{"id":19914,"date":"2026-05-18T19:02:00","date_gmt":"2026-05-18T19:02:00","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=videos&#038;p=19914"},"modified":"2026-05-18T19:02:00","modified_gmt":"2026-05-18T19:02:00","slug":"paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes","status":"publish","type":"videos","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes"},"content":{"rendered":"<p>(Fjalimi i Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalif i Pest\u00eb i Xhematit Musliman Ahmedia, gjat\u00eb simpoziumit p\u00ebr paqe, maj 2026)<\/p>\n<p><em>K\u00ebrkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar. Me emrin e Allahut, t\u00eb Gjith\u00ebm\u00ebshirshmit, M\u00ebshir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb nderuar, <em>es-selamualejkum ve rahmatullahi ve barakatuhu. <\/em>Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen time t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mysafir\u00ebt q\u00eb jan\u00eb bashkuar me ne k\u00ebtu k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje. M\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, kur organizator\u00ebt propozuan mbajtjen e k\u00ebtij simpoziumi p\u00ebr paqen, p\u00ebrgjigjja ime fillestare ishte se ne e kemi mbajtur k\u00ebt\u00eb event p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada. Dhe disa njer\u00ebz, me t\u00eb drejt\u00eb, pyesin se cili ka qen\u00eb dobia dhe n\u00ebse kjo ka sjell\u00eb apo jo ndonj\u00eb ndryshim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e fundit, shum\u00eb njer\u00ebz me ndikim, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb, dijetar\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb, kan\u00eb d\u00ebnuar val\u00ebn n\u00eb rritje t\u00eb luft\u00ebrave dhe t\u00eb padrejt\u00ebsive globale dhe u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje qeverive dhe qytetar\u00ebve nj\u00ebsoj, q\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrpar\u00ebsi paqes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs kan\u00eb fam\u00eb dhe ndikim, shohin se paralajm\u00ebrimet e tyre nuk merren parasysh, at\u00ebher\u00eb kush do ta d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin tim ose z\u00ebrin e bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb? Prandaj, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb pyesim n\u00ebse ka ndonj\u00eb dobi n\u00eb mbajtjen e k\u00ebtij eventi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb se Islami na m\u00ebson t\u00eb p\u00ebrpiqemi pa pushim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, dhe t\u00eb mos dor\u00ebzohemi kurr\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb e mire m\u00eb e madhe mund t\u00eb ket\u00eb sesa p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta shp\u00ebtuar njer\u00ebzimin nga vet\u00ebshkat\u00ebrrimi? N\u00ebse nuk i v\u00ebm\u00eb fre luft\u00ebs, dhun\u00ebs, urrejtjes dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat po e g\u00ebrryejn\u00eb me shpejt\u00ebsi struktur\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb moderne, kjo jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb gjer\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, por do t\u00eb hedh\u00eb edhe nj\u00eb hije t\u00eb gjat\u00eb mbi jet\u00ebn e brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi 70 milion\u00eb njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe shumica d\u00ebrrmuese e tyre ishin civil\u00eb: burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebshir\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb vdekja dhe shkat\u00ebrrimi mbet\u00ebn kryesisht t\u00eb kufizuara n\u00eb at\u00eb epok\u00eb. Por pati nj\u00eb p\u00ebrjashtim trondit\u00ebs: Japonia, mbi t\u00eb cil\u00ebn u hodh\u00ebn dy bomba atomike n\u00eb vitin 1945, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qindra mij\u00ebra njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Trash\u00ebgimia radioaktive p\u00ebrndoqi edhe brezin e tyre pasues.<\/p>\n<p>Studime t\u00eb ndryshme kan\u00eb treguar se f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb mbijetuarve u p\u00ebrball\u00ebn me rreziqe m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb kufizuara neurologjike dhe fizike, nd\u00ebrsa normat e lindjeve t\u00eb vdekura u rrit\u00ebn te grat\u00eb shtatz\u00ebna t\u00eb ekspozuara ndaj rrezatimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1945, vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara zot\u00ebronin bomb\u00ebn atomike. Por sot, disa kombe zot\u00ebrojn\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore, fuqia dhe aft\u00ebsit\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb t\u00eb cilave i zbehin bombat e hedhura mbi Japonin\u00eb. Rrjedhimisht, n\u00ebse, Zoti na ruajt, qoft\u00eb edhe nj\u00eb apo dy vende do t\u00eb p\u00ebrdornin ndonj\u00ebher\u00eb arm\u00eb t\u00eb tilla, masakra q\u00eb do t\u00eb pasonte dhe pasojat katastrofike afatgjata do t\u00eb ishin p\u00ebrtej \u00e7do p\u00ebrfytyrimi ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh figurash me ndikim tani po japin alarmin kund\u00ebr luft\u00ebs dhe padrejt\u00ebsis\u00eb, duke pranuar se vazhdimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb agresioni t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb, ata po u b\u00ebjn\u00eb thirrje kombeve t\u00eb t\u00ebrhiqen nga buza e gremin\u00ebs para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i lejojn\u00eb njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr familjet e tyre, pse udh\u00ebheq\u00ebsit e bot\u00ebs po e shtyjn\u00eb njer\u00ebzimin drejt humner\u00ebs s\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsie t\u00eb paimagjinueshme?<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, si njer\u00ebz, duhet ta pyesim veten pse po b\u00ebjm\u00eb luft\u00eb, jo vet\u00ebm kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, por kund\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, nip\u00ebrve e mbesave tona dhe brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, tani do t\u00eb paraqes nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb deklaratave t\u00eb fundit nga figura publike rreth luft\u00ebs moderne dhe d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb mbajtur drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Vitin e kaluar, presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm i Irland\u00ebs, Michael D. Higgins, paralajm\u00ebroi:<\/p>\n<p>\u201cKemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn retorika luftarake e luft\u00ebs dominon diskursin global. Nd\u00ebrsa diplomacia tradicionale dhe k\u00ebrkimi i pikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb bashk\u00ebrenduar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mend\u00ebsi lufte, ajo q\u00eb i nevojitet tani njer\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb mend\u00ebsie paqeje.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Kryeministri i Sllovakis\u00eb, Robert Fico, foli hapur vitin e kaluar se si daullja e luft\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimet me arm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka normale. Ai tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb po flasin p\u00ebr luft\u00eb, gjithandej. T\u00eb gjith\u00eb po trokasin arm\u00ebt e tyre. Kur vjen puna te Ukraina, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Kur vjen puna te Irani, kur vjen puna te Gaza, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Ai vazhdoi:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cStandardet e dyfishta jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb dukshme. M\u00eb falni p\u00ebr hapjen time, por do t\u00eb them se bota \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur. Thjesht nuk e kuptoj pse duket sikur t\u00eb gjith\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb luft\u00ebn. Si kryeminist\u00ebr, un\u00eb nuk e p\u00eblqej luft\u00ebn. Un\u00eb jam p\u00ebr paqen.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Standardet e dyfishta p\u00ebr t\u00eb cilat ai flet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, lindin zhg\u00ebnjim dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi. Nj\u00eb nga m\u00ebsimet themelore t\u00eb Islamit \u00ebsht\u00eb se njeriu duhet t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron p\u00ebr veten e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb bindja ime e patundur se, n\u00ebse ky parim i art\u00eb do t\u00eb zbatohej v\u00ebrtet, bota do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb paqeje dhe mir\u00ebkuptimi.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Iranit, edhe z\u00ebvend\u00ebskancelari i Gjermanis\u00eb, Lars Klingbeil, foli kund\u00ebr k\u00ebsaj lufte. Nd\u00ebrsa un\u00eb e vler\u00ebsoj k\u00ebdo q\u00eb ngre z\u00ebrin kund\u00ebr padrejt\u00ebsis\u00eb, ata q\u00eb mbajn\u00eb autoritet dhe ndikim duhet gjithashtu t\u00eb tregojn\u00eb hapat praktik\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrmarrin p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb fjal\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, kur vjen puna te politikat konkrete ose te nd\u00ebrmarrja e veprimeve vendimtare, ata b\u00ebjn\u00eb pak ose aspak. Fjal\u00ebt e m\u00ebtejshme, sado mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse apo t\u00eb urta t\u00eb jen\u00eb, nuk mund t\u00eb sjellin paqe vetvetiu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Turqi, Papa Leo deklaroi se Lufta e Tret\u00eb Bot\u00ebrore po zhvillohet pjes\u00eb-pjes\u00eb dhe se e ardhmja e njer\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Papa dhe t\u00eb tjer\u00eb tani po pranojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam paralajm\u00ebruar prej koh\u00ebsh: se nj\u00eb luft\u00eb bot\u00ebrore tashm\u00eb ka filluar dhe se, pjes\u00eb-pjes\u00eb, bota po ec\u00ebn n\u00eb gjum\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb thell\u00eb drejt kthetrave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhur me rreziqet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit, Kryeministri i Spanj\u00ebs, Pedro S\u00e1nchez, tha s\u00eb fundmi:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cNuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjesh nj\u00eb paligjshm\u00ebrie me nj\u00eb paligjshm\u00ebri tjet\u00ebr, sepse k\u00ebshtu fillojn\u00eb katastrofat e m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit. Shum\u00eb shpesh, luft\u00ebrat e m\u00ebdha shp\u00ebrthejn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb zinxhiri p\u00ebrgjigjesh q\u00eb dalin jasht\u00eb kontrollit, p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjeve t\u00eb gabuara, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimeve teknike dhe t\u00eb ngjarjeve t\u00eb paparashikuara.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim i urt\u00eb dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: padrejt\u00ebsia e nj\u00eb pale nuk u jep t\u00eb tjer\u00ebve leje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, disa superfuqi po veprojn\u00eb pa u nd\u00ebshkuar, duke shp\u00ebrfillur haptazi normat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe duke ndjekur mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr interesat e tyre t\u00eb ngushta. Megjithat\u00eb, ato duhet t\u00eb kujtojn\u00eb se veprimet e padrejta ose t\u00eb paligjshme nuk kryhen kurr\u00eb n\u00eb zbraz\u00ebti. Ato nuk duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb verbra ndaj realitetit se edhe vet\u00eb do t\u00eb vuajn\u00eb, n\u00ebse bota zhytet n\u00eb kaos dhe n\u00ebse themelet e paqes shkat\u00ebrrohen.<\/p>\n<p>Pa dyshim, padrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus malinj q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi. Prandaj, n\u00ebse sot fuqit\u00eb e m\u00ebdha shkelin ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pa asnj\u00eb pasoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb nes\u00ebr fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla do t\u00eb marrin zem\u00ebr t\u00eb veprojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shp\u00ebrfillje ndaj ligjit dhe jet\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kryeministri spanjoll vuri re gjithashtu se luft\u00ebrat shpesh p\u00ebrdoren si nj\u00eb diversion p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshtimet e qeverive dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre. Ai tha se qeverit\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje p\u00ebr problemet, jo p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrkeq\u00ebsuar jet\u00ebn njer\u00ebzve. Dhe \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e papranueshme q\u00eb ata udh\u00ebheq\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorin perden e tymit t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur d\u00ebshtimin e tyre dhe, gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, t\u00eb mbushin xhepat e disa t\u00eb p\u00ebrzgjedhurve.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ndjekja e pushtetit dhe e p\u00ebrfitimit material po b\u00ebn q\u00eb kombet dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre t\u00eb tradhtojn\u00eb pik\u00ebrisht njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebve u ishin zgjedhur p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer. Ai vajton faktin se, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohen jet\u00eb duke nd\u00ebrtuar spitale, miliarda po shpenzohen p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzve duke nd\u00ebrtuar arm\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Profesori John Mearsheimer, nj\u00eb politolog i njohur amerikan, tha s\u00eb fundmi:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cMendoj se n\u00eb Per\u00ebndim, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, na p\u00eblqen t\u00eb flasim p\u00ebr fuqin\u00eb ushtarake. Sigurisht, edhe izraelit\u00ebt b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Dhe ideja \u00ebsht\u00eb se \u00e7do problem politik q\u00eb shohim mund t\u00eb zgjidhet me mjete ushtarake: mjafton t\u00eb nxjerr\u00ebsh shkopin e madh dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh diplomacin\u00eb e shkopit t\u00eb madh, dhe k\u00ebshtu do ta zgjidhim problemin.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Ai m\u00eb tej paralajm\u00ebroi se lufta e Iranit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme dhe paralajm\u00ebroi se d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb depresion ekonomik global. Prandaj, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e imunizuar nga efektet helmuese t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Historia na tregon se, kur kombet kan\u00eb frik\u00eb se pushteti i tyre po k\u00ebrc\u00ebnohet, ato i drejtohen forc\u00ebs dhe padrejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ep\u00ebrsin\u00eb e tyre. Dhe kur viktimat e tyre m\u00eb n\u00eb fund ngrihen, edhe ato p\u00ebrpihen nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e t\u00ebrbuar p\u00ebr hakmarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rrethi vicioz i luft\u00ebs, i dhun\u00ebs dhe i paudh\u00ebsis\u00eb vazhdon t\u00eb rrotullohet pa pushim, nd\u00ebrsa shkeljet e t\u00eb fuqishm\u00ebve i nxisin t\u00eb shtypurit t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb pik\u00ebrisht padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb dikur i kishin vuajtur vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Islami m\u00ebson se ne duhet t\u2019ia ndalim dor\u00ebn edhe shtyp\u00ebsit, edhe t\u00eb shtypurit. Nd\u00ebrsa jemi t\u00eb detyruar t\u2019i ndihmojm\u00eb t\u00eb shtypurit, duhet po aq t\u00eb sigurohemi q\u00eb ata t\u00eb mos ndjekin rrug\u00ebn e hakmarrjes dhe t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb rrept\u00ebsisht brenda kufijve t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Ekonomisti amerikan Jeffrey Sachs s\u00eb fundmi dha nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr d\u00ebshtimin e bot\u00ebs p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb parasysh m\u00ebsimet e historis\u00eb. Ai argumentoi se institucionet dhe kornizat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb nd\u00ebrtuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, jan\u00eb \u00e7montuar plot\u00ebsisht, duke e l\u00ebn\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara sot po aq t\u00eb paefektshme sa \u00e7\u2019ishte Lidhja e Kombeve n\u00eb fund t\u00eb viteve 1930. Ai tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cNuk kemi par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb paligjshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb n\u00eb epok\u00ebn b\u00ebrthamore. Kombet e Bashkuara jan\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb padobishme tani.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>D\u00ebshtimi i Kombeve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam trajtuar shum\u00eb her\u00eb. Ajo vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00ebn nj\u00eb sistem ku pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit mbajn\u00eb nj\u00eb veto absolute, nj\u00eb privilegj dhe pushtet shum\u00eb p\u00ebrtej atij t\u00eb kombeve t\u00eb tjera. Kjo pabarazi themelore q\u00ebndron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ekzistonte drejt\u00ebsi dhe paan\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb, as Shtetet e Bashkuara, as Izraeli, as Irani, as ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr nuk do t\u00eb kishin asnj\u00eb arsye t\u2019i drejtoheshin luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb raportuar gjer\u00ebsisht m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, Kryeministri i Kanadas\u00eb, Mark Carney, deklaroi:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cRendi i bazuar n\u00eb rregulla po zbehet; t\u00eb fort\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb munden, nd\u00ebrsa t\u00eb dob\u00ebtit duhet t\u00eb vuajn\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vuajn\u00eb.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe ai e pranon se p\u00ebr t\u00eb pasurit dhe t\u00eb fuqishmit zbatohen rregulla t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, kombet e fuqishme q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb parim duhet ta kuptojn\u00eb se p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs dhe i shtr\u00ebngimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji drit\u00ebshkurt\u00ebr dhe kund\u00ebrproduktive. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, ajo lind zhg\u00ebnjim, \u00e7rregullim dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajm\u00ebroi s\u00eb fundmi se liria jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht e garantuar. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim. Rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i bazuar n\u00eb t\u00eb drejta dhe rregulla nuk ekziston m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ekzistonte dikur.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto fjal\u00eb, Gjermania, si shum\u00eb kombe t\u00eb tjera t\u00eb zhvilluara, vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb fuqin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb ruajtur dominimin n\u00eb kurriz t\u00eb kombeve m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta.<\/p>\n<p>Ato u japin p\u00ebrpar\u00ebsi aleancave strategjike mbi parimet dhe mbyllin syt\u00eb ndaj mizorive t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e fundit, nj\u00eb nga arsyetimet q\u00eb jepet shpesh p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet per\u00ebndimore n\u00eb vendet e huaja ka qen\u00eb \u00e7lirimi i grave dhe i vajzave t\u00eb atyre kombeve. Megjithat\u00eb, tragjikisht, mij\u00ebra gra dhe vajza t\u00eb vrara nga bombat e huaja e zbulojn\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e k\u00ebtyre pretendimeve.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Iranit, nj\u00eb eurodeputete spanjolle, Irene Montero, pohoi se t\u00eb drejtat e grave dhe vajzave shfryt\u00ebzohen me ciniz\u00ebm si pretekst p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara agjenda gjeopolitike.<\/p>\n<p>Ajo tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cAsnj\u00eb grua nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar ndonj\u00ebher\u00eb nga bombat amerikane apo nga agresioni i paligjsh\u00ebm. Jo n\u00eb Siri, jo n\u00eb Irak, jo n\u00eb Liban, jo n\u00eb Afganistan. Dhe kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb as n\u00eb Iran. Jemi ngopur duke par\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat tona, trupat tan\u00eb dhe dhuna q\u00eb vuajn\u00eb grat\u00eb p\u00ebrdoren si justifikime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur bombardime t\u00eb paligjshme dhe agresion imperialist.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Fjal\u00ebt e saj nxjerrin n\u00eb pah nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qart\u00eb: kombet e fuqishme p\u00ebrpiqen t\u2019i justifikojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb dhe luft\u00ebrat e tyre me pretekste t\u00eb rreme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po zgjohen ndaj rreziqeve t\u00eb k\u00ebtij \u00e7asti. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebt e sinqert\u00eb \u00ebsht\u00eb shkak hidh\u00ebrimi t\u00eb din\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrpiqen ta faj\u00ebsojn\u00eb Islamin dhe pretendojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb shkaku i \u00e7rregullimit t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Akuza t\u00eb tilla, t\u00eb amplifikuara nga mediat kryesore dhe rrjetet sociale, jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb rreme dhe jasht\u00ebzakonisht t\u00eb d\u00ebmshme. N\u00eb vend q\u00eb Islami apo ndonj\u00eb fe tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebhet kok\u00eb turku, ajo q\u00eb i duhet urgjentisht bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb bashkohen me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: vendosjen e paqes dhe harmonis\u00eb. Xhemati Musliman Ahmedia ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e mbledhim k\u00ebt\u00eb event me shpres\u00ebn se kjo mund t\u00eb nxis\u00eb mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe, s\u00eb paku, t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb paqes. Me t\u00eb nj\u00ebjtin objektiv n\u00eb mendje, disa vite m\u00eb par\u00eb u shkrova udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb ndrysh\u00ebm bot\u00ebror\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb linin m\u00ebnjan\u00eb mosmarr\u00ebveshjet e tyre dhe t\u00eb punonin s\u00eb bashku p\u00ebr hir t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, i shkrova <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/leter-kryeministri-izraeli\/\">Kryeministrit Izraelit<\/a> duke iu referuar m\u00ebsimeve t\u00eb Teuratit, si dhe <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/leter-presidenti-republika-islam-irani\/\">Presidentit Iranian<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/\">udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb musliman\u00eb<\/a>, duke u mb\u00ebshtetur te Kurani i Shenjt\u00eb, duke i nxitur t\u00eb gjith\u00eb drejt drejt\u00ebsis\u00eb dhe pajtimit.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin mesazh p\u00ebr paqe ia p\u00ebrcolla edhe <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/leter-kryeministrit-te-mbreterise-se-bashkuar\/\">Kryeministrit Britanik<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/leter-per-presidentin-barack-obama\/\">Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/leter-per-kryeministrin-e-kines\/\">Presidentit t\u00eb Kin\u00ebs<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/kriza-boterore-dhe-rruga-drejt-paqes\/\">shum\u00eb krer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shtetesh<\/a>. Q\u00ebllimi im i vet\u00ebm ishte q\u00eb ata t\u00eb reflektonin mbi gjendjen e p\u00ebrkeq\u00ebsuar t\u00eb bot\u00ebs dhe t\u00eb njihnin rreziqet ekzistenciale me t\u00eb cilat p\u00ebrballet njer\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ata nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjonin dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria e \u00e7rregullimi gjithnj\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb bot\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim. Luft\u00ebra po zhvillohen. Kombet po ndahen. Urrejtja po p\u00ebrhapet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, pakicat po vihen n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr. Toleranca, fisnik\u00ebria dhe dhembshuria shum\u00eb shpesh shihen si dob\u00ebsi ose t\u00eb meta, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shihen si virtytet q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendohet se Islami \u00ebsht\u00eb fe ekstremiste dhe shkaku kryesor i vuajtjeve t\u00eb bot\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e r\u00ebnd\u00eb. Asnj\u00eb nga deklaratat q\u00eb paraqita m\u00eb her\u00ebt nuk i b\u00ebri ndonj\u00eb referenc\u00eb Islamit. P\u00ebrkundrazi, ato vun\u00eb n\u00eb dukje d\u00ebshtimet gjeopolitike t\u00eb qeverive dhe shembjen e institucioneve t\u00eb krijuara p\u00ebr t\u00eb mbrojtur paqen dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7rregullimi global nxitet nga d\u00ebshira e t\u00eb pasurve dhe t\u00eb fuqishm\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur interesat e tyre t\u00eb ngushta dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur dominimin e tyre mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Larg t\u00eb qenit burim konflikti, m\u00ebsimet e Islamit ofrojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme drejt paqes. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb mb\u00ebshtetem n\u00eb disa ajete t\u00eb Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb. <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/kurani-shqip\/surja\/4\/\">N\u00eb suren e 4, ajeti 136,<\/a> thuhet:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cO ju q\u00eb besuat! B\u00ebhuni t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb duke qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb Allahut, edhe sikur ju duhet t\u00eb d\u00ebshmoni kund\u00ebr vetes suaj, kund\u00ebr prind\u00ebrve apo t\u00eb af\u00ebrmve.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebtu Zoti u b\u00ebn thirrje musliman\u00ebve t\u00eb mbajn\u00eb drejt\u00ebsi dhe paan\u00ebsi absolute. Kjo k\u00ebrkon q\u00eb njeriu t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb kund\u00ebr vetes, prind\u00ebrve, t\u00eb dashurve ose bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajeti vazhdon:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cQoft\u00eb i pasur, qoft\u00eb i varf\u00ebr, Allahu \u00ebsht\u00eb kujdestari m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy. Mos ndiqni d\u00ebshirat e t&#8217;i shmangeni drejt\u00ebsis\u00eb!\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, statusi shoq\u00ebror ose pasuria materiale e nj\u00eb personi nuk kan\u00eb asnj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb syt\u00eb e Zotit. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sinqeriteti i p\u00ebrkushtimit t\u00eb njeriut ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Prandaj, musliman\u00ebt urdh\u00ebrohen t\u2019u rezistojn\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb pengojn\u00eb rrug\u00ebn drejt paan\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/kurani-shqip\/surja\/5\/\">n\u00eb suren e 5, ajeti 9<\/a>, thuhet:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cO ju q\u00eb besuat! P\u00ebr hir t\u00eb Allahut, b\u00ebhuni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk duhet t\u2019ju nxis\u00eb armiq\u00ebsia e ndonj\u00eb populli, q\u00eb ju t\u00eb mos b\u00ebni drejt\u00ebsi. B\u00ebni drejt\u00ebsi! Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr druajtjes dhe kini druajtje ndaj Allahut!\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe k\u00ebtu, Allahu i urdh\u00ebron musliman\u00ebt t\u00eb mbajn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe ndershm\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb, madje edhe ndaj atyre q\u00eb u kund\u00ebrvihen. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbush\u00ebsh t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn t\u00ebnde. Sprova shum\u00eb m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbush\u00ebsh t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pasazh me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn e sotme t\u00eb cop\u00ebtuar nga luft\u00ebrat, surja 49, ajeti 10 i Kuranit thot\u00eb se n\u00ebse dy kombe ose pal\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb konflikt, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i pajtojn\u00eb ato. N\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje, por pastaj shkelet nga nj\u00ebra pal\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb bashkohen kund\u00ebr agresorit dhe t\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00eb proporcionale p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund mizorive t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, sapo agresori t\u00eb kthehet te paqja, ai nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet hakmarrjes. P\u00ebrkundrazi, nderi dhe dinjiteti i tij duhet t\u00eb respektohen.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb siguruar paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb \u00e7do situat\u00eb, qoft\u00eb kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb fuqishmit apo me t\u00eb dob\u00ebtit, me t\u00eb drejt\u00ebt apo me shkel\u00ebsit. Islami na m\u00ebson t\u00eb veprojm\u00eb me paan\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, arritja e paqes k\u00ebrkon gjithashtu nj\u00eb frym\u00eb sakrifice. Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb komb t\u00eb pres\u00eb l\u00ebshime nga t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa vet\u00eb refuzon t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebshim. Edhe pse flas nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim islam, un\u00eb besoj fort se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim universal q\u00eb sh\u00ebrben si garantues i paqes n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mes njer\u00ebzve t\u00eb t\u00eb gjitha feve e besimeve. Dallimet fetare nuk duhet ta b\u00ebjn\u00eb kurr\u00eb njeriun t\u00eb refuzoj\u00eb urt\u00ebsin\u00eb q\u00eb vjen nga ndjek\u00ebsit e nj\u00eb feje apo tradite tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Islami m\u00ebson se \u00e7do fjal\u00eb e urt\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e humbur e besimtarit, q\u00eb duhet p\u00ebrvet\u00ebsuar kudo q\u00eb gjendet, qoft\u00eb kur vjen nga nj\u00eb i krishter\u00eb, nj\u00eb hebre, nj\u00eb ateist apo kushdo tjet\u00ebr. Nj\u00eb frym\u00eb e till\u00eb mendjehapur jo vet\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebson karakterin moral t\u00eb njeriut, por edhe e thellon p\u00ebrkushtimin e tij ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, toleranc\u00ebs dhe paqes.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga realitetet shqet\u00ebsuese globale q\u00eb kam p\u00ebrshkruar, un\u00eb besoj fort se, nd\u00ebrsa disa individ\u00eb dhe kombe lakmojn\u00eb pushtetin, pasurin\u00eb dhe burimet e t\u00eb tjer\u00ebve, zemra e p\u00ebrbashk\u00ebt e njer\u00ebzimit thjesht d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb paqe. Prandaj, \u00e7do person ka nj\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb luajtur dhe urgjenca e k\u00ebtij roli r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb. Si\u00e7 tha Papa, nj\u00eb Luft\u00eb e Tret\u00eb Bot\u00ebrore ka filluar pjes\u00eb-pjes\u00eb dhe ne duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta ndalim p\u00ebrhapjen e saj para se ajo ta p\u00ebrpij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, kam frik\u00eb se p\u00ebrmasat e saj dhe humbjet e jet\u00ebve q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb do t\u2019i eklipsojn\u00eb shum\u00eb her\u00eb tmerret e dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore t\u00eb m\u00ebparshme, duke arritur nj\u00eb nivel t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb katastrof\u00eb e till\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e jona. Hija e saj e gjat\u00eb dhe e frikshme do t\u00eb err\u00ebsoj\u00eb horizontin e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Prandaj, ne nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten ton\u00eb. P\u00ebrkundrazi, t\u00eb gjith\u00eb kemi detyr\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas nesh.<\/p>\n<p>Le t\u00eb veprojm\u00eb tani, q\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas nesh t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb paqeje dhe begatie, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb barr\u00ebn e d\u00ebshtimeve tona. Le t\u00eb veprojm\u00eb tani, q\u00eb t\u2019i kursejm\u00eb vetes shikimet qortuese t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb pyesin pse u lam\u00eb trash\u00ebgim nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga flak\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ky simpozium p\u00ebr paqen do ta ket\u00eb p\u00ebrmbushur premtimin e emrit t\u00eb tij dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb tubim synimesh t\u00eb mira, por nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb k\u00ebrkimin e paqes. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpresa dhe lutja ime e thell\u00eb q\u00eb ky event t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb katalizator i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr paqen dhe drejt\u00ebsin\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Allahu i Plotfuqish\u00ebm ia mund\u00ebsoft\u00eb njer\u00ebzimit t\u00eb kuptoj\u00eb pesh\u00ebn e k\u00ebtij \u00e7asti dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, pavar\u00ebsisht nga feja dhe bindjet e tyre, u bashkofshin n\u00eb q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr vendosjen e paqes n\u00eb bot\u00eb. Ret\u00eb e err\u00ebta t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb rrin\u00eb pezull k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebrreth nesh, u shp\u00ebrndafshin dhe ua l\u00ebshofshin vendin qiejve t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb paqes, dashuris\u00eb dhe dhembshuris\u00eb!<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb, ju shpreh mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje. Ju faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo na sjell n\u00eb fund t\u00eb programit formal. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tradita jon\u00eb, Shenjt\u00ebria e tij tani do t\u00eb na udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb lutje t\u00eb heshtur. Ne lutemi duke ngritur duart dhe ju mund t\u00eb na bashkoheni n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre q\u00eb ndiheni rehat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Simpoziumi p\u00ebr paqen, 2026<\/p>\n","protected":false},"featured_media":19917,"parent":0,"menu_order":0,"template":"","tags":[],"authors":[458],"content_source":[],"class_list":["post-19914","videos","type-videos","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-paqja-globale","video-categories-fjalimet-e-kalifeve","authors-hazret-mirza-masrur-ahmed"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/05\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/\",\"name\":\"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/05\\\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg\",\"datePublished\":\"2026-05-18T19:02:00+00:00\",\"description\":\"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/05\\\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/05\\\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg\",\"width\":1280,\"height\":720,\"caption\":\"Fjalim mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe paqen si rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb ndalur Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore, me Hazret Khalifatul Masih V duke folur n\u00eb nj\u00eb podium.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Videos\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes","description":"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes","og_description":"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/05\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/","name":"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/05\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg","datePublished":"2026-05-18T19:02:00+00:00","description":"Fjalim p\u00ebr rreziqet e luft\u00ebs globale, padrejt\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebsimet islame mbi drejt\u00ebsin\u00eb, paqen dhe mbrojtjen e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/05\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/05\/udheheqesi-boteror-musliman-ben.jpg","width":1280,"height":720,"caption":"Fjalim mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe paqen si rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb ndalur Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore, me Hazret Khalifatul Masih V duke folur n\u00eb nj\u00eb podium."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/paralajmerim-per-luften-e-trete-boterore-rruga-e-vetme-drejt-paqes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Videos","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Udh\u00ebheq\u00ebsi bot\u00ebror musliman b\u00ebn paralajm\u00ebrim p\u00ebr Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore | Rruga e vetme drejt paqes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/19914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/videos"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/19914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19916,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/19914\/revisions\/19916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19914"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=19914"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=19914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}