{"id":637,"date":"2015-04-18T09:28:40","date_gmt":"2015-04-18T09:28:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=637"},"modified":"2019-02-18T11:15:36","modified_gmt":"2019-02-18T11:15:36","slug":"keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/","title":{"rendered":"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti &#8220;as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Pasi lexuat <a title=\"Vdekja e Isait a.s. \u2013 argumente nga Kurani Fam\u00eblart\u00eb\" href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-nga-kurani-famelarte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani i Shenjt\u00eb<\/a> dhe <a title=\"Vdekja e Isait a.s. \u2013 argumente nga hadithet e Profetit s.a.\" href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-nga-hadithet-e-profetit-s-a\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s.<\/a>, shtrohet pyetja, se p\u00ebrse u devijuan musliman\u00ebt rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje? Nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb se kur shum\u00eb prej t\u00eb krishter\u00ebve u kthyen n\u00eb mysliman\u00eb, ata soll\u00ebn me vete edhe konceptin e gabuar rreth Hazret Isait a.s. T\u00eb krishter\u00ebt, q\u00eb para koh\u00ebs se Profetit Muhammed<sup>s.a.v.s. <\/sup>ishin devijuar dhe besonin se Hazret Isai a.s. pas kryq\u00ebzimit u ringjall dhe u ngrit fizikisht n\u00eb qiell. Mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb kishin besime t\u00eb tilla, u kthyen n\u00eb musliman\u00eb; por nuk ndodhi vet\u00ebm kaq; ata gjet\u00ebn premtimin e ardhjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Hazret Isait n\u00eb hadithet e t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut<sup>s.a.v.s. <\/sup>Gjithashtu, rreth ardhjes s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb, edhe gjet\u00ebn fjal\u00ebt si \u201czbritja e tij\u201d apo \u201cngjitja e tij\u201d. Pastaj, dijetar\u00eb musliman\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, keqinterpretuan disa ajete, duke u ngat\u00ebrruar me besimet e t\u00eb krishter\u00ebve. N\u00ebse provohet nga Kurani q\u00eb Hazret Isai a.s. ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, at\u00ebher\u00eb detyrimisht fjal\u00ebt \u201czbritja\u201d dhe \u201cngjitja\u201d kan\u00eb kuptimin metaforik. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Hazret Isai a.s. rreth t\u00eb cilit jan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebto fjal\u00eb, por, si\u00e7 do t\u00eb shohim m\u00eb von\u00eb, k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr \u00e7do profet, madje edhe p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb Zotit.<\/p>\n<h2><strong>Kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i ajetit: \u201cAta as nuk e vran\u00eb at\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan, por ashtu u \u00ebsht\u00eb dukur\u201d<\/strong><\/h2>\n<p>Nj\u00eb nga ajetet kryesore, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit, joahmedian\u00ebt mendojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr jet\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Hazret Isait, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajeti i sures\u00eb En-Nisa, n\u00eb t\u00eb cilin, Allahu pohon se hebrenjt\u00eb nuk e vran\u00eb Isain a.s. e as nuk e kryq\u00ebzuan, por atyre u \u00ebsht\u00eb dukur ashtu dhe Allahu e ngriti at\u00eb drejt Vetes. Pra, sipas joahmedian\u00ebve, ky konsiderohet ajeti m\u00eb kryesor q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb besojn\u00eb se Hazret Isai a.s. nuk vdiq, por u ngrit n\u00eb qiell. Prandaj, k\u00ebt\u00eb ajet dhe ajetet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb tij, do t\u2019i trajtom\u00eb ve\u00e7mas n\u00eb rreshtat e m\u00ebposht\u00ebm.<\/p>\n<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb, thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe p\u00ebr deklarimin e tyre: Ne e vram\u00eb Mesihun Isain, t\u00eb birin e Merjemes, t\u00eb d\u00ebrguarin e Allahut. Por, ata as nuk e vran\u00eb, e as nuk e kryq\u00ebzuan, por ashtu u \u00ebsht\u00eb dukur; dhe ata q\u00eb nuk u pajtuan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij, me siguri q\u00eb gjenden n\u00eb dyshim p\u00ebr t\u00eb; ata s\u2019kan\u00eb dijeni p\u00ebr t\u00eb, por vet\u00ebm kan\u00eb hamend\u00ebsuar. Ata me siguri nuk e kan\u00eb vrar\u00eb at\u00eb.<br \/>\n<\/strong><strong style=\"line-height: 1.5\">P\u00ebrkundrazi, Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.<br \/>\n<\/strong><strong>Dhe secili nga ithtar\u00ebt e Librit do ta besoj\u00eb at\u00eb para vdekjes s\u00eb tij; dhe n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit ai do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr tyre.\u201d <\/strong>(En-Nisa 4:158-160)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb k\u00ebto ajete thuhet se hebrenjt\u00eb as nuk e vran\u00eb Hazret Isain a.s. dhe as nuk qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb ta kryq\u00ebzonin at\u00eb. N\u00ebse Hazret Isait a.s. nuk i erdhi vdekja as nga atentati vrasjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga hebrenjt\u00eb dhe as nga kryq\u00ebzimi, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ai nuk pati nj\u00eb vdekje t\u00eb natyrshme. Kurani nuk flet aspak p\u00ebr shumic\u00ebn e profet\u00ebve se si u erdhi vdekja. A do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb edhe ata jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb deri m\u00eb sot?! Kurrsesi jo.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, Allahu i Plotfuqish\u00ebm thot\u00eb: <strong>\u201c&#8230;por u \u00ebsht\u00eb dukur ashtu&#8230;\u201d. <\/strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shum\u00eb musliman\u00eb joahmedian\u00eb e komentojn\u00eb, pa ndonj\u00eb hadith autentik dhe pa asnj\u00eb prov\u00eb historike apo logjike, duke th\u00ebn\u00eb se Hazret Isai a.s. ishte n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me dishepujt e tij, ushtar\u00ebt romak\u00eb e rrethuan sht\u00ebpin\u00eb, at\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme nj\u00eb person i p\u00ebrngjau Hazret Isait a.s. aq shum\u00eb saq\u00eb ushtar\u00ebt at\u00eb e mor\u00ebn dhe e kryq\u00ebzuan n\u00eb vend t\u00eb Isait. Kurse Hazret Isait iu hap tavani dhe m\u00eb pas ai fluturoi n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>N\u00eb arabisht folja \u00ebsht\u00eb joveprore \u201cu \u00ebsht\u00eb dukur\u201d <strong>(\u201cshub-biha\u201d). <\/strong>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se i t\u00ebr\u00eb Isai \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb njeri tjet\u00ebr q\u00eb mori pamjen e Hazret Isait. Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, Kurani patjet\u00ebr do ta p\u00ebrmendte at\u00eb personin e dyt\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Kryq\u00ebzimi ishte nj\u00eb lloj pushkatimi<\/strong><\/h3>\n<p>Joahmedian\u00ebt akuzojn\u00eb se Xhemati Musliman Ahmedia nuk e beson k\u00ebt\u00eb ajet, pasi pohon se Isai a.s. u kryq\u00ebzua. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. Xhemati Ahmedia komenton sipas fjal\u00ebve t\u00eb Kuranit Fam\u00eblart\u00eb. Pra, Isai u vendos n\u00eb kryq, por Kurani dhe Bibla, si dhe argumentet\u00a0 logjike v\u00ebrtetojn\u00eb faktin se Isai a.s. nuk nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb kryq, por i shp\u00ebtoi kryq\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb arabisht fjala \u00ebsht\u00eb <em>\u201csalaba\u201d<\/em><strong>, <\/strong>q\u00eb sipas t\u00eb gjith\u00eb fjalor\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs arabe do t\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cVar dik\u00eb n\u00eb kryq derisa ai t\u00eb vdes\u00eb, t\u2019i hiqet palca e tij\u201d<strong>. <\/strong>\u00a0(Lisanul Arab)<\/p><\/blockquote>\n<p>Kryq\u00ebzimi nuk ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb lloj pushkatimi. Ai q\u00eb nuk vdes n\u00eb kryq, por q\u00ebndron vet\u00ebm i varur n\u00eb kryq p\u00ebr disa or\u00eb dhe pastaj hiqet i gjall\u00eb, i shp\u00ebton kryq\u00ebzimit. Ashtu si, p\u00ebr shembull, ne nuk themi \u201cai u mbyt\u201d, p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb zhytet n\u00eb uj\u00eb, por shp\u00ebton, ose \u201cai u vra\u201d, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb q\u00ebllohet me arm\u00eb, por nuk vdes. K\u00ebtu fjal\u00ebt \u201cai u kryq\u00ebzua\u201d p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb njeri q\u00eb gozhdohet n\u00eb kryq, e q\u00eb i thyhen kockat, i cili lihet p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kryq deri sa t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebrfundimisht. Edhe fjal\u00ebt e ajetit q\u00eb vijojn\u00eb e theksojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAta me siguri nuk e kan\u00eb vrar\u00eb at\u00eb.\u201d<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7\u00ebshtjen e kryq\u00ebzimit duhet t\u00eb kemi parasysh edhe prapavij\u00ebn e k\u00ebsaj ngjarjeje. Pse \u00e7ifut\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta kryq\u00ebzonin Hazret Isain a.s.? N\u00eb Dhjat\u00ebn e Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se ai q\u00eb vdes n\u00eb kryq \u00ebsht\u00eb i mallkuar, si\u00e7 thuhet n\u00eb nj\u00eb vend:<\/p>\n<blockquote><p>\u201c&#8230;sepse ai q\u00eb rri varur \u00ebsht\u00eb i mallkuar nga Per\u00ebndia&#8230;\u201d [Ligji i P\u00ebrt\u00ebrir\u00eb &#8211; Kapitulli 21;23]<\/p><\/blockquote>\n<p>Njihet edhe historikisht, se \u00e7ifut\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb provuar se Hazret Isai a.s. <em>(neudhubillah)<\/em> ishte i mallkuar dhe si i till\u00eb, nuk mund t\u00eb ishte i d\u00ebrguar prej Zotit. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, hebrenjt\u00eb nuk e pranojn\u00eb Isain a.s. deri m\u00eb sot, sepse ata thon\u00eb q\u00eb ai p\u00ebsoi nj\u00eb vdekje t\u00eb mallkuar. (Edhe t\u00eb krishter\u00ebt e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, por e p\u00ebrdorin n\u00eb favor t\u00eb tyre duke th\u00ebn\u00eb se, ai pranoi vdekjen e mallkuar p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb m\u00ebkatet.)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kurani Fam\u00eblart\u00eb pohon q\u00eb ai nuk u kryq\u00ebzua dhe i shp\u00ebtoi vdekjes s\u00eb mallkuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Zoti e lart\u00ebsoi at\u00eb dhe nuk e la t\u00eb b\u00ebhet i mallkuar. Kurani Fam\u00eblart\u00eb gjithashtu heq perden duke treguar faktet historike q\u00eb Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm i dha mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebrgonte nga Perandoria Romake dhe me gjith\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tij, i dha strehim n\u00eb nj\u00eb vend rrafshnalt\u00eb. Ky m\u00ebrgim medoemos kishte ndodhur menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes s\u00eb kryq\u00ebzimit, sepse nuk gjejm\u00eb asnj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn e Hazret Isait, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai t\u00eb detyrohej ta linte vendin e tij. Kurani Fam\u00eblart\u00eb pohon:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe birin e Merjemes dhe n\u00ebn\u00ebn e tij e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb, dhe u kemi dh\u00ebn\u00eb strehim n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb me plot lugina e burime me uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm.\u201d<\/strong> (El-Muminun 23:51)<\/p><\/blockquote>\n<p>Profeti Muhammed<sup>s.a.v.s. <\/sup>raportohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cAllahu, i Lart\u00ebsuari i shpalli Isait a.s.: &#8211; \u201cO Isa,\u00a0 vazhdo t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos persekutohesh pasi t\u00eb t\u00eb njohin.\u201d (Kanzulumal,Babul Euel fil akhlak, v\u00ebll. 3,\u00a0 faqe 158)<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00eb Hazret Isa a.s. e pranon se ai ishte i ngarkuar p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr delet e humbura t\u00eb Izraelit. \u00cbsht\u00eb provuar historikisht se 12 fise izraelite rreth gjasht\u00ebqind vjet pas Hazret Musait, kan\u00eb l\u00ebvizur drejt Afganistanit dhe Indis\u00eb s\u00eb Veriut. Prandaj, Hazret Isa a.s. e vazhdoi misionin e tij dhe jetoi n\u00eb Indi, n\u00eb lugin\u00ebn e Kashmirit. T\u00eb interesuarit me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje tani kan\u00eb n\u00eb dispozicion edhe p\u00ebrkthimin e librit \u201cMesihu n\u00eb Indi\u201d.<\/p>\n<h3><strong>Ngritja fizike apo shpirt\u00ebrore?<\/strong><\/h3>\n<p>Pastaj vjen pohimi i Allahut:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cP\u00ebrkundrazi, Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb se ngritja e njeriut, n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur me kuptimin e ngritjes shpirt\u00ebrore, pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ngritjen e statusit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj ngritja drejt Allahut nuk mund t\u00eb konceptohet si ngritje fizike, pasi p\u00ebr ta provuar k\u00ebt\u00eb, s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb vendin statik t\u00eb Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb, Ai thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAllahu \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiej dhe n\u00eb tok\u00eb.\u201d <\/strong>(El-En\u2019am 6: 4)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, Ai thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cT\u00eb Allahut jan\u00eb Lindja dhe Per\u00ebndimi, pra, ngado q\u00eb t\u00eb ktheheni \u00ebsht\u00eb Fytyra (ana) e Allahut. V\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d <\/strong>(El-Bekare 2:116)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb suren Kaf thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cNe e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dim\u00eb \u00e7\u2019i p\u00ebshp\u00ebrit atij shpirti i vet. Ne jemi m\u00eb pran\u00eb tij se damari i qaf\u00ebs s\u00eb vet.\u201d<\/strong> (Kaf 50:16)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb mendosh se Allahu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb qiell dhe jo n\u00eb tok\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb mendosh se nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb avion duke fluturuar n\u00eb qiell \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr Zotit sesa ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tok\u00eb duke e mb\u00ebshtetur ballin e tij n\u00eb sexhde p\u00ebr hir t\u00eb Allahut? Kurrsesi jo. Profeti Muhammed<sup>s.a.v.s. <\/sup>vet\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb hadith:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cKur robi p\u00ebrulet, Allahu e ngre at\u00eb n\u00eb qiellin e shtat\u00eb.\u201d<\/strong> (Kenzulummal, vol. 2, f. 52)<\/p><\/blockquote>\n<p>Realisht, Zoti e p\u00ebrmendi me fjal\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta ngritjen e Hazret Isait po p\u00ebr at\u00eb arsye q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm pak m\u00eb lart. Hebrenjt\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn deri n\u00eb fund q\u00eb ta kryq\u00ebzonin at\u00eb, q\u00eb ta provonin se ai qe nj\u00eb njeri i mallkuar. <em>I mallkuari<\/em> do t\u00eb thot\u00eb ai q\u00eb nuk mund t\u2019i afrohet kurr\u00eb Allahut dhe i p\u00ebrngjan shejtanit. Pik\u00ebrisht p\u00ebr ta hedhur posht\u00eb akuz\u00ebn e tyre, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto ajete, s\u00eb pari tregon se Hazret Isai nuk u kryq\u00ebzua dhe p\u00ebr shkak t\u00eb planit t\u00eb Allahut, atyre iu duk sikur ata e kryq\u00ebzuan me sukses, por Ai e shp\u00ebtoi at\u00eb nga kryq\u00ebzimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Allahu pohon se ai (Isai) nuk qe i mallkuar, madje Ai e ngriti at\u00eb n\u00eb status akoma m\u00eb lart.<\/p>\n<h3><strong>Disa shembuj nga Kurani p\u00ebr ngritjen shpirt\u00ebrore<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb Kuran ka shum\u00eb\u00a0ajete, n\u00eb t\u00eb cilat flitet p\u00ebr ngritjen drejt Zotit. Por, t\u00eb gjith\u00eb din\u00eb se ato nuk mund t\u00eb kuptohen me kuptimin e tyre statik. M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb tregojm\u00eb disa:<\/p>\n<ol>\n<li>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm i thot\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Tij q\u00eb t\u2019i urdh\u00ebroj\u00eb besimtar\u00ebt:<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>\u201cIkni me vrap drejt Zotit, sepse un\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jam d\u00ebrguar te ju prej Tij si nj\u00eb alarmues i qart\u00eb\u201d!<\/strong> (Edh-Dharijat 51:51)<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb cilin drejtim duhet t\u00eb ikin besimtar\u00ebt?! Djathtas, majtas, posht\u00eb apo lart?! Jo, n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, por vet\u00ebm drejt p\u00ebrparimit shpirt\u00ebror.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>\u201cTregoju atyre (hebrenjve) p\u00ebr njeriun, t\u00eb cilit Ne i m\u00ebsuam shpalljet Tona, por ai u largua prej tyre. K\u00ebshtu, djalli e pushtoi at\u00eb dhe ai u b\u00eb nga t\u00eb humburit. Sikur t\u00eb donim, do ta ngrinim at\u00eb, por ai u mb\u00ebrthye pas tok\u00ebs.\u201d <\/strong>(El-Araf 7:176-177)<\/li>\n<\/ol>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga pasuesit e Hazret Musait q\u00eb ishte nj\u00eb njeri i devotsh\u00ebm, por egoizmi i tij e devijoi nga rruga e drejt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb dijetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mendimit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet <em>Sikur t\u00eb donim, do ta ngrinim at\u00eb\u201d <\/em>do t\u00eb thot\u00eb ngritja e tij n\u00eb status dhe <em>\u201cu mb\u00ebrthye pas tok\u00ebs\u201d <\/em>do t\u00eb thot\u00eb ai u mb\u00ebrthye pas jet\u00ebs tok\u00ebsore dhe u dha pas d\u00ebshirave t\u00eb veta.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>\u201cTrego n\u00eb Lib\u00ebr p\u00ebr Idrizin! Ai ishte njeri i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe profet. Ne e ngrit\u00ebm at\u00eb n\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb.\u201d<\/strong> (Merjem 19:57-58)<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Hazret Idrisi nuk \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb qiell. Nd\u00ebrsa sipas k\u00ebtij ajeti, ai do t\u00eb ishte m\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb qiell, pasi k\u00ebtu Allahu qartazi thot\u00eb se \u201cNe e ngrit\u00ebm at\u00eb <strong>n\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb.<\/strong>\u201d<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>\u201cO ti shpirt i qet\u00ebsuar! Kthehu te Zoti yt i k\u00ebnaqur dhe i pranuar! Hyr n\u00eb grupin e rob\u00ebrve t\u00eb Mi! dhe hyr n\u00eb xhenetin Tim.\u201d <\/strong>(El-Faxhr 89: 29-31)<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas k\u00ebtyre shembujve t\u00eb qart\u00eb, le t\u2019i kthehemi p\u00ebrs\u00ebri komentimit t\u00eb ajeteve t\u00eb sures\u00eb En-Nisa. Vijon ajeti:<\/p>\n<blockquote><p><strong>Dhe secili nga ithtar\u00ebt e Librit do ta besoj\u00eb at\u00eb para vdekjes s\u00eb tij; dhe n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit ai do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr tyre. <\/strong>(En-Nisa 4:160)<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe me k\u00ebt\u00eb ajet, joahmedian\u00ebt kot mundohen ta provojn\u00eb jet\u00ebn e Hazret Isait duke th\u00ebn\u00eb se deri sa t\u00eb vij\u00eb Isai p\u00ebrs\u00ebri, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ithtar\u00ebt e Librit do ta besojn\u00eb. N\u00ebse ky ajet ka k\u00ebt\u00eb kuptim, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb deklarim dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Sepse, deri tani miliona hebrenj kan\u00eb vdekur q\u00eb kurr\u00eb nuk e pranuan Isain. Po ta p\u00ebrkthejm\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe secili nga ithtar\u00ebt e Librit do ta besoj\u00eb at\u00eb para vdekjes s\u00eb tij; dhe n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit ai do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr tyre\u201d.<\/strong> (En-Nisa 4:160)<\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo mund t\u00eb ket\u00eb dy kuptime: (1) S\u2019ka asnj\u00eb besimtar nga ithtar\u00ebt e Librit q\u00eb nuk do ta besoj\u00eb at\u00eb para vdekjes s\u00eb tij. (2) S\u2019ka asnj\u00eb grup (sekt) t\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb Librit q\u00eb nuk do ta besoj\u00eb at\u00eb para vdekjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr e sqaruam m\u00eb lart se kuptimi i par\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u00eb realizohet, sepse miliona hebrenj kan\u00eb vdekur deri m\u00eb sot pa e pranuar Isain. Vet\u00ebm kuptimi i dyt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb, sepse Hazret Isai m\u00ebrgoi atje ku ishin fiset izraelite dhe mendohet q\u00eb njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha fiset e pranuan Isain a.s. para vdekjes s\u00eb tij.<\/p>\n<h2><strong>Kuptimi i ardhjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb profeti, t\u00eb shpjeguar vet\u00eb nga Hazret Isai <sup>alejhiselam<\/sup><\/strong><\/h2>\n<p>Hazret Isai a.s. nuk \u00ebsht\u00eb profeti i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin shumica e njer\u00ebzve mendojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb akoma i gjall\u00eb diku n\u00eb qiell. Hebrenjt\u00eb edhe sot e presin Iliasin (Elian\u00eb, si\u00e7 e quajn\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl) t\u00eb vij\u00eb nga qielli. Madje, ky besim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga argumentet kryesore t\u00eb \u00e7ifut\u00ebve p\u00ebr ta mohuar Isan\u00eb a.s. n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sot, pasi q\u00eb kjo rrjedh pik\u00ebrisht nga mosp\u00ebrmbushja e k\u00ebsaj profecie n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 e interpretuan ata.<\/p>\n<p>Por Hazret Isai, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb \u00e7ifut\u00ebve, u kishte th\u00ebn\u00eb se ardhja e dyt\u00eb e Iliasit u plot\u00ebsua me ardhjen e Hazret Jahjas\u00eb (Gjonit, si\u00e7 e quajn\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl). Jahja ishte Iljasi, dhe sipas Isait a.s. paralajm\u00ebrimi ishte plot\u00ebsuar me t\u00eb dhe se ishte tek hebrenjt\u00eb \u00e7\u00ebshtja e besimit ose mosbesimit. Le ta ndjekim k\u00ebt\u00eb histori n\u00eb Bib\u00ebl:<\/p>\n<p>P\u00ebr ngritjen e Elias (Iljasit), Bibla thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cNd\u00ebrsa ecnin duke folur, ata u ndan\u00eb nga njeri tjetri nga nj\u00eb qerre e zjarrt\u00eb dhe nga kuaj t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe Elia u ngjit n\u00eb qiell n\u00eb nj\u00eb shakullin\u00eb.<\/p>\n<p>Eliseu e pa k\u00ebt\u00eb dhe filloi t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb: \u201cO ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalor\u00ebsia e tij\u201d. Pastaj nuk e pa m\u00eb. At\u00ebher\u00eb kapi rrobat e tij dhe i grisi m\u00eb dysh.\u201d (4 i Mbret\u00ebrve, n\u00eb Septuaginta (2 i Mbret\u00ebrve, n\u00eb tekstin mazoretik) &#8211; Kapitulli 2: 11,12)<\/p><\/blockquote>\n<p>Elia duhet t\u00eb kthehej p\u00ebrpara dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Izraelit\u00ebve, shkruhet n\u00eb Bib\u00ebl:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cJa, un\u00eb do t\u2019ju d\u00ebrgoj Elian, profetin, para se t\u00eb vij\u00eb dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit.\u201d\u00a0 (Malakia &#8211; Kapitulli 4:5)<\/p><\/blockquote>\n<p>Tani, kur Hazret Isai a.s. erdhi dhe tha se un\u00eb jam ai profet q\u00eb duhet t\u00eb vinte te Izraelit\u00ebt n\u00eb fund, at\u00ebher\u00eb hebrenjt\u00eb i b\u00ebn\u00eb pyetjen e duhur Isait a.s.:<\/p>\n<blockquote><p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00ebse ti je Mesihu i Premtuar, at\u00ebher\u00eb ku \u00ebsht\u00eb Elia?<\/p><\/blockquote>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb iu p\u00ebrgjigj Isai a.s. ruhet gjithashtu n\u00eb Bib\u00ebl. Ai tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cSepse t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt dhe ligji kan\u00eb profetizuar deri te Gjoni. Dhe, n\u00eb da\u00e7i ta pranoni, ai \u00ebsht\u00eb Elia, q\u00eb duhej t\u00eb vij\u00eb. Kush ka vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb!\u201d (Mateu &#8211; Kapitulli 11 : ajet 13-15)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb Bib\u00ebl, n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>At\u00ebher\u00eb dishepujt e tij e pyet\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: \u201cVall\u00eb pse skrib\u00ebt thon\u00eb se duhet t\u00eb vij\u00eb m\u00eb par\u00eb Elia?\u201d.<br \/>\nDhe Jezusi u p\u00ebrgjigj: \u201cV\u00ebrtet Elia duhet t\u00eb vij\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb rivendos\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nPor un\u00eb ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kan\u00eb njohur, madje u soll\u00ebn me t\u00eb si desh\u00ebn; k\u00ebshtu edhe Birit t\u00eb njeriut do t\u2019i duhet t\u00eb vuaj\u00eb prej tyre\u201d.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb dishepujt e kuptuan se u kishte folur p\u00ebr Gjon Pag\u00ebzorin. (Mateu &#8211; Kapitulli 17; 10-13)<\/p><\/blockquote>\n<p>Mohimi i \u00e7ifut\u00ebve i deritanish\u00ebm \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, se ata nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb Isain si Mesih i tyre i Premtuar, pa ardhur Elia prej qielli.<\/p>\n<ul>\n<li>Por argumenti q\u00eb dha Jezusi, ngre pyetjet:N\u00ebse Isai a.s. dha argumentin e tij duke th\u00ebn\u00eb se i nj\u00ebjti profet nuk mund t\u00eb kthehet fizikisht, at\u00ebher\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ai vet\u00eb ta thyej\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin argument me ardhjen e tij t\u00eb dyt\u00eb fizike?<\/li>\n<li>N\u00ebse ai (i nj\u00ebjti Isa) vjen p\u00ebrs\u00ebri, at\u00ebher\u00eb hebrenjt\u00eb do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ta pyesin at\u00eb: N\u00ebse ti vjen p\u00ebrs\u00ebri, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse na ke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb till\u00eb p\u00ebr Elian?<\/li>\n<li>N\u00ebse Gjoni mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Elias, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i Profetit Muhammed<sup>a.v.s. <\/sup>nuk mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Isait a.s. birit t\u00eb Merjemes?<\/li>\n<li>N\u00ebse Bibla ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb emrin e nj\u00eb profeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr ardhjen e tij t\u00eb dyt\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse Profeti yn\u00eb Hazret Muhammedi<sup>s.a. <\/sup>nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb metafor\u00eb?<\/li>\n<\/ul>\n<h3><strong>Mysliman\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr ardhjen fizike t\u00eb Isait, po ndjekin rrug\u00ebn e hebrenjve<\/strong><\/h3>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sot musliman\u00ebt duan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb hebrenjt\u00eb e donin p\u00ebrpara 2000 vjet\u00ebsh? Shikojini hebrenjt\u00eb! Ata akoma jan\u00eb duke e pritur Elian, i cili duhet t\u00eb vij\u00eb nga qielli sipas mendimit t\u00eb tyre, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata vazhdimisht po luten te Muri i Shenjt\u00eb. Por ai q\u00eb duhej t\u00eb vinte, erdhi n\u00eb koh\u00ebn e tij dhe kaloi, dhe k\u00ebshtu ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pre e zem\u00ebrimit t\u00eb Zotit. Ahmedian\u00ebt i p\u00ebrmbahen argumentit t\u00eb Hazret Isait, nd\u00ebrsa musliman\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb zbritjen e tij fizike prej qiellit mbajn\u00eb q\u00ebndrimin e devijuar t\u00eb hebrenjve. Kjo ishte pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ishte parashikuar. Le t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7far\u00eb thot\u00eb i dashuri yn\u00eb, Profet Muhammedi<sup>s.a.v.s. <\/sup>rreth k\u00ebsaj:<\/p>\n<p>Buhari p\u00ebrmend nj\u00eb profeci t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>\u00a0\u201cAbu Saeed r.z. tregon se i D\u00ebrguari i Allahut<sup>s.a.v.s. <\/sup>ka th\u00ebn\u00eb: Jam i sigurt\u00eb se do t\u00eb ndiqni rrug\u00ebt e t\u00eb par\u00ebve, hap pas hapi, p\u00ebll\u00ebmb\u00eb pas p\u00ebll\u00ebmbe. Ata edhe n\u00ebse hyn\u00eb n\u00eb vrim\u00ebn hardhuc\u00ebs, edhe ju do t\u00eb hyni n\u00eb t\u00eb!<\/p>\n<p>O i D\u00ebrguar i Allahut \u2013 e pyet\u00ebm \u2013 keni fjal\u00ebn p\u00ebr hebrenjt\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00ebt?<\/p>\n<p>-Kush tjet\u00ebr?! \u2013 tha ai.\u201d (Sahih Bukhari Libri Ahadithul Ambiya Kreu \u00e7ka p\u00ebrmendet p\u00ebr Beni Israil\u00ebt )<\/p><\/blockquote>\n<p>Sa qart\u00eb profecit\u00eb u p\u00ebrmbush\u00ebn! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin gjithnj\u00eb mbi Profetin e v\u00ebrtet\u00eb, th\u00ebniet e t\u00eb cilit u p\u00ebrmbush\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb. Kurani dhe hadithet pohojn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri q\u00eb Hazret Isai a.s. nd\u00ebrroi jet\u00eb. I D\u00ebrguari i Allahut<sup>s.a.v.s. <\/sup>\u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb paralajm\u00ebrimin q\u00eb Mesihu i Premtuar \u00ebsht\u00eb quajtur Isa i biri Merjemes p\u00ebr shkak t\u00eb ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ata. Pik\u00ebrisht ajo ngjashm\u00ebri k\u00ebrkonte q\u00eb Mesihu i Premtuar duhej t\u00eb vinte n\u00eb fillim t\u00eb shekullit kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb pas t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut<sup>s.a.v.s. <\/sup>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, sot cili musliman mund t\u00eb mohoj\u00eb q\u00eb musliman\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Imam prej Zotit. Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia deklaroi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb Mesihu i Premtuar, q\u00eb erdhi n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar musliman\u00ebt nga devijimet e keqinterpretimet dhe p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar atyre kontakt t\u00eb gjall\u00eb me Zotin. Po e mbyll k\u00ebt\u00eb tem\u00eb me fjal\u00ebt e tij t\u00eb bekuara, n\u00eb t\u00eb cilat, ai duke dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb argument tjet\u00ebr p\u00ebr mos ardhjen fizike t\u00eb Hazret Isait prej qiellit, na fton t\u00eb mendojm\u00eb sinqerisht rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Duke iu referuar ajetit t\u00eb Kuranit:<\/p>\n<p style=\"text-align: right\">\u06cc\u0670\u062d\u064e\u0633\u0652\u0631\u064e\u06c3\u064b \u0639\u064e\u0644\u064e\u06cc \u0627\u0644\u0652\u0639\u0650\u0628\u064e\u0627\u062f\u0650 \u06da\u0611 \u0645\u064e\u0627 \u06cc\u064e\u0627\u06e1\u062a\u0650\u06cc\u06e1\u06c1\u0650\u0645\u06e1 \u0645\u0651\u0650\u0646\u06e1 \u0631\u0651\u064e\u0633\u064f\u0648\u06e1\u0644\u064d\u00a0\u0627\u0650\u0644\u0651\u064e\u0627 \u06a9\u064e\u0627\u0646\u064f\u0648\u06e1\u0627 \u0628\u0650\u06c1\u0656 \u06cc\u064e\u0633\u0652\u062a\u064e\u06c1\u06e1\u0632\u0650\u0621\u064f\u0648\u06e1\u0646\u064e<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAh, sa mjerim p\u00ebr njer\u00ebzit! Kurdo q\u00eb u vjen ndonj\u00eb i d\u00ebrguar, ata nuk b\u00ebjn\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm se tallen me t\u00eb\u201d.<\/strong> (Jasin 36:30)<\/p><\/blockquote>\n<p>Ai thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cPra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb prej Zotit q\u00eb \u00e7do profet p\u00ebrqeshet e p\u00ebrbuzet. Por, njeriun, q\u00eb prej qiellit zbret me shoq\u00ebrin\u00eb e engj\u00ebjve n\u00eb mesin e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, kush do ta p\u00ebrqesh\u00eb?! Edhe me k\u00ebt\u00eb argument, nj\u00eb njeri i men\u00e7ur mund t\u00eb kuptoj\u00eb se zbritja fizike e Mesihut t\u00eb Premtuar nga qielli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim i rrem\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong> Mbani mend! Askush nuk do t\u00eb zbres\u00eb nga qielli. T\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, do t\u00eb vdesin, por asnj\u00ebri nga ata nuk do ta shoh\u00eb Isain birin e Merjem\u00ebs duke zbritur nga qielli. Pastaj pasardh\u00ebsit e tyre q\u00eb do t\u00eb mbeten, edhe ata do t\u00eb vdesin, por asnjeri prej tyre nuk do ta shoh\u00eb Isain birin e Merjem\u00ebs duke zbritur nga qielli. Pastaj edhe f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre do t\u00eb vdesin, por edhe ata nuk do t\u00eb mund ta shikojn\u00eb birin e Merjemes duke zbritur nga qielli. <\/strong><\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb Zoti do t\u00eb fus\u00eb frik\u00eb n\u00eb zemrat e tyre dhe ata do t\u00eb detyrohen t\u00eb reflektojn\u00eb: \u201cedhe dit\u00ebt e mbizot\u00ebrimit t\u00eb kryqit kan\u00eb kaluar dhe bota ka ndryshuar krejt\u00ebsisht, por biri i Merjemes ende nuk zbriti nga qielli\u201d! At\u00ebher\u00eb, njer\u00ebzit e men\u00e7ur do ta braktisin k\u00ebt\u00eb besim. As tre shekuj nga sot nuk do t\u00eb ken\u00eb kaluar, kur ata q\u00eb po presin Isain, qofshin musliman\u00eb, qofshin t\u00eb krishter\u00eb, duke u d\u00ebshp\u00ebruar dhe u pik\u00eblluar, do ta l\u00ebshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb besim t\u00eb rrem\u00eb. At\u00ebher\u00eb n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb fe dhe vet\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes. Un\u00eb kam ardhur sa p\u00ebr t\u00eb mbjell nj\u00eb far\u00eb, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mbjell\u00eb nga dora ime. Tani ajo do t\u00eb rritet, do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb dhe askush nuk mund ta pengoj\u00eb at\u00eb.\u201d <\/strong>(Ruhani Khezain, vol. 20: Tazkiratush Shahadatain faqe. 67 )<\/p><\/blockquote>\n<h2><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-te-pathyeshme-nga-kurani-famelarte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">7 argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani p\u00ebrvdekjen e Hazret Isait a.s.<\/a><\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-nga-hadithet-e-profetit-s-a\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Argumente nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s.<\/a><\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar &#8211; Faktet Biblike<\/a><\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi lexuat argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani i Shenjt\u00eb dhe nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s., shtrohet pyetja, se p\u00ebrse u devijuan musliman\u00ebt rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje? Nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb se kur shum\u00eb prej t\u00eb krishter\u00ebve u kthyen n\u00eb mysliman\u00eb, ata soll\u00ebn me vete edhe konceptin e gabuar rreth<\/p>\n","protected":false},"featured_media":7191,"template":"","tags":[190,10],"authors":[454],"content_source":[],"class_list":["post-637","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-pikepamjet-dalluese-te-xhematit-musliman-ahmedia","tag-vdekja-e-hazret-isait","topics-argumente-per-vdekjen-e-isait-a-s","topics-mesihu-i-premtuar-a-s","article-cat-artikuj","authors-samad-ahmed-ghori"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti &quot;as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan&quot;<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti &quot;as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan&quot;\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pasi lexuat argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani i Shenjt\u00eb dhe nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s., shtrohet pyetja, se p\u00ebrse u devijuan musliman\u00ebt rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje? Nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb se kur shum\u00eb prej t\u00eb krishter\u00ebve u kthyen n\u00eb mysliman\u00eb, ata soll\u00ebn me vete edhe konceptin e gabuar rreth\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-18T11:15:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"572\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\",\"name\":\"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti \\\"as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan\\\"\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-18T09:28:40+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-18T11:15:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg\",\"width\":1200,\"height\":572,\"caption\":\"keqkuptimi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti &#8220;as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti \"as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan\"","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti \"as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan\"","og_description":"Pasi lexuat argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani i Shenjt\u00eb dhe nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s., shtrohet pyetja, se p\u00ebrse u devijuan musliman\u00ebt rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje? Nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb se kur shum\u00eb prej t\u00eb krishter\u00ebve u kthyen n\u00eb mysliman\u00eb, ata soll\u00ebn me vete edhe konceptin e gabuar rreth","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2019-02-18T11:15:36+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":572,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/","name":"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti \"as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan\"","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg","datePublished":"2015-04-18T09:28:40+00:00","dateModified":"2019-02-18T11:15:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/dawn-unsplash.jpg","width":1200,"height":572,"caption":"keqkuptimi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Keqkuptimi i disa musliman\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Hazret Isait dhe ajeti &#8220;as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=637"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=637"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}