{"id":18723,"date":"2022-08-17T16:59:28","date_gmt":"2022-08-17T16:59:28","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=videos&#038;p=18723"},"modified":"2022-08-17T16:59:28","modified_gmt":"2022-08-17T16:59:28","slug":"kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja","status":"publish","type":"videos","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/","title":{"rendered":"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!"},"content":{"rendered":"<p>Selamalejkum! Paqja qoft\u00eb me ju!<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz na shkruajn\u00eb n\u00eb whatsapp duke treguar problemet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe duke k\u00ebrkuar ndonj\u00eb zgjidhje edhe nga ana fetare.<\/p>\n<p>Dikush thot\u00eb kam shum\u00eb ankth, m\u00eb thoni cfar\u00eb t\u00eb b\u00ebj si ta zgjidh kete hall? Dikush tjet\u00ebr thot\u00eb kam probleme me nj\u00eb person tjet\u00ebr, m\u00eb ka d\u00ebmtuar shpesh, \u00e7far\u00eb lutje t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb ruhem prej tij? Dikush pyet \u2013 dikush m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb magji, si ta heq\u00eb magjin\u00eb? Dikush ka nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb dhe k\u00ebrkon ndonj\u00eb lutje p\u00ebr t\u00eb gjetur vendin e pun\u00ebs. E dikush tjet\u00ebr, ose ndonj\u00eb i af\u00ebrm i tij, vuan nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje dhe k\u00ebrkon sh\u00ebrim. Me disa kam folur edhe drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb. Jo sepse un\u00eb do t\u2019ua zgjidhja hallin. Por, thjesht duke menduar se duhet t\u00eb flasim me njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb halle, probleme. K\u00ebshtu ne arrijm\u00eb t\u2019i japim pozitivitet, shpres\u00eb, nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces pune, kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin, pasi jo vet\u00ebm sipas Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb, por sipas t\u00eb gjith\u00eb Librave t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00ebllimi kryesor i krijimit t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai t\u00eb krijoj\u00eb kontakt me Krijuesin. Dhe s\u00eb dyti, po t\u00eb kesh kontakt me Zotin, kjo vetvetiu do ta p\u00ebrfshij\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Pra, ti vetvetiu do t\u00eb jesh n\u00eb gjendje ta p\u00ebrballosh problemin t\u00ebnd, t\u2019i jap\u00ebsh drejtim atij ose ta zgjidh\u00ebsh at\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes\u00eb \u2013 Si t\u00eb mendoj ose si t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb kem kontakt me Zotin, kur m\u00eb duhet t\u00eb punoj q\u00eb t\u00eb mbaj familjen? Ose kur un\u00eb po vuaj nga nj\u00eb s\u00ebmundje? Etj.. E drejt\u00eb. Por lidhja me Zotin asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shk\u00ebputesh nga detyrimet e tua, p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb duhet q\u00eb ato t\u2019i b\u00ebsh akoma m\u00eb me p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkon besimi n\u00eb Zot \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb besosh n\u00eb Zot me sinqeritet, t\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb sinqeritet q\u00eb ti ke ndaj shkokut ose mikut t\u00ebnd t\u00eb ngusht\u00eb. Dhe po e arrite k\u00ebt\u00eb, ti vetvetiu do t\u00eb fitosh nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. M\u00eb asnj\u00eb problem nuk mund t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb ti ta humbas\u00ebsh shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201cTedhkiretul-Evlija\u201d p\u00ebrmendet nj\u00eb ngjarje. Ishte nj\u00eb njeri i Zotit. Fqinji i tij ishte nj\u00eb pasanik, i cili nat\u00eb e dit\u00eb b\u00ebnte qejf, organizonte muzik\u00eb dhe k\u00ebrcime dhe me k\u00ebto shkaktonte shum\u00eb zhurm\u00eb. Por kjo e pengonte shum\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri. Nj\u00eb dit\u00eb ai shkoi te pasaniku dhe e k\u00ebshilloi \u2013 Ti t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn i bie dualles, k\u00ebndon me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dhe kjo m\u00eb pengon shum\u00eb n\u00eb <em>ibadetin<\/em> (adhurimin) e nat\u00ebs, andaj, t\u00eb lutem, mbyllni organizme t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pasanikut iu duk posht\u00ebrim i madh k\u00ebrkesa e tij. Ai e kishte mik mbretin, andaj, iu ankua mbretit duke th\u00ebn\u00eb se disa njer\u00ebz i penguakan ahengjet e tij. Mbreti menj\u00ebher\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb \u00e7et\u00eb ushtarake te vila e pasanikut. Me t\u00eb mb\u00ebrritur ushtar\u00ebt, pasaniku i d\u00ebrgoi mesazh njeriut t\u00eb Zotit \u2013 Jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime q\u00ebndron nj\u00eb ushtri e t\u00ebr\u00eb, po deshe hajde ballafaqohu me mua!<\/p>\n<p>Njeriu i Zotit i d\u00ebrgoi p\u00ebrgjigje \u2013 Nuk kam fuqi t\u00eb p\u00ebrballem me forca t\u00eb tilla, por meq\u00eb m\u00eb ke shpallur luft\u00eb, as un\u00eb nuk do t\u00eb largohem nga fush\u00ebbeteja. N\u00ebse luftoj me shigjeta, nuk e di n\u00ebse arrij t\u00eb t\u00eb q\u00eblloj apo jo, prandaj, n\u00eb vend t\u00eb shigjetave metalike, un\u00eb do t\u00eb luftoj me ty me \u201cshigjetat e nat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ndoshta pasaniku kishte nj\u00eb far\u00eb sinqeriteti n\u00eb shpirtin e tij. E lexoi mesazhin e njeriut t\u00eb Zotit, dhe u mendua p\u00ebr pak. Pastaj, menj\u00ebher\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb klithm\u00eb. Shkoi te njeriu i Zotit dhe i tha \u2013 T\u00eb lutem, m\u00eb fal shum\u00eb. Nga sot e tutje nuk do t\u00eb ket\u00eb zhurm\u00eb q\u00eb t\u00eb pengonte ty si m\u00eb par\u00eb, sepse as un\u00eb e as mbreti im nuk kemi fuqi t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr \u201cshigjetave t\u00eb tua t\u00eb nat\u00ebs\u201d. Me shigjetat e nat\u00ebs, njeriu i Zotit e kishte fjal\u00ebn se do t\u2019i p\u00ebrgj\u00ebrohej Zotit gjat\u00eb net\u00ebve. N\u00ebse Zoti do t\u2019ia pranonte ankes\u00ebn, natyrisht, askush nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte dot p\u00ebrball\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pra, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta gjesh Zotin dhe t\u00eb arrisht t\u00eb krijosh kontakt me T\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe n\u00ebse Zoti gjendet dhe n\u00ebse ne mund ta arrijm\u00eb At\u00eb, pa dyshim, detyra jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb kontakt me T\u00eb, q\u00eb ta arrijm\u00eb q\u00ebllimin e jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi fet\u00eb e bot\u00ebs, edhe aty gjejm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha fet\u00eb jan\u00eb n\u00eb ujdi q\u00eb Zoti mund t\u00eb arrihet, pavar\u00ebsisht se ato tregojn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb gjetjes s\u00eb Tij. Le t\u00eb shohim, m\u00eb s\u00eb pari, judaizmin. N\u00ebse studiojm\u00eb fen\u00eb hebraike, ajo qartazi thot\u00eb se Zoti mund t\u00eb gjendet.<\/p>\n<p>Bibla thot\u00eb se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm b\u00ebri mundje me Hazret Jakubin a.s. dhe Hazret Jakubi a.s. e rr\u00ebzoi Zotin, pra Zoti u mund prej tij.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a> Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb <em>keshf<\/em>, pra vizion shpirt\u00ebror, dhe jo ndonj\u00eb tregim i pakuptimt\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb ku prind\u00ebrit kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ngjarje t\u00eb tilla ndodhin shpesh. Prind\u00ebrit luftojn\u00eb, b\u00ebjn\u00eb mundje me shaka me f\u00ebmij\u00ebt dhe rr\u00ebzohen vet\u00eb, duke i lejuar f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb hipin mbi ta. E m\u00eb pas f\u00ebmija qesh me t\u00eb madhe duke th\u00ebn\u00eb \u2013 T\u00eb munda! N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm duhet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb mundje me Hazret Jakubin a.s. e m\u00eb pas, nga dashuria p\u00ebr t\u00eb, vet\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzuar dhe Hazret Jakubi a.s. si f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb brohoritur \u2013 T\u00eb munda!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vizion, Hazret Jakubi merr titullin Izrael, pra mund\u00ebsi i Zotit, dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij do t\u00eb quheshin bijt\u00eb e Izraelit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas erdhi Hazret Isai a.s.. Historia e jet\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb Ungjill, gjithashtu na tregon se ai pati kontakt me Zotin. N\u00eb Bib\u00ebl, ai vazhdimisht i drejtohet Zotit duke th\u00ebn\u00eb ati im dhe vetes biri i tij. Kurani na tregon se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuptimin e figursh\u00ebm dhe jo n\u00eb kuptimin biologjik t\u00eb fjal\u00ebs. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Por, ajo q\u00eb dua t\u00eb them se edhe ai arriti ta takonte Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm, t\u00eb komunikonte me T\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebzohej prej Tij.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. sahab\u00ebve t\u00eb tij \u00e7do dit\u00eb u jepte mesazhet q\u00eb ai i merrte prej Zotit.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb \u2013 Po, k\u00ebta ishin profet\u00eb dhe ne nuk e kemi nj\u00eb lidhje kaq t\u00eb fort\u00eb me Zotin. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb profet\u00ebt e Zotit kan\u00eb pasur lidhje t\u00eb fort\u00eb me Zotin, por edhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sot njer\u00ebzit, si ata q\u00eb nuk jan\u00eb fetar\u00eb, ashtu edhe ata q\u00eb ndjekin fen\u00eb, me praktikat e tyre e kan\u00eb quajtur thuajse t\u00eb paarritsh\u00ebm kontaktin me Zotin.<\/p>\n<p>Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia thot\u00eb se \u2013 k\u00ebta ngaq\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb kontakt me Zotin p\u00ebr shkak t\u00eb metodave t\u00eb tyre t\u00eb gabuara, shpall\u00ebn se gjoja Zotin nuk e arrin dot.<\/p>\n<p>Por \u00e7do musliman q\u00eb fal 5 vkatet, minimumi 32 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb thot\u00eb suren el-fatiha dhe po kaq her\u00eb lutet<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u2013<\/strong> <strong>Na udh\u00ebzo n\u00eb rrug\u00ebn e atyre q\u00eb i bekove!<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Kush ishin k\u00ebta q\u00eb Zoti i ka bekuar? Pik\u00ebrisht profet\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart, pastaj, sahab\u00ebt e tyre, e me radh\u00eb. E \u00e7far\u00eb pat\u00ebn ata si bekim kryesor n\u00eb jet\u00ebn e tyre? Pik\u00ebrisht kontaktin me Zotin. Pra, \u00e7do dit\u00eb 32 her\u00eb ne ia k\u00ebrkojm\u00eb Zotit k\u00ebt\u00eb bekim. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e njer\u00ebzve e ndiejn\u00eb besimin thjesht si nj\u00eb teori; thjesht bindje ndaj porosive t\u00eb Zotit si\u00e7 i kuptojn\u00eb ata; thjesht si nj\u00eb mendim se ata duhet t\u2019i p\u00ebrkasin nj\u00eb feje t\u00eb caktuar, etj..<\/p>\n<p>Por besimi n\u00eb Zot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Ne me Zotin duhet t\u00eb ndajm\u00eb edhe problemet m\u00eb t\u00eb vogla, po k\u00ebshtu edhe problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Kur pyet dik\u00eb p\u00ebrse lutesh, ai ju thot\u00eb \u2013 \u00e7do dit\u00eb e fal\u00ebnderoj Zotin, i lutem t\u00eb m\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb, i lutem t\u00eb kem sh\u00ebndet, etj.. Shum\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb k\u00ebto lutje, por k\u00ebto jan\u00eb lutje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, dhe me lutjet e p\u00ebrgjithshme, ne nuk e dallojm\u00eb dot kaq fort kontaktin me Zotin. \u00c7do dit\u00eb p\u00ebrve\u00e7 lutjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, duhet t\u00eb jemi edhe konkret n\u00eb lutjet tona.<\/p>\n<p>Mjetet e pranimit t\u00eb lutjes jan\u00eb nj\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete, por ajo q\u00eb dua t\u00eb them k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, madje realiteti m\u00eb i madh, t\u00eb cilin ne duhet ta arrijm\u00eb sipas kapacitetit q\u00eb kemi, dhe kapaciteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb Zot thjesht si nj\u00eb teori. Kurani pohon se \u00e7dokush mund ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel besimi, por natyrisht q\u00eb ai duhet t\u00eb punoj\u00eb me vetveten n\u00eb disa drejtime.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb nj\u00eb video kam shpjeguar nga Kurani p\u00ebr 10 lloje njer\u00ebzish q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dot dashurin\u00eb e Zotit. Q\u00eb t\u00eb kemi kontakt me Zotin, duhet t\u2019i largojm\u00eb nga vetja k\u00ebto 10 vese. Linkun e gjeni n\u00eb p\u00ebrshrkrimin e videos.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur njeriu do t\u00eb ket\u00eb kontakt qoft\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme me Zotin, ai do t\u00eb kuptoj\u00eb se nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa kjo. Dhe pik\u00ebrisht kjo t\u00eb jep edhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7dolloj v\u00ebshtir\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb m\u00ebparshme, edhe k\u00ebt\u00eb tem\u00eb jua solla nga i nj\u00ebjti lib\u00ebr i Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedit, Kalifit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Xhematit Musliman Ahmedia, i titulluar n\u00eb urdu <em>\u201cTeal-luk bil-lah\u201d<\/em> d.m.th. \u201cLidhja me Allahun\u201d. Kemi disa libra dhe materiale t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip nga ky autor i madh. Linkun e gjeni n\u00eb p\u00ebrshkrimin e videos.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb na shkruani n\u00eb whatsapp n\u00eb numrin q\u00eb shikoni n\u00eb ekran, na lini koment n\u00eb video. Zoti ju shp\u00ebrbleft\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n<hr \/>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Dhiata e Vjet\u00ebr, Zanafilla 32:24-28.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!<\/p>\n","protected":false},"featured_media":18734,"parent":0,"menu_order":0,"template":"","tags":[],"authors":[454],"content_source":[],"class_list":["post-18723","videos","type-videos","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-komunikimi-me-allahun","video-categories-fjalimet-nga-dijetaret-e-xhematit","authors-samad-ahmed-ghori"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/\",\"name\":\"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg\",\"datePublished\":\"2022-08-17T16:59:28+00:00\",\"description\":\"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg\",\"width\":1280,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Videos\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!","description":"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!","og_description":"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/","name":"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg","datePublished":"2022-08-17T16:59:28+00:00","description":"Shumica e shqet\u00ebsimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, nd\u00ebrkoh\u00eb lutja jon\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb lidhje me Zotin!","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/08\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjit.jpg","width":1280,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/kontakti-me-zotin-zgjidh-te-gjitha-problemet-tuaja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Videos","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Kontakti me Zotin zgjidh t\u00eb gjitha problemet tuaja!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/videos"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18723\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18733,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18723\/revisions\/18733"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18734"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18723"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=18723"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=18723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}