tij. Prandaj, menjëherë më shkrepi mendimi se ç’do të ndodhë pas vdekjes së tij. Frika më mbërtheu zemrën se ndoshta do të vijnë ditë të vështira e të zymta. Gjithë ky mendim më vezulloi si vetëtimë për më pak se një sekondë, e pastaj rashë në dremitje, dhe atëherë mora këtë shpallje se ألیس اللہ بکاف عبدہ  d.m.th. a nuk i mjafton Zoti robit të Tij. Kjo shpallje më dha aq forcë zemrës sime, sikur një plagë e rëndë të shërohet menjëherë nga melhemi. Në fakt kjo është një çështje e provuar se shpallja e Zotit përmban një fuqi të veçantë për t’i dhënë zemrës kurajë dhe origjina e kësaj force qëndron në atë bindje që ka robi ndaj shpalljes. Ndiej keqardhje për ata njerëz, të cilët në një anë mëtojnë se marrin shpallje nga Zoti, ndërsa në anën tjetër pranojnë se shpalljet e tyre janë vetëm mendime imagjinare, dhe se nuk dinë se a janë prej djallit apo prej Zotit. Dëmi i këtyre shpalljeve është më i madh se dobia e tyre. Unë i betohem Zotit, se i besoj këto shpallje ashtu sikur e besoj Kuranin, apo libra të tjerë të Zotit. Ashtu siç e njoh me bindje dhe besim të plotë Kuranin si fjala e Zotit, po ashtu edhe shpalljet që më bien, i konsideroj fjalët e Zotit, kjo sepse ato shoqërohen me shkëlqimin dhe dritën hyjnore, dhe me manifestimet e fuqisë së Zotit. Pra, kur mora këtë shpallje se “a nuk i mjafton Zoti robit të Tij” atëherë kuptova sakaq se Zoti nuk do të më linte për t’u shkatërruar. Atëherë këtë shpallje ia tregova një hindu Lala Melaval me përkatësi Kshatrije, banor i Kadijanit dhe akoma është i gjallë. Unë i rrëfeva gjithçka, dhe duke i shkruar ato fjalë në një letër, e nisa për në Amritsar, me porosi që të gdhendte ato në një gur dhe e montonte në një unazë përmes dr. Molvi Muhammed Sherifit nga Kalanori. Unë e zgjodha atë hindu për këtë punë posaçërisht, që ai, si dhe Molvi Muhammed Sherifi të bëheshin dëshmitarë për këtë profeci të madhe. Kështu që me ndërmjetësinë e Molvi sahibit, më erdhi unaza e përfunduar me një çmim prej pesë rupish, dhe e kam ruajtur deri sot. Kjo shpallje i përket asaj kohe kur të gjitha kushtet e jetesës vareshin vetëm me të ardhurat e babait tonë, dhe nga jashtë nuk më njihte askush. Isha një njeri i panjohur, i cili rronte i vetmuar në një fshat të padëgjuar si Kadijan.

Por, sipas profecisë së tij, Zoti bëri se një pjesë e botës të afrohej mua, dhe Ai më mbështeti gjithnjë financiarisht, dhe nuk kam fjalë për t’i shprehur mirënjohje. Duke parë gjendjen time, unë kisha shpresë as se do të kisha dhjetë rupi në muaj, por Zoti i Lartësuar, i cili i lartëson të varfrit nga asgjëja, ndërsa arrogantët i poshtëron në pluhur. Ai më mbështeti, kështu që mund të them me plot bindje se deri tani na kanë ardhur afërsisht treqind mijë rupi, dhe ndoshta akoma më shumë. Për të përllogaritur këto të ardhura mjafton që të merret në konsideratë se prej vitesh vetëm shpenzimet mujore të mensës arrijnë afro një mijë e pesëqind rupi, pra mesatarisht, ndërkohë arka të tjera siç janë Medreseja dhe botimi i librave, janë me vete. Pra, duhet parë sesi kjo profeci الیس اللہ بکافٍ عبدہٗ,  d.m.th. a nuk i mjafton Allahu robit të Tij, është përmbushur qartësisht e në mënyrë madhështore. A është kjo puna e një mashtruesi apo janë tundimet të djallëzuara? Absolutisht jo. Përkundrazi, kjo është puna e atij Zoti, në dorën e të cilit varen nderi, poshtërimi, mjerimi apo fama. Nëse ju besoni dëshminë time, atëherë kontrolloni regjistrat e postës gjatë njëzet viteve të fundit dhe të shikoni sesi Zoti gjatë, kësaj periudhe, ka çelur porta të reja të të ardhurave.

Tani kjo mensë (thënë ndryshe langar) të Mesihut të Premtuar alejhiselam gjendet kudo në botë. Falë sistemit të Kalifatit, ajo po funksionon mbi themele të fuqishme. Meqë ajo është një ndër degët e rëndësishme të detyrave të Mesihut të Premtuar alejhiselam, andaj personat që janë përgjegjës për mensat këtu, kanë për detyrë që të kujdesen me mikpritje të ngrohtë, për të gjithë ata që vijnë tek ata. Sigurisht, nuk lejohet që ata të kalojnë në shpenzime të tepruara, por duhet vepruar me planifikim, por nuk duhet shprehur koprracia assesi, sepse kjo mensë nuk ju takon juve, por i takon Mesihut të Premtuar alejhiselam. Nganjëherë, shprehen disa nota kritike ndaj ekipit të mikpritjes, në lidhje vullnetarët apo personat përgjegjës. Andaj, përmes këtyre fjalëve, dua t’ju tërheq vëmendje ndaj kësaj detyre mjaft të rëndësishme, dhe anëtarët kudo në botë, qoftë në Rabuah apo në Kadijan.”

Në librin Brahine Ahmedia është shënuar një profeci lidhur me ecurinë dhe përparimit të Xhematit. Fjalët e kësaj profecie janë: كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ       Domethënë fillimisht do të jetë një farë e mbjellë, e cila lëshon filiza, pastaj forcohet dhe qëndron me kërcellin e vet. Kjo ishte një profeci madhore, e shpallur njëzet e pesë vjet para themelimit të këtij xhemati rreth lulëzimit dhe përparimit të tij. Ajo ishte shpalosur në një kohë kur nuk ekzistonte xhemati, e askush nuk ishte lidhur me mua në bejt, madje kurrkush nuk dinte emrin tim. Pastaj Zoti i Lartësuar vetëm përmes mëshirës së Tij të veçantë ngriti këtë xhemat, anëtarësia e të cilit arrin më shumë se treqind mijë. Unë isha si një farë e vogël, e mbjellë nga dora e Zotit. Për një kohë të gjatë mbeta e fshehur, e pastaj u shfaqa dhe shumëkush u bashkuan me mua. Pra, edhe kjo profeci u përmbush përmes mirësisë së Zotit.”

Sot shohim se Xhemati me mëshirën e Zotit gjendet në 204 vende të botës, dhe miliona persona janë bashkuar me të. Me anë të MTA-së, mesazhi i Mesihut të Premtuar alejhiselam po përcillet deri në skajet e botës.

Mandej, duke folur rreth një shenje ai thekson:

“Libri Brahini Ahmedia gjithashtu përmban një profeci  یعصمک اللہ من عندہ ولو لم یعصمک النّاس  d.m.th. Allahu do të të ruajë ty nga fatkeqësitë, ndonëse njerëzit duk duan që të ruhesh prej tyre. Kjo profeci i përket asaj kohe, kur unë qeshë krejtësisht i panjohur. Askush nuk kishte lidhur besëlidhje me mua, e as që të mbante armiqësi ndaj meje. Çështja e mbrojtjes ngrihet atëherë, kur ekziston armiqësia. Nëse dikush nuk e njeh tjetrin, atëherë si mund të ketë armiqësi ndaj tij? Pastaj kur unë deklarova se jam Mesih i Premtuar, atëherë të gjithë hoxhallarët dhe vartësit e tyre, u inatosën shumë. Ato ditë një prift dr. Martin Klark më paditi për vrasje. Gjatë kësaj çështje mësova se hoxhallarët e Penxhabit mbajnë armiqësi të ashpër ndaj meje, dhe më konsiderojnë më keq se një prift i cili kishte dalë hapur kundër të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, dhe e shante, sepse disa hoxhallarë dolën si dëshmitarë në mbështetje të priftit dhe disa të tjerë luteshin për fitoren e priftit kundër meje. Kam mësuar nga një burim i besueshëm se ata luteshin të ngashëryer në xhami se o Zot! Ndihmoje këtë prift dhe jepja triumfin. Por, Zoti i Gjithëdijshëm nuk dëgjoi asnjë nga lutjet e tyre. As dëshmitarët nuk ia dolën qëllimit e as lutjebërësve nuk iu pranuan lutjet. Të tillë janë hoxhallarë që mëtojnë të mbrojnë fenë, dhe i tillë është mileti për të cilin njerëzit shprehen me mallëngjim. Për të ma siguruar dënimin me vdekje, ata u përpoqën deri në fund me të gjitha planet e tyre, dhe kërkuan ndihmë nga zoti dhe profeti i kundërshtarit. Këtu lind një pyetje natyrshëm, se kur të gjithë hoxhallarët e miletit dhe të gjithë ndjekësit e tyre u bënë armiq të mi të përbetuar, atëherë kush më shpëtoi nga ky zjarr i përvëluar, edhe pse tetë apo nëntë dëshmitarë kishin regjistruar dëshminë e tyre për të më dënuar. Përgjigjja është mjaft e thjeshtë, se më shpëtoi ai, i cili kishte premtuar para njëzet e pesë vjetësh se populli yt nuk do të mbrojë ty, përkundrazi do të tentojë të shkatërrohesh, megjithatë unë do të mbroj ty. Kjo profeci e bërë para njëzet e pesë vjetësh është përmendur në “Brahin-e-Ahmedia” është si më vijon:

فبّراہُ اللہ ممّا قالوا و کان عندَاللہِ وَجِیْھاً

d.m.th. Zoti e çliroi atë nga fjalët e tyre dhe para Zotit ai është njeri fisnik.”

Shikoni pak, se kjo shpallje është vërtetuar edhe sot në mënyrë madhështore, kur stërnipi i priftit dr. Martin Klark u shpreh qartësisht para nesh se stërgjyshi im kishte gabim ndërsa Mirza Ghulam Ahmedi i Kadijanit ishte i drejtë. Ai ka pohuar këtë në xhelse dhe është regjistruar.

Mesihu i Premtuar alejhiselam duke folur për një tjetër shenjë, shkruan:

“Molvi Ghulam Dastgir Kusuri i ishte lutur Zotit kundër meje si mubahile në librin e tij Fath-e-Rrahmani, botuar në shtypshrkonjë Ahmeti, në Ludiana, në faqet 26-27. Fjalët e lutjes janë në vijim:

اللھم یا ذالجلال و الاکرام یا مالک الملک

O Allah! Zotërues i Madhështisë dhe Lavdiplotë! Ashtu sikur, me anë të lutjes së dijetarit të shenjtë Muhammed Tahir, autor i veprës Mexhma Biharul Envar, Ti kishe shkatërruar atë Mehdi rrenacak dhe Mesih mashtrues, i cili kishte lindur në kohën e tij, edhe unë, që mundohem me të gjitha aftësitë e mia në mbështetjen e fesë sate të vërtetë, T’ia drejtoj përulësisht lutjen dhe kërkesën time, që t’u mundësosh Mirza Kadjianin dhe shokëve të tij, për t’u penduar sinqerisht. Nëse kjo nuk ka për të ndodhur, atëherë le të përmbushet ky ajet Kuranor kundër tyre.

فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ وَالْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ۔ انک علٰی کل شیئٍ قدیر وبالاجابۃ

Pra, ata që kanë mizori, do të shfarosen dhe nuk do t’u mbetet asnjë gjurmë, dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zoti i botëve. (el-Anam 6:46) Me siguri, Ti je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë që dëshiron, dhe pranon lutje.

Pastaj në fusnotë, të faqes 26 të këtij libri, ky hoxhë shkruan rreth meje:

تبًا لہ ولاتباعہ  d.m.th. u shkatërrofshin ai dhe ndjekësit e tij. Ndërsa, me mëshirën e Zotit, unë jam akoma i gjallë, ndërsa numri i ndjekësve të mi është pesëdhjetë herë më shumë. (Huzuri shton se kurse sot, ky numër është qindra mijëra herë më shumë) Sigurisht, Hoxha Ghulam Destgiri kishte lënë çështjen time, sipas kriterit të ajetit فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا, i cili tregon qartazi se njeriu i padrejtë dhe mizor do të pësojë vetëm shkatërrimin. Tani, kjo çështje nuk është e fshehur për njerëzit e dijshëm se kuptimi i këtij ajeti është i përgjithshëm, dhe ky parim vepron mbi personin keqbërës. Andaj, ishte e domosdoshme se keqbërësi të shkatërrohej. Meqenëse Hoxha Ghulam Destgiri ishte keqbërësi në sytë e Zotit, andaj nuk fitoi afat as për të parë botimin e këtij libri të tij, dhe vdiq. Të gjithë e dinë se ai u nda nga jeta, vetëm pak ditë pas kësaj lutje. Disa hoxhallarë tashmë argumentojnë se Ghulam Destgiri nuk kishte dalë në mubahile, përkundrazi ai i ishte lutur Zotit për shkatërrimin e mizorit. Ndërsa, unë them se nëse ai kishte kërkuar vendim prej Zotit përmes vdekjes sime, dhe më kishte quajtur mizor dhe keqbërës, atëherë përse vallë ai u bë pre i dënimit. Madje, përse Zoti ia mori shpirtin Ghulam Destgirit në një moment aq vendimtar, kur të gjithë njerëzit ishin në pritje të vendimit nga Zoti, aq më tepër kur ai në lutjen e tij, kishte kërkuar vdekjen dhe shkatërrimin tim, njësoj sikur Zoti, përmes lutjes së Muhammed Tahirit, kishte shkatërruar mehdiun e rremë dhe mesihun mashtrues. Pra, kur ai kishte bërë që të shkatërrohesha, atëherë pse vallë rezultati i lutjes ra mbi të.

Është e vërtetë se përmes lutjes së Muhammed Tahirit, mehdiu i rremë dhe mesihu mashtrues pësoi një përfundim të keq. Duhet parë që nëse Ghulam Destgiri kishte vepruar njësoj si Muhammed Tahiri, atëherë përse lutja e Muhammed Tahiri u përgjigj dhe u pranua, ndërsa lutja e Ghulam Destgirit solli rezultate të kundërta. Nëse ju mendoni se vdekja e Ghulam Destgirit ishte e rastësishme, atëherë pranoni se edhe vdekja e atij mehdiu të rremë kishte ndodhur rastësisht. لعنۃ اللہ علی الکاذبین

Tani kanë kaluar plotë njëmbëdhjetë vjet mbi vdekjen e Ghulam Destgirit. Zoti e shkatërroi keqbërësin dhe ia rrënoi shtëpinë. Duhet të përgjigjeni me drejtësi se gjurmët e kujt i zhduki Zoti dhe kush u bë pre i kësaj lutjeje. Allahu thotë: وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ الدَّوَائِرَ ۚ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ se o Profet! Kundërshtarët keqdashës presin që t’ju godasin fatkeqësitë. Le t’i godasë ata vallja e fatkeqësive. [Et-Teube 9:99] Pra, sipas këtij ajeti, është ligji i Zotit se njeriu që lutet për shkatërrimin e një robi të vërtetë, rezultati i lutjes bie mbi të. Kjo praktikë e Zotit mbështet edhe nga ajete të tjera të Kuranit dhe hadithe të Profetit s.a.v.s. Tregomëni! A nuk vdiq Ghulam Destgiri pas kësaj lutjeje? Përse si rezultat i lutjes së Muhammed Tahirit vdiq një mesih rrenacak, ndërsa ai u lut kundër meje, pësoi vetë vdekjen. Zoti ma shtoi jetën dhe kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet e jam akoma i gjallë, ndërsa Ghulam Destgiri nuk arriti të jetonte as një muaj pas kësaj lutjeje.

Në Brahini Ahmedia, është përmendur një profeci në gjuhën arabe, se do të të dhurohet aq shumë avantazh, shprehi dhe bagazh i pasur të gjuhës arabe, saqë askush nuk do të arrijë të ballafaqohet me ty. Kështu që askush nuk ka arritur të më sfidojë në gjuhën arabe. Zoti ma kishte bërë këtë shpallje në arabisht: کلام اُفصِحتْ من لدن ربٍ کریم  (Gjuhë e pasuruar nga Zoti Mirëbërës). Librat që kam shkruar deri më tani në arabisht, qofshin ata në prozë apo në vjershë, askush nga kundërshtarët nuk ka arritur t’u kundërpërgjigjet atyre. Për të treguar me hollësi, pjesa e librit Anxhami A’tham nga f. 73 deri në 282 është në arabisht. Shtojca e librit Aina Kamalati Islam, titulluar et-Tabligh, Keramatus Sadikin, Hamamatul Bushra, Siratul Ebdal, Nurul Hak vëll. I, Nurul Haq vëll. II, Tuhfai Bagdad, Ixhazul Mesih, Etmamul Huxhah, Huxhetullah, Sirrul Khilafah, Mevahiburr Rrahman, Exhazi Ahmadi, Khutba Ilhamijje, Alamatul Mukerribin shtojcë e librit Tedhkiratush Shehadetejn. Janë edhe disa libra të tjerë në gjuhën arabe, që akoma nuk janë botuar. Ata janë Terghibul Mu’minin, Luxhetun Nur, Nexhmul Huda.

Huzuri shton se Mesihu i Premtuar alejhiselam në atë kohë kishte paralajmëruar se Zoti do t’i mësonte një gjuhë të pastër e të kulluar arabe. Për epërsinë e gjuhës së këtyre librave, kanë vërtetuar vetë arabët, dhe këtë çështje kam trajtuar para pak kohësh në një hytben time të kaluar.

Mesihu i Premtuar alejhiselam shkruan:

“Një herë një zotëri hindu më vizitoi në Kadijan. Unë i kam harruar emrin. Ai më lajmëroi se donte të organizonte një konferencë fetare e më kërkoi që edhe unë të shkruaja një temë rreth vlerave dhe meritave të fesë Islame, me qëllim që ajo temë të mbahej në atë konferencë. Unë fillimisht i kërkova ndjesë, por ai ngulmoi se duhet të shkruani patjetër. Unë jam i dijshëm se nuk mund të bëj asgjë me fuqinë time, madje nuk kam asnjë fuqi. Unë nuk mund të flas, derisa më urdhëron Zoti. Unë nuk mund të shoh, derisa më tregon Ai. Andaj, unë iu luta Zotit se Ai të më mësonte një temë të tillë, e cila do të mbizotëronte të gjitha ligjëratat e asaj konference. Pas kësaj lutje, unë ndjeva një fuqi brenda meje dhe lëvizjen e një force hyjnore brenda trupit tim. Shokët dhe dashamirësit e mi dinë se unë nuk kisha asnjë skicë apo plan të kësaj teme. Gjithçka që kam shkruar, e kam shkruar direkt me stilograf. Unë shkruaja aq shpejt dhe rrëmbyeshëm se kopjuesi kishte vështirë ta riprodhonte atë në të njëjtën kohë. Kur mbarova së shkruari, mora një shpallje nga Zoti, se tema mbizotëroi.

Pra, me fjalë të përmbledhur, kur kjo temë u lexua para njerëzve, dëgjuesit i kishte pushtuar një ndjesi ngazëlluese e magjepse. Nga të gjitha anët dëgjoheshin vetëm lëvdatat, derisa një zotëri hindu, i cili kryesonte këtë eveniment, u shpreh në mënyrë të vetvetishme se kjo temë mbizotëroi të gjitha temat e tjera. Gazeta Civil & Military Gazzette, e cila botohet në gjuhën angleze nga Lahori, gjithashtu botoi se kjo temë ishte më e pëlqyer. Afërsisht njëzet gazeta në gjuhën urdu, gjithashtu dëshmuan për epërsinë e kësaj teme. Përveç disa personave mendjengushtë me mendime prapanike, të gjithë u shprehën njëzëri, se kjo temë fitoi. Janë qindra persona që akoma dëshmojnë se kjo temë tejkaloi të gjitha ligjërata të tjera. Pra, kjo profeci është përmbushur qartazi edhe me dëshminë nga çdo bashkësi fetare si dhe me provat e gazetave angleze. Kjo ballafaqim i ngjante përballjes së Musait alejhiselam me magjistarët, sepse në këtë konferencë, ligjëruesit kishin mbajtur fjalimeve rreth feve të tyre. Disa prej tyre ishin të krishterë, disa ishin hindu nga Sanatan Dharam, dhe të tjerë nga Arja Samaxh, po kështu ishin Barahmu, sikë dhe myslimanë. Secili kishte sajuar gjarpërinjtë prej litarëve, ndërsa Zoti përmes meje lëshoi shkopin e rrugës së Islamit në formën e një ligjërate të pastër e urtiplotë, atëherë ai u shndërrua në një piton dhe gëlltiti litarët e tyre. Për ligjëratën time, akoma flitet me lavdërime. فالحمد للہ علیٰ ذلک

Jo vetëm në atë kohë, madje edhe sot lexuesit pranojnë epërsinë e saj. Prandaj, unë gjithmonë kam theksuar që ky libër duhet promovuar dhe duhet përhapur si pjesë e rëndësishme e literaturës sonë. Shumë veta më kanë shkruar se bukurinë mahnitëse të Islamit, ata e kanë zbuluar përmes këtij libri. Kur unë flas me anëtarë të rinj, edhe i pyes se çfarë u bëri më shumë përshtypje, atëherë shumica prej tyre më kanë konstatuar se ishte Filozofia e mësimeve të Islamit, i cili na ndikoi thellë, dhe na ngjalli një kureshtje e interesim ndaj Islamit dhe xhematit.

Mesihu i Premtuar alejhiselam shkruan:

“Allahu i Lartësuar ka manifestuar përmbushjen e atyre profecive në këtë kohë, në të cilat Ai kishte thënë se Unë nuk do të lë ty, derisa nuk e dalloj fisnikun nga i fëlliquri. A nuk shikoni se pavarësisht kundërshtimit tuaj të ashpër dhe lutjeve kundër meje, Ai nuk më lë vetëm, përkundrazi më mbështeti në fushë. Ai ndaloi çdo gurë që u qëllua drejt meje, dhe zmbrapsi çdo shigjetë që u gjuajt ndaj meje. Qeshë i pambështetur, e Ai më strehoi. Isha i vetëm dhe Ai përqafoi. Unë isha asgjë, ndërsa Ai më bëri të njohur me nderim. Qindra mijëra njerëzit i kthehu në mirëdashësit e mi. Ai në shpalljen e Tij të pastër më drejtohet duke thënë: Kur do t’ju vijë ndihma ime, e do të përmbushen fjalë të mia d.m.th. njerëzit do të afrohen (në këtë xhemat) dhe do të mbështesim me prurjet financiare. Atëherë, do t’u drejtohemi kundërshtarëve se vallë a nuk u plotësuakan ato premtime për të cilat ju nxitoni. Pra, sot të gjitha ato janë plotësuar. Nuk nevojitet aspak për ta cekur këtë çështje se Zoti duke përmbushur fjalën e Tij, më afroi miliona njerëz, dhe na përforcoi edhe financiarisht siç nuk kishim imagjinuar.

Andaj o kundërshtarë të mi! Zoti ju mëshiroftë dhe ju haptë sytë. Mendoni pak se vallë a mund të jenë këto përpjekjet njerëzore? Këto premtime ishin bërë gjatë hartimit të librit Brahini Ahmedia, kur vetëm shpalosja e këtyre profecive para miletit, barazonte me një tallje dhe shaka. Statusi im peshonte më pak se një kokërr gruri. A ka dikush nga ju, që mund të akuzojë për këtë? A ka kush që të provojë se nga këta mijëra njerëz që janë lidhur besnikërisht me mua, dikush më afrohej në atë kohë? Kur botohej libri Brahini Ahmedia, isha aq i panjohur se kur shkoja dhe kthehesha nga Amritsari gjatë botimit dhe redaktimit të librit në shtypshkronjën e një prifti, askush nuk më pyeste se kush je ti? Nuk më njihte asnjëri e as nuk gëzoja ndonjë status që të respektohesha nga të tjerët. Edhe banorët arja të Kadijanit janë dëshmitarë për këtë. Një prej tyre me emrin Sharampat jeton akoma në Kadijan. Ai më ka shoqëruar disa herë në Amirtsar te shtypshkronja e priftit Rexhep Ali, ku botohej libri im Brahini Ahmedia. Kopjuesi i tij shkruante të gjitha këto parashikime dhe ai vetë duke i lexuar ato, shprehte habinë e tij si mund të ndodhë kështu se popujt do t’i nënshtroheshin një personi të thjeshtë. Por, meqë ato fjalë ishin prej Zotit, prandaj u përmbushën në kohën e tyre dhe vazhdojnë të plotësohen. Në atë çast sytë shprehën habinë, ndërsa në çastin tjetër vështruan edhe përmbushjen e tyre.

Huzuri shton se përmbushja e kësaj profecia në mënyrë madhështore mund të vërtetohet sot, madje me anë të MTA-së kjo thirrje po dëgjohet deri në skajet e botës.

Mesihu i Premtuar alejhiselam në atë kohë shkonte në Amritsar për t’i botuar librat, ndërsa sot një shtypshkronjë moderne me teknologji më të avancuar po funksionon në Kadijan.

Mesihu i Premtuar alejhiselam thekson:

“Zoti ka shfaqur më shumë se treqind mijë shenjë nga qielli në mbështetje të vërtetësisë sime, dhe për këtë u eklipsuan hëna dhe dielli në muajin e Ramazanit. Si vallë mund të jetë besimtar, nëse njeriu nuk i bindet porosisë së Zotit dhe të të Dërguarit të Tij, e mohon Kuranin, dhe i hedh poshtë qëllimisht shenjat e Zotit, dhe pavarësisht qindra shenjave më konsideron gënjeshtar.”

Gjithsesi, këto ishin disa prej shenjave, të cilat sipas fjalëve të Mesihut të Premtuar alejhiselam janë qindra mijëra, që Zoti i shfaqi për të qartësuar vërtetësinë e tij. Këto shenja vazhdojnë të shfaqen edhe sot. Me mirësinë e Zotit të Lartësuar qindra mijëra shpirtra të sinqerta duke parë këto shenja po anëtarësohen në xhematin e Mesihut të Premtuar alejhiselam, dhe hyjnë në besëlidhje me këtë shërbëtor të sinqertë të Muhammedit s.a.v.s.

Nuk asnjë dyshim se në disa vende ata po përballen me vështirësi dhe mundime të mëdha. Insha Allah, së shpejti edhe kjo situatë do të marrë fund, dhe sigurisht kjo do të shtojë besimin, bindjen dhe njohjen tonë.

Mesihu i Premtuar alejhiselam thekson:

“Për t’u shpërblyer nga Zoti, lexuesit le ta përsiatin pak këtë çështje, ndryshe Zoti i Lartësuar akoma nuk ka përfunduar shenjat e Tij. Unë betohem për qenien e Tij, se Ai nuk do të ndalet derisa nuk ia shfaq botës vërtetësinë time. Andaj o ju dëgjoni zërin tim! Frikësojuni Zotit dhe mos e kaloni kufirin. Po të ishte ky plani njerëzor, Zoti qëkur duhet të më kishte shkatërruar, dhe nuk do të mbetej asnjë gjurmë të këtij xhemati. Por, a vallë, nuk keni parë sesi më ka mbështetur Zoti, dhe ka shfaqur aq shumë shenja se janë përtej numërimit. Shikoni pak! Sa shumë kundërshtarë që dolën përballë meje, përfunduan duke u shkatërruar. O robërit e Zotit! Mendoni pak se a vallë kështu sillet Zoti me gënjeshtarët dhe mashtruesit?

Siç kam thënë se sot kanë kaluar 125 vjet, se kjo lëvizje vazhdon t’i hedh hapat përpara drejt progresit. Pse vallë nuk arrijnë të kuptojnë dhe nuk heqin dorë nga marrëzitë e tyre të kundërshtimit. Lutjen tonë ia drejtojmë vetëm Zotit: O Zot! Udhëzoji këta që të njohin Imamin dhe Mesihun e Premtuar të kohës. Në të kundërt, kur vjen ndëshkimi i Zotit, atëherë sado të fuqishëm të jenë kundërshtarët, ata zhduken siç era i merr gjethet e fijet kashte apo siç flaka e përpin degën e thatë. Allahu u dhëntë mendje dhe u mundësoftë ta njohin dhe ta pranojnë të vërtetën. Përveç kësaj, unë edhe një herë dua t’ju bëj thirrje për lutje. Për ahemdianët e Sirisë, ka nevojë për dua të veçantë, po kështu edhe për ahemdianët e Pakistanit. Po kështu edhe ahemdianët e Egjiptit po përballen me disa vështirësi dhe shtrëngime këto ditë. Allahu ua largoftë hallet e tyre, dha na bëftë prej dëshmitarëve të mrekullive të Tij. Allahu u mundësoftë të shprehin lirisht besimin e tyre, t’i nënshtrohen sinqerisht vetëm Atij. Allahu zhduktë gjithkund sanksionet dhe masat ndalimi që nuk na lejojnë të kryejmë lirisht adhurimet dhe namazet tona. Amin

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp