{"id":530,"date":"2014-11-19T12:56:21","date_gmt":"2014-11-19T12:56:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=530"},"modified":"2019-02-19T21:44:22","modified_gmt":"2019-02-19T21:44:22","slug":"nuk-ka-dhune-ne-fe","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/","title":{"rendered":"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left\" align=\"center\"><em>(Komentimi i Kuranit)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left\" align=\"center\">Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cNuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai q\u00eb kund\u00ebrshton shejtanin dhe beson n\u00eb Allahun, ka kapur lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebputet kurr\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebd\u00ebgjuesh\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d\u00a0<\/strong>(El-Bekare 2:257)<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Mirza Mahmud Ahmadi, Kalifi i Dyt\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar r.a., duke shpjeguar k\u00ebt\u00eb ajet, thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si feja Islame akuzohet se ajo u m\u00ebson besimtar\u00ebve t\u00eb saj se ata mund ta p\u00ebrhapin fen\u00eb me dhun\u00eb. Nd\u00ebrsa, feja Islame n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cLuftoni n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut kund\u00ebr atyre q\u00eb luftojn\u00eb me ju.\u201d\u00a0<\/strong>(El-Bekare 2:191)<\/p><\/blockquote>\n<p>dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr gjithashtu sqaron:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cS\u2019ka dhun\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb.\u201d<\/strong>\u00a0(El-Bekare 2:257)<\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb, se urdhri i luft\u00ebs nuk duhet keqkuptuar dhe se luft\u00ebrat nuk do t\u00eb lejohen edhe p\u00ebr t\u00eb konvertuar njer\u00ebzit e tjer\u00eb n\u00eb mysliman\u00eb. Madje, urdhri i luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga armiqt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb evituar\u00a0 intrigat e tyre. N\u00ebse Islami do t\u00eb lejonte dhun\u00ebn, at\u00ebher\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb Kuran, ai jep leje p\u00ebr luft\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sure deklaron se \u201cS\u2019ka dhun\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb.\u201d A nuk tregon kjo qartazi se Islami ndalon \u00e7dolloj dhune n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb. Edhe fjal\u00ebt q\u00eb i vijojn\u00eb k\u00ebtij deklarimi e sqarojn\u00eb mjaft k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb akuz\u00eb e rreme q\u00eb kan\u00eb ngritur dijetar\u00ebt e krishter\u00eb se feja Islame i b\u00ebn njer\u00ebzit mysliman\u00eb me tehun e shpat\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, Islami ishte feja e par\u00eb q\u00eb i dha bot\u00ebs k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim t\u00eb bukur, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cS\u2019ka dhun\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dalluar e drejta nga e shtrembra.\u201d Kjo fjali \u00ebsht\u00eb shpjeguese. Dometh\u00ebn\u00eb e sqaron pohimin e b\u00ebr\u00eb pak m\u00eb par\u00eb. Meq\u00eb Allahu e ndaloi dhun\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb lind\u00eb pyetja: kur feja \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e vler\u00ebsuar, at\u00ebher\u00eb pse mos t\u00eb detyrohen njer\u00ebzit p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar at\u00eb? P\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj pyetje \u00ebsht\u00eb se tashm\u00eb u b\u00eb qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb e gabuar. Andaj, nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb imponohet di\u00e7ka. Dhuna fillon at\u00ebher\u00eb kur nuk mund t\u00eb provohet di\u00e7ka me argument. P\u00ebr shembull, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb kur ende nuk \u00ebsht\u00eb i pjekur p\u00ebr t\u00eb vendosur gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur, at\u00ebher\u00eb prind\u00ebrit e detyrojn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos i sjell\u00eb d\u00ebm vetes. Por kur ai rritet dhe arrin n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb s\u00eb duhur, askush nuk mund ta detyroj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb fen\u00eb Islame \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur me argumente t\u00eb qarta dhe ato nuk k\u00ebrkojn\u00eb dhun\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar.\u00a0 Madje Islami e hedh posht\u00eb mendimin q\u00eb feja t\u00eb imponohet me zor ose t\u00eb zbatohet nga frika apo lakmia. Si\u00e7 thot\u00eb Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cKur vijn\u00eb hipokrit\u00ebt te ti (o Muhammed), ata t\u00eb thon\u00eb: \u201cV\u00ebrtet\u00eb je i D\u00ebrguari i Allahut.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb, Allahu e di q\u00eb ti je i D\u00ebrguari i Tij, por Allahu gjithashtu d\u00ebshmon se hipokrit\u00ebt sigurisht po g\u00ebnjejn\u00eb.\u201d<\/strong>\u00a0(El-Munafikun 63:2)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00ebse Islami do t\u00eb lejonte dhun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrhapjen e fes\u00eb, at\u00ebher\u00eb si do t\u00eb ishte e mundur q\u00eb rreth hipokriteve t\u00eb flitej k\u00ebshtu n\u00eb Kuran. Sepse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ata do t\u00eb ishin pasoj\u00eb e m\u00ebsimit t\u00eb Kuranit. Askush nuk mund t\u00eb shpresoj\u00eb q\u00eb Islami do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb xhemat t\u00eb devotshm\u00ebve me dhun\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht\u00a0 gabim q\u00eb t\u00eb mendosh se Islami e lejon dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur fen\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, n\u00eb nj\u00eb ajet tjet\u00ebr, Kurani i Shenjt\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cLuftoni n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut kund\u00ebr atyre q\u00eb luftuan me ju. Por mos e teproni. V\u00ebrtet, Allahu nuk i do ata q\u00eb e teprojn\u00eb.\u201d<\/strong>\u00a0(El-Bekare 2:191)<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, Islami i porosit mysliman\u00ebt t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb fes\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebr atyre q\u00eb luftuan me mysliman\u00ebt p\u00ebr fen\u00eb dhe p\u00ebrdor\u00ebn dhun\u00eb p\u00ebr t\u2019i larguar ata nga feja e tyre. Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast urdhri i Allahut p\u00ebr mysliman\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata mos ta teprojn\u00eb. N\u00ebse kund\u00ebrshtar\u00ebt do t\u00eb t\u00ebrhiqen apo t\u00eb heqin dor\u00eb nga dhuna, at\u00ebher\u00eb edhe mysliman\u00ebt duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga lufta. Shkurt, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm lejon luft\u00ebn jo p\u00ebr t\u00eb zhdukur fe t\u00eb ndryshme, por e lejon p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato. Si\u00e7 e sqaron Ai n\u00eb ajetin e m\u00ebposht\u00ebm t\u00eb Kuranit:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAtyre q\u00eb jan\u00eb sulmuar, u lejohet (q\u00eb t\u00eb mbrohen), sepse u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb i Fuqish\u00ebm q\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb ata, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebbuar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre padrejt\u00ebsisht, vet\u00ebm sepse than\u00eb: \u201cZoti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Allahu.\u201d Sikur Allahu t\u00eb mos u kishte dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga njeri-tjetri, do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendet shum\u00eb emri i Allahut. V\u00ebrtet\u00eb, Allahu e ndihmon at\u00eb q\u00eb e ndihmon Allahun. Allahu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i Fort\u00eb dhe i Plotfuqish\u00ebm.\u201d<\/strong>\u00a0(El-Haxh 22:40-41)<\/p><\/blockquote>\n<p>Sa t\u00eb qarta jan\u00eb k\u00ebto ajete q\u00eb tregojn\u00eb se lufta fetare lejohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb popull ndalohet t\u00eb thot\u00eb \u201cAllahu \u00ebsht\u00eb Zoti yn\u00eb.\u201d Dometh\u00ebn\u00eb, kur dikush nd\u00ebrhyn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb dhe d\u00ebshiron t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vende t\u00eb shenjta t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb dhe i detyron t\u00eb ndryshojn\u00eb fet\u00eb e tyre, ose tenton t\u2019i vras\u00eb ata, n\u00eb k\u00ebto rrethana, sipas Islamit, i shtypuri \u00ebsht\u00eb i lejuar t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb. Sepse Islami ka ardhur si nj\u00eb fe d\u00ebshmitare dhe mbrojt\u00ebse e jo e eg\u00ebr dhe mizore&#8230;.<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb kund\u00ebrshton shejtanin dhe beson n\u00eb Allahun ka kapur lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebputet kurr\u00eb.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, fjala arabe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shprehur kuptimin e lidhjes \u00ebsht\u00eb \u201currvah\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb (1) dorez\u00eb, (2) di\u00e7ka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshtetet ose besohet, (3) \u201currvah\u201d gjithashtu do t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka q\u00eb her\u00eb pas here i nevojitet njeriut dhe ai shpesh kthehet tek ajo gj\u00eb, (4) di\u00e7ka q\u00eb zgjatet shum\u00eb dhe nuk prishet dhe (5) m\u00eb e mira e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre kuptimeve, (1) Allahu fen\u00eb e p\u00ebrcakton si di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb dobishme q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb en\u00eb dhe e k\u00ebshillon njeriun q\u00eb ta kap\u00eb dorez\u00ebn e saj p\u00ebr ta siguruar at\u00eb p\u00ebr veten. (2) Feja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo gj\u00eb q\u00eb i jep mb\u00ebshtetje njeriut p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebzuar. Duke iu ngjitur shkall\u00ebve, p\u00ebr shembull, njeriu merr mb\u00ebshtetje nga nj\u00eb litar apo di\u00e7ka tjet\u00ebr. Feja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo mb\u00ebshtetje, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, njeriu shp\u00ebton nga rr\u00ebzimi. (3) Duke p\u00ebrdorur fjal\u00ebn \u201currvah\u201d, Allahu gjithashtu na tregon se vet\u00ebm feja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, po ashtu edhe n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Lidhjet e tjera t\u00eb njeriut jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe me kalimin e koh\u00ebs, ato zhduken nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Sigurisht q\u00eb edhe lidhje t\u00eb ngushta farefisnore apo miq\u00ebsore, gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, e ndihmojn\u00eb shum\u00eb njeriun. Por n\u00eb shum\u00eb raste edhe ato dob\u00ebsohen ose shk\u00ebputen fare. At\u00ebher\u00eb, ai kupton se lidhja m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e bekuar \u00ebsht\u00eb ajo e fes\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Urdhri i par\u00eb nga Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm p\u00ebr luft\u00eb ishte ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb ajetet e m\u00ebposhtme t\u00eb sures El-Haxh:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAtyre q\u00eb jan\u00eb sulmuar, u lejohet (q\u00eb t\u00eb mbrohen), sepse u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb i Fuqish\u00ebm q\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb ata, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebbuar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre padrejt\u00ebsisht, vet\u00ebm sepse than\u00eb: \u201cZoti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Allah.\u201d Sikur Allahu t\u00eb mos u kishte dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga njeri-tjetri, do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendet shum\u00eb emri i Allahut. V\u00ebrtet\u00eb, Allahu e ndihmon at\u00eb q\u00eb e ndihmon Allahun. Allahu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i Fort\u00eb dhe i Plotfuqish\u00ebm.\u201d<\/strong>\u00a0(El-Haxh 22:40-41)<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebto ajete jan\u00eb zbritur m\u00eb dat\u00ebn 12 safer, 02 hixhri (kalendari islamik), ose m\u00eb 15 gusht t\u00eb vitit 623, kur kishte kaluar vet\u00ebm nj\u00eb vit nga m\u00ebrgimi i Profetit Muhammed s.a.v.s. nga Meka n\u00eb Medin\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mysliman\u00ebt, m\u00eb p\u00ebrpara, dymb\u00ebdhjet\u00eb vite n\u00eb Mek\u00eb dhe nj\u00eb vit n\u00eb Medin\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj lufte. Mir\u00ebpo, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ata u bojkotuan, disa prej tyre u vran\u00eb pam\u00ebshir\u00eb, u p\u00ebrball\u00ebn me lloj-lloj torturash dhe m\u00eb n\u00eb fund u detyruan t\u00eb m\u00ebrgonin nga vatrat e tyre, duke humbur gjith\u00e7ka nga pasuria materiale. Mizorit\u00eb e mekasve i ndoq\u00ebn edhe n\u00eb Medin\u00eb, deri at\u00ebher\u00eb kur mysliman\u00ebt kishin ngelur me t\u00eb vetmen rrug\u00ebzgjidhje: p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn, ata duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjeshin sulmeve t\u00eb armiqve. Ky \u00ebsht\u00eb sfondi historik i ajeteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Duke shpjeguar k\u00ebto ajete, Hazret Mirza Mahmud Ahmadi, Kalifi i Dyt\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar, n\u00eb komentimin e tij p\u00ebr Kuranin e Shenjt\u00eb, thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto ajete arsyetohet fakti se pse mysliman\u00ebve, n\u00eb rrethana specifike, u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nga Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb mbrojt\u00ebse. Islami nuk m\u00ebson si krishterimi<strong>:<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>\u201cn\u00eb qoft\u00eb se dikush t\u00eb q\u00ebllon mbi faqen e djatht\u00eb, ktheja dhe tjetr\u00ebn.\u201d\u00a0(Mateu 5:39)<\/p><\/blockquote>\n<p>Por, ai thot\u00eb se n\u00ebse ty t\u00eb b\u00ebhet mizori e padrejt\u00ebsi dhe armiku t\u00eb d\u00ebbon nga sht\u00ebpia jote, vet\u00ebm p\u00ebr arsye se ti thua se Allahu \u00ebsht\u00eb Zoti yn\u00eb, at\u00ebher\u00eb ti duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjesh. N\u00ebse je nd\u00ebr t\u00eb shtypurit, Allahu do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb ndihmuar dhe Ai \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb ty. Allahu thot\u00eb n\u00eb k\u00ebto ajete se ky urdh\u00ebr \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb vendosur paqen. Sepse n\u00eb munges\u00ebn e k\u00ebtij urdhri, n\u00ebse nuk do t\u00eb ngrihej nj\u00eb popull p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, do t\u00eb rr\u00ebzoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmendet shum\u00eb emri i Allahut. K\u00ebshtu q\u00eb, ai mysliman q\u00eb ngrihet p\u00ebr t\u00eb luftuar me at\u00eb q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb, ai nuk e ndihmon thjesht veten, por i mbron t\u00eb gjitha fet\u00eb. Prandaj, edhe Allahu me siguri do ta ndihmoj\u00eb at\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb i Fort\u00eb dhe i Plotfuqish\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb, edhe ai do t\u00eb fitoj\u00eb nga fuqia e Allahut. Sepse, nj\u00eb mysliman i till\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb luft\u00eb duke menduar se kur t\u00eb fitoj\u00eb, ai mund t\u00eb fal\u00eb namazet me xhemat, t\u00eb paguaj\u00eb zekatin, t\u2019i k\u00ebshilloj\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mirat dhe t\u2019i ndaloj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb n\u00eb fakt sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Allahut dhe \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb jep rezultatin p\u00ebrfundimtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Allahu tregon se ai q\u00eb vepron sipas p\u00eblqimit t\u00eb Allahut, patjet\u00ebr do t\u00eb fitoj\u00eb. Prandaj, ai nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga kund\u00ebrshtimi, sado i ashp\u00ebr t\u00eb jet\u00eb. E v\u00ebrteta u kund\u00ebrshtua edhe n\u00eb koh\u00ebn e popullit t\u00eb Nuhut a.s., Adit dhe Ibrahimit a.s., por gjithnj\u00eb fitoi e v\u00ebrteta. Rr\u00ebnojat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre profet\u00ebve ende gjenden n\u00eb bot\u00eb. Prandaj, duhet t\u00eb m\u00ebsoni duke par\u00eb k\u00ebto shenja. Dhe nuk duhet q\u00eb t\u2019i shikoni thjesht nga syt\u00eb, por nga zemra. (K\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb ajetet e sures El-Haxh q\u00eb i pasojn\u00eb ajetet e komentuara)<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto ajete b\u00ebhet shum\u00eb e qart\u00eb se sipas m\u00ebsimeve t\u00eb Islamit, lufta fetare lejohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb popull m\u00ebsyhet e sulmohet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe mizor\u00ebt nuk e lejojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se Allahu \u00ebsht\u00eb Zoti i tij, dometh\u00ebn\u00eb, nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb s\u00eb tij dhe tentojn\u00eb ta kthejn\u00eb nga feja Islame ose\u00a0 detyrojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb heqin dor\u00eb nga feja Islame, madje i vrasin n\u00ebse i afrohen Islamit, vet\u00ebm me njer\u00ebzit e till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet luft\u00eb apo xhihad fetar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00e7do luft\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb me q\u00ebllime politike ose komb\u00ebtare, e cila ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet edhe midis dy popujve mysliman\u00eb. Por nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb quhet xhihad dhe mysliman\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. N\u00eb t\u00eb mund t\u00eb luftojn\u00eb vet\u00ebm mysliman\u00ebt vendas. Kjo luft\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr atdhedashurin\u00eb, e jo p\u00ebr fen\u00eb. Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. thot\u00eb \u201cHubbul vetni minal iman\u201d, d.m.th. atdhedashuria \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e besimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto ajete gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur q\u00eb populli i shtypur kur merr fuqin\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb gjitha fet\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb parasysh respektin ndaj vendeve t\u00eb tyre t\u00eb shenjta. Pas fitores, ai nuk duhet ta shp\u00ebrdor\u00eb pushtetin, por duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb varfrit, kombin dhe t\u00eb orvatet me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb eliminuar \u00e7rregullime dhe probleme t\u00eb tjera sociale. Sepse Islami ka ar-dhur si fe d\u00ebshmitare dhe mbrojt\u00ebse e jo e eg\u00ebr dhe mizore.<\/p>\n<p>(P\u00ebrmbledhur:\u00a0Mirza Mahmood Ahmad, Tefsir-e-Kabir, v\u00ebll. 2, f. 585-588, Kadian, shkurt, 2004; v\u00ebll. 6, f. 62-63, Kadian, shkurt, 2004)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Komentimi i Kuranit) Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai q\u00eb kund\u00ebrshton shejtanin dhe beson n\u00eb Allahun, ka kapur lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebputet kurr\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebd\u00ebgjuesh\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d\u00a0(El-Bekare 2:257) Hazret Mirza Mahmud Ahmadi,<\/p>\n","protected":false},"featured_media":1805,"template":"","tags":[116,87,230],"authors":[456],"content_source":[],"class_list":["post-530","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-ekstremizmi","tag-el-bekare","tag-xhihadi","topics-islami-dhe-paqja","topics-komentimi-i-kuranit","authors-hazret-mirza-bashiruddin-mahmud-ahmedi"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Komentimi i Kuranit) Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai q\u00eb kund\u00ebrshton shejtanin dhe beson n\u00eb Allahun, ka kapur lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebputet kurr\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebd\u00ebgjuesh\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d\u00a0(El-Bekare 2:257) Hazret Mirza Mahmud Ahmadi,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-19T21:44:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/\",\"name\":\"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-19T12:56:21+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-19T21:44:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg\",\"width\":1200,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe","og_description":"(Komentimi i Kuranit) Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm, n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai q\u00eb kund\u00ebrshton shejtanin dhe beson n\u00eb Allahun, ka kapur lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebputet kurr\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebd\u00ebgjuesh\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d\u00a0(El-Bekare 2:257) Hazret Mirza Mahmud Ahmadi,","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2019-02-19T21:44:22+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":600,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/","name":"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg","datePublished":"2014-11-19T12:56:21+00:00","dateModified":"2019-02-19T21:44:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2014\/03\/komentim-i-kuranit-famelarte.jpg","width":1200,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nuk-ka-dhune-ne-fe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Nuk ka dhun\u00eb n\u00eb fe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=530"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=530"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}