{"id":8354,"date":"2019-01-31T13:40:18","date_gmt":"2019-01-31T13:40:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=faqs&#038;p=8354"},"modified":"2026-02-18T20:01:13","modified_gmt":"2026-02-18T20:01:13","slug":"a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece","status":"publish","type":"faqs","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/","title":{"rendered":"A u martua Profeti Muhammed s.a.v.s. me Ajshen r.a., kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 10 pas profetizmit, u b\u00eb fejesa e Profetit Muhammed s.a.v.s. me Hazret Ajshen, t\u00eb bij\u00ebn e Hazret Ebu Bekrit. Propozimi i k\u00ebsaj fejese u b\u00eb nga Hazret Heula bint Hekim, pra, sipas saj, Ajshja r.a. at\u00ebher\u00eb ishte e denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar me Profetin s.a.v.s., por kjo martes\u00eb u mjaftua vet\u00ebm deri n\u00eb shpallje t\u00eb saj dhe Hazret Ajshja r.a. vijoi t\u00eb q\u00ebndronte me prind\u00ebrit e vet. Ardhja e saj si bashk\u00ebshorte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit s.a.v.s. u realizua n\u00eb vitin e dyt\u00eb pas <em>m\u00ebrgimit (hixhretit)<\/em>. Ajo tashm\u00eb ishte e pjekur, sepse Hazret Ebu Bekri r.a. erdhi tek Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb martesa t\u00eb realizohej mir\u00ebfilli. K\u00ebshtu, n\u00eb muajin <em>sheval<\/em> t\u00eb vitit t\u00eb 2-t\u00eb pas m\u00ebrgimit, Hazret Ajshja r.a. u nda nga sht\u00ebpia e saj p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit Muhammed s.a.v.s.<\/p>\n<p>Jomusliman\u00ebt shpesh ngren\u00eb pyetjen se sa ka qen\u00eb mosha e Hazret Ajshes r.a., gjat\u00eb koh\u00ebs kur u shpall fejesa dhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur ajo erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit s.a.v.s. dhe, p\u00ebr t\u00eb akuzuar Profetin s.a.v.s. se gjoja u martua me nj\u00eb vajz\u00eb n\u00ebn mosh\u00eb, i mbeten \u201cbesnik\u00eb\u201d nj\u00eb burimi, n\u00eb t\u00eb cilin pohohet se gjat\u00eb shpalljes s\u00eb martes\u00ebs, ajo ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e, kurse n\u00eb koh\u00ebn kur filloi bashk\u00ebjetes\u00ebn me Profetin s.a.v.s., ka qen\u00eb 9 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ekzistojn\u00eb fakte t\u00eb pamohueshme se pik\u00ebrisht ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb i pabesuesh\u00ebm dhe, gjithashtu, ekzistojn\u00eb shum\u00eb burime t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb saj gjat\u00eb martes\u00ebs me Profetin s.a.v.s.. K\u00ebshtu, faktet tregojn\u00eb se ajo nuk ishte m\u00eb e re se 12-13 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs q\u00eb u b\u00eb me p\u00eblqimin e saj dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj. Ftojm\u00eb lexuesit t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb disa faktor\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb mendim p\u00ebrfundimtar rreth \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb shfletojm\u00eb historin\u00eb islame, duhet t\u00eb kemi parasysh se mosha \u201ce pranueshme\u201d p\u00ebr martes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb standard objektiv gjat\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb t\u00eb gjitha kulturat dhe fet\u00eb, por \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb standard subjektiv, i bazuar n\u00eb parimet shoq\u00ebrore. P\u00ebr shembull, n\u00eb lidhje me Marin\u00eb, n\u00ebn\u00ebn e Jezusit, Enciklopedia Katolike raporton:<\/p>\n<blockquote><p>\u201c&#8230; prift\u00ebrinjt\u00eb njoftuan n\u00ebp\u00ebrmjet Judeas, q\u00eb ata d\u00ebshiruan t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb Juda nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb respektuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb martojn\u00eb Marin\u00eb me t\u00eb, e cila at\u00ebher\u00eb ishte nga 12 apo 14-vje\u00e7are. Jozefi, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, shkoi n\u00eb Jerusalem bashk\u00eb me kandidat\u00ebt e tjer\u00eb; nj\u00eb mrekulli zbuloi q\u00eb Per\u00ebndia kishte b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e Jozefit dhe pas dy vitesh, u b\u00eb Shpallja\u201d.<a href=\"#_edn1\" name=\"_ednref1\">[1]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Po ashtu, teksti i shenjt\u00eb i hebrenjve, Talmudi pohon:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cN\u00ebse vajza jote ka arritur pubertitetin, liroje skllavin t\u00ebnd dhe jepja vajz\u00ebs\u201d.<a href=\"#_edn2\" name=\"_ednref2\">[2]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb fakt, Talmudi jep disa udh\u00ebzime trondit\u00ebse n\u00eb lidhje me martesat, nd\u00ebr to, pohon:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cNj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb mbush tre vjet e nj\u00eb dit\u00eb, mund t\u00eb merret n\u00eb martes\u00eb &#8230;\u00a0 dhe n\u00ebse v\u00ebllai i burrit t\u00eb saj t\u00eb vdekur bashk\u00ebjeton me t\u00eb, ajo b\u00ebhet e atij\u201d.<a href=\"#_edn3\" name=\"_ednref3\">[3]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu, Enciklopedia Katolike na thot\u00eb se Maria dhe Jozefi ishin martuar n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb kur ata ishin p\u00ebrkat\u00ebsisht 12-14 dhe 90 vje\u00e7, kurse Talmudi lejon martes\u00ebn e vajz\u00ebs q\u00eb kalon nj\u00eb dit\u00eb pasi t\u00eb b\u00ebhet 3 vje\u00e7e. Q\u00eb t\u00eb mos duket se po sulmojm\u00eb Krishterimin dhe Judaizmin, gj\u00eb q\u00eb absolutisht nuk q\u00ebndron, do t\u00eb paraqesim disa nga ligjet e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Skoci, p\u00ebr shekuj me radh\u00eb, mosha e pjekuris\u00eb seksuale p\u00ebr vajzat ka qen\u00eb 12, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00eblqimi i prind\u00ebrve nuk ishte i nevojsh\u00ebm.<a href=\"#_edn4\" name=\"_ednref4\">[4]<\/a> Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1929, kur kjo mosh\u00eb u rrit n\u00eb 16 vjet p\u00ebr vajzat.<a href=\"#_edn5\" name=\"_ednref5\">[5]<\/a><\/p>\n<p>Por sipas ligjeve t\u00eb ShBA-ve martesa e Ajshes me Profetin Muhammed, edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00a0konsiderohet e vlefshme. P\u00ebr shembull, n\u00eb New Hampshire, mosha e lejuar p\u00ebr vajzat \u00ebsht\u00eb 13, me p\u00eblqimin e prind\u00ebrve.<a href=\"#_edn6\" name=\"_ednref6\">[6]<\/a> N\u00eb Massachusetts, mosha e lejimit p\u00ebr vajzat \u00ebsht\u00eb 12 me p\u00eblqimin e prind\u00ebrve.<a href=\"#_edn7\" name=\"_ednref7\">[7]<\/a> N\u00eb Mississippi, nuk ka nj\u00eb kufi minimal p\u00ebr mosh\u00ebn e lejimit t\u00eb vajzave, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm p\u00eblqimi i prind\u00ebrve.<a href=\"#_edn8\" name=\"_ednref8\">[8]<\/a> N\u00eb Kaliforni po ashtu, nuk ka nj\u00eb kufi minimal p\u00ebr mosh\u00ebn e lejimit t\u00eb vajzave, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm p\u00eblqimi i prind\u00ebrve.<a href=\"#_edn9\" name=\"_ednref9\">[9]<\/a><\/p>\n<p>Dihet q\u00eb ligjet e ShBA-ve u miratuan, jo sot, por n\u00eb shekullin 19 dhe 20; dihet q\u00eb amerikanet e mosh\u00ebs 12 a 13-vje\u00e7are, sot, zakonisht nuk martohen. Megjithat\u00eb, pika q\u00eb q\u00ebndron \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00eb historin\u00eb e fundit amerikane, amerikan\u00ebt vler\u00ebsuan si \u201cnuk ka kund\u00ebrshtim\u201d n\u00eb martes\u00ebn e vajzave t\u00eb mosh\u00ebs 12 a 13 vje\u00e7are, madje edhe m\u00eb t\u00eb vogla, dhe miratuan ligje n\u00eb kushtetutat e shteteve t\u00eb tyre p\u00ebr ta konfirmuar k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim. Ky parashtrim n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk debaton q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb mosha t\u00eb tilla t\u00eb lejimit, madje, provon faktin se mosha \u201ce p\u00ebrshtatshme\u201d p\u00ebr martes\u00eb bazohet n\u00eb parimet shoq\u00ebrore e jo n\u00eb disa objektiva t\u00eb supozuara apo n\u00eb standardet bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse do t\u00eb akuzonim Profetin Muhammed s.a.v.s. p\u00ebr ndonj\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb martes\u00ebn tij me Ajshen, n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ka qen\u00eb 12-13-vje\u00e7are, do t\u00eb na duhet t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr, Dhiat\u00ebn e Re, Evrop\u00ebn dhe shum\u00eb shtete amerikane.<\/p>\n<p>Diskutimi i sip\u00ebrm provon q\u00eb martesa e Ajshes r.a. me Profetin Muhammed s.a.v.s., edhe n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ka qen\u00eb 12-13 vje\u00e7e, absolutisht nuk ishte anormale, kur e krahasojm\u00eb me koh\u00ebra dhe kultura t\u00eb ndryshme, madje edhe me standardet bashk\u00ebkohore. Na mbetet t\u00eb provojm\u00eb se pohimi q\u00eb Ajshja r.a., gjat\u00eb fejes\u00ebs s\u00eb saj ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e, \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb autencitetit t\u00eb nj\u00eb <em>hadithi<\/em> t\u00eb caktuar, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb se sa rr\u00ebfimtar\u00eb ka ai, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn goj\u00ebdh\u00ebnore, e p\u00ebrcoll\u00ebn deri te burimi i tij, i cili mund t\u00eb jet\u00eb qoft\u00eb Profeti Muhammed s.a.v.s., qoft\u00eb Ajshja r.a. apo ndonj\u00eb sahab tjet\u00ebr. Sa m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimtar\u00eb t\u00eb jen\u00eb dhe sa m\u00eb shum\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrputhen me nj\u00ebri-tjetrin, aq m\u00eb shum\u00eb autentik do t\u00eb quhet rr\u00ebfimi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00e7do narracion rreth pohimit se Hazret Ajshja r.a. ishte 6 vje\u00e7e gjat\u00eb shpalljes s\u00eb martes\u00ebs me Profetin Muhammed s.a.v.s. dhe 9 vje\u00e7e kur ajo filloi jet\u00ebn martesore me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb i lidhur me Hisham Ibni Urvah-un, i cili, si burim informacioni, p\u00ebrcakton baban\u00eb e tij.<a href=\"#_edn10\" name=\"_ednref10\">[10]<\/a> P\u00ebr shum\u00eb arsye, ky pohim mbetet problematik:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Hisham Ibni Urvah \u00ebsht\u00eb i vetmi rr\u00ebfimtar i k\u00ebtij rr\u00ebfimi. K\u00ebtu q\u00ebndron problemi, sepse nuk ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar pohimin e tij. S\u00eb dyti, Hishami e rr\u00ebfeu k\u00ebt\u00eb n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, sipas pohimit t\u00eb tij, ai vuante nga humbje e r\u00ebnd\u00eb e memories. P\u00ebr shembull, Tahdhib el-Tahdhib, nj\u00eb nd\u00ebr librat kryesor\u00eb p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e haditheve, citon Jakub Ibni Sahibanin, q\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cRr\u00ebfimet e raportuara nga Hishami jan\u00eb t\u00eb besueshme, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb u raportuan n\u00ebp\u00ebrmjet banor\u00ebve t\u00eb Irakut\u201d<em>.<\/em><a href=\"#_edn11\" name=\"_ednref11\">[11]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Historia sh\u00ebnon q\u00eb Hishami, deri n\u00eb 71 vitet e para t\u00eb tij, jetoi n\u00eb Medin\u00eb, kurse n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij, m\u00ebrgoi n\u00eb Irak dhe vuajti nga humbje e r\u00ebnd\u00eb kujtese.<a href=\"#_edn12\" name=\"_ednref12\">[12]<\/a> Jakub ibni Shaibah pohon m\u00eb specifikisht:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cAi (Hishami) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i besuesh\u00ebm, rr\u00ebfimet e tij jan\u00eb t\u00eb pranueshme, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb ai rr\u00ebfeu pas m\u00ebrgimit n\u00eb Irak\u201d.<a href=\"#_edn13\" name=\"_ednref13\">[13]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Rr\u00ebfimi q\u00eb sjell fjal\u00ebn e Ajshes r.a. q\u00eb ajo ishte 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e shpalljes s\u00eb martes\u00ebs, vjen nga Hishami, pik\u00ebrisht pas m\u00ebrgimit t\u00eb tij n\u00eb Irak. Prandaj, ky rr\u00ebfim i vetmuar nuk mund t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb rr\u00ebfimtarit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb burime t\u00eb tjera pohojn\u00eb se Ajshja r.a. duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb 12 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e fejes\u00ebs dhe, sipas nj\u00eb burimi tjet\u00ebr 15-16 vje\u00e7e gjat\u00eb fejes\u00ebs dhe 19-20 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn kur ajo shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit Muhammed s.a..<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Ibni Sadi raporton:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cAjshja lindi n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebrt\u00eb pas deklarat\u00ebs profetike\u201d.<a href=\"#_edn14\" name=\"_ednref14\">[14]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, gjat\u00eb m\u00ebrgimit, ajo kishte mbushur 10 vjet e disa muaj. Si\u00e7 e dim\u00eb q\u00eb martesa e saj e mir\u00ebfillt\u00eb u realizua n\u00eb vitin e dyt\u00eb pas m\u00ebrgimit, dhe k\u00ebshtu, sipas k\u00ebtij burimi, rezulton q\u00eb ajo t\u00eb ishte 12 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Analizojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr burim: martesa e mir\u00ebfillt\u00eb e Profetit s.a.v.s. me Ajshen r.a. u b\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb pas m\u00ebrgimit, ose rreth vitit 624 e.s.. Ajo ishte e bija e Hazret Ebu Bekrit r.a.. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Ebu Bekrit r.a., Tabari raporton:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb 4 f\u00ebmij\u00ebt e tij (t\u00eb EbuBekrit) kan\u00eb lindur n\u00eb periudh\u00ebn para-islame [q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb para 610 e.s.], prej dy bashk\u00ebshorteve t\u00eb tij, emrat e t\u00eb cilave i kemi p\u00ebrmendur m\u00eb lart.\u201d<a href=\"#_edn15\" name=\"_ednref15\">[15]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, edhe sikur t\u00eb supozohet se Hazret Ajshja r.a. lindi n\u00eb vitin 609 e.s., vet\u00ebm nj\u00eb vit p\u00ebrpara deklarat\u00ebs profetike t\u00eb Profetit s.a.v.s., ajo duhet t\u00eb ishte af\u00ebrsisht 14 vje\u00e7e gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb m\u00ebrgimit n\u00eb Medin\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb 623 dhe, duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, jo m\u00eb pak se 15 vje\u00e7e kur u martua me Profetin Muhammed s.a.v.s.. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, nuk i afrohen asfare variantit t\u00eb t\u00eb qenit 6 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica e historian\u00ebve raportojn\u00eb se Hazret Asma r.a., motra e madhe e Hazret Ajshes r.a., ishte 10 vjet m\u00eb e madhe sesa ajo.<a href=\"#_edn16\" name=\"_ednref16\">[16]<\/a> Librat \u201cTahzibutTahzib\u201d si dhe \u201cEl-Bidajahuen-Nihajah\u201d raportojn\u00eb se Hazret Asma r.a. nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 100 vje\u00e7are, n\u00eb vitin 73 pas m\u00ebrgimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht 695 e.s.<a href=\"#_edn17\" name=\"_ednref17\">[17]<\/a> Kjo tregon se Hazret Asma r.a. nuk duhet t\u00eb ishte m\u00eb e vog\u00ebl se sa 27 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e m\u00ebrgimit. Hazret Ajshja r.a., si\u00e7 e dim\u00eb, u martua me Profetin s.a.v.s. nj\u00eb vit pas m\u00ebrgimit dhe, duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto burime, rezulton q\u00eb ajo duhet t\u00eb ishte 18 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn kur erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit s.a.v.s. si bashk\u00ebshorte.<\/p>\n<p>K\u00ebta shembuj nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ka shum\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb tjera autentike dhe ngjarje t\u00eb mir\u00ebsh\u00ebnuara, t\u00eb cilat t\u00ebr\u00ebsisht hedhin posht\u00eb variantin e 6 vje\u00e7es dhe 9 vje\u00e7es dhe bindsh\u00ebm tregojn\u00eb se ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb e pjekur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb martes\u00ebs me Profetin Muhammed s.a.v.s., e cila u b\u00eb me gjith\u00eb p\u00eblqimin e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i krishter\u00eb q\u00eb ishte edhe armik i Islamit, kur e ngriti k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Hazret Mesihu i Prmetuar a.s., themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, i qe p\u00ebrgjigjur me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cKeni p\u00ebrmendur se e d\u00eblira Hazret Ajshja r.a. ishte 9 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn kur ajo u martua me Profetin s.a.v.s.. S\u00eb pari, nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuar nga goja e Profetit Muhammed s.a.v.s., nuk p\u00ebrmendet n\u00eb asnj\u00eb shpallje dhe nuk provohet as nga rr\u00ebfimet e p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb ajo patjet\u00ebr duhet t\u00eb ishte 9 vje\u00e7e. Vet\u00ebm nj\u00eb rr\u00ebfimtar e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Arab\u00ebt nuk mbanin kalendar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, sepse ishin analfabet\u00eb. Duke e marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb tyre, nj\u00eb luhatje p\u00ebr 2-3 vjet ishte normale. Si\u00e7 p\u00ebr shembull, edhe n\u00eb vendin ton\u00eb [Indi], shumica e analfabet\u00ebve nuk tregojn\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri dallimin e periudh\u00ebs 3-4 vje\u00e7are\u201d.<\/strong><a href=\"#_edn18\" name=\"_ednref18\">[18]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb akuzuesi tjet\u00ebr, q\u00eb ishte nga feja arje, Mesihu i Premtuar a.s. tha:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cPohimi se Hazret Ajshja r.a. ishte 9 vje\u00e7e \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput pabaz\u00eb. Nuk provohet n\u00eb asnj\u00eb hadith dhe n\u00eb asnj\u00eb ajet t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/kurani-shqip\/\">Kuranit<\/a>\u201d.<\/strong><a href=\"#_edn19\" name=\"_ednref19\">[19]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Si p\u00ebrfundim:<\/strong><\/p>\n<p>(1) Nuk ka nj\u00eb standard n\u00eb p\u00ebrcaktimin e mosh\u00ebs s\u00eb lejimit t\u00eb nj\u00eb vajze dhe kjo varion sipas viseve. Mosha e lejimit n\u00eb vendet e ngrohta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, n\u00eb krahasim me vendet e ftohta, dhe Arabia njihet si nj\u00eb vend shum\u00eb i ngroht\u00eb.<\/p>\n<p>(2) Kemi provuar se rr\u00ebfimi q\u00eb tregon se ajo ka qen\u00eb 9 vje\u00e7e, nuk \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>(3) Kemi sjell\u00eb si shembuj shum\u00eb burime t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj q\u00eb ajo ka pasur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb martes\u00ebs dhe k\u00ebshtu rezulton q\u00eb, at\u00ebher\u00eb, ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb e pjekur.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre argumenteve, duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb edhe d\u00ebshmia e Ajshes r.a., se si ka qen\u00eb bashk\u00ebjetesa e saj me Profetin Muhammed s.a.v.s.. Nd\u00ebr t\u00eb gjitha bashk\u00ebshortet e Profetit s.a.v.s., vet\u00ebm Ajshja r.a. \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ishte e virgj\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur ajo u martua me t\u00eb, kurse gjith\u00eb t\u00eb tjerat ishin ose vejusha ose t\u00eb ndara. Kur shohim lidhjen q\u00eb kishte Hazret Ajshja r.a. me Profetin s.a.v.s., ne bindemi se ai kishte nj\u00eb lidhje aq t\u00eb past\u00ebr, aq vet\u00ebmohuese dhe aq shpirt\u00ebrore, q\u00eb kurrsesi nuk mund t\u00eb krijohej nga nj\u00eb jet\u00eb prej qejfi. Sikur lidhja e Profetit me t\u00eb t\u00eb ishte bazuar mbi qejfin, at\u00ebher\u00eb ajo, medoemos nuk do t\u00eb kishte pasur asnj\u00eb ndikim shpirt\u00ebror prej tij. Por, n\u00eb historin\u00eb islame, pas <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/kurani-shqip\/\">Kuranit<\/a> dhe Profetit Muhammed s.a.v.s., ajo paraqitet si nj\u00eb nd\u00ebr burimet kryesore t\u00eb besimit, spiritualitetit dhe t\u00eb haditheve t\u00eb Profetit s.a.v.s.. Jeta e saj ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e vyer n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Islamit.<\/p>\n<p>Lidhja e saj me Profetin s.a.v.s. duket t\u00eb jet\u00eb realizuar nga Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm, kur shohim vlerat q\u00eb ajo do t\u2019i jepte umetit musliman n\u00eb t\u00eb ardhmen. Edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. p\u00ebrmend nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb tij q\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll i paraqiti nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb palosur prej m\u00ebndafshi dhe i tha: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja jote\u201d, dhe Profeti s.a.v.s. kur e hapi at\u00eb, pa fytyr\u00ebn e Ajshes r.a.. Megjithat\u00eb, ai nuk ia p\u00ebrmendi \u00ebndrr\u00ebn askujt dhe besoi se, n\u00ebse \u00ebndrra do t\u00eb realizohej fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, Zoti Vet\u00eb do t\u00eb krijonte rrethanat p\u00ebr t\u00eb.<a href=\"#_edn20\" name=\"_ednref20\">[20]<\/a> M\u00eb pas, Heula Bint Hekim u b\u00eb shkak kryesor i k\u00ebsaj lidhjeje martesore.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb Profetit Muhammed s.a., Hazret Ajshja r.a. jetoi rreth 48 vite t\u00eb tjera dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb ramazan t\u00eb vitit 58 pas m\u00ebrgimit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs pas-profetike, ajo sh\u00ebrbeu si nj\u00eb fener i besimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb umetin musliman. Hazret Ajshja r.a. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr burimet kryesore t\u00eb haditheve. Numri total i haditheve t\u00eb rr\u00ebfyera nga ajo shkon deri n\u00eb 2210. Vlera e saj n\u00eb dijen e besimit pranohej edhe nga sahab\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Profetit s.a.v.s.. Madje, kur sahab\u00ebt p\u00ebrballeshin me ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhshme, pik\u00ebrisht Hazret Ajshes r.a. i drejtoheshin. Urvah Ibni Zubejri thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dijen e <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/kurani-shqip\/\">Kuranit<\/a>, n\u00eb dijen e trash\u00ebgimis\u00eb, n\u00eb dijen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb <em>hallallit<\/em> dhe t\u00eb <em>haramit<\/em>, n\u00eb dijen e jurisprudenc\u00ebs dhe n\u00eb dijen e haditheve nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb njeri tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb ditur sesa Ajshja\u201d<a href=\"#_edn21\" name=\"_ednref21\">[21]<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb sinqeritet dhe d\u00eblir\u00ebsi Hazret Ajshja r.a. ishte kaq e lart\u00eb saq\u00eb nj\u00eb her\u00eb asaj i erdh\u00ebn nj\u00ebqind mij\u00eb dirham\u00eb, t\u00eb cilat ajo i shp\u00ebrndau si l\u00ebmosh\u00eb p\u00ebrpara muzgut, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr dark\u00eb.<a href=\"#_edn22\" name=\"_ednref22\">[22]<\/a><\/p>\n<p><em>O Allah lart\u00ebsoje Muhammedin dhe familjen e tij, bekoje dhe d\u00ebrgoji paqe! Ti pa dyshim je i Lavd\u00ebruar, i Nderuar.<\/em><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"o2OhPlgHqC\"><p><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/deshmi-e-nje-dashurie-te-rralle-bashkeshortore\/\">D\u00ebshmi e nj\u00eb dashurie t\u00eb rrall\u00eb bashk\u00ebshortore<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"&#8220;D\u00ebshmi e nj\u00eb dashurie t\u00eb rrall\u00eb bashk\u00ebshortore&#8221; &#8212; Xhemati Musliman Ahmedia\" src=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/deshmi-e-nje-dashurie-te-rralle-bashkeshortore\/embed\/#?secret=pc3KTqWegj#?secret=o2OhPlgHqC\" data-secret=\"o2OhPlgHqC\" width=\"600\" height=\"338\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Referencat:<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"#_ednref1\" name=\"_edn1\">[1]<\/a>The Catholic Encyclopedia: An International Reference of Workon the Constitution, Doctrine, Dicipline, and History of the Catholic Church, New York Robert Appleton Company, V\u00ebll. VIII, f. 505.;<br \/>\nVersioni online n\u00eb anglisht (u marr\u00eb m\u00eb 15 shkurt 2016) n\u00eb: http:\/\/www.catholic.org\/encyclopedia\/view.php?id=6476<br \/>\n<a href=\"#_ednref2\" name=\"_edn2\">[2]<\/a>Talmud, Pesachim 113a;<br \/>\n<a href=\"#_ednref3\" name=\"_edn3\">[3]<\/a>Talmud, Sanhedrin 55b.<br \/>\n<a href=\"#_ednref4\" name=\"_edn4\">[4]<\/a>G T Bisset-Smith. Botimi i par\u00eb. Edinburgh: WilliamGreen&amp;Sons, (1902).<br \/>\n<a href=\"#_ednref5\" name=\"_edn5\">[5]<\/a> Po aty.<br \/>\n<a href=\"#_ednref6\" name=\"_edn6\">[6]<\/a>New Hampshire Title 53, Chapter 457; gjendet n\u00eb http:\/\/topics.law.cornell.edu\/wex\/table_marriage#g.<br \/>\n<a href=\"#_ednref7\" name=\"_edn7\">[7]<\/a>Massachusetts Title III, Chapter 207; gjendet n\u00eb http:\/\/topics.law.cornell.edu\/wex\/table_marriage#g.<br \/>\n<a href=\"#_ednref8\" name=\"_edn8\">[8]<\/a>Mississippi Title 93, Chapter 1; gjendet n\u00eb http:\/\/topics.law.cornell.edu\/wex\/table_marriage#g.<br \/>\n<a href=\"#_ednref9\" name=\"_edn9\">[9]<\/a>California Family Code \u00a7\u00a7 300-500; gjendet n\u00eb http:\/\/topics.law.cornell.edu\/wex\/table_marriage#g.<br \/>\n<a href=\"#_ednref10\" name=\"_edn10\">[10]<\/a> <em>Buhariu, Kitabufadailus-sahaba, babtezvixhin Nebijis.a.v.s. Ajshja<\/em>.<br \/>\n<a href=\"#_ednref11\" name=\"_edn11\">[11]<\/a> \u201cTahdhibal-Tahdhib\u201d,v\u00ebll. 11, f. 48 \u2013 51.<br \/>\n<a href=\"#_ednref12\" name=\"_edn12\">[12]<\/a> \u201cMizanal-I\u2018tidal\u201d, v\u00ebll. 4, f. 301 \u2013 302.<br \/>\n<a href=\"#_ednref13\" name=\"_edn13\">[13]<\/a> \u201cTahdhibal-Tahdhib\u201d, IbnHajarAl-\u2018Askalani, Arabisht, Dar Ihyaal-Turathal-Islami, v\u00ebll. 11, f. 50.<br \/>\n<a href=\"#_ednref14\" name=\"_edn14\">[14]<\/a> \u201cTabkat\u201d Ibni Sadi, v\u00ebll. 8, f. 54; \u201cSiretKhatamun-nebijin\u201d, MirzaBashirAhmad, v\u00ebll. 1, f. 424.<br \/>\n<a href=\"#_ednref15\" name=\"_edn15\">[15]<\/a> \u201cTarikhal-umamuel-mamluk\u201d, Al-Tabari, v\u00ebll. 4, f. 50 (Arabisht, Dar al-fikr, Bejrut, 1979).<br \/>\n<a href=\"#_ednref16\" name=\"_edn16\">[16]<\/a> \u201cSijarA`la\u2019ma\u2019l-nubala\u201d, Az-Zahabi, v\u00ebll. 2, f. 289 (Arabisht, Mu\u2019assasatu\u2019l-risala\u2019h, Bejrut, 1992).<br \/>\n<a href=\"#_ednref17\" name=\"_edn17\">[17]<\/a>\u201cEl-Bidajahuen-Nihajah\u201d, Ibn-e-KathirIbn-e-KathirIbn-e-Kathir, v\u00ebll. 8, f. 372, Arabisht, Dar el-fikrel-`arabija, El-xhizah, 1933.<br \/>\n<a href=\"#_ednref18\" name=\"_edn18\">[18]<\/a> \u201cRuhaniKhezain\u201d v\u00ebll. 9, \u201cNurul-Kuran\u201d nr. 2, f. 377-378.<br \/>\n<a href=\"#_ednref19\" name=\"_edn19\">[19]<\/a> \u201cRuhaniKhezain\u201d v\u00ebll. 10, \u201cArjeDerm\u201d f. 64.<br \/>\n<a href=\"#_ednref20\" name=\"_edn20\">[20]<\/a>Buhariu, Kitabun-nikah, baben-nezriilel-mer\u2019atikeblet-tezvixh.<br \/>\n<a href=\"#_ednref21\" name=\"_edn21\">[21]<\/a>Hakim dhe Tibrani; marr\u00eb nga \u201cZerkani\u201d, v\u00ebll. 3, f. 234.<br \/>\n<a href=\"#_ednref22\" name=\"_edn22\">[22]<\/a> \u201cIbni Sad\u201d, v\u00ebll. 8, f. 46.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":8356,"parent":0,"template":"","tags":[],"faq_cat":[449,448],"authors":[],"content_source":[],"class_list":["post-8354","faqs","type-faqs","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-gruaja-ne-islam","topics-profeti-muhammed-s-a","topics-sahabet-e-profetit","faq_cat-pergjigjet-e-akuzave","faq_cat-pyetje-te-shpeshta-faq"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>A u martua Profeti Muhammed me Ajshen, kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A u martua Profeti Muhammed s.a.v.s. me Ajshen r.a., kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-02-18T20:01:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/01\/martesa-me-ajshen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/\",\"name\":\"A u martua Profeti Muhammed me Ajshen, kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2019\\\/01\\\/martesa-me-ajshen.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-31T13:40:18+00:00\",\"dateModified\":\"2026-02-18T20:01:13+00:00\",\"description\":\"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2019\\\/01\\\/martesa-me-ajshen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2019\\\/01\\\/martesa-me-ajshen.jpg\",\"width\":1200,\"height\":600,\"caption\":\"martesa me ajshen\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pyetje\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"A u martua Profeti Muhammed s.a.v.s. me Ajshen r.a., kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A u martua Profeti Muhammed me Ajshen, kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?","description":"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A u martua Profeti Muhammed s.a.v.s. me Ajshen r.a., kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?","og_description":"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2026-02-18T20:01:13+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":600,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/01\/martesa-me-ajshen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/","name":"A u martua Profeti Muhammed me Ajshen, kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/01\/martesa-me-ajshen.jpg","datePublished":"2019-01-31T13:40:18+00:00","dateModified":"2026-02-18T20:01:13+00:00","description":"Rr\u00ebfimet e sakta q\u00eb tregojn\u00eb se Ajshja kurrsesi nuk ka qen\u00eb 6 vje\u00e7e n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs, madje ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore, nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr martes\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne, madje edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/01\/martesa-me-ajshen.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/01\/martesa-me-ajshen.jpg","width":1200,"height":600,"caption":"martesa me ajshen"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/a-u-martua-muhamedi-me-ajshen-kur-ajo-ishte-gjashte-vjece\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pyetje","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"A u martua Profeti Muhammed s.a.v.s. me Ajshen r.a., kur ajo ishte gjasht\u00eb vje\u00e7e?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faqs\/8354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faqs"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/faqs"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8354"},{"taxonomy":"faq_cat","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faq_cat?post=8354"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=8354"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=8354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}