{"id":819,"date":"2013-10-15T15:13:22","date_gmt":"2013-10-15T15:13:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=819"},"modified":"2015-05-16T16:54:45","modified_gmt":"2015-05-16T16:54:45","slug":"karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/","title":{"rendered":"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Festa e Kurban Bajramit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb fen\u00eb Islame. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb na kujton besimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Hazret Ibrahimit a.s., t\u00eb Haxhires\u00eb dhe t\u00eb birit t\u00eb tyre Islamit a.s., por na jep edhe neve m\u00ebsimin e sakrific\u00ebs, durimit dhe dashamir\u00ebsis\u00eb ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr arsye se pse Allahu i Lart\u00ebsuar e lidhi k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat e Islamit, pra, at\u00eb t\u00eb Haxhit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb adhurim plot\u00eb dashurie ndaj Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<p>Profeti Muhammed s.a., gjat\u00eb Haxhit t\u00eb tij t\u00eb fundit, mbajti nj\u00eb fjalim, me t\u00eb cilin vendosi dhe mbrojti nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut. Me rastin e k\u00ebtij Bajrami, le t\u00eb kujtojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb fjal\u00ebt e tij dhe le t\u00eb nxjerrim n\u00eb pah se \u00e7far\u00eb na k\u00ebrkon i D\u00ebrguari i Allahut, Profeti Muhammed s.a.\u00a0prej nesh dhe \u00e7far\u00eb mesazhesh, porosish dhe k\u00ebshillash ai ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb testament. Edhe fjalimin e tij, edhe shpjegim rreth tij, do t\u2019i paraqesim k\u00ebtu nga libri fenomenal i Hazret Kalifit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Xhematit Musliman Ahmedia, i titulluar \u201cJeta e Muhammedit s.a.\u201d. Autori thot\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb <i>hixhretit<\/i>, Profeti Muhammed s.a.\u00a0b\u00ebri haxhin e Mek\u00ebs. At\u00eb dit\u00eb, atij i zbriti ky ajet i famsh\u00ebm i Kuranit Fam\u00eblart\u00eb:<\/p>\n<p><i>Sot jua p\u00ebrsosa fen\u00eb tuaj, plot\u00ebsova dhuntin\u00eb Time ndaj jush dhe zgjodha q\u00eb Islami t\u00eb jet\u00eb feja juaj.<\/i><sup> <sup>[1]<\/sup><\/sup><i><\/i><\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, Allahu tha se at\u00eb dit\u00eb, Ai ua p\u00ebrsosi fen\u00eb musliman\u00ebve dhe t\u00eb gjitha bekimet shpirt\u00ebrore q\u00eb mund t\u2019u jepeshin rob\u00ebrve t\u00eb Tij, ia fali <i>umetit<\/i> musliman dhe vendosi q\u00eb feja e tyre t\u00eb bazohej krejt\u00ebsisht mbi bindjen ndaj Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ajet, Profeti s.a.\u00a0ua lexoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ishin mbledhur n\u00eb fush\u00ebn e Muzdelfas\u00eb. Pas kthimit nga Muzdelfa, sipas rregullave t\u00eb Haxhit, Profeti\u00a0s.a.\u00a0q\u00ebndroi n\u00eb Mina dhe m\u00eb dat\u00ebn 11 t\u00eb muajit <i>dhulhaxha<\/i>, mbajti nj\u00eb fjalim para gjith\u00eb musliman\u00ebve, fjal\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb:<\/p>\n<p><i>O njer\u00ebz, d\u00ebgjojeni mir\u00eb at\u00eb q\u00eb po ju them, sepse un\u00eb nuk e di se a do t\u2019ju drejtohem s\u00ebrish pas k\u00ebtij viti n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb apo jo. Zoti i Lart\u00ebsuar ju ka ndaluar t\u00eb sulmoni jet\u00ebt dhe pasurit\u00eb tuaja deri n\u00eb dit\u00ebn e Kiametit. Zoti i Lart\u00ebsuar i ka caktuar \u00e7dokujt pjes\u00ebn q\u00eb i takon nga trash\u00ebgimia, andaj, asnj\u00eb testament nuk do t\u00eb lejohet q\u00eb ia d\u00ebmton hisen\u00eb ndonj\u00eb trash\u00ebgimtari. F\u00ebmija i p\u00ebrket atij n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit ka lindur, nd\u00ebrsa ai q\u00eb pretendon se i takon tjet\u00ebrkujt p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb paligjshme, do ta gjej\u00eb nd\u00ebshkimin e ligjsh\u00ebm. Ai q\u00eb ia etiketon veten babait t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, ose rrejsh\u00ebm quan dik\u00eb si pronar t\u00eb tij, mallkimi i Zotit, i engj\u00ebjve t\u00eb Tij dhe i gjith\u00eb njer\u00ebzve bie mbi t\u00eb. <\/i><\/p>\n<p><i>O njer\u00ebz, ju keni disa t\u00eb drejta ndaj bashk\u00ebshorteve tuaja, dhe, edhe bashk\u00ebshortet tuaja kan\u00eb disa t\u00eb drejta ndaj jush. E drejta juaj mbi to \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jetojn\u00eb d\u00eblir\u00ebsisht dhe t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb veprim t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb t\u2019ju shkaktoj\u00eb \u00e7nderim n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00ebse ato kryejn\u00eb ndonj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u2019u jepni nd\u00ebshkim, por pa e r\u00ebnduar.<\/i><sup><sup>[2]<\/sup><\/sup><i> E, n\u00ebse ato nuk kryejn\u00eb ndonj\u00eb veprim q\u00eb ju njollos nderin tuaj e t\u00eb fisit tuaj, at\u00ebher\u00eb jeni t\u00eb obliguar t\u2019i ushqeni e t\u2019i vishni sipas mund\u00ebsis\u00eb suaj. Mbani mend! Gjithmon\u00eb silluni mir\u00eb me bashk\u00ebshortet tuaja, sepse Zoti i Lart\u00ebsuar ju ka ngarkuar me kujdesin p\u00ebr to. Femra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e brisht\u00eb dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat e veta. Kur jeni martuar me to, Zoti i Lart\u00ebsuar ju ka caktuar kujdestar\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre dhe, sipas ligjit t\u00eb Zotit, i keni sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tuaja. (Prandaj, mos i n\u00ebnvler\u00ebsoni amanetet e Zotit dhe gjithmon\u00eb kujdesuni p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave).<\/i><\/p>\n<p><i>O njer\u00ebz, ju kan\u00eb mbetur ende disa skllev\u00ebr lufte. Un\u00eb ju k\u00ebshilloj q\u00eb t\u2019i ushqeni ata, si\u00e7 ushqeni veten dhe t\u2019i vishni ata, ashtu si\u00e7 visheni ju. N\u00ebse ata b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb gabim q\u00eb ju nuk mund t\u2019ua falni, at\u00ebher\u00eb shitini te dikush tjet\u00ebr, sepse edhe ata jan\u00eb rob\u00ebr t\u00eb Zotit dhe nuk keni asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019u shkaktoni d\u00ebm.<\/i><\/p>\n<p><i>O njer\u00ebz, gjith\u00e7ka q\u00eb po ju them, d\u00ebgjojeni dhe mbajeni mend mir\u00eb. \u00c7do musliman \u00ebsht\u00eb v\u00eblla i muslimanit tjet\u00ebr. Ju t\u00eb gjith\u00eb jeni t\u00eb barabart\u00eb. Duke qen\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb gjith\u00eb ju jeni t\u00eb barabart\u00eb, cilitdo fisi t\u2019i p\u00ebrkisni apo \u00e7far\u00ebdo statusi t\u00eb keni. Profeti Muhammed<sup>sa<\/sup> ngriti duart dhe bashkoi gishtat e t\u00eb dyja duarve dhe tha: Ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb gishtat e t\u00eb dyja duarve, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ju, si njer\u00ebz, jeni t\u00eb barabart\u00eb. Nuk keni asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpallni ep\u00ebrsin\u00eb mbi tjetrin. Jeni si v\u00ebllez\u00ebr ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<\/i><\/p>\n<h3>Pastaj Profeti\u00a0s.a.\u00a0i pyeti:<\/h3>\n<h3><i>A e dini se cili muaj \u00ebsht\u00eb ky? A e dini se cili vend \u00ebsht\u00eb ky? A e dini se cila dit\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo?<\/i><\/h3>\n<h3>Njer\u00ebzit than\u00eb:<\/h3>\n<h3><i>Po, ky muaj \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, ky vend \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb dhe kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb dita e haxhit.<\/i><\/h3>\n<h3>Pas p\u00ebrgjigjes s\u00eb tyre, Profeti\u00a0s.a.\u00a0tha:<\/h3>\n<p><i>Ashtu si\u00e7 ky muaj \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, ashtu si\u00e7 ky vend \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, ashtu si\u00e7 kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, Allahu i Lart\u00ebsuar ka shpallur t\u00eb shenjt\u00eb jet\u00ebn dhe pasurin\u00eb e \u00e7do njeriu. Sulmi ndaj jet\u00ebs dhe pasuris\u00eb s\u00eb dikujt \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i ndaluar \u00e7nderimi i k\u00ebtij muaji, i k\u00ebtij vendi dhe i k\u00ebsaj dite. Kjo porosi \u00ebsht\u00eb e vlefshme jo vet\u00ebm p\u00ebr sot, jo vet\u00ebm p\u00ebr nes\u00ebr, por deri n\u00eb dit\u00ebn kur ju do t\u00eb takoheni me Zotin tuaj. Pastaj, Profeti\u00a0s.a.\u00a0tha: K\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb po ju them sot, p\u00ebrhapini n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, sepse mundet q\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb duke m\u00eb d\u00ebgjuar tani, mund t\u00eb veprojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa ata q\u00eb po m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb sot.<\/i><sup><sup>[3]<\/sup><\/sup><i><\/i><\/p>\n<p>Ky fjalim i shkurt\u00ebr hedh drit\u00eb t\u00eb qart\u00eb se sa shum\u00eb Profeti Muhammed\u00a0s.a.\u00a0kishte merak p\u00ebr mir\u00ebqenien dhe paqen e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe se sa shum\u00eb ai kujdesej ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb grave e t\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve. Profeti\u00a0s.a.\u00a0ndiente q\u00eb i ishte afruar koha e vdekjes. Mbase Allahu i Lart\u00ebsuar i kishte treguar q\u00eb pak dit\u00eb i kishin mbetur nga jeta. Andaj, ai nuk deshi t\u00eb largohej, pa dh\u00ebn\u00eb porosin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave, q\u00eb konsideroheshin si skllave t\u00eb meshkujve q\u00eb nga momenti kur lindin; ai nuk deshi t\u00eb largohej pa i mbrojtur t\u00eb drejtat e skllev\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb njer\u00ebzit i quanin rob\u00ebr dhe u ushtronin lloj-lloj mizorish; ai nuk deshi t\u00eb largohej pa e zhdukur dallimin a diskriminimin midis njer\u00ebzve, i cili disa i ngre n\u00eb qiell e disa t\u00eb tjer\u00eb i hedh posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb n\u00eb humner\u00eb, i cili shkakton dhe mban gjall\u00eb grindjet midis popujve dhe shteteve; ai nuk deshi t\u00eb largohej pa e asgj\u00ebsuar shpirtin e lig q\u00eb nxit njer\u00ebzit p\u00ebr t\u2019i dhunuar t\u00eb drejtat nj\u00ebri-tjetrit dhe q\u00eb u jep arsye p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit, shpirt i cili mund t\u00eb quhet mallkimi m\u00eb i madh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb degjenerimi; Profeti\u00a0s.a.\u00a0nuk deshi t\u00eb largohej nga kjo bot\u00eb, pa i dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe pasurive t\u00eb tyre t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shenjt\u00ebri q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb muajt e shenjt\u00eb t\u00eb Zotit t\u00eb Lart\u00ebsuar si dhe vendet e shenjta t\u00eb Tij. A mund t\u00eb gjejm\u00eb vall\u00eb, te ndonj\u00eb njeri tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, ndjenja kaq t\u00eb flakta t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb ndaj grave dhe ndaj t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, t\u00eb vendosjes s\u00eb paqes, barazis\u00eb dhe lumturis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit?! A ka pasur ndokush, q\u00eb nga Ademi\u00a0a.s.\u00a0e gjer m\u00eb sot, nj\u00eb patos kaq t\u00eb fort\u00eb njeridash\u00ebs?! Kjo \u00ebsht\u00eb arsye q\u00eb n\u00eb Islam, deri m\u00eb sot, femra \u00ebsht\u00eb pronare e pasuris\u00eb s\u00eb saj, kurse Europa ia ka njohur k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb shekuj pas Islamit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb \u00e7dokush q\u00eb hyn n\u00eb Islam, cilitdo populli apo fisi t\u00eb ul\u00ebt t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb ai, konsiderohet i barabart\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Islami ka vendosur ndjenj\u00ebn e liris\u00eb dhe barazis\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe e ka vendosur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb edhe sot popujt e tjer\u00eb nuk mund ta arrijn\u00eb shembullin e tij. N\u00eb xhamit\u00eb tona nuk b\u00ebhet asnj\u00eb dallim midis nj\u00eb mbreti apo nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb shquar fetar dhe nj\u00eb njeriu t\u00eb thjesht\u00eb. Kurse, faltoret e feve t\u00eb tjera, vazhdimisht e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim, midis \u201ct\u00eb m\u00ebdhenjve\u201d dhe \u201ct\u00eb vegj\u00eblve\u201d, ndon\u00ebse, popujt e tyre pretendojn\u00eb p\u00ebr vendosjen e liris\u00eb dhe barazis\u00eb m\u00eb fort sesa musliman\u00ebt.<\/p>\n<p align=\"right\">(Marr\u00eb nga <strong>\u201cJeta e Muhammedit s.a.\u201d<\/strong>, Tiran\u00eb, 2013, f. 255-259)<\/p>\n<div style=\"text-align: right\"><\/div>\n<div>\n<hr align=\"left\" size=\"1\" width=\"33%\" \/>\n<div>\n<p><sup><sup>[1]<\/sup><\/sup>\u00a0 Kurani Fam\u00eblart\u00eb 5:4.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><sup><sup>[2]<\/sup><\/sup>\u00a0 Si\u00e7 udh\u00ebzon Kurani Fam\u00eblart\u00eb q\u00eb kjo duhet b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pas hulumtimit t\u00eb plot\u00eb dhe me vendimin e gjykat\u00ebs. (Autori)<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><sup><sup>[3]<\/sup><\/sup>\u00a0 <i>Buhariu, Kitabul-magazi, bab haxhatil-vida.<\/i><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Festa e Kurban Bajramit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb fen\u00eb Islame. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb na kujton besimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Hazret Ibrahimit a.s., t\u00eb Haxhires\u00eb dhe t\u00eb birit t\u00eb tyre Islamit a.s., por na jep edhe neve m\u00ebsimin e sakrific\u00ebs, durimit dhe dashamir\u00ebsis\u00eb ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"featured_media":0,"template":"","tags":[],"authors":[],"content_source":[],"class_list":["post-819","articles","type-articles","status-publish","hentry","topics-besimi","article-cat-artikuj"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Festa e Kurban Bajramit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb fen\u00eb Islame. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb na kujton besimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Hazret Ibrahimit a.s., t\u00eb Haxhires\u00eb dhe t\u00eb birit t\u00eb tyre Islamit a.s., por na jep edhe neve m\u00ebsimin e sakrific\u00ebs, durimit dhe dashamir\u00ebsis\u00eb ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2015-05-16T16:54:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/02\/ahmadiyya.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"917\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\\\/\",\"name\":\"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2013-10-15T15:13:22+00:00\",\"dateModified\":\"2015-05-16T16:54:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs","og_description":"Festa e Kurban Bajramit ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb fen\u00eb Islame. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb na kujton besimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Hazret Ibrahimit a.s., t\u00eb Haxhires\u00eb dhe t\u00eb birit t\u00eb tyre Islamit a.s., por na jep edhe neve m\u00ebsimin e sakrific\u00ebs, durimit dhe dashamir\u00ebsis\u00eb ndaj gjith\u00eb njer\u00ebzve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2015-05-16T16:54:45+00:00","og_image":[{"width":917,"height":410,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/02\/ahmadiyya.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/","name":"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"datePublished":"2013-10-15T15:13:22+00:00","dateModified":"2015-05-16T16:54:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/karta-e-te-drejtave-te-njeriut-dhe-fjalimi-i-profetit-muhammed-gjate-haxhit-te-lamtumires\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Karta e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fjalimi i Profetit Muhammed gjat\u00eb Haxhit t\u00eb lamtumir\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=819"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=819"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}