{"id":19716,"date":"2026-01-27T08:14:59","date_gmt":"2026-01-27T08:14:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=faqs&#038;p=19716"},"modified":"2026-01-27T08:29:28","modified_gmt":"2026-01-27T08:29:28","slug":"israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej","status":"publish","type":"faqs","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/","title":{"rendered":"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej?"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Por, nj\u00eb lexim i thell\u00eb i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve ku p\u00ebrmendet kjo ngjarje, na bind se Profeti Muhamed a.s. nuk ka udh\u00ebtuar fizikisht brenda nj\u00eb nate t\u00eb vetme nga Meka n\u00eb Jeurasalem, e pastaj edhe n\u00eb shtat\u00eb qiej, dhe m\u00eb pas edhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nat\u00eb. N\u00eb vijim do t&#8217;ju paraqes disa argumente.<\/p>\n<p>Sipas hadithit t\u00eb Buhariut, Profeti a.s. ishte midis gjumit dhe zgjimit, dhe ndodhej af\u00ebr Qabes, n\u00eb Mek\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb filloi ky udh\u00ebtim. A ka l\u00ebvizur trupi i tij nga ai vend ku ishte dhe a ka udh\u00ebtuar me gjith\u00eb trup n\u00eb skajet e universit dhe \u00ebsht\u00eb kthyer prap\u00eb, pra vajtje-ardhje? Dhe n\u00eb rastin e Isras\u00eb, nga Meka n\u00eb Jeurasalem, vajtje-ardhje, s\u00ebrish brenda nj\u00eb nate t\u00eb vetme?<\/p>\n<h2>Si iu p\u00ebrgjigj Profeti kur mohuesit i k\u00ebrkuan t\u00eb ngjitej n\u00eb qiell?<\/h2>\n<p>N\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb, madje pik\u00ebrisht n\u00eb suren Isra, p\u00ebrmendet nj\u00eb ngjarje q\u00eb tregon se mohuesit n\u00eb Mek\u00eb i k\u00ebrkuan Profetit Muhammed s.a.v.s. t\u00eb ngjitej n\u00eb qiell, dhe p\u00ebrmendet gjithashtu edhe p\u00ebrgjigjja e Profetit s.a.v.s.. Sipas Kuranit, mohuesit i than\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cOse t\u00eb kesh nj\u00eb sht\u00ebpi prej ari, ose t\u00eb ngjitesh n\u00eb qiell. Dhe ne kurrsesi nuk do ta besojm\u00eb ngjitjen t\u00ebnde, gjersa t\u00eb zbres\u00ebsh mbi ne nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ta lexojm\u00eb.\u201d Thuaj: I past\u00ebr \u00ebsht\u00eb Zoti im (nga k\u00ebto gj\u00ebra)! A nuk jam thjesht nj\u00eb njeri, i d\u00ebrguar?!\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb (surja Isra) 17:94)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, kjo p\u00ebrgjigje e Profetit a.s. e dokumentuar n\u00eb Kuran, me fjal\u00eb t\u00eb tjera pohon se ngjitja e njeriut fizikisht n\u00eb qiell pa ato kushte q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ligjeve q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Zoti, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<h2>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Kurani i Shenjt\u00eb p\u00ebr Miraxhin?<\/h2>\n<p>N\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ngjarja e Miraxhit p\u00ebrmendet n\u00eb suren 53, Surja \u201cEn-Nexhm\u201d. Pasi p\u00ebrshkruhet ngjitja e Profetit deri n\u00eb <em>hiden e tejskajshme (sidratul-munteha)<\/em>, Zoti thot\u00eb p\u00ebr Profetin s.a.v.s.<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cZemra nuk g\u00ebnjeu at\u00eb q\u00eb pa.\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb 53:12)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim e p\u00ebrjetoi zemra e Profetit dhe jo syri fizik. Pra, e p\u00ebrjetoi syri i zemr\u00ebs, syri i shpirtit.<\/p>\n<h2>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb hidja n\u00eb udh\u00ebtimin e miraxhit?<\/h2>\n<p>Pastaj, n\u00ebse marrim fizikisht na del dhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb roli ka pema fizike, hidja atje n\u00eb qiellin e shtat\u00eb, nj\u00eb pem\u00eb q\u00eb as Profeti s.a.v.s. nuk shkoi dot p\u00ebrtej saj? Po t\u00eb ishte fizike, hidja na dilka m\u00eb e lart\u00eb se sa Profeti a.s. n\u00eb pozit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb qesharake. Realisht, k\u00ebtu edhe hidja \u00ebsht\u00eb simbol q\u00eb tregon ndarjen e arritjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb njeriut, kufirin maksimal t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me Hyjnoren, p\u00ebrtej s\u00eb cil\u00ebs, njeriu nuk ka kompetenca.<\/p>\n<p>Hidja, ose Ziziphus spina-christi, rritet natyrsh\u00ebm n\u00eb Gadishullin Arabik dhe n\u00eb vendet e ngrohta. Kjo pem\u00eb dallohet p\u00ebr drurin shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe rezistent, frutin e ngr\u00ebnsh\u00ebm, si dhe p\u00ebr gjembat e mpreht\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb penges\u00eb natyrore shum\u00eb efektive. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto karakteristika, prej shekujsh e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, hidja n\u00eb ato vende \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur jo vet\u00ebm p\u00ebr ushqim, hije dhe nd\u00ebrtim, por edhe si gardh natyror dhe shenj\u00eb kufiri p\u00ebr sht\u00ebpi, toka dhe prona.<\/p>\n<p>Dhe Profeti Muhammed s.a.v.s. arriti t\u00eb shkonte pik\u00ebrisht deri n\u00eb kufirin njer\u00ebzor. Ky \u00ebsht\u00eb miraxhi, lart\u00ebsia shpirt\u00ebrore e Profetit. Kurse miraxhi i Profet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ishte m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<h2>Miraxhi dhe Israja u p\u00ebrjetuan n\u00eb gjendje midis gjumit dhe zgjimit<\/h2>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hadith tjet\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Sahih Buhari, Profeti s.a.v.s. e pa miraxhin n\u00eb gjendje kur ai ishte midis gjumit dhe zgjimit.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<h2>Pas miraxhit dhe Isras\u00eb, Profeti a.s. u zgjua<\/h2>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hadith tjet\u00ebr, s\u00ebrish nga Buhariu, thuhet se pas gjith\u00eb udh\u00ebtimit, Profeti u zgjua.<\/p>\n<blockquote><p>\u0642\u064e\u0627\u0644\u064e \u0631\u064e\u0633\u064f\u0648\u0644\u064f \u0627\u0644\u0644\u0651\u064e\u0647\u0650 \u0635\u0644\u0649 \u0627\u0644\u0644\u0647 \u0639\u0644\u064a\u0647 \u0648\u0633\u0644\u0645 \u064a\u064e\u0627 \u0645\u064f\u0648\u0633\u064e\u0649 \u0642\u064e\u062f\u0652 \u0648\u064e\u0627\u0644\u0644\u0651\u064e\u0647\u0650 \u0627\u0633\u0652\u062a\u064e\u062d\u0652\u064a\u064e\u064a\u0652\u062a\u064f \u0645\u0650\u0646\u0652 \u0631\u064e\u0628\u0651\u0650\u064a \u0645\u0650\u0645\u0651\u064e\u0627 \u0627\u062e\u0652\u062a\u064e\u0644\u064e\u0641\u0652\u062a\u064f \u0625\u0650\u0644\u064e\u064a\u0652\u0647\u0650\u200f.\u200f \u0642\u064e\u0627\u0644\u064e \u0641\u064e\u0627\u0647\u0652\u0628\u0650\u0637\u0652 \u0628\u0650\u0627\u0633\u0652\u0645\u0650 \u0627\u0644\u0644\u0651\u064e\u0647\u0650\u200f.\u200f \u0642\u064e\u0627\u0644\u064e \u0648\u064e\u0627\u0633\u0652\u062a\u064e\u064a\u0652\u0642\u064e\u0638\u064e \u0648\u064e\u0647\u0652\u0648\u064e \u0641\u0650\u064a \u0645\u064e\u0633\u0652\u062c\u0650\u062f\u0650 \u0627\u0644\u0652\u062d\u064e\u0631\u064e\u0627\u0645\u0650\u200f.\u200f<\/p>\n<p><em>\u201cI D\u00ebrguari i Allahut s.a.v.s. tha \u2013 O Musa! Pasha Zotin! Kam turp t\u00eb shkoj\u00eb prap\u00eb te Zoti sepse kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vajtje-ardhje. (Musai) tha \u2013 At\u00ebher\u00eb, zbrit me emrin e Allahut. (Profeti ose rr\u00ebfimtari) tha: M\u00eb pas ai u zgjua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb Xhamin\u00eb e Shenjt\u00eb (Qabe).\u201d<\/em><a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>T\u00eb dyja hadithet tregojn\u00eb se p\u00ebrpara udh\u00ebtimit, Profeti s.a.v.s. ishte midis gjumit dhe zgjimit, dhe pas udh\u00ebtimit, ai u zgjua. Kjo tregon q\u00eb Israja dhe Miraxhi nuk kan\u00eb ndodhur fizikisht, por ishte nj\u00eb p\u00ebrjetim shpirt\u00ebror.<\/p>\n<h2>Deklarata e Hazret Aishes r.a.<\/h2>\n<p>Shikojm\u00eb edhe nj\u00eb hadith tjet\u00ebr nga Buhariu, ku Hazret Aishja r.a. i p\u00ebrgjigjet pyetjes n\u00ebse Pejgamberi a.s. e ka par\u00eb Zotin fizikisht apo jo. Madje sapo e d\u00ebgjoi pyetjen, Hazret Aishja r.a. u shpreh \u2013 M\u00eb rr\u00ebqethet trupi nga kjo pyetje, (sepse \u00ebsht\u00eb e palogjikshme).<\/p>\n<p>Ajo shton dhe jep argument nga Kurani i Shenjt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Kushdo q\u00eb thot\u00eb se Profeti e ka par\u00eb Zotin me sy, ka g\u00ebnjyer,<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a> sepse Allahu e tha n\u00eb Kuran:<\/p>\n<p><strong>\u201cSyt\u00eb nuk e arrijn\u00eb At\u00eb, por Ai i arrin syt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i Mprehti, i Gjithinformuari.\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb 6:104)<\/p><\/blockquote>\n<p>Shikoni k\u00ebtu edhe metod\u00ebn e Hazret Aishes r.a.. E merr Kuranin gjykat\u00ebs p\u00ebr keqkuptimet q\u00eb dalin. Ky \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7el\u00ebsi q\u00eb Xhemati Musliman Ahmedia vazhdimisht e paraqet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet brenda Islamit: Kuranin merr si gjyqtar, kurse hadithin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kuranit.<\/p>\n<h2>Shum\u00eb faktor\u00eb dhe element\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm tregojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja nuk ishin fizike<\/h2>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebse shohim faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, na del shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb udh\u00ebtim fizik.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju rendis vet\u00ebm disa:<\/p>\n<h2>1) Besimi dhe urt\u00ebsia nuk jan\u00eb fizike, po ashtu edhe ena<\/h2>\n<p>Profeti tha<\/p>\n<blockquote><p>\u2013 M\u00eb erdh\u00ebn tre engj\u00ebj&#8230; kishin nj\u00eb en\u00eb floriri t\u00eb mbushur me <em>besimin<\/em> dhe <em>urt\u00ebsin\u00eb<\/em>. Ata m\u00eb \u00e7an\u00eb kraharorin deri n\u00eb fund dhe m\u00eb mbush\u00ebn me gjith\u00eb besimin dhe urt\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjendeshin n\u00eb tabaka dhe m\u00eb pas s\u00ebrish ma qep\u00ebn kraharorin.<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Ka hoxhallar\u00eb q\u00eb ngren\u00eb pyetje \u2013 Po pse, engj\u00ebjt e Zotit a nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt se kirurg\u00ebt e sot\u00ebm?\u201d Por pyetja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb <em>besimi<\/em> dhe <em>urt\u00ebsia<\/em>, a jan\u00eb gj\u00ebra fizike, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb operim i till\u00eb fizikisht? Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shum\u00eb t\u00eb larta sesa trupi fizik. Po k\u00ebshtu, si\u00e7 ishte p\u00ebrmbajtja, (besimi dhe urt\u00ebsia), ashtu ishte edhe ena (tabakaja). Pra, ishte shpirt\u00ebrore. N\u00eb en\u00eb fizike vendosen gj\u00ebrat fizike. N\u00eb en\u00eb shpirt\u00ebrore, vendosen gj\u00ebrat shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb historin\u00eb e Islamit nuk p\u00ebrmendet rreth asaj ene se ku ka shkuar? Profeti s.a.v.s. nuk ua ka treguar as sahab\u00ebve e as mohuesve. Ajo duhet t\u00eb ishte e \u00e7uditshme, pasi duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00eb prej Zotit ose prej engj\u00ebjve, por nuk gjendet asnj\u00eb rr\u00ebfim se ku shkoi ena.<\/p>\n<h2>2) Dy kupa: nj\u00ebra me qum\u00ebsht, tjetra me ver\u00eb<\/h2>\n<p>Profeti s.a.v.s. tha<\/p>\n<blockquote><p>Profetit a.s. i sjellin dy kupa, nj\u00eb me qum\u00ebsht, nj\u00eb tjet\u00ebr me ver\u00eb. Profeti s.a.v.s. e zgjedh qum\u00ebshtin. Xhebraili thot\u00eb \u2013 Lavdi Zotit q\u00eb t\u00eb udh\u00ebzoi drejt natyr\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Dhe tha, po t\u00eb kishe zgjedhur ver\u00ebn, populli yt do t\u00eb devijonte nga rruga e drejt\u00eb.<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu, edhe k\u00ebtu, Hazret Xhebraili e interpretoi veprimin. Po t\u00eb ishte fizike, nuk do t\u00eb interpretonte, ndoshta do t\u00eb thoshte \u2013 t\u00eb b\u00ebft\u00eb mir\u00eb, o Profet, dhe do t\u00eb vijonte udh\u00ebtimin.<\/p>\n<h2>Bota a ishte sh\u00ebndrruar n\u00eb nj\u00eb plak\u00eb?<\/h2>\n<p>Profeti pa nj\u00eb grua t\u00eb zbukuruar, q\u00eb e th\u00ebrriste dhe donte ta pyeste p\u00ebr di\u00e7ka. Profeti a.s. nuk i kushtoi r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<blockquote><p>Xhebraili tha \u2013 ajo ishte bota, po t\u2019i p\u00ebrgjigjeshe, umeti yt bot\u00ebs do t\u2019i jepte p\u00ebrpar\u00ebsi mbi ahiretin\u201d<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe k\u00ebtu, Xhebraili e interpretoi pamjen.\u00a0Po t\u00eb ishte fizike, dhe gruaja t\u00eb ishte bota, e gjith\u00eb bota at\u00eb nat\u00eb duhet t\u00eb ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb grua. Kurse realisht nuk ndodhi ashtu. Mekasit aty ishin, edhe musliman\u00ebt, edhe mohuesit, edhe shqiptar\u00ebt, edhe indian\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb at\u00eb nat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet, nuk u khtyen n\u00eb grua. Pra, po t\u2019i jap\u00ebsh pamje fizike k\u00ebtij udh\u00ebtimi, do t\u00eb b\u00ebhet qesharake.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? | P\u00ebrgjigjja | Profeti a ka udh\u00ebtuar me trup e shpirt?\" width=\"900\" height=\"506\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/RbRG37TAKew?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<h2>Po ne, si mysliman\u00eb, a na pa Profeti a.s. n\u00eb Miraxh?<\/h2>\n<p>Po k\u00ebshtu, Profeti pa nj\u00eb grup shum\u00eb t\u00eb madh njer\u00ebzish. \u2013 Kush jan\u00eb k\u00ebta? E pyeti ai. \u2013 Umeti i Musait, i tha Xhebraili. Pastaj tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cShiko n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr!\u201d Plot njer\u00ebz \u201cShiko dhe n\u00eb at\u00eb an\u00eb\u201d. \u2013 Kush jan\u00eb k\u00ebta, e pyeti Profeti a.s.? \u201cUmeti yt\u201d, iu p\u00ebrgjigj Xhebraili. Dhe tha: 70,000 prej tyre do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb xhenet po iu k\u00ebrkuar llogari.<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs kur ndodhi kjo ngjarje, mysliman\u00ebt num\u00ebroheshin n\u00eb gishta, por k\u00ebtu Profeti s.a.v.s. n\u00ebse pa fizikisht gjith\u00eb umetin e ardhsh\u00ebm, i bie q\u00eb edhe ne dhe kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb mysliman, t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb gjall\u00eb at\u00eb nat\u00eb n\u00eb qiell?! E po me k\u00ebt\u00eb besim, do t\u00eb bien ndesh shum\u00eb ajete t\u00eb Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.\u00a0Sahab\u00ebt nuk b\u00ebn\u00eb pyetje t\u00eb tilla sepse ata e dinin se Profeti s.a.v.s. fizikisht nuk ka l\u00ebvizur nga vendi i tij.<\/p>\n<h2>Po Hazret Bilali r.a., ku ndodhej n\u00eb nat\u00ebn e Miraxhit? N\u00eb Tok\u00eb apo n\u00eb qiell?<\/h2>\n<p>Duke iu drejtuar Hazret Bilalit r.a., i D\u00ebrguari i Allahut s.a. tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u00c7far\u00eb vlere ke ti o Bilal\u060c sepse kudo q\u00eb shkoja n\u00ebp\u00ebr qiej, d\u00ebgjoja edhe hapat e tu?!<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Po ku ishte Bilali? Ai patjet\u00ebr q\u00eb nuk ishte n\u00eb qiell. Ndoshta ishte n\u00eb gjum\u00eb, ose duke falur namaz nate.<\/p>\n<h2>Po, profet\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Jerusalem, ishin fizikisht aty?<\/h2>\n<blockquote><p>Gjat\u00eb Isras\u00eb, p\u00ebrmendet q\u00eb Profeti s.a.v.s. n\u00eb Jerusalem drejtoi namazin dhe u b\u00eb imam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Profet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn u fal\u00ebn pas tij. <a href=\"#_ftn9\" name=\"_ftnref9\">[9]<\/a>,<a href=\"#_ftn10\" name=\"_ftnref10\">[10]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Tani, n\u00ebse Profeti a.s. shkoi fizikisht atje, po k\u00ebta Profet\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Hazret Isain a.s., Hazret Musain a.s., Hazret Ibrahimin a.s. etj., a ishin fizikisht atje? Jo. Gjith\u00e7ka ishte shpirt\u00ebrore. Ata kishin nd\u00ebrruar jet\u00eb. Dhe po k\u00ebta, Profeti s.a.v.s. i sheh edhe n\u00eb qiell. Edhe aty, kjo nuk ishte nj\u00eb pamje fizike.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, dua t\u00eb shtoj edhe k\u00ebt\u00eb. Kur Profeti pa q\u00eb Hazret Isai a.s. me Hazret Jahjan\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu q\u00eb Hazret Isai a.s. ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. As ai nuk ishte fizikisht atje, prandaj ndodhej s\u00eb bashku me Jahjan\u00eb a.s., p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, q\u00eb Hazret Isai a.s. ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, kam shpjeguar me argumente nga Kurani i Shenjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb video.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Isai Biri i Merjemes a.s. ka vdekur | Argumente nga Kurani dhe hadithet | Imam Mehdiu a.s.\" width=\"900\" height=\"506\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/3xlu6oq5CFc?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<h2>Allahu ia tregoi sundimin e qiejve dhe t\u00eb tok\u00ebs edhe Ibrahimit a.s.<\/h2>\n<p>Universin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, sipas Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb, Allahu ia ka treguar edhe nj\u00eb profeti tjet\u00ebr, edhe atje, qartazi \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnkuptuar se ia ka treguar syrit t\u00eb shpirtit, jo t\u00eb trupit. Konkretisht, p\u00ebr Hazret Ibrahimin a.s., Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cPo k\u00ebshtu, i kemi treguar Ibrahimit sundimin e qiejve e t\u00eb tok\u00ebs, q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebr (m\u00eb) t\u00eb bindurit.\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb 6:76)<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu ka edhe plot argumente t\u00eb tjera q\u00eb provojn\u00eb bindsh\u00ebm se udh\u00ebtimet i miraxhit dhe i Isras\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb dhe jo fizike. Por e l\u00ebm\u00eb me kaq.<\/p>\n<h2>Me \u00e7far\u00eb shpejt\u00ebsie ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. n\u00eb nat\u00ebn e Miraxhit?<\/h2>\n<p>Shpejt\u00ebsia m\u00eb e madhe e njohur n\u00eb univers \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia e drit\u00ebs, rreth 300.000 km n\u00eb sekond\u00eb. Edhe n\u00ebse njeriu do t\u00eb udh\u00ebtonte me k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi maksimale, do t\u2019i duheshin miliona vite p\u00ebr t\u00eb arritur vet\u00ebm galaktikat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta. Asnj\u00eb trup fizik, sipas ligjeve t\u00eb fizik\u00ebs, nuk mund t\u00eb arrij\u00eb apo t\u00eb tejkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi, dhe as t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb kushtet ekstreme t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot nj\u00eb avion i zakonsh\u00ebm udh\u00ebton n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi rreth 10 kilometra mbi nivelin e detit dhe me shpejt\u00ebsi jo m\u00eb tep\u00ebr se 1000 km n\u00eb or\u00eb. Temperatura jasht\u00eb tregon -50 ose -60 grad\u00eb. Edhe me k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lart\u00ebsi dhe n\u00eb at\u00eb temperatur\u00eb, njeriu nuk udh\u00ebton dot pa kabin\u00eb t\u00eb presurizuar, pa izolim termik dhe pa sisteme t\u00eb projektuara p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes\u00eb \u2013 Pse, Zoti a nuk ka mund\u00ebsi ta \u00e7oj\u00eb Profetin fizikisht n\u00eb qiellin e shtat\u00eb brenda nat\u00ebs e ta kthej\u00eb prap\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb i p\u00ebrgjigjem \u2013 Patjet\u00ebr q\u00eb po. Ai b\u00ebn \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Por fakti q\u00eb thua se ndodhi fizikisht, pa u bazuar as te Kurani, as te hadithet, e as te shkenca, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk e ke kuptuar fare as <em>miraxhin<\/em> e as <em>isran\u00eb<\/em>, p\u00ebrkundrazi, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsh q\u00eb vet\u00ebm ngjarja fizike p\u00ebrb\u00ebka mrekulli, si\u00e7 ndodh n\u00eb p\u00ebrralla. Pra, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb thua se ndodhi fizikisht, duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb edhe kushtet e fizik\u00ebs, duhet patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktohen:<\/p>\n<ol>\n<li>hap\u00ebsira (distanca\/vendndodhja)<\/li>\n<li>koha<\/li>\n<li>shpejt\u00ebsia<\/li>\n<\/ol>\n<p>Natyrisht, edhe kushtet e tjera, sepse, Kurani vazhdimisht ka pohuar se Pejgamberi a.s. \u00ebsht\u00eb njeri, si t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb.\u00a0Kurse, argumentet q\u00eb ju kam treguar nga Kurani dhe hadithet, tregojn\u00eb qartazi se Miraxhi dhe Israja nuk kan\u00eb ndodhur fizikisht.<\/p>\n<h2>A i bie vlera Miraxhit dhe Isras\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb ndodhnin fizikisht?<\/h2>\n<p>Ata q\u00eb duan ta paraqesin Miraxhin dhe Isran\u00eb si nj\u00eb ngjarje fizike, mendojn\u00eb sikur nuk ka vler\u00eb n\u00ebse e interpretojn\u00eb si ngjarje shpirt\u00ebrore. Ai q\u00eb mendon k\u00ebshtu, mendimi i tij \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me mendimin e ateistit q\u00eb insiston ta shikoj\u00eb Zotin fizikisht, dhe p\u00ebr faktin q\u00eb nuk e sheh dot fizikisht Zotin, e mohon at\u00eb. Zoti shihet me syt\u00eb e shpirtit dhe jo me syrin e dob\u00ebt t\u00eb trupit, q\u00eb nuk ka fuqi t\u00eb shikoj\u00eb as p\u00ebrtej murit.<\/p>\n<p>Po, Kurani i Shenjt\u00eb si zbriti? I gjith\u00eb Kurani zbriti n\u00eb zemr\u00ebn e Profetit Muhammed s.a.v.s., dhe jo fizikisht nga qielli. E megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt sot n\u00eb bot\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb thesari m\u00eb i madh shpirt\u00ebror.<\/p>\n<h2>Referenca<\/h2>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi <a href=\"https:\/\/sunnah.com\/bukhari:3207\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nr. 3207.<\/a><br \/>\n<a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi nr. 7517.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi nr. 4855.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi 349.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi 5576.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Fjal\u00ebt arabe t\u00eb hadithit:<\/p>\n<p>\u0641\u0628\u064a\u0646\u0645\u0627 \u0623\u0646\u0627 \u0623\u0633\u064a\u0631 \u0625\u0630\u0627 \u0623\u0646\u0627 \u0628\u064b\u0627\u0645\u0631\u0623\u0629 \u062d\u0627\u0633\u0631\u0629 \u0639\u0646 \u0630\u0631\u0627\u0639\u064a\u0647\u0627 \u0639\u0644\u064a\u0647\u0627 \u0645\u0646 \u0643\u0644 \u0632\u064a\u0646\u0629 \u062e\u0644\u0642\u0647\u0627 \u0627\u0644\u0644\u0647 \u062a\u0642\u0648\u0644: \u064a\u0627 \u0645\u062d\u0645\u062f \u0623\u0646\u0638\u0631\u0646\u064a \u0623\u0633\u0623\u0644\u0643 \u0641\u0644\u0645 \u0623\u062c\u0628\u0647\u0627 \u0648\u0644\u0645 \u0623\u0642\u0645 \u0639\u0644\u064a\u0647\u0627\u060c \u0642\u0627\u0644: \u062a\u0644\u0643 \u0627\u0644\u062f\u0646\u064a\u0627 \u0623\u0645\u0627 \u0625\u0646\u0643 \u0644\u0648 \u0623\u062c\u0628\u062a\u0647\u0627 \u0644\u0627\u062e\u062a\u0627\u0631\u062a \u0623\u0645\u062a\u0643 \u0627\u0644\u062f\u0646\u064a\u0627 \u0639\u0644\u0649 \u0627\u0644\u0622\u062e\u0631\u0629<br \/>\n(\u0627\u0644\u0631\u0627\u0648\u064a: \u0623\u0628\u0648 \u0633\u0639\u064a\u062f \u0627\u0644\u062e\u062f\u0631\u064a \u2022 \u0627\u0644\u0628\u064a\u0647\u0642\u064a\u060c \u062f\u0644\u0627\u0626\u0644 \u0627\u0644\u0646\u0628\u0648\u0629 (\u0662\/\u0663\u0669\u0660) \u2022 \u0623\u0645\u062b\u0644 \u0625\u0633\u0646\u0627\u062f\u0627 \u2022 \u0623\u062e\u0631\u062c\u0647 \u0627\u0644\u062d\u0627\u0643\u0645 (\u0664\u0660\u0668\u0667)\u060c \u0648\u0639\u0628\u062f \u0627\u0644\u0631\u0632\u0627\u0642 (\u0661\u0667\u0666\u0669) \u0628\u0646\u062d\u0648\u0647 \u0645\u062e\u062a\u0635\u0631\u0627)<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi 5705.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> Sahih Bukhari, hadithi 1149; Musned Ahmed, hadithi 2324.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref9\" name=\"_ftn9\">[9]<\/a> Sunen Nisai, hadithi 450.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref10\" name=\"_ftn10\">[10]<\/a> Sahih Muslim, kitab &#8220;El-iman&#8221;, bab &#8220;Fi dhikril-Mesih ibni Merjeme vel-Mesihid-Dexh-xhal&#8221;, hadithi nr. 403 (172)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":19717,"parent":0,"template":"","tags":[],"faq_cat":[522,449,448],"authors":[454],"content_source":[],"class_list":["post-19716","faqs","type-faqs","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-profeti-muhammed-s-a","faq_cat-njohuri-te-pergjithshme","faq_cat-pergjigjet-e-akuzave","faq_cat-pyetje-te-shpeshta-faq","authors-samad-ahmed-ghori"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej? - Xhemati Musliman Ahmedia<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-01-27T08:29:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/01\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1344\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"756\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/\",\"name\":\"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej? - Xhemati Musliman Ahmedia\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/01\\\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg\",\"datePublished\":\"2026-01-27T08:14:59+00:00\",\"dateModified\":\"2026-01-27T08:29:28+00:00\",\"description\":\"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/01\\\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2026\\\/01\\\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg\",\"width\":1344,\"height\":756,\"caption\":\"israja dhe miraxhi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pyetje\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/pyetje\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej? - Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej?","og_description":"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2026-01-27T08:29:28+00:00","og_image":[{"width":1344,"height":756,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/01\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/","name":"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej? - Xhemati Musliman Ahmedia","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/01\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg","datePublished":"2026-01-27T08:14:59+00:00","dateModified":"2026-01-27T08:29:28+00:00","description":"Shum\u00eb dijetar\u00eb mysliman\u00eb besojn\u00eb se Miraxhi dhe Israja kan\u00eb ndodhur fizikisht. Argumentet bind\u00ebse nga Kurani dhe hadithet se nuk ndodhi fizikisht.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/01\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2026\/01\/Israja-dhe-miraxhi-web.jpg","width":1344,"height":756,"caption":"israja dhe miraxhi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/israja-dhe-miraxhi-a-kane-ndodhur-fizikisht-a-ka-udhetuar-profeti-a-s-fizikisht-ne-7-qiej\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pyetje","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/pyetje\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Israja dhe Miraxhi a kan\u00eb ndodhur fizikisht? A ka udh\u00ebtuar Profeti a.s. fizikisht n\u00eb 7 qiej?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faqs\/19716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faqs"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/faqs"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19716"},{"taxonomy":"faq_cat","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/faq_cat?post=19716"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=19716"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=19716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}