{"id":517,"date":"2011-04-14T21:39:53","date_gmt":"2011-04-14T21:39:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=517"},"modified":"2020-03-28T10:42:47","modified_gmt":"2020-03-28T10:42:47","slug":"nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/","title":{"rendered":"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left\" align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><span style=\"font-size: 13px;line-height: 19px\">Tani, para s\u00eb t\u00eb filloj tem\u00ebn kryesore, dua t\u00eb heq nj\u00eb dyshim q\u00eb zakonisht lind n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve: n\u00ebse ka Zot, at\u00ebher\u00eb pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk \u00ebsht\u00eb i sot\u00ebm, por at\u00eb mund ta gjejm\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb Kuranin e Madh\u00ebrish\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se edhe ateist\u00ebt e shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Arabis\u00eb, i kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje Hazret Muhammedit<\/span><sup>s.a.v.s.<\/sup><span style=\"font-size: 13px;line-height: 19px\"> (Beni Isra\u2019il, 17: 93) dhe i kishin k\u00ebrkuar: <\/span><em>\u201cN\u00ebse na tregon Zotin, at\u00ebher\u00eb do ta besojm\u00eb\u201d<\/em><span style=\"font-size: 13px;line-height: 19px\">. Por un\u00eb gjithnj\u00eb kur e d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb pyetje, ose e lexoj diku, m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr ata q\u00eb e shtrojn\u00eb at\u00eb. Pik\u00ebllim! Kur njeriu fillon t\u00eb l\u00ebkundet, p\u00ebr shkak t\u00eb perdes q\u00eb mbulon mendjen e tij, ai nis t\u00eb mohoj\u00eb edhe gj\u00ebrat shum\u00eb t\u00eb qarta. Kjo pyetje n\u00ebse shtrohej n\u00eb koh\u00ebt e kaluara t\u00eb hershme, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e palogjikshme dhe e rreme, mund t\u00eb ngat\u00ebrronte p\u00ebrkoh\u00ebsisht njer\u00ebz t\u00eb pamend, por n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shtrohet kjo pyetje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e habitshme. Madje un\u00eb \u00e7uditem p\u00ebr gjendjen mendore t\u00eb atij njeriu, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ndiej\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb. Sipas mendimit tim pyetje t\u00eb tilla mund t\u2019u shkojn\u00eb p\u00ebrshtat vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebve ose\u00a0 atyre q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb meta mendore. Megjithat\u00eb, ngaq\u00eb kjo quhet nj\u00eb pyetje e zakonshme prandaj edhe duhet sqaruar. Un\u00eb shkurt do t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje dhe pastaj do t\u00eb kthehem n\u00eb tem\u00ebn kryesore.<\/span><\/p>\n<p><strong>Lexoni: <a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/librat\/dhjete-argumente-per-ekzistencen-e-zotit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">10 argumente t\u00eb qarta p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Zotit<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi mjete t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb njohur gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb mund t\u2019i njohim duke i par\u00eb, duke i d\u00ebgjuar, duke i shijuar, duke i nuhatur ose duke i prekur ato. T\u00eb gjitha k\u00ebto mjete jan\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb besueshme. Nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb themi p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb cil\u00ebn mund ta njohim vet\u00ebm nga nj\u00eb shqis\u00eb e caktuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ta njohim prej nj\u00eb shqise tjet\u00ebr. P\u00ebr shembull ngjyrat mund t\u2019i dallojm\u00eb vet\u00ebm duke i par\u00eb, arom\u00ebn mund ta njohim vet\u00ebm duke e nuhatur, po ashtu p\u00ebr z\u00ebrin kemi vesh\u00ebt. Do t\u00eb jet\u00eb budallall\u00ebk n\u00ebse do t\u00eb thuash se nuk do ta besoj k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb arom\u00eb derisa t\u00eb mos e shoh; ose derisa t\u00eb mos e nuhas ndonj\u00eb ngjyr\u00eb ose derisa t\u00eb mos e prek ndonj\u00eb z\u00eb nuk do t\u00eb besoj n\u00eb t\u00eb. Ai q\u00eb b\u00ebn pyetje t\u00eb tilla do t\u00eb quhet i pamend dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb shtrohet n\u00eb \u00e7mendin\u00eb, ai do t\u00eb mbetet si qesharak p\u00ebr njer\u00ebz \u00e7apk\u00ebn\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e habitshme q\u00eb njer\u00ebzit shpesh her\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje t\u00eb tilla edhe p\u00ebr Zotin, prap\u00eb k\u00ebta mbahen si t\u00eb men\u00e7ur n\u00eb shoq\u00ebri. Pse asnj\u00eb rob i Zotit nuk i pyet k\u00ebta, se cili \u00ebsht\u00eb shkaku i k\u00ebsaj \u00e7mendurie! Vall\u00eb, a vet\u00ebm qenia e Zotit ka mbetur p\u00ebr t\u2019u tallur me nj\u00eb p\u00ebrbuzje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb?!<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu un\u00eb i kam p\u00ebrmendur vet\u00ebm ato gj\u00ebra t\u00eb cilat mund t\u2019i dallojm\u00eb me an\u00eb t\u00eb shqisave. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ka gj\u00ebra t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb cilat ne nuk mund t\u2019i dallojm\u00eb me an\u00eb t\u00eb tyre, por prap\u00eb ne besojm\u00eb n\u00eb to mu ashtu, si\u00e7 besojm\u00eb n\u00eb gj\u00ebrat e tjera q\u00eb mund t\u2019i dallojm\u00eb me an\u00eb t\u00eb shqisave. P\u00ebr shembull fuqin\u00eb magnetike, as nuk mund ta shihni me sy, as nuk mund ta d\u00ebgjoni, as nuk mund ta nuhasni, as nuk mund ta shijoni dhe as nuk mund ta prekni at\u00eb me dor\u00eb. Por a ka njeri prej jush q\u00eb do t\u00eb guxoj\u00eb ta mohoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi? Un\u00eb patjet\u00ebr them se jo. Sepse ju e shihni veprimin dhe rezultatet e saj, edhe pse nuk mund ta konceptoni k\u00ebt\u00eb fuqi drejtp\u00ebrdrejt me an\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb shqise. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ju shkon mendja q\u00eb \u201cngaq\u00eb nuk e kemi par\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi, as nuk e kemi d\u00ebgjuar e as nuk e kemi nuhatur apo shijuar, por edhe nuk e kemi prekur at\u00eb, prandaj nuk mund ta besojm\u00eb\u201d. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme \u00ebsht\u00eb edhe fuqia elektrike, e cila nuk duket fare, por mbizot\u00ebron n\u00eb jet\u00ebt tuaja. Pra edhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta mohoni, ndon\u00ebse s\u2019mund t\u00eb d\u00ebshmoni asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet asnj\u00ebr\u00ebs prej shqisave tuaja, por ju besoni n\u00eb qenien e saj ashtu si\u00e7 besoni, p\u00ebr shembull, n\u00eb diell, n\u00eb h\u00ebn\u00eb, n\u00eb mal etj.<\/p>\n<p>Mendoni edhe p\u00ebr ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb. A ka ndonj\u00eb q\u00eb mund ta ket\u00eb par\u00eb, d\u00ebgjuar, nuhatur apo prekur at\u00eb? Un\u00eb nuk e di n\u00ebse nd\u00ebr lexuesit e k\u00ebtij libri, ka ndonj\u00eb prej tyre q\u00eb e ndien fort dashurin\u00eb; n\u00ebse ka, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do ta pyesja se a nuk e sheh ai q\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr kaq e vog\u00ebl, q\u00eb ndoshta nuk mund t\u00eb peshoj\u00eb as nj\u00eb \u00e7erek kile, mban nj\u00eb oqean t\u00eb pafundm\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb, e cila kur arrin t\u00eb dallg\u00ebzohet, mbase, b\u00ebhet m\u00eb e fuqishme nd\u00ebr t\u00eb gjitha krijesat e Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb dashuria, ajo q\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb paaft\u00eb i jep nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb q\u00eb ai, p\u00ebr dashurin\u00eb e tij, sfidon edhe male t\u00eb larta, kalon shkret\u00ebtirat, b\u00ebhet gati t\u00eb ndeshet edhe me eg\u00ebrsirat ose t\u00eb hidhet i gjall\u00eb n\u00eb zjarr dhe me furi p\u00ebrballon edhe dallg\u00ebt e fuqishme t\u00eb detit, por nuk dor\u00ebzohet. Ai kalon net\u00ebt pagjum\u00eb dhe dit\u00ebn bredh si i \u00e7mendur; dhe gjakun e tij e derdh duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb lot, por nuk k\u00ebputet. A ka njeri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb pretendoj\u00eb se kjo fuqi nuk ekziston? Por kush e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi? Kush e ka d\u00ebgjuar? Kush e ka nuhatur? Kush e ka shijuar ose kush e ka prekur? T\u00eb ngjashme jan\u00eb edhe ndjenjat e tjera t\u00eb fuqishme si p\u00ebr shembull, m\u00ebshira, zem\u00ebrimi, epshi, etj. t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb, edhe pse nuk i keni d\u00ebshmuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ndonj\u00ebr\u00ebs nga shqisat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mendim f\u00ebmij\u00ebsh, t\u00eb k\u00ebrkosh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb caktuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shqise t\u00eb caktuar. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta perceptosh at\u00eb, me an\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloje shqise. &#8230; Sa d\u00ebshp\u00ebrim i madh! <em>\u201cV\u00ebma Kadarullaha Hakka Kadrihi\u201d<\/em> \u201c<em>Njer\u00ebzit nuk e vler\u00ebsuan Zotin ashtu si\u00e7 duhej vler\u00ebsuar\u201d.<\/em> (<em>El-Haxh<\/em>, 22:75)<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi t\u00eb dashur! Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se sa m\u00eb e trup\u00ebzuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, aq m\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb kapet me an\u00eb t\u00eb shqisave dhe sa m\u00eb e patrup\u00ebzuar t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb perceptimi i saj me an\u00eb t\u00eb tyre. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kur p\u00ebrpiqemi t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e patrup\u00ebzuara, ne duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb dhe veprimet e tyre m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb v\u00ebzhgimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur at\u00ebher\u00eb q\u00eb Zoti q\u00eb \u00ebsht\u00eb Qenia m\u00eb e patrup\u00ebzuar <em>(El-Letif)<\/em> dhe gjithashtu Krijuesi i \u00e7do gj\u00ebje t\u00eb patrup\u00ebzuar t\u00eb perceptohet nga syt\u00eb tan\u00eb fizik\u00eb? Kund\u00ebrshtimi i kritik\u00ebve \u00ebsht\u00eb absurd, q\u00eb thon\u00eb se nuk do t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb Zot p\u00ebrderisa nuk mund ta shikojm\u00eb At\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb. Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte se k\u00ebta kritik\u00eb ose besojn\u00eb se Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e trup\u00ebzuar, ose s\u00eb paku d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb Zoti t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb trup till\u00eb, t\u00eb cilin ata ta shikojn\u00eb me syt\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Por, problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka miliona njer\u00ebz t\u00eb verb\u00ebr. At\u00ebher\u00eb edhe ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Zoti duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr fizike, e cila mund t\u00eb preket, nuhatet ose shijohet. A nuk arrin kjo deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa t\u00eb tallemi me Zotin? Sa e turpshme p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb pretendon se ka mendje dhe zem\u00ebr e q\u00eb thot\u00eb se ne nuk mund ta besojm\u00eb Zotin p\u00ebrderisa t\u00eb mos shohim gjith\u00e7ka. Mbajeni mend se n\u00ebse Zoti do t\u00eb shihet nga syt\u00eb e dikujt, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u2019ia vlente t\u00eb besoje n\u00eb T\u00eb. P\u00ebr shembull, Zoti \u00ebsht\u00eb i patrup\u00ebzuar, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ai do t\u00eb b\u00ebhej i trup\u00ebzuar. Zoti \u00ebsht\u00eb i pakufizuar, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb b\u00ebhej i kufizuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebse Zoti do t\u00eb merrte pamje trupore dhe t\u00eb kufizuar p\u00ebr bot\u00ebn tuaj, at\u00ebher\u00eb cila do t\u00eb ishte garancia se ju nuk do ta kund\u00ebrshtonit At\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ju nuk besoni n\u00eb nj\u00eb Zot t\u00eb trup\u00ebzuar dhe t\u00eb kufizuar?<\/p>\n<p>O Zot im! Sa t\u00eb p\u00ebrsosura dhe t\u00eb pat\u00ebmeta jan\u00eb vetit\u00eb e Tua! \u00c7do veti Jote siguron p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e vetis\u00eb tjet\u00ebr. &#8230; I mjer\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk e kupton k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shkat\u00ebrrimit.<\/p>\n<p>Shkurt, madh\u00ebshtia e Zotit q\u00ebndron n\u00eb patrup\u00ebzimin dhe pakufizimin e Tij nga shikimi fizik i njeriut. Dhe s\u2019ka vend t\u00eb dyshohet p\u00ebr qenien e Tij n\u00ebse ne nuk e shikojm\u00eb, pasi ka edhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb sigurta dhe m\u00eb bind\u00ebse, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave ne mund ta njohim At\u00eb. Pra, o miq t\u00eb dashur! A do t\u00eb ndiqni ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb besuar n\u00eb fuqin\u00eb magnetike, n\u00eb energjin\u00eb elektrike, q\u00eb u dor\u00ebzuan para fuqis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs e t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs dhe u n\u00ebnshtruan para epsheve ose ndjenjave t\u00eb tjera, edhe pse nuk i kan\u00eb par\u00eb me sy, por nuk u b\u00ebn\u00eb gati q\u00eb ta adhuronin Zotin dhe t\u00eb p\u00ebruleshin para Tij. Jo! Ju nuk do t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb tilla!!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Tani, para s\u00eb t\u00eb filloj tem\u00ebn kryesore, dua t\u00eb heq nj\u00eb dyshim q\u00eb zakonisht lind n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve: n\u00ebse ka Zot, at\u00ebher\u00eb pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk \u00ebsht\u00eb i sot\u00ebm, por at\u00eb mund ta gjejm\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb Kuranin e Madh\u00ebrish\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se edhe ateist\u00ebt e shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb<\/p>\n","protected":false},"featured_media":0,"template":"","tags":[79],"authors":[490],"content_source":[],"class_list":["post-517","articles","type-articles","status-publish","hentry","tag-besimi-ne-zot","topics-allahu-i-madherishem","article-cat-artikuj","authors-mirza-bashir-ahmed"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0Tani, para s\u00eb t\u00eb filloj tem\u00ebn kryesore, dua t\u00eb heq nj\u00eb dyshim q\u00eb zakonisht lind n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve: n\u00ebse ka Zot, at\u00ebher\u00eb pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk \u00ebsht\u00eb i sot\u00ebm, por at\u00eb mund ta gjejm\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb Kuranin e Madh\u00ebrish\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se edhe ateist\u00ebt e shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-03-28T10:42:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/02\/ahmadiyya.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"917\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\\\/\",\"name\":\"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-04-14T21:39:53+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-28T10:42:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?","og_description":"\u00a0Tani, para s\u00eb t\u00eb filloj tem\u00ebn kryesore, dua t\u00eb heq nj\u00eb dyshim q\u00eb zakonisht lind n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve: n\u00ebse ka Zot, at\u00ebher\u00eb pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk \u00ebsht\u00eb i sot\u00ebm, por at\u00eb mund ta gjejm\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb Kuranin e Madh\u00ebrish\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se edhe ateist\u00ebt e shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2020-03-28T10:42:47+00:00","og_image":[{"width":917,"height":410,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/02\/ahmadiyya.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/","name":"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"datePublished":"2011-04-14T21:39:53+00:00","dateModified":"2020-03-28T10:42:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/nese-zoti-ekziston-pse-nuk-duket\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"N\u00ebse Zoti ekziston, pse nuk duket?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=517"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=517"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}