{"id":610,"date":"2014-04-17T10:21:07","date_gmt":"2014-04-17T10:21:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=610"},"modified":"2024-02-23T12:23:57","modified_gmt":"2024-02-23T12:23:57","slug":"mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/","title":{"rendered":"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit"},"content":{"rendered":"<p>Feja Islame synon t\u00eb kultivoj\u00eb t\u00eb gjitha ato morale t\u00eb larta te njeriu, t\u00eb cilat i mund\u00ebsojn\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha shpirt\u00ebrore si dhe e pajisin me aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e jet\u00ebs. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton ato cil\u00ebsi q\u00eb njeriu duhet t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrparuar n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs, por gjithashtu ve\u00e7on ato t\u00eb meta morale q\u00eb mund t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb karakterin e tij dhe mund t\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e tij shpirt\u00ebror, moral dhe kulturor. Kurani vazhdimisht na v\u00eb n\u00eb dukje k\u00ebto pengesa q\u00eb duhen kap\u00ebrcyer p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb shoq\u00ebri hyjnore ku sundon dashuria, drejt\u00ebsia dhe harmonia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto pengesa q\u00eb ndalon rrug\u00ebtimin e besimtarit \u00ebsht\u00eb mendjemadh\u00ebsia. Ajo jo vet\u00ebm shkat\u00ebrron t\u00eb gjitha virtytet e nj\u00eb personi, por gjithashtu shkakton shum\u00eb probleme t\u00eb tjera shpirt\u00ebrore, morale dhe shoq\u00ebrore. N\u00eb latinisht thuhet ad augusta per angusta d.m.th. p\u00ebr vende t\u00eb larta jan\u00eb rrug\u00ebt e ngushta. K\u00ebshtu q\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019u lart\u00ebsuar n\u00eb udh\u00ebn shpirt\u00ebrore, besimtari patjet\u00ebr duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga mendjemadh\u00ebsia dhe n\u00eb vend t\u00eb saj duhet t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb. Mendjemadh\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 treguesi i injoranc\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebrohet nga krenaria dhe kryelart\u00ebsia. Ajo pak\u00ebson urt\u00ebsin\u00eb. Ai q\u00eb vuan nga mendjemadh\u00ebsia nuk gjen asnj\u00eb mang\u00ebsi te vetja dhe gjithmon\u00eb k\u00ebnaqet duke gjetur t\u00eb metat te t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm ndaj aft\u00ebsive dhe kufizimeve t\u00eb veta, vet\u00ebbesimi i tij nuk i njeh kufijt\u00eb. Nga frika q\u00eb mos dihen dob\u00ebsit\u00eb e tij, mendjemadhi jeton n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvozhg\u00eb duke maskuar boshll\u00ebkun e brendsh\u00ebm. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ai k\u00ebrkon respekt nga \u00e7dokush. Mendjemadh\u00ebsia helmon t\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebniet e njeriut, me veten e tij dhe me t\u00eb tjer\u00ebt, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me bot\u00ebn shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Mendjemadh\u00ebsia dhe t\u00eb gjitha tiparet e tjera egoiste bien shum\u00eb larg nga territori i bot\u00ebs shpirt\u00ebrore. Liria nga mendjemadh\u00ebsia fiton, kur njeriu fillon t\u00eb v\u00ebshtroj\u00eb veten. Ne jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje bashk\u00eb me ila\u00e7et e saj t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb Kuran, hadithe dhe th\u00ebnie t\u00eb Mesihut t\u00eb Premtuar alehiselam.<\/p>\n<h3><strong>\u00a0Sipas Kuranit<\/strong><\/h3>\n<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb, thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, besimtar\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, andaj pajtojini v\u00ebllez\u00ebrit tuaj midis tyre dhe kijeni frik\u00eb Allahun, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju t\u00eb m\u00ebshiroheni. O ju q\u00eb keni besuar! Asnj\u00eb komb (prej jush) t\u00eb mos tallet me kombin tjet\u00ebr, se ai mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i mir\u00eb se ata (q\u00eb tallen). Gjithashtu, grat\u00eb t\u00eb mos tallen me grat\u00eb tjera, se ato mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se k\u00ebto (q\u00eb tallin). Mos shpifni dhe mos qes\u00ebndisni nj\u00ebri-tjetrin me nofka (t\u00eb k\u00ebqija)! Sa e sh\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb t\u00eb thirret me em\u00ebr t\u00eb keq pas (pranimit t\u00eb) besimit! Ata q\u00eb nuk pendohen, jan\u00eb v\u00ebrtet keqb\u00ebr\u00ebs. O ju q\u00eb keni besuar! M\u00ebnjanoni shum\u00eb dyshime, se, v\u00ebrtet, disa dyshime jan\u00eb gjynah. Mos spiunoni dhe mos e p\u00ebrgojoni nj\u00ebri-tjetrin! Mos vall\u00eb d\u00ebshiron ndokush prej jush t\u00eb haj\u00eb mishin e v\u00ebllait t\u00eb vet t\u00eb vdekur?! Sigurisht q\u00eb ju do ta urrenit k\u00ebt\u00eb! Kijeni frik\u00eb prej Allahut! Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Allahu \u00ebsht\u00eb Pranues i pendimit dhe M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb. O njer\u00ebz! N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Ne ju krijuam ju prej nj\u00eb mashkulli dhe nj\u00eb femre dhe ju b\u00ebm\u00eb popuj e fise p\u00ebr ta njohur nj\u00ebri-tjetrin. M\u00eb i nderuari prej jush tek Allahu \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i frik\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb Atij. V\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe p\u00ebr T\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e fsheht\u00eb. [El-Huxhurat 49:11-14]<\/p><\/blockquote>\n<h3><strong>Th\u00ebniet e t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut\u00a0<sup>savs<\/sup>:<\/strong><\/h3>\n<p>Disa hadithe rreth mendjemadh\u00ebsis\u00eb, smir\u00ebs dhe mosp\u00ebrfilljes.<\/p>\n<p>Hazret Ebdullahu bin Mes\u2019ud\u00a0<sup>ra<\/sup>\u00a0rr\u00ebfen se Profeti i shenjt\u00eb\u00a0<sup>savs\u00a0<\/sup>tha :<\/p>\n<blockquote><p>ai q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb im\u00ebt t\u00eb mendjemadh\u00ebsis\u00eb, nuk do t\u00eb\u00a0 hyj\u00eb n\u00eb xhenet. Nj\u00eb njeri e pyeti: O i D\u00ebrguari i Allahut! Njeriut i p\u00eblqen t\u00eb ket\u00eb rroba t\u00eb mira, t\u00eb ket\u00eb k\u00ebpuca t\u00eb mira, t\u00eb duket bukur. Profeti i shenjt\u00eb\u00a0<sup>savs\u00a0\u00a0<\/sup>iu p\u00ebrgjigj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai shtoi q\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb xhemil (d.m.th. I Bukur) dhe e p\u00eblqen bukurin\u00eb. Mendjemadh\u00ebsi konsiderohet at\u00ebher\u00eb kur njeriu mohon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kur i konsideron t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa veten e tij, shikon me p\u00ebrbuzje dhe mosp\u00ebrfillje dhe sillet ashp\u00ebr me ta. [Muslim kitabul iman, tehrrimul kibr ve bejanuhu]<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Ebu Hurejrahu\u00a0<sup>ra\u00a0<\/sup>rr\u00ebfen q\u00eb<\/p>\n<blockquote><p>Profeti i shenjt\u00eb\u00a0<sup>savs\u00a0<\/sup>tha se ruhuni nga smira, sepse ajo i shkrumbon t\u00eb gjitha mir\u00ebsit\u00eb, ashtu si\u00e7 zjarri i shkrumbon drunjt\u00eb dhe kasht\u00ebn. [Ebu Da\u2019ud kitabul edeb , babun fil hesed dhe Ibni Maxha, ebvabuz zuhud bauul hesed]<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Enesi\u00a0<sup>ra<\/sup>\u00a0rr\u00ebfen q\u00eb<\/p>\n<blockquote><p>i D\u00ebrguari i Allahut\u00a0<sup>savs<\/sup>\u00a0tha: Mos mbani urrejtje ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Mos u sillni me smir\u00eb, mos veproni me indiferenc\u00eb dhe mosp\u00ebrfillje dhe mos i shk\u00ebputni lidhjet e nd\u00ebrsjella por b\u00ebhuni rob t\u00eb Allahut dhe si v\u00ebllez\u00ebr me njeri-tjetrin. Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mysliman q\u00eb t\u00eb zem\u00ebrohet nga v\u00ebllai i tij dhe t\u2019i prish\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dit\u00eb. [Buhariu, kitabul edeb, bab ma jenha enit tahasud, Muslim]<\/p>\n<p>Hazret Ebu Ejub Ensari\u00a0<sup>ra<\/sup>\u00a0transmeton q\u00eb Profeti i shenjt\u00eb\u00a0<sup>savs<\/sup>\u00a0tha q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar p\u00ebr nj\u00eb mysliman q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i inatosur me v\u00ebllan\u00eb e tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dit\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye as mos t\u00eb takohen, dhe kur ndeshen n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb kthejn\u00eb kok\u00ebn nga nj\u00ebri tjetri. M\u00eb i miri prej tyre, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb b\u00ebn hapin e par\u00eb n\u00eb selam. [Ebu Da\u2019ud, kitabul edeb, bab fimen juhxheru akhahul muslim, Buahriu, kitabul istedhan, babus selam]<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Isai alehiselam thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>&#8230; kushdo q\u00eb e lart\u00ebson veten do t\u00eb posht\u00ebrohet, dhe kush e posht\u00ebron veten do t\u00eb lart\u00ebsohet. [Luka 14:11]<\/p><\/blockquote>\n<h3><strong>Nga shkrimet e Mesihut t\u00eb Premtuar alejhiselam:<\/strong><\/h3>\n<p>Hazret Mesihu i Premtuar\u00a0<sup>alejhiselam\u00a0<\/sup>shkruan:<\/p>\n<blockquote><p>Un\u00eb ju them me gjith\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit, pas shirkut, nuk ka lig\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se sa mendjemadh\u00ebsia. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bela q\u00eb posht\u00ebron njeriun n\u00eb t\u00eb dyja bot\u00ebt. M\u00ebshira e Zotit mund t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb \u00e7do besimtari, por jo mendjemadhit. Edhe shejtani pohonte q\u00eb besonte n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e Zotit, por meqen\u00ebse vuante nga mendjemadh\u00ebsia, edhe Ademin, q\u00eb ishte i dashuri i Zotit, e pa me p\u00ebrbuzje dhe i b\u00ebri kritik\u00eb, prandaj ai u shkat\u00ebrrua dhe e zuri mallkimi. Pra, m\u00ebkati i par\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cilit u shkat\u00ebrrua nj\u00eb njeri p\u00ebr gjithmon\u00eb ishte mendjemadh\u00ebsia. [Aina Kamalat-e-Islam (Pasqyra e mrekullive t\u00eb Islamit), Rruhani Khazain, v\u00ebll. 5, fq. 598]<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>Un\u00eb e k\u00ebshilloj xhematin tim q\u00eb t\u2019i shmanget mendjemadh\u00ebsis\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e urryer para Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm. Por ndoshta ju nuk e kuptoni se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mendjemadh\u00ebsia. Prandaj kuptojeni prej meje sepse un\u00eb flas me frym\u00ebn e Zotit. \u00c7dokush q\u00eb e shikon v\u00ebllan\u00eb e tij me mosp\u00ebrfillje duke menduar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ditur, m\u00eb i men\u00e7ur ose m\u00eb i aft\u00eb se ai, \u00ebsht\u00eb\u00a0 mendjemadh, ngaq\u00eb ai nuk e konsideron Zotin burim t\u00eb men\u00e7uris\u00eb dhe dituris\u00eb s\u00eb tij, por e \u00e7mon veten si di\u00e7ka.\u00a0 Zoti a nuk \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm ta shkalloj\u00eb at\u00eb, dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, t\u00eb cilin ky e konsideronte t\u00eb ul\u00ebt, t\u2019ia jap\u00eb men\u00e7urin\u00eb, diturin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb tij. Po k\u00ebshtu ai i cili, duke u frym\u00ebzuar nga ideja e pasuris\u00eb, pozit\u00ebs dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tij, v\u00ebllan\u00eb e tij e sheh me p\u00ebr\u00e7mim, \u00ebsht\u00eb gjithashtu mendjemadh, sepse ai nuk kujton q\u00eb pasuria, pozita dhe madh\u00ebshtia e tij, t\u00eb gjitha ia ka dh\u00ebn\u00eb Zoti. Ai \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr dhe nuk e di q\u00eb Zotit i takon fuqia, q\u00eb t\u2019i shkaktoj\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi, q\u00eb po at\u00eb \u00e7ast ai t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa v\u00ebllait t\u00eb tij, t\u00eb cilin e konsideronte t\u00eb ul\u00ebt, t\u2019i jap\u00eb pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa atij. Po k\u00ebshtu ai, q\u00eb mburret p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij fizik, ose krenohet p\u00ebr hijeshin\u00eb, tiparet e bukura, fuqin\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb trupore, kurse e qes\u00ebndis v\u00ebllan\u00eb e tij me p\u00ebrqeshje dhe mosp\u00ebrfillje duke i ngjitur nofka tall\u00ebse dhe u tregon t\u00eb tjer\u00ebve cenet e tij fizike, \u00ebsht\u00eb gjithashtu arrogant. Ai nuk e di q\u00eb Zoti mund ta kap\u00eb at\u00eb n\u00eb befasi, duke i shkaktuar t\u00eb meta fizike dhe duke e \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb keqe se v\u00ebllai i tij, nd\u00ebrsa atij, i cili u p\u00ebrqesh, t\u2019ia bekoj\u00eb gjymtyr\u00ebt dhe organet q\u00eb ato t\u00eb mos dob\u00ebsohen e as t\u00eb gjymtohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sepse Zoti b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb do Ai. Po ashtu, arrogant \u00ebsht\u00eb edhe ai q\u00eb p\u00ebrton n\u00eb lutje duke varur shpresat n\u00eb forcat e veta, ngase ai nuk zbuloi burimin e t\u00eb gjitha fuqive dhe forcave dhe e vler\u00ebsoi veten si di\u00e7ka. Prandaj o t\u00eb dashurit e mi! Mbajini mend k\u00ebto gj\u00ebra, q\u00eb t\u00eb mos quheni arrogant\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e Zotit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme. Ai q\u00eb korrigjon shqiptimin e nj\u00eb fjale t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij nga mendjemadh\u00ebsia, gjithashtu merr pjes\u00eb n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai q\u00eb nuk i d\u00ebgjon fjal\u00ebt e v\u00ebllait t\u00eb tij me v\u00ebmendje dhe ia kthen shpin\u00ebn, edhe ai p\u00ebrfshihet n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai q\u00eb inatoset kur v\u00ebllai i tij i varf\u00ebr ulet pran\u00eb tij, merr pjes\u00eb n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai q\u00eb e v\u00ebshtron at\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb lutje, me p\u00ebrbuzje dhe qes\u00ebndisje, merr pjes\u00eb n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai q\u00eb nuk mundohet t\u2019i n\u00ebnshtrohet t\u00eb D\u00ebrguarit dhe Profetit t\u00eb Zotit merr pjes\u00eb n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Ai q\u00eb nuk ua kushton v\u00ebmendjen fjal\u00ebve t\u00eb tij dhe as nuk i lexon shkrimet e tij, merr pjes\u00eb n\u00eb mendjemadh\u00ebsi. Prandaj p\u00ebrpiquni t\u00eb mos keni asnj\u00eb grimc\u00eb mendjemadh\u00ebsie q\u00eb t\u00eb mos shkat\u00ebrroheni dhe t\u00eb fitoni shp\u00ebtimin me gjith\u00eb familjen. P\u00ebrkuluni para Zotit dhe e doni aq fort sa dikush mund ta doj\u00eb dik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, dhe frik\u00ebsohuni prej Zotit tuaj, aq sa dikush mund t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb prej dikujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. B\u00ebhuni me zem\u00ebr t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr me q\u00ebllime t\u00eb sinqerta, me zem\u00ebr t\u00eb but\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrulur dhe larg nga \u00e7do lloj lig\u00ebsie, q\u00eb t\u00eb fitoni m\u00ebshir\u00ebn. [Nuzul-ul-Mesih, Rruhani Khaza\u2019in, v\u00ebll. 18, fq. 402-403]<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>Mbajeni mend q\u00eb arroganca gjithmon\u00eb e shoq\u00ebron g\u00ebnjeshtr\u00ebn. G\u00ebnjeshtra m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb shoq\u00ebron arroganc\u00ebn. Prandaj Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, para se\u00a0 gjithash, e prish kok\u00ebn e arrogantit. [Aina Kamalat-e-Islam \u201cPasqyra e mrekullive t\u00eb Islamit\u201d, Rruhani Khazain, voll. 5, fq. 599]<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>Mendjemadh\u00ebsia dhe lig\u00ebsia jan\u00eb m\u00ebkate. Nj\u00eb gabim i vock\u00ebl mund t\u2019i prish\u00eb t\u00eb gjitha veprat tuaja t\u00eb mira, t\u00eb fituara gjat\u00eb nj\u00eb periudhe prej shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh. Thuhet se ishte nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb njeri i shenjt\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb mal. Kishte pasur shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk kishte r\u00ebn\u00eb shi atje. Nj\u00eb dit\u00eb ra shi, por ra mbi gur\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr shk\u00ebmbinj. Atij i shkoi nd\u00ebrmend q\u00eb fushat dhe kopshtet kishin nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shi dhe se shum\u00eb uj\u00eb ra kot\u00eb mbi k\u00ebta shk\u00ebmbinj. Ai mendoi q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb po t\u00eb binte ky shi edhe n\u00eb arat e l\u00ebruara. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Zoti i hoqi atij gjith\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb. Ai u pik\u00ebllua pa mas\u00eb dhe i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr njeriu t\u00eb shenjt\u00eb. Ky i tregon k\u00ebtij p\u00ebrfundimisht se kishte shkaktuar zem\u00ebrimin e Zotit p\u00ebrmes kritik\u00ebs s\u00eb Tij. [Melfuzat, v\u00ebll. VI, fq. 57]<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>Mendjemadh\u00ebsia shfaqet n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Kjo del nganj\u00ebher\u00eb nga syri i njeriut kur e v\u00ebshtron tjetrin q\u00eb n\u00ebnkuptohet se ai e konsideron tjetrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa vetveten. Her\u00eb ajo del nga gjuha dhe shfaqet nga koka ose her\u00eb nga duart dhe k\u00ebmb\u00ebt. Me pak fjal\u00eb, mendjemadh\u00ebsia ka shum\u00eb burime dhe besimtari duhet t\u2019u shmanget t\u00eb gjitha k\u00ebtyre burimeve dhe nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb gjymtyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb er\u00ebn e krenaris\u00eb dhe t\u00eb shfaq\u00eb mendjemadh\u00ebsin\u00eb. &#8230; Shum\u00ebkush mendon p\u00ebr vete q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrulur, por ai vuan nga nj\u00eb far\u00eb mendjemadh\u00ebsie. Prandaj njeriu duhet t\u00eb ruhet nga t\u00eb gjitha format e mendjemadh\u00ebsis\u00eb. Her\u00eb mendjemadh\u00ebsia shfaqet p\u00ebrmes pasuris\u00eb. Pasaniku mendjemadh i konsideron t\u00eb tjer\u00ebt si fukarenj dhe pyet se kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb barazohet me t\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb mendjemadh\u00ebsia lind nga fisi ose kombi, kur ai mendon se kombi i tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa kombi i tjetrit&#8230;. Disa her\u00eb mendjemadh\u00ebsia lind nga dituria. Kur dikush b\u00ebn ndonj\u00eb gabim, ky mendjemadh menj\u00ebher\u00eb ia kap gabimin dhe g\u00ebrthet fort duke i th\u00ebn\u00eb atij se nuk di t\u00eb shqiptoj\u00eb mir\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb. Shkurt, jan\u00eb gjithfar\u00eb mendjemadh\u00ebsish q\u00eb mund ta largojn\u00eb njeriun nga mir\u00ebsia dhe paraqiten pengesa n\u00eb sjelljet me njer\u00ebzit me dashamir\u00ebsi. T\u00eb gjitha k\u00ebto duhen shmangur. Por kjo k\u00ebrkon nj\u00ebfar\u00eb vdekjeje. Derisa nj\u00eb person nuk pranon vdekjen e till\u00eb, nuk zbret bekimi i Zotit mbi t\u00eb e as nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb. [Melfuzat, v\u00ebll. VI, fq. 401-403]<\/p><\/blockquote>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrul\u00ebsia prej nesh. Ajo k\u00ebrkon q\u00eb ne mos t\u2019i referohemi vetes p\u00ebrve\u00e7 m\u00ebkateve dhe t\u00eb metave q\u00eb i kemi. Ne duhet t\u00eb dim\u00eb fare mir\u00eb q\u00eb burimi i \u00e7do lloj bekimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Allahu, Ndihmues,\u00a0 Mb\u00ebshtet\u00ebs dhe Krijuesi i universit. Ne duhet t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebn e devotshme dhe t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr duke iu lutur Zotit, jo p\u00ebr t\u00eb fituar respektin ose vet\u00eblavd\u00ebrimin, por vet\u00ebm p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar Zotin dhe gjithmon\u00eb me nj\u00eb shpirt mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr t\u00eb gjitha ato bekime dhe favore q\u00eb Ai na ka dh\u00ebn\u00eb neve.\u00a0Allahu na mund\u00ebsoft\u00eb! Amin!<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Feja Islame synon t\u00eb kultivoj\u00eb t\u00eb gjitha ato morale t\u00eb larta te njeriu, t\u00eb cilat i mund\u00ebsojn\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha shpirt\u00ebrore si dhe e pajisin me aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e jet\u00ebs. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton ato cil\u00ebsi q\u00eb njeriu duhet t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrparuar n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs, por<\/p>\n","protected":false},"featured_media":1345,"template":"","tags":[135],"authors":[459],"content_source":[],"class_list":["post-610","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-thenie-te-mesihut-te-premtuar-a-s","topics-perulesia","topics-virtyte-dhe-morale","article-cat-artikuj","authors-shahid-ahmad-butt"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Feja Islame synon t\u00eb kultivoj\u00eb t\u00eb gjitha ato morale t\u00eb larta te njeriu, t\u00eb cilat i mund\u00ebsojn\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha shpirt\u00ebrore si dhe e pajisin me aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e jet\u00ebs. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton ato cil\u00ebsi q\u00eb njeriu duhet t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrparuar n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs, por\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-02-23T12:23:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"590\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"426\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"3 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/\",\"name\":\"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg\",\"datePublished\":\"2014-04-17T10:21:07+00:00\",\"dateModified\":\"2024-02-23T12:23:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg\",\"width\":590,\"height\":426,\"caption\":\"mendjemadhesia mburrja\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit","og_description":"Feja Islame synon t\u00eb kultivoj\u00eb t\u00eb gjitha ato morale t\u00eb larta te njeriu, t\u00eb cilat i mund\u00ebsojn\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha shpirt\u00ebrore si dhe e pajisin me aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e jet\u00ebs. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrcakton ato cil\u00ebsi q\u00eb njeriu duhet t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrparuar n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs, por","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2024-02-23T12:23:57+00:00","og_image":[{"width":590,"height":426,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"3 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/","name":"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg","datePublished":"2014-04-17T10:21:07+00:00","dateModified":"2024-02-23T12:23:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/07\/fire-243693_1280-590x426.jpg","width":590,"height":426,"caption":"mendjemadhesia mburrja"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/mendjemadhesia-armiku-me-i-madh-i-besimtarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Mendjemadh\u00ebsia, armiku m\u00eb i madh i besimtarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=610"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=610"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}