{"id":18605,"date":"2022-05-06T09:48:39","date_gmt":"2022-05-06T09:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=videos&#038;p=18605"},"modified":"2022-05-06T09:48:39","modified_gmt":"2022-05-06T09:48:39","slug":"10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit","status":"publish","type":"videos","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/","title":{"rendered":"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb  dashurin\u00eb e Zotit"},"content":{"rendered":"<p>Kush nuk do q\u00eb Zoti ta doj\u00eb at\u00eb?! T\u00eb gjith\u00eb ne duam q\u00eb ne t\u00eb jemi t\u00eb dashur t\u00eb Zotit. Por p\u00ebr ta pasur dashurin\u00eb e Zotit, m\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb mos jemi nga ata, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Zoti e ka shpallur duke th\u00ebn\u00eb \u2013 Nuk i dua.<\/p>\n<p>Kur Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb \u2013 Nuk e dua filanin ose nuk e dua nj\u00eb njeri q\u00eb ka k\u00ebto k\u00ebto veti, do t\u00eb thot\u00eb qartazi q\u00eb nj\u00eb njeri i till\u00eb nuk mund ta fitoj\u00eb dashurin\u00eb e Zotit, sado t\u00eb pretendoj\u00eb ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr Zotin \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb. Pra n\u00ebse robi hedh nj\u00eb hap drejt dashuris\u00eb s\u00eb Zotit, Zoti hedh dy hapa drejt robit. Prandaj, derisa Zoti Vet\u00eb thot\u00eb \u2013 Nuk e dua filanin, do t\u00eb thot\u00eb se ky filan, nuk ka hedhur asnj\u00eb hap t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb video do t\u2019ju tregoj p\u00ebr 10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<h2>1) Mendjemadhi, 2) Mburraveci<\/h2>\n<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0645\u0646 \u06a9\u0627\u0646 \u0645\u062e\u062a\u0627\u0644\u0627 \u0641\u062e\u0648\u0631\u0627<\/p>\n<p><strong>\u201cAllahu nuk do asnj\u00eb mendjemadh (dhe) mburravec.\u201d<\/strong><a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Dihet q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy nuk mund ta duan Zotin, madje k\u00ebta nuk mund t\u00eb ken\u00eb dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb as p\u00ebr njer\u00ebzit. Sepse mendjemadhi nuk e merr parasysh madh\u00ebshtin\u00eb e Zotit, nuk p\u00ebrulet para Tij, andaj as nuk mund t\u00eb ket\u00eb dashuri p\u00ebr T\u00eb.<\/p>\n<p>Dashuria lind ose duke par\u00eb bukurin\u00eb, ose duke par\u00eb mir\u00ebsin\u00eb. Mburraveci e kujton veten shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb sigurt nga \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb shoh\u00eb ai qoft\u00eb bukurin\u00eb, qoft\u00eb mir\u00ebsin\u00eb e Allahut?! Prandaj, edhe mburravecin nuk e do Zoti dhe as ai nuk ka kapacitet t\u00eb doj\u00eb Zotin.<\/p>\n<h2>3) Ata q\u00eb e teprojn\u00eb<\/h2>\n<p>Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0627\u0644\u0645\u0639\u062a\u062f\u06cc\u0646<\/p>\n<p><strong>&#8220;Allahu nuk i do ata q\u00eb e teprojn\u00eb&#8221;.<\/strong><a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\"><strong>[2]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Realisht, edhe nj\u00eb njeri i till\u00eb, pra q\u00eb e kalon mas\u00ebn, nuk ka brumin e duhur ta ket\u00eb dashurin\u00eb e Zotit n\u00eb zemr\u00ebn e tij, sepse ai i kalon kufijt\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, dikush zem\u00ebrohet mbi tjetrin dhe e q\u00ebllon me shpull\u00eb. Ky veprim \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai duhet t\u00eb d\u00ebnohet. Por p\u00ebr ta d\u00ebnuar at\u00eb, ne maksimumi e th\u00ebrrasim, i b\u00ebrtasim, e gjobisim e qortojm\u00eb \u2013 Pse i re me shpull\u00eb tjetrit!, dhe kaq.<\/p>\n<p>Por ai q\u00eb tenton ta teproj\u00eb dhe ta kaloj\u00eb mas\u00ebn n\u00eb pun\u00ebt e tij, nuk qet\u00ebsohet dot me kaq. Ai do q\u00eb ta vras\u00eb fare fajtorin e tij, sepse thot\u00eb\u00a0 \u2013 \u00c7\u2019nd\u00ebshkim \u00ebsht\u00eb ky! Pra, njer\u00ebzit e till\u00eb do t\u00eb duan ta asgj\u00ebsojn\u00eb fare fajtorin e tyre, m\u00eb pas ndoshta do t\u00eb duan t\u2019ia shkruajn\u00eb fajin edhe n\u00eb epitafin e varrit t\u00eb tij, m\u00eb pas ndoshta do t\u00eb duan q\u00eb edhe Zoti ta flak\u00eb at\u00eb n\u00eb xhehenem. K\u00ebta njer\u00ebz nuk e marrin parasysh se Zoti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb M\u00ebshir\u00ebb\u00ebr\u00ebs dhe shum\u00eb Fal\u00ebs. Andaj, edhe p\u00ebr k\u00ebta, Zoti thot\u00eb: Un\u00eb nuk i dua ata q\u00eb e teprojn\u00eb.<\/p>\n<h2>4) Tradhtari<\/h2>\n<p>N\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb Allahu thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628\u0651 \u0645\u0646 \u06a9\u0627\u0646 \u062e\u0648\u0627\u0646\u0627 \u0627\u062b\u06cc\u0645\u0627<\/p>\n<p><strong>Pa dyshim, Allahu nuk do asnj\u00eb m\u00ebkatar tradhtar.<\/strong><a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\"><strong>[3]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Dashuri do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb rregullosh marr\u00ebdh\u00ebnie me dik\u00eb. N\u00eb dashuri nuk durohet qoft\u00eb nj\u00eb tradhti e vog\u00ebl, jo m\u00eb tradhti e mir\u00ebfillt\u00eb. Andaj, nuk mund t\u00eb kesh dashuri p\u00ebr tradhtarin. Sepse tradhtari nuk ka kapacitet ta mbaj\u00eb lidhjen. Prandaj, t\u00eb mendosh se ai ka dashuri p\u00ebr Allahun, ose Allahu do ta doj\u00eb at\u00eb, \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb logjik\u00ebs.<\/p>\n<h2>5) M\u00ebkatari i madh<\/h2>\n<p>Fjala<strong> <em>ethim<\/em><\/strong> q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, do t\u00eb thot\u00eb ai q\u00eb anon shum\u00eb te m\u00ebkatet. Edhe k\u00ebt\u00eb nuk e do Zoti. <em>Ethim<\/em> \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ves m\u00ebkati dhe shkelja e ligjit. Nj\u00eb njeri i till\u00eb shkel edhe ligjet e bot\u00ebs, edhe ligjet e Zotit. Ai q\u00eb mendon se \u00e7far\u00eb t\u00eb keqe ka n\u00ebse e kam shkelur k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb ligj, ai mund t\u2019i shkel\u00eb t\u00eb gjitha ligjet, edhe t\u00eb bot\u00ebs, edhe t\u00eb Zotit.<\/p>\n<h2>6) Ai q\u00eb k\u00ebnaqet vet\u00ebm me aspektin material<\/h2>\n<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ajet tjet\u00ebr thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0627\u0644\u0641\u0631\u062d\u06cc\u0646<\/p>\n<p><strong>\u201cAllahu nuk i do ata q\u00eb bien n\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi\u201d.<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Fjala<strong> <em>ferih<\/em><\/strong> q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb arabisht do t\u00eb thot\u00eb ai q\u00eb k\u00ebnaqet me gj\u00ebra t\u00eb vogla, pra, ai q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkohshme e kujton si gjith\u00e7ka q\u00eb duhet arritur. Por at\u00eb q\u00eb k\u00ebnaqet me gj\u00ebra t\u00eb vogla, si mund ta konsideroj\u00eb Allahu t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e Tij?!<\/p>\n<p><em>Ferih<\/em> \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb thot\u00eb \u2013 Iu luta Zotit, ai m\u00eb b\u00ebri inxhinier! \u2013 B\u00ebra tregti dhe Zoti m\u00eb solli k\u00ebt\u00eb fitim!, dhe mbetet me kaq, sepse vet\u00ebm deri k\u00ebtu ishte k\u00ebrkimi i tij. Ose disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb edhe m\u00eb tej. Mbajn\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb n\u00eb dollap q\u00eb t\u00eb ken\u00eb fat n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi apo n\u00eb pun\u00eb, por ndoshta asnj\u00ebher\u00eb nuk e studiojn\u00eb, sepse nuk mendojn\u00eb se Kurani m\u00eb shum\u00eb flet p\u00ebr mbar\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore sesa p\u00ebr begatit\u00eb tok\u00ebsore. N\u00eb Shqip\u00ebri kam par\u00eb n\u00eb disa vende, ku n\u00eb nj\u00ebrin dollap mbanin Kuranin, dhe n\u00eb tjetrin pijet alkoolike.<\/p>\n<p>E si mund ta duan ata Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb edhe suksese t\u00eb vogla vijn\u00eb me bekimin e Zotit dhe, edhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne duhet ta fal\u00ebnderojm\u00eb Allahun p\u00ebr \u00e7do bekim q\u00eb Ai na dhuron dhe p\u00ebr \u00e7do g\u00ebzim q\u00eb na sjell. Por ajo q\u00eb nuk duhet \u00ebsht\u00eb q\u00eb njeriu t\u00eb mjaftohet vet\u00ebm me gj\u00ebra t\u00eb vogla dhe t\u00eb mos d\u00ebshiroj\u00eb suksese t\u00eb m\u00ebdha. Njeriu duhet t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb qiellin dhe yjet e tij. Ai duhet t\u00eb ket\u00eb vullnet dhe kuraj\u00eb kaq t\u00eb lart\u00eb, saq\u00eb \u00e7do synim q\u00eb arrin, t\u2019i duket posht\u00eb destinacionit t\u00eb tij final.<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb besimtari thot\u00eb <em>el-hamdulil-lah<\/em> \u00e7do her\u00eb kur Allahu i b\u00ebn ndonj\u00eb mir\u00ebsi, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai nuk duhet t\u00eb stepet, p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb vijoj\u00eb rrug\u00ebtimin e tij p\u00ebr bekime t\u00eb tjera. M\u00eb pas, Zoti i dhuron edhe nj\u00eb bekim tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u2019i thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u2013 O Zot, t\u00eb fal\u00ebnderoj q\u00eb ma dhe k\u00ebt\u00eb, por un\u00eb T\u00eb dua edhe Ty, dhe se k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb vogla nuk jan\u00eb destinacioni im.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, hap pas hapi, ai e gjen Zotin. Kurse ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebk\u00ebnaqur, ose i k\u00ebnaqur vet\u00ebm me gj\u00ebrat materiale, nuk e g\u00ebzon dot dashurin\u00eb e Zotit.<\/p>\n<h2>7) Ngat\u00ebrrestar\u00ebt<\/h2>\n<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0627\u0644\u0645\u0641\u0633\u062f\u06cc\u0646\u06d4<\/p>\n<p><strong>Allahu nuk i do ngat\u00ebrrestar\u00ebt.<\/strong><a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\"><strong>[5]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: Zoti \u00ebsht\u00eb Krijuesi i t\u00eb gjitha krijesave. Kur nj\u00eb njeri tenton t\u00eb krijoj\u00eb ngat\u00ebrresa mes njer\u00ebzve, pra mes krijesave t\u00eb Zotit, si mundet q\u00eb Zoti, pra Krijuesi i tyre ta doj\u00eb at\u00eb?! Askush nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb afrimitet me at\u00eb q\u00eb ia trazon f\u00ebmij\u00ebn. Ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrderisa t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijesat e Allahut, Allahu kurrsesi nuk mund ta doj\u00eb at\u00eb, i cili krijon ngat\u00ebrresa, dhe b\u00ebn ndasi dhe \u00e7rregullime mes njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Pra, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashakeq i njer\u00ebzve, nuk mund ta fitoj\u00eb dashurin\u00eb e Allahut, dhe ai as nuk mund t\u00eb ushqej\u00eb dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Allahut n\u00eb zemr\u00ebn e tij.<\/p>\n<h2>8) Mosmir\u00ebnjoh\u00ebsi<\/h2>\n<p>Mosmir\u00ebnjoh\u00ebsi nuk mund t\u00eb ket\u00eb dashurin\u00eb e Allahut dhe as Allahu nuk e do at\u00eb. Nj\u00ebra prej mjeteve p\u00ebr t\u00eb arritur dashurin\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebsia. Kurse ai q\u00eb nuk e dallon dot mir\u00ebsin\u00eb, \u00ebsht\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, dhe si i till\u00eb, e ka mbyllur der\u00ebn kryesore t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Allahut. Prandaj, Allahu thot\u00eb n\u00eb Kuran:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646 \u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u06a9\u0644 \u062e\u0648\u0627\u0646 \u06a9\u0641\u0648\u0631<\/p>\n<p><strong>\u201cAllahu nuk do asnj\u00eb t\u00eb pandersh\u00ebm, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs.\u201d<\/strong><a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\"><strong>[6]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr tradhtarin, pra t\u00eb pandershmin, e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr. Kurse mosmir\u00ebnjoh\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pavar\u00ebsisht se i ka p\u00ebrpara bekimet dhe mir\u00ebsit\u00eb e Allahut, por nuk i lind n\u00eb zem\u00ebr ndjenja p\u00ebr ta fel\u00ebnderuar Zotin. Ai gjithmon\u00eb thot\u00eb \u2013 Mjer\u00eb un\u00eb, nuk kam asgj\u00eb! E \u00e7far\u00eb mund t\u2019i jepet nj\u00eb njeriu t\u00eb till\u00eb?! Edhe n\u00ebse Allahu do ta doj\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai prap\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u2013 Nuk kam marr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Profeti s.a.v.s. gjithashtu thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb nuk i fal\u00ebnderon njer\u00ebzit, nuk e fal\u00ebnderon as Allahun.\u201d<\/p>\n<h2>9) Ekstravagant\u00ebt<\/h2>\n<p>Zoti thot\u00eb n\u00eb Kuran:<\/p>\n<blockquote><p>\u0627\u0646\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0627\u0644\u0645\u0633\u0631\u0641\u06cc\u0646<\/p>\n<p><strong>\u201cAllahu nuk i do ekstravagant\u00ebt.\u201d<\/strong><a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\"><strong>[7]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Sepse ekstravaganti i jep p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet mbi k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe rehatin\u00eb e tjetrit. Ai q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb shpenzoj\u00eb p\u00ebr rob\u00ebrit e Allahut, kurse p\u00ebr veten e tij shpenzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstravagante, kush mund ta doj\u00eb at\u00eb?!<\/p>\n<h2>10) Zullumqar\u00ebt dhe t\u00eb padrejt\u00ebt<\/h2>\n<p>Zoti thot\u00eb n\u00eb Kuran:<\/p>\n<blockquote><p>\u0648\u0627\u0644\u0644\u06c1 \u0644\u0627 \u06cc\u062d\u0628 \u0627\u0644\u0638\u0627\u0644\u0645\u06cc\u0646<\/p>\n<p><strong>\u201cAllahu nuk i do zullumqar\u00ebt dhe t\u00eb padrejt\u00ebt\u201d.<\/strong><a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\"><strong>[8]<\/strong><\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Zullumi dhe dashuria nuk mund t\u00eb bashkohen. Ai q\u00eb b\u00ebn mizori ndaj dikujt, n\u00eb fakt, e do vetveten mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Nj\u00eb i till\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr tjetrin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb b\u00ebj\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, dhe m\u00eb pas\u00a0 Allahu ta doj\u00eb at\u00eb. Dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon but\u00ebsin\u00eb, kurse mizoria e padrejt\u00ebsia vrazhd\u00ebsin\u00eb. Dashuria t\u00eb thot\u00eb \u2013\u00a0 Sakrifiko gj\u00ebrat e tua! Kurse padrejt\u00ebsia t\u00eb thot\u00eb \u2013 Sakrifiko gj\u00ebrat e t\u00eb tjer\u00ebve! Prandaj, k\u00ebto jan\u00eb dy ndjenja t\u00eb kund\u00ebrta. As i padrejti nuk mund ta doj\u00eb Zotin, dhe as Zoti nuk e do t\u00eb padrejtin.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb tem\u00eb jua solla nga nj\u00eb lib\u00ebr i mrekulluesh\u00ebm i Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedit, Kalifit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Xhematit Musliman Ahmedia, i titulluar n\u00eb urdu <em>\u201cTeal-luk bil-lah\u201d<\/em> d.m.th. \u201cLidhja me Allahun\u201d. Kemi disa <strong><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/personalitete\/hazret-mirza-bashiruddin-mahmud-ahmedi\/\">libra dhe materiale t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip nga ky autor<\/a><\/strong> i madh. Linkun e gjeni n\u00eb p\u00ebrshkrimin e videos.<\/p>\n<p>Pasi i rendit k\u00ebto 10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund ta ushqejn\u00eb dot dashurin\u00eb p\u00ebr Zotin, autori pohon:<\/p>\n<blockquote><p><strong>K\u00ebto jan\u00eb 10 lloje vesesh ose lig\u00ebsish q\u00eb, sipas Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb nj\u00ebri i ka t\u00eb gjitha ose qoft\u00eb nj\u00eb prej tyre, ai \u00ebsht\u00eb i padenj\u00eb t\u00eb dashurohet me Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm dhe as Zoti nuk e do at\u00eb. Por mos harroni. Nuk do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb njeri q\u00eb nuk i ka k\u00ebto vese, e do patjet\u00ebr Zotin, por do t\u00eb thot\u00eb se ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr nga k\u00ebto vese ka aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur dashurin\u00eb e Zotit.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Po ju si e ndieni dashurin\u00eb e Zotit, shkruani n\u00eb komente ose mund t\u00eb na shkruani n\u00eb whatsapp n\u00eb numrin q\u00eb shikoni n\u00eb ekran. Dhe un\u00eb, inshaAllah, do t\u2019ju sjell nj\u00eb video tjet\u00ebr me kuptime t\u00eb Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb. Faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen.<\/p>\n<hr \/>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 31:19 dhe 57:24.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 2:191; 5:88; 7:56.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 4:108.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 28:77.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 28:78.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 22:39.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 7:32.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> Kurani i Shenjt\u00eb 3:141.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":18607,"parent":0,"menu_order":0,"template":"","tags":[],"authors":[454],"content_source":[],"class_list":["post-18605","videos","type-videos","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-allahu-i-madherishem","topics-dashuria-ndaj-zotit","video-categories-fjalimet-nga-dijetaret-e-xhematit","authors-samad-ahmed-ghori"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/05\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/\",\"name\":\"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2022\\\/05\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg\",\"datePublished\":\"2022-05-06T09:48:39+00:00\",\"description\":\"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2022\\\/05\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2022\\\/05\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg\",\"width\":1280,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Videos\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/videos\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit","description":"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit","og_description":"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/05\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/","name":"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/05\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg","datePublished":"2022-05-06T09:48:39+00:00","description":"10 lloje njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt Kurani i Shenjt\u00eb na tregon se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm nuk i do. Ose me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebta dhjet\u00eb lloje njer\u00ebzish nuk mund ta duan Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm. Dashuria p\u00ebr Allahun \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/05\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2022\/05\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne.jpg","width":1280,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/10-njerez-qe-nuk-mund-ta-fitojne-dashurine-e-zotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Videos","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"10 njer\u00ebz q\u00eb nuk mund ta fitojn\u00eb dashurin\u00eb e Zotit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/videos"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18606,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/videos\/18605\/revisions\/18606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18605"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=18605"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=18605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}