{"id":3768,"date":"2015-12-02T17:40:29","date_gmt":"2015-12-02T17:40:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=3768"},"modified":"2019-02-20T10:43:52","modified_gmt":"2019-02-20T10:43:52","slug":"si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/","title":{"rendered":"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb &#8220;Vul\u00ebn e profet\u00ebve&#8221;?"},"content":{"rendered":"<p>(P\u00ebrgjigje nga Hazret Mirza Tahir Ahmed r.a., Kalifi i Kat\u00ebrt i Mesihut t\u00eb Premtuar)<\/p>\n<p style=\"text-align: center\"><strong>Versioni Audio:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center\"><strong>Transliterimi:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyet\u00ebsi:<\/strong><\/p>\n<p>Si e kuptoni \u201cVul\u00ebn e profet\u00ebve\u201d? Ku q\u00ebndron dallimi n\u00eb bot\u00ebkuptimin tuaj dhe t\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Kalifi:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pyetjes suaj t\u00eb par\u00eb, dua t\u2019ju them se kur ne japim p\u00ebrgjigje me argumente, disa njer\u00ebz thon\u00eb se nuk din\u00eb shum\u00eb. Ne k\u00ebtu hasim v\u00ebshtir\u00ebsi. Nj\u00eb njeri q\u00eb nuk di fare p\u00ebr fen\u00eb e vet dhe ka besuar vet\u00ebm gj\u00ebrat q\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe ato i quan fe, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta bind\u00ebsh at\u00eb, sepse ai do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb akuzoj\u00eb se nuk po i p\u00ebrkthen sakt\u00eb shkrimet hyjnore. P\u00ebr t\u2019i ikur k\u00ebsaj v\u00ebshtir\u00ebsie, do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ju shpjegoj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, e cila do t\u2019ju liroj\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsia e p\u00ebrkthimit. Do t\u2019ju jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shkurt e shqip.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin <em>Khatamun-Nebijin<\/em> (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrse them k\u00ebshtu? Sepse, t\u00eb gjith\u00eb dijetar\u00ebt q\u00eb na akuzojn\u00eb ne, thon\u00eb se Xhemati Ahmedia ka sjell\u00eb konceptin e ardhjes s\u00eb nj\u00eb profeti t\u00eb ri, edhe pse brenda umetit, pas Profetit Muhammed s.a, dhe k\u00ebshtu, e ka prishur umetin dhe, kuror\u00ebn e profetizmit t\u00eb Profetit Muhammed s.a. ia ka v\u00ebn\u00eb dikujt q\u00eb ishte g\u00ebnjeshtar dhe trillues, <em>neudhubil-lah<\/em>. Thon\u00eb se ata dhe i gjith\u00eb umeti musliman kurrsesi nuk do ta durojn\u00eb dot k\u00ebt\u00eb \u201cshkelje\u201ddhe nuk mund ta pranojn\u00eb me asnj\u00eb \u00e7mim. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb akuza ose padia e hoxhallar\u00ebve kund\u00ebr nesh.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb par\u00eb keni th\u00ebn\u00eb se pjesa d\u00ebrrmuese e umetit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hipokrite. Natyrisht, kjo i p\u00ebrfshin edhe akuzuesit n\u00eb fjal\u00eb. Sepse, tani do t\u00eb provoj p\u00ebrpara jush se ata vet\u00eb besojn\u00eb se pavar\u00ebsisht se Profeti Muhammed s.a. \u00ebsht\u00eb <em>Khatamun Nebijin<\/em> (Vula e profet\u00ebve), do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb Mesih q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb profet i Zotit dhe kushdo q\u00eb do ta refuzoj\u00eb at\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga rrethi i Islamit dhe ai Mesih quhet Isai i biri i Merjemes. A \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb apo jo? Nj\u00ebqind p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb hoxhallar\u00ebt apo dijetar\u00ebt q\u00eb thon\u00eb se nuk mund t\u00eb vij\u00eb asnj\u00eb profet pas Profetit Muhammed s.a. dhe ne na akuzojn\u00eb p\u00ebr shkelje, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr ri-ardhjen e Isait a.s.. Pra, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb thon\u00eb se nuk do t\u00eb vij\u00eb asnj\u00eb profet pas Profetit Muhammed s.a. dhe, sipas tyre, ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i \u201cVul\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve\u201d, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e p\u00ebrjashtojn\u00eb Isain a.s. nga ky parim. Sipas tyre, ai patjet\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dhe do t\u00eb vij\u00eb me kuror\u00ebn e Profetit Muhammed s.a.. K\u00ebshtu rezulton sepse kur vjen Isai i vjet\u00ebr, atij do t\u2019i duhet t\u2019i kund\u00ebrvihet ajetit t\u00eb Kuranit i cili ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201c\u00cbsht\u00eb i d\u00ebrguar p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit\u201d.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><strong>[1]<\/strong><\/a><\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, kush do ta ngarkoj\u00eb at\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e re q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sunduar popullin e Muhammedit s.a.? Derisa ai nuk do t\u00eb vij\u00eb me kuror\u00ebn profetike t\u00eb Muhammedit Mustafa s.a., ai nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb umetin e tij. K\u00ebshtu q\u00eb, dijetar\u00ebt praktikisht pranojn\u00eb dy gj\u00ebra: (1) Profetll\u00ebku nuk \u00ebsht\u00eb i mbyllur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si\u00e7 e tregojn\u00eb ata vet\u00eb. Ata ndryshe thon\u00eb, ndryshe besojn\u00eb. Sepse thon\u00eb se nuk do t\u00eb vij\u00eb asnj\u00eb profet pas Profetit Muhammed s.a., por e pranojn\u00eb se musliman\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profet. Po t\u00eb mos ekzistoj\u00eb nevoja, p\u00ebrse do t\u00eb vij\u00eb Isai si profet? Kur nj\u00eb njeri thot\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb pa lidhje, thoni se \u00ebsht\u00eb i pamend, por, vall\u00eb, a guxoni t\u2019i etiketoni di\u00e7ka t\u00eb ngjashme edhe Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm?! Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Ai ka pohuar, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, se nuk do ket\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb profet dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb profet, q\u00eb kishte mbajtur rezerv\u00eb prej dy mij\u00eb vitesh. P\u00ebrse e ka mbajtur, n\u00ebse nuk do t\u00eb lindte nevoja? K\u00ebshtu q\u00eb, dijetar\u00ebt musliman\u00eb, e pranojn\u00eb edhe nevoj\u00ebn e ardhjes s\u00eb nj\u00eb profeti, dhe gjithashtu, e pranojn\u00eb edhe ardhjen e tij. Por k\u00ebtu ata paraqesin nj\u00eb dhe t\u00eb vetmin justifikim. Sipas tyre, n\u00ebse vjen ndonj\u00eb profet i ri (qoft\u00eb brenda umetit) do t\u00eb thyhet \u201cVula e profet\u00ebve\u201d t\u00eb Muhammedit s.a. dhe n\u00ebse vjen nj\u00eb i vjet\u00ebr, nuk do t\u00eb thyhet ajo. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb sipas tyre e ka zgjedhur Zoti, i cili, kur e mbylli rrug\u00ebn e profet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pavar\u00ebsisht se do t\u00eb ekzistonte nevoja, ka b\u00ebr\u00eb strategji q\u00eb paska ruajtur nj\u00eb profet t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cilin do ta d\u00ebrgoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dhe do t\u00eb provoj\u00eb: Ja, nuk u thye aspak \u201cVula e profet\u00ebve\u201d e Muhammedit! Ky \u00ebsht\u00eb tamam koncepti i hoxhallar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Islamit, jua predikojn\u00eb juve q\u00eb jeni musliman\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. Kurse ne themi se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ashtu si\u00e7 e interpretojn\u00eb jo-ahmedian\u00ebt \u201cVul\u00ebn e profet\u00ebve\u201d, do t\u00eb quhej e drejt\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb profet n\u00eb t\u00eb ardhmen. Po t\u00eb marr\u00eb fund nevoja e ardhjes s\u00eb ndonj\u00eb profeti, at\u00ebher\u00eb, pa dyshim, nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb vij\u00eb as i vjetri, as i ri. Por n\u00ebse nuk ka marr\u00eb fund nevoja, kushdo q\u00eb tenton ta mbyll\u00eb rrug\u00ebn e saj, \u00ebsht\u00eb mizor dhe i padrejt\u00eb. Sepse, i bie q\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, dhe dikush e ka ndalur at\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb mizori e madhe t\u2019u ndal\u00ebsh uj\u00eb t\u00eb eturve?! Po, n\u00ebse do t\u00eb provohet q\u00eb etja \u00ebsht\u00eb shuar t\u00ebr\u00ebsisht nga bota, at\u00ebher\u00eb ndaleni ujin, askush nuk do t\u2019ju pengoj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt, si ahmedian\u00ebt, si jo-ahmedian\u00ebt, besojn\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr ardhjen e profetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk ka asnj\u00eb dallim. I vetmi dallim \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se kush do t\u00eb vij\u00eb? Sipas jo-ahmedian\u00ebve, Zoti nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb profet ask\u00ebnd prej umetit t\u00eb Muhammedit s.a., sepse dhuntia e profetizmit \u00ebsht\u00eb e ndalur, por nuk \u00ebsht\u00eb e ndalur ardhja e profetit. Sepse, po t\u00eb ndalej edhe ardhja e tij, nuk mund t\u00eb vij\u00eb as Isai i vjet\u00ebr. A \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, apo jo? Po t\u00eb ishte ndalur edhe ardhja e profetit, si do t\u00eb vij\u00eb Isai a.s.?! K\u00ebtu ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e ndalur dhuntia e profetll\u00ebkut, pra, askush nuk do t\u00eb caktohet si profet. Kurse ardhja e nj\u00eb t\u00eb vjetri me pak ndryshime, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e lejuar. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi i bot\u00ebkuptimit ton\u00eb dhe t\u00eb atyre p\u00ebr \u201cVul\u00ebn e profet\u00ebve\u201d. \u00a0Sipas nesh, m\u00ebnyra si\u00e7 e interpretojn\u00eb ata \u201cVul\u00ebn e profet\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb fyerje ndaj Islamit, ndaj Resulullahut, Profetit Muhammed <em>sela-llahu alejhi ue selam<\/em> dhe ndaj Kuranit. Kurani e ka cil\u00ebsuar Isain a.s. si \u201cprofet p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit\u201d. Pra, Isai a.s., sipas Kuranit, ishte vet\u00ebm p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit. I nj\u00ebjti kur do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe ju thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; \u201cO umeti i Muhammedit! Un\u00eb jam profet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju\u201d,<\/p>\n<p>a do ta kund\u00ebrshtoni Kuranin p\u00ebr ta pranuar at\u00eb?! Si mundet q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakt\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht? N\u00ebse e pranoni Isain, do t\u2019ju duhet ta mohoni ajetin e Kuranit. N\u00ebse e pranoni Kuranin, do t\u2019ju duhet ta mohoni Isain. Pra, Kurani nuk e lejon Isain e vjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e profetit p\u00ebr umetin e Muhammedit s.a..<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet t\u00eb dini se kush ka qen\u00eb profeti i par\u00eb i d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn? Pa dyshim, ishte Hazret Profeti Muhammed <em>sela-llahu alejhi ue selam<\/em>. Kush e kishte sjell\u00eb m\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn? S\u00ebrish, Hazret Profeti Muhammed <em>sela-llahu alejhi ue selam<\/em>, sepse Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm e urdh\u00ebroi t\u00eb thoshte:<\/p>\n<blockquote><p><strong>O njer\u00ebz! Un\u00eb pa dyshim jam i d\u00ebrguari i Allahut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju.<\/strong><a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>A kishte b\u00ebr\u00eb Hazret Musai a.s. apo dikush tjet\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb?\u00a0 Jo. K\u00ebshtu q\u00eb, sipas jo-ahmedian\u00ebve, Zoti do ta zgjedh\u00eb p\u00ebr musliman\u00ebt at\u00eb profet, t\u00eb cilin Zoti Vet\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kufizuar vet\u00ebm p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit. Tani, kur do t\u00eb vij\u00eb ai p\u00ebrs\u00ebri, Zotit patjet\u00ebr do t\u2019i duhet t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb profetll\u00ebk t\u00eb ri, i cili t\u00eb jet\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar.\u00a0 A nuk do ta thyej\u00eb kjo \u201cVul\u00ebn e profet\u00ebve\u201d, si\u00e7 e paraqesin ata?! Derisa Zoti nuk do ta b\u00ebj\u00eb Isain profet mbar\u00ebkomb\u00ebtar, ai nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e umetit t\u00eb Muhammedit s.a.s.. Dhe po e b\u00ebri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u provua q\u00eb profetll\u00ebku i tij i vjet\u00ebr nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm dhe Zoti ia zgjeroi at\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb profet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke e lart\u00ebsuar at\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. A i mbetet ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb besimit t\u00eb tyre se nuk do t\u00eb vij\u00eb ndonj\u00eb profet pas Profetit Muhammed s.a.s.?! Kurse besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha potencialet umetit t\u00eb Muhammedit s.a.s., q\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e sinqert\u00eb t\u00eb Profetit Muhammed s.a.s. kan\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar umetin n\u00eb rast nevojash. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, prej sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, Zoti zgjodhi at\u00eb q\u00eb deshi. Por jo-ahmedian\u00ebt e refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, sepse Zoti do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb profet t\u00eb umetit t\u00eb Musait a.s. p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar umetin e Muhammedit s.a.s. dhe ky \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsimi i Muhammedit. \u00c7\u2019lart\u00ebsim qenka ky?! Vjedh\u00ebsit hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe banor\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe nuk i largojn\u00eb dot. Komshiu vjen duke kap\u00ebrcyer murin dhe i shp\u00ebton banor\u00ebt nga vjedh\u00ebsit, dhe banor\u00ebt i thon\u00eb komshiut: T\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nder q\u00eb erdhe e na shp\u00ebtove! A \u00ebsht\u00eb e arsyeshme kjo?! Shp\u00ebtimtari mbetet mir\u00ebb\u00ebr\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, jo-ahmedian\u00ebt, si\u00e7 e kan\u00eb konceptin e \u201cVul\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve\u201d, e kan\u00eb cenuar edhe pozit\u00ebn e Profetit Muhammed s.a.s. si shp\u00ebtimtar t\u00eb fundit. Burimi i fundit i bekimit \u00ebsht\u00eb Hazret Resulullahu, Profeti Muhammed s.a.s. dhe Kurani Fam\u00eblart\u00eb, dhe nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb profet i vjet\u00ebr t\u00eb vij\u00eb pas Profetit Muhammed s.a.s. p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb bekime. Kurse nj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitoi prej burimit t\u00eb tij, da\u00e7 si profet, da\u00e7 si jo-profet, ai mbetet sh\u00ebrb\u00ebtor i tij. Hoxhallar\u00ebt, duke p\u00ebrhapur m\u00ebsimet e Kuranit, a sjellin gj\u00ebra t\u00eb reja. P\u00ebrkundrazi, sjellin bekimet vet\u00eb nga Kurani, prandaj, kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb shkelje. Edhe <em>eulijat\u00eb<\/em> t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Edhe dijetar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Edhe <em>sidik\u00ebt<\/em> k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebn\u00eb. Kur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb edhe profeti i ardhur prej gjirit t\u00eb umetit, si mund t\u00eb quhet shkelje? K\u00ebshtu q\u00eb, ai q\u00eb vjen brenda umetit, nuk do t\u2019i rr\u00ebmbej\u00eb kuror\u00ebn e Profetit Muhammed s.a.s., kurse ai q\u00eb vjen nga jasht\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, (sepse ai nuk e ka ndjekur Profetin Muhammed s.a.s.)<\/p>\n<p>S\u00eb treti, jo-ahmedian\u00ebt pranojn\u00eb edhe ardhjen e Imam Mehdiut. Pra, thon\u00eb se dikush mund t\u00eb vij\u00eb si Imam Mehdi, por thon\u00eb se ai nuk mund t\u00eb vij\u00eb si profet i Zotit. K\u00ebshtu q\u00eb, nj\u00eb grup q\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga gjiri i ahmedian\u00ebve, q\u00eb quhet \u201cXhemati i lahorive\u201d, e pranojn\u00eb Imam Mehdiun, por pa e quajtur at\u00eb profet, e pranojn\u00eb Mesihun e Premtuar, por pa e cil\u00ebsuar at\u00eb si profet. Sa p\u00ebr lahorit\u00eb, pik\u00eb s\u00eb pari, kur e pranuan Mesihun e Premtuar dhe nuk e pranuan at\u00eb si profet, e kan\u00eb mohuar profecin\u00eb e Profetit Muhammed s.a.s. q\u00eb Mesihu i Premtuar do t\u00eb vij\u00eb si profet i Zotit. S\u00eb dyti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duhet t\u00eb dini se Mehdiu nuk mund t\u00eb vij\u00eb pa qen\u00eb i d\u00ebrguar. \u00cbsht\u00eb kund\u00ebr logjik\u00ebs. Pyetini pak dijetar\u00ebt jo-ahmedian\u00eb, do t\u2019ju japin p\u00ebrgjigjen q\u00eb un\u00eb jua them tani:<\/p>\n<p>Ju i pyesni: T\u00eb nderuar dijetar\u00eb, e kuptuam q\u00eb Mirza Ahmed Kadijani \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar. A do t\u00eb vij\u00eb ndonj\u00eb Imam Mehdi apo jo? U lodh\u00ebm duke e pritur. Do t\u00eb vij\u00eb apo s\u2019do t\u00eb vij\u00eb?<\/p>\n<p>A do t\u2019ju thon\u00eb dijetar\u00ebt se nuk do t\u00eb vij\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Pyet\u00ebsi:<\/strong><\/p>\n<p>Jo nuk do t\u00eb thon\u00eb k\u00ebshtu, sepse edhe un\u00eb besoj se do t\u00eb vij\u00eb Imami, derisa i p\u00ebrkas sektit q\u00eb ka nj\u00eb besim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kalifi:<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo p\u00ebrkat\u00ebsie t\u00eb keni, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje q\u00eb Imam Mehdiu do t\u00eb vij\u00eb patjet\u00ebr. Madje edhe shit\u00eb besojn\u00eb se s\u00eb pari do t\u00eb shfaqet Imam Mehdiu dhe pastaj do t\u00eb zbres\u00eb Mesihu prej qiellit. K\u00ebshtu q\u00eb, kur t\u2019i pyesni dijetar\u00ebt, da\u00e7 shit\u00eb, da\u00e7 sunit\u00eb, a do t\u00eb vij\u00eb Imam Mehdiu, t\u00eb gjith\u00eb do t\u2019ju p\u00ebrgjigjen &#8211; po do t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr drejtuar dijetar\u00ebve: A do t\u00eb caktoni ju se kush do t\u00eb jet\u00eb Imam Mehdi? A do ta caktoj\u00eb shteti iranian apo Arabia Saudite?<\/p>\n<p><strong>Pyet\u00ebsi:<\/strong><\/p>\n<p>Jo, jo. K\u00ebto pozita jepen prej Zotit.<\/p>\n<p><strong>Kalifi:<\/strong><\/p>\n<p>E pra, pik\u00ebrisht Zoti do ta zgjedh\u00eb Imam Mehdiun dhe do ta caktoj\u00eb at\u00eb si Imam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebt. Po pasi ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb Imam, a nuk do t\u2019ju obligoj\u00eb ta besoni at\u00eb? Apo do t\u2019ju l\u00ebr t\u00eb lir\u00eb? Pra, Zoti Vet\u00eb kur e b\u00ebn Imam dik\u00eb, a mundet q\u00eb t\u2019u thot\u00eb njer\u00ebzve: \u201cJu jap t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta mallkuar, p\u00ebr ta shar\u00eb e p\u00ebr ta persekutuar at\u00eb dhe nuk do t\u2019ju k\u00ebrkoj llogari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d? A mund t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Pyet\u00ebsi:<\/strong><\/p>\n<p>Jo.<\/p>\n<p><strong>Kalifi:<\/strong><\/p>\n<p>Kurrsesi jo! Ai q\u00eb mohon Imamin e caktuar prej Zotit, e shk\u00ebput lidhjen edhe me Profetin Muhammed s.a. A \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb kjo apo jo? E pra, pik\u00ebrisht k\u00ebtij i thon\u00eb profet. M\u00eb jepni ndonj\u00eb p\u00ebrkufizim tjet\u00ebr t\u00eb profetit, n\u00ebse keni! Pra, profeti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb caktohet prej Zotit. Profeti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb je i obliguar ta pranosh.<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201c\u00c7dokush (prej besimtar\u00ebve) besoi n\u00eb Allahun, n\u00eb engj\u00ebjt e Tij, n\u00eb librat e Tij dhe n\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit e Tij\u201d.<\/strong><a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, umeti i Muhemmedit \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb pranoj\u00eb \u00e7do profet, kurse dik\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb profet, nuk \u00ebsht\u00eb i obliguar ta pranoj\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e shkruar diku: Duhet t\u00eb pranosh filan imam apo filan hoxh\u00eb?! Po Imam Mehdiu, n\u00ebse do t\u00eb jesh i obliguar ta pranosh, \u00e7far\u00eb statusi do t\u00eb ket\u00eb ai?! K\u00ebshtu pra, gjendja e k\u00ebtyre dijetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb thon\u00eb edhe po, edhe jo. Ne u themi: Po dh\u00ebnkeni p\u00ebrkufizimin e profetit, pa e quajtur profet. Pra, kur i jepni Imam Mehdiut t\u00eb gjitha atributet e profetit, \u00e7far\u00eb ju pengon ta quani si t\u00eb till\u00eb?!\u00a0 Ata na thon\u00eb: \u201cJu po e quani profet, ne nuk e quajm\u00eb\u201d. E kuptoni tani se si sillen me ne k\u00ebta dijetar\u00eb?! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vjen shembulli i atij mbreti q\u00eb kishte nj\u00eb kal\u00eb, t\u00eb cilin e donte jasht\u00eb mase shum\u00eb. Mbreti ka qen\u00eb fuqiplot\u00eb, dhe mizor, nj\u00ebher\u00ebsh. Ai m\u00ebsoi se kali iu s\u00ebmur me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb pash\u00ebrueshme. U z\u00ebm\u00ebrua shum\u00eb dhe tha: &#8211;<\/p>\n<p>Kush guxon t\u00eb ma vras\u00eb kalin?! Ai q\u00eb m\u00eb thot\u00eb se kali m\u00eb ka ngordhur, do t\u2019ia pres qaf\u00ebn.<\/p>\n<p>Pastaj i urdh\u00ebroi mjek\u00ebt: &#8211; Duhet ta sh\u00ebroni patjet\u00ebr! E dua kalin t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb i zuri frika. U mblodh edhe paria e mbretit, por mjek\u00ebt u than\u00eb: S\u2019kemi asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, sepse jeta dhe vdekja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Zotit.<\/p>\n<p>Veziri u tha: &#8211; E di q\u00eb jeta dhe vdekja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Zotit, por kush prej jush d\u00ebshiron t\u00eb vritet?<\/p>\n<p>Ra belaja! Pasi diskutuan gjer\u00eb e gjat\u00eb dhe menduan, gjet\u00ebn nj\u00eb zgjidhje. Than\u00eb se do t\u00eb kapim fshatarin e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qytet dhe atij do t\u2019i themi q\u00eb ta njoftoj\u00eb mbretin se kali i ka ngordhur. Por e gjith\u00eb kjo nuk kishte mbetur m\u00eb e fsheht\u00eb. Lajmi ishte p\u00ebrhapur gjithkund. E dinte edhe fshatari q\u00eb hyri i pari n\u00eb qytet, ndaj, u tha: Pse po m\u00eb vrisni mua t\u00eb gjor\u00eb, kur nuk kam asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen?!<\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo &#8211; ia kthyen mjek\u00ebt &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb kjo pyetje. Ne po t\u00eb japim t\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00ebr\u00ebn prej dy alternativave. Do q\u00eb t\u00eb vritesh nga mbreti apo t\u00eb vrasim ne?<\/p>\n<p>Fshatari u tha: &#8211; O ju t\u00eb ligj! Kurr\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb vritem nga ju. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb vras\u00eb mbreti.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, fshatari ka qen\u00eb nj\u00eb plak i men\u00e7ur. Ai shkoi te mbreti dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Madh\u00ebri! Urime! Urime! Kali juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p>Mbreti u g\u00ebzua pa mas\u00eb. &#8211; Ashtu?! U b\u00ebri mir\u00eb kali im?! &#8211; e pyeti p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar.<\/p>\n<p>&#8211; Pa dyshim q\u00eb po, Madh\u00ebri, un\u00eb sapo e kam par\u00eb at\u00eb, iu p\u00ebrgjigj fshatari.<\/p>\n<p>Mbreti tha: M\u00eb trego pak se si ndihet dhe \u00e7far\u00eb shenjash p\u00ebrmir\u00ebsimi ka?<\/p>\n<p>Fshatari tha: &#8211; Kur po shkoja drejt kalit, ai p\u00ebrp\u00eblitej aq fort saq\u00eb edhe toka dridhej nga p\u00ebrplasjet e tij. Por kur iu afrova, ishte kaq i qet\u00eb, saq\u00eb nuk l\u00ebvizte m\u00eb fare.<\/p>\n<p>Mbreti u shqet\u00ebsua paksa dhe tha &#8211; Po, m\u00eb trego edhe ndonj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Fshatari tha: &#8211; Kur po i afrohesha kalit, ai merrte frym\u00eb kaq fort, sikur pret di\u00e7ka me sharr\u00eb. Por kur iu afrova krejt, nuk b\u00ebnte asnj\u00eb lloj zhurme. Po k\u00ebshtu, kur po i afrohesha, zemra i rrihte kaq fort sikur gj\u00ebmonte, por kur shkova pran\u00eb, nuk ndihej fare. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qet\u00eb, Madh\u00ebri!<\/p>\n<p>Mbreti nuk duroi m\u00eb dhe i b\u00ebrtiti: &#8211; O i posht\u00ebr! pse nuk thua se ka ngordhur?!<\/p>\n<p>&#8211; E thoni ju o Madh\u00ebri, s\u2019e them un\u00eb &#8211; i tha fshatari.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu sillen hoxhallar\u00ebt me ne. Si\u00e7 e p\u00ebrkufizojn\u00eb Imam Mehdiun dhe Mesihun ata, tamam flasin p\u00ebr nj\u00eb profet. Kur ne u themi se pse nuk e quani profet, ata thon\u00eb: Ju e thoni, ne nuk e themi. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. Pse frik\u00ebsoheni t\u2019ia p\u00ebrmendni emrin, kur n\u00eb realitet ju vet\u00eb e prisni? Pse interpretoni Kuranin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e cila bie ndesh me zgjidhjen q\u00eb ju vet\u00eb e pranoni? Prandaj, duhet ta pranoni vendimin e Kuranit q\u00eb ju kam p\u00ebrmendur edhe m\u00eb par\u00eb, i cili thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>Kushdo q\u00eb do ta ndjek\u00eb Allahun dhe t\u00eb D\u00ebrguarin, do t\u00eb jet\u00eb prej atyre t\u00eb cil\u00ebt i ka bekuar Allahu: prej profet\u00ebve, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebve, d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb sinqert\u00ebve. Sa shoq\u00ebri e mbar\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo!<\/strong><a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb karakteristika e umetit t\u00eb Muhammedit s.a.s.. Krenar do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb gjen shoq\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij umeti. Pra, nderi p\u00ebr umetin e Muhammedit u cil\u00ebsua n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe jo n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 thon\u00eb jo-ahmedian\u00ebt se do t\u00eb vij\u00eb profet i nj\u00eb umeti tjet\u00ebr dhe do ta bekoj\u00eb umetin e Muhammedit s.a.s.. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti i \u201cVul\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve\u201d dhe k\u00ebshtu besojm\u00eb ne. Faleminderit.<\/p>\n<hr \/>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kurani Fam\u00eblart\u00eb 3:50.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kurani Fam\u00eblart\u00eb 7:159.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Kurani Fam\u00eblart\u00eb 2:286.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Kurani Fam\u00eblart\u00eb 4:70.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":1794,"template":"","tags":[243],"authors":[457],"content_source":[],"class_list":["post-3768","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-pyetje-pergjigje","topics-imam-mehdiu-a-s","topics-profeti-muhammed-s-a","topics-vertetesia-e-xhematit-ahmedia","topics-vula-e-profeteve","article-cat-artikuj","authors-hazret-mirza-tahir-ahmedi"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb &quot;Vul\u00ebn e profet\u00ebve&quot;?<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb &quot;Vul\u00ebn e profet\u00ebve&quot;?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-20T10:43:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/\",\"name\":\"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb \\\"Vul\u00ebn e profet\u00ebve\\\"?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/04\\\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg\",\"datePublished\":\"2015-12-02T17:40:29+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-20T10:43:52+00:00\",\"description\":\"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/04\\\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/04\\\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg\",\"width\":1200,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb &#8220;Vul\u00ebn e profet\u00ebve&#8221;?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb \"Vul\u00ebn e profet\u00ebve\"?","description":"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb \"Vul\u00ebn e profet\u00ebve\"?","og_description":"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2019-02-20T10:43:52+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":600,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/","name":"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb \"Vul\u00ebn e profet\u00ebve\"?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg","datePublished":"2015-12-02T17:40:29+00:00","dateModified":"2019-02-20T10:43:52+00:00","description":"n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, do t\u00eb kuptoni se parimisht nuk ka aspak dallim midis pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar termin Khatamun-Nebijin (Vul\u00ebn e Profet\u00ebve) dhe t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jo-ahmedian\u00eb. Kemi besim 100% t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. I vetmi dallim q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin se a do t\u00eb vij\u00eb ky apo dikush tjet\u00ebr.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/04\/Profeti-Muhammed-s.a..jpg","width":1200,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/si-e-kuptojne-muslimanet-ahmediane-vulen-e-profeteve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Si e kuptojn\u00eb musliman\u00ebt ahmedian\u00eb &#8220;Vul\u00ebn e profet\u00ebve&#8221;?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/3768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3768"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=3768"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=3768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}