{"id":3246,"date":"2015-08-01T21:23:22","date_gmt":"2015-08-01T21:23:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=3246"},"modified":"2020-04-14T14:09:25","modified_gmt":"2020-04-14T14:09:25","slug":"shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja e kryq\u00ebzimit t\u00eb Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. Si e till\u00eb, ajo pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet kryesore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. N\u00eb rreshtat vijues, do t\u00eb sjellim faktet biblike dhe t\u00eb logjikshme, t\u00eb cilat qartazi provojn\u00eb at\u00eb q\u00eb tha Kurani Fam\u00eblart\u00eb para 14 shekujve:<\/p>\n<blockquote><p>\u201c<strong>Por, ata as nuk e vran\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan, por ashtu u \u00ebsht\u00eb dukur\u201d. <\/strong>(Kurani Fam\u00eblart\u00eb 4:158)<\/p><\/blockquote>\n<p>Para se ta shpalosim k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, duhet t\u00eb dim\u00eb se \u00e7far\u00eb besojn\u00eb dhe si e shohin hebrenjt\u00eb e t\u00eb krishter\u00ebt ngjarjen e kryq\u00ebzimit dhe si e paraqet Kurani Fam\u00eblart\u00eb.<\/p>\n<h2>Besimi i hebrenjve rreth kryq\u00ebzimit t\u00eb Jezusit a.s.<\/h2>\n<p>Hebrenjt\u00eb besojn\u00eb se Isai nuk ka qen\u00eb profet, por g\u00ebnjeu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit dhe, si i till\u00eb, ai ishte i mallkuar. N\u00eb Dhjat\u00ebn e Vjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn besonin edhe hebrenjt\u00eb si dhe Hazret Isai dhe ndjek\u00ebsit e tij, \u00ebsht\u00eb shkruar:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201c&#8230;sepse ai q\u00eb rri varur, \u00ebsht\u00eb i mallkuar nga Per\u00ebndia&#8230;\u201d<\/strong> (Ligji i P\u00ebrt\u00ebrir\u00eb &#8211; Kapitulli 21:23)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb provuar se Jezusi qe i mallkuar, ata b\u00ebn\u00eb nj\u00eb komplot, ta kryq\u00ebzonin at\u00eb q\u00eb kishte ardhur si shp\u00ebtimtar i tyre dhe nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb ta provonin se ai nuk qe Mesih nga Per\u00ebndia, por duke patur vdekje n\u00eb kryq, vet\u00eb sipas fjal\u00ebve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ishte i mallkuar nga Ai. Hebrenj\u00eb, duke u lidhur me romak\u00ebt, sipas mendimit t\u00eb tyre, e kryq\u00ebzuan, i dhan\u00eb fund jet\u00ebs s\u00eb tij, dhe pas vdekjes s\u00eb tij, ata e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb varr\u00eb. Sipas tyre, m\u00eb von\u00eb ndjek\u00ebsit e Jezusit e mor\u00ebn trupin e tij, e zhduk\u00ebn dhe p\u00ebrhap\u00ebn lajmin se ai u ringjall dhe u ngjit n\u00eb qiell. Ky \u00ebsht\u00eb besimi i hebrenjve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi lidhur me kryq\u00ebzimin e Krishtit.<\/p>\n<h2>Besimi i t\u00eb krishter\u00ebve<\/h2>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt e sot\u00ebm mendojn\u00eb se Jezusi ka qen\u00eb biri i Zotit. Pas m\u00ebkatit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Ademi, i gjith\u00eb njer\u00ebzimi ishte m\u00ebkatar dhe askush nga njer\u00ebzit nuk kishte mund\u00ebsi ta \u00e7lironte njer\u00ebzimin nga ky m\u00ebkat i trash\u00ebguar. T\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt dhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb lind\u00ebn pas Ademit, sipas tyre, ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb m\u00ebkatin e Ademit, edhe pse vet\u00eb nuk e kishin b\u00ebr\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, sipas tyre, Zoti d\u00ebrgoi t\u00eb birin e vet, q\u00eb jetoi tridhjet\u00eb vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb dhe duke p\u00ebrjetuar dhimbjen disaor\u00ebshe dhe vdekjen e mallkuar treditore, ua mori t\u00eb gjitha m\u00ebkatet besimtar\u00ebve t\u00eb tij, si\u00e7 e thot\u00eb Sh\u00ebn Pauli n\u00eb Dhjat\u00ebn e Re:<\/p>\n<p>Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u b\u00eb mallkim p\u00ebr ne duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb shkruar: \u201cI mallkuar \u00ebsht\u00eb kushdo q\u00eb varet n\u00eb dru\u201d (Galatasve, kapitulli 3:13)<\/p>\n<p>Pra, sipas t\u00eb krishter\u00ebve, Jezusi pati vdekje n\u00eb kryq n\u00eb dit\u00ebn e premte, pastaj ndjek\u00ebsit e tij arrit\u00ebn ta merrnin trupin e tij dhe e vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb varr (q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjante nj\u00eb dhome) dhe pastaj t\u00eb diel\u00ebn, Krishti u ringjall dhe takoi disa nga ndjek\u00ebsit e tij dhe, duke u dh\u00ebn\u00eb premtimin q\u00eb do t\u00eb vinte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb dit\u00ebt e vona p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb krishter\u00ebt, u ngjit n\u00eb qiell dhe u ul n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<h2>Besimi i nj\u00eb pjese t\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm<\/h2>\n<p>Hazret Isai ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb profet dhe sipas shumic\u00ebs s\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, ai nuk u var fare n\u00eb kryq, por n\u00eb vend tij, nj\u00eb njeri tjet\u00ebr q\u00eb mrekullisht iu p\u00ebrngjau atij, u morr nga romak\u00ebt dhe u kryq\u00ebzua. Nd\u00ebrsa vet\u00eb Isai, u ngjit i gjall\u00eb n\u00eb qiell dhe q\u00ebndron edhe sot diku atje, p\u00ebr t\u2019i rikthyer planetit tok\u00ebsor p\u00ebrpara kiametit. Musliman\u00ebt e till\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebm, as nga Kurani, as nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr ta provuar k\u00ebt\u00eb ngjitje spektakulare t\u00eb Isait a.s.. Se si e besojn\u00eb ri-ardhjen e tij fizike, u mbetet atyre t\u00eb provojn\u00eb me argumente.<\/p>\n<h2>Besimi i Xhematit Musliman Ahmedia<\/h2>\n<p>Xhemati Mysliman Ahmedia, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhemat musliman, lidhur me \u00e7\u00ebshtjen ngjitjes fizike t\u00eb Hazret Isait, nuk e ndan mendimin me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb musliman\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrmend m\u00eb sip\u00ebr. Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s. provoi nga Kurani, Bibla, th\u00ebniet e Profetit Muhammed alejhiselam dhe th\u00ebniet e dijetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Islamit, se Hazret Isai u var n\u00eb kryq, q\u00ebndroi disa or\u00eb n\u00eb t\u00eb, por nuk pati vdekjen e mallkuar, madje pasuesit e tij e mor\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb hebrenjt\u00eb dhe romak\u00ebt besonin se ai kishte vdekur. M\u00eb pas dishepujt e \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, e kuruan p\u00ebr tri dit\u00eb dhe ai u sh\u00ebrua nga plag\u00ebt e kryq\u00ebzimit. Pastaj, sipas premtimit t\u00eb vet q\u00eb gjendet n\u00eb Bib\u00ebl, ai udh\u00ebtoi drejt Lindjes p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr fiset e humbura izraelite, t\u00eb cilat gjenden n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Afganistanit, Kashmirit dhe n\u00eb veri t\u00eb Indis\u00eb.<\/p>\n<h2>Faktet Biblike q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb shp\u00ebtimin e Krishtit nga Kryq\u00ebzimi<\/h2>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb japim p\u00ebrmbledhtas disa argumente historike vet\u00ebm nga Bibla, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb qartas shp\u00ebtimin e Jezusit a.s. nga kryq\u00ebzimi, t\u00eb cilat i ka treguar Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu:<\/p>\n<h3>Shenja e Jon\u00ebs<\/h3>\n<p>Jezusi paqja e Zotit qoft\u00eb mbi t\u00eb, ishte nj\u00eb i d\u00ebrguar i Zotit dhe si i till\u00eb, ai dha nj\u00eb paralajm\u00ebrim para se t\u00eb ndodhte kryq\u00ebzimi. Kur hebrenjt\u00eb i k\u00ebrkuan Jezusit ndonj\u00eb shenj\u00eb, ai u dha paralajm\u00ebrimin e ngjarjes s\u00eb kryq\u00ebzimit. Le ta ndjekim k\u00ebt\u00eb profeci n\u00eb librin e Mateut t\u00eb Dhjat\u00ebs s\u00eb Re:<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb disa skrib\u00eb dhe farisenj e pyet\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;M\u00ebsues, ne duam t\u00eb shohim ndonj\u00eb shenj\u00eb prej teje&#8221;. Por ai duke iu p\u00ebrgjigjur u tha:<\/p>\n<blockquote><p><strong>&#8220;Ky brez i mbrapsht\u00eb dhe kuror\u00ebshkel\u00ebs k\u00ebrkon nj\u00eb shenj\u00eb, por asnj\u00eb shenj\u00eb nuk do t&#8217;i jepet, p\u00ebrve\u00e7 shenj\u00ebs s\u00eb profetit Jona. N\u00eb fakt ashtu si Jona q\u00ebndroi tri dit\u00eb e tri net n\u00eb barkun e peshkut t\u00eb madh, k\u00ebshtu Biri i njeriut do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb tri dit\u00eb e tri net n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tok\u00ebs&#8221;.<\/strong> (Mateu 12:39-40)<\/p><\/blockquote>\n<p>Bibla dhe Kurani jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe nj\u00ebz\u00ebri n\u00eb p\u00ebrmendjen e faktit se Jona kur u fut n\u00eb barkun e peshkut ishte i gjall\u00eb, atje q\u00ebndroi i gjall\u00eb dhe i gjall\u00eb doli prej tij. N\u00ebse Jezusi kishte vdekur n\u00eb kryq, at\u00ebher\u00eb ai u fut i vdekur n\u00eb tok\u00eb dhe q\u00ebndroi i vdekur n\u00eb t\u00eb dhe doli me nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr prej saj, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, profecia e tij do t\u00eb dal\u00eb e rreme. Pra, sipas profecis\u00eb, ai duhet t\u00eb hynte i gjall\u00eb n\u00eb tok\u00eb, t\u00eb q\u00ebndronte i gjall\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe i gjall\u00eb duhet t\u00eb dilte prej saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushej e vetmja shenj\u00eb q\u00eb ua premtoi hebrenjve.<\/p>\n<h3>Lutja e Jezusit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar kryq\u00ebzimit<\/h3>\n<p>Jezusi, para s\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohej te romak\u00ebt, gjith\u00eb nat\u00ebn e kaloi duke iu lutur Zotit, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb quhej Gjetsemani. P\u00ebrgj\u00ebrimet e tij t\u00eb dhimbshme jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Bib\u00ebl. N\u00eb nj\u00eb moment ai i lutet Zotit:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAbba, At\u00eb, \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb e mundur; largoje prej meje k\u00ebt\u00eb kup\u00eb! Por jo at\u00eb q\u00eb dua un\u00eb, por at\u00eb q\u00eb do ti!\u201d.<\/strong> (Marku 14:36)<\/p><\/blockquote>\n<p>Si mund ta sakrifikonte Zoti i M\u00ebshirsh\u00ebm robin e tij duke mos ia larguar kup\u00ebn e dhimbshme t\u00eb kryq\u00ebzimit. P\u00ebrkundrazi, Ai ia d\u00ebgjoi p\u00ebrgj\u00ebrimet dhe g\u00ebrshetoi nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrsosur, kund\u00ebr komplotit t\u00eb hebrenjve.<\/p>\n<h3>Gruaja e Pilatit sheh nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr<\/h3>\n<p>Pilati ishte ai q\u00eb drejtonte kryq\u00ebzimet, jo si mbret, por thjesht si nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i mbretit. Zoti komunikoi me gruan e Pilatit dhe e nxiti q\u00eb ta ndalonte Pilatin nga kryq\u00ebzimi i Jezusit. Bibla thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe nd\u00ebrsa ai po rrinte n\u00eb gjykat\u00eb, gruaja e tij i \u00e7oi fjal\u00eb: \u201cMos u p\u00ebrziej aspak me \u00e7\u00ebshtjen e atij t\u00eb drejti, sepse sot kam vuajtur shum\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr shkak t\u00eb tij\u201d\u201d.<\/strong> (Mateu 27:19)<\/p><\/blockquote>\n<p>\u00cbndrra e gruas s\u00eb Pilatit ishte pik\u00ebrisht shkaku kryesor, q\u00eb e detyroi Pilatin t\u00eb justifikonte pafaj\u00ebsin\u00eb e Jezusit dhe pastaj t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb plan t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb t\u00eb gjall\u00eb nga kryqi. P\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb, ai lidhet me dy dishepujt e sinqert\u00eb t\u00eb Jezusit: Nikodemin dhe Jozefin nga Arimatea.<\/p>\n<h3>Dashamir\u00ebsia e Pilatit ndaj Jezusit<\/h3>\n<blockquote><p>Pilati e pyeti: \u201c\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?\u201d. Dhe, si foli k\u00ebt\u00eb, doli p\u00ebrs\u00ebri para Judenjve dhe u tha atyre: \u201cUn\u00eb nuk po gjej n\u00eb t\u00eb asnj\u00eb faj! Por nd\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb zakon q\u00eb un\u00eb t&#8217;ju liroj dik\u00eb p\u00ebr Pashk\u00eb; a doni, pra, q\u00eb t&#8217;ju liroj mbretin e Judenjve?\u201d. At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebrtit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Jo k\u00ebt\u00eb, por Baraban\u00eb!\u201d. Por Baraba ishte nj\u00eb kusar. (Gjoni 18:38-40)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pilati ishte vendosur t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos p\u00ebr ta liruar Jezusin. Por, frika nga Cezari e detyroi t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb:<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai moment Pilati k\u00ebrkoi ta lironte; por Judenjt\u00eb b\u00ebrtisnin, duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cPo e lirove k\u00ebt\u00eb, nuk je mik i Cezarit; kush e b\u00ebn veten mbret, i kund\u00ebrvihet Cezarit\u201d.<\/strong> (Gjoni 19:12)<\/p><\/blockquote>\n<h3>Masat e fshehta nga Pilati p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Jezusin<\/h3>\n<p>K\u00ebshtu, Pilati do t\u00eb merrte t\u00eb gjitha masat p\u00ebr ta liruar Jezusin nga kryq\u00ebzimi n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019i bindur hebrenjt\u00eb se Jezusi u kryq\u00ebzua me sukses. Por, n\u00ebse e shohim k\u00ebt\u00eb ngjarje nga k\u00ebndv\u00ebshtrim shpirt\u00ebror, edhe pse protagonisti kryesor na del Pilati, por mbrapa tij, pa dyshim, vepronte dora e Zotit, i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i pranonte lutjet t\u00eb robit t\u00eb Vet\u00eb. Jo m\u00eb kot ishte zgjedhur dita e premten si koh\u00eb p\u00ebr kryq\u00ebzimin e Jezusit, sepse vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb, ai mund t\u00eb q\u00ebndronte sa m\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb kryq, madje vet\u00ebm deri n\u00eb pasdite. Dita tjet\u00ebr (e shtuna) ishte <strong>Sabbat<\/strong>, nj\u00eb dit\u00eb e shenjt\u00eb q\u00eb fillonte nga per\u00ebndimi i diellit dhe, sipas tyre, asnj\u00ebri nuk mund t\u00eb lihej n\u00eb kryq at\u00eb dit\u00eb. Pilati mban af\u00ebr dy dishepujt e sinqert\u00eb t\u00eb Jezusit: <strong>Nikodemin<\/strong> dhe <strong>Jozefin nga Arimatea<\/strong>, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr ta mbajtur Jezusin n\u00eb vet\u00ebdije.<\/p>\n<h3>Koh\u00ebzgjatja e kryq\u00ebzimit<\/h3>\n<p>N\u00eb Perandorin\u00eb Romake, kriminel\u00ebt zakonisht liheshin disa dit\u00eb n\u00eb kryq, sepse minimumi i koh\u00ebs q\u00eb duhej p\u00ebr t\u00eb vdekur n\u00eb kryq, si\u00e7 tregon nj\u00eb dokumentar i BBC-s\u00eb, ishte 24-28 or\u00eb. Realisht, njeriu nuk vdes nga plag\u00ebt e kryq\u00ebzimit, por nga bllokimi i frym\u00ebmarrjes, q\u00eb shkaktohet nga q\u00ebndrimi i zgjatur me krah\u00ebt e tij q\u00eb ia shtr\u00ebngon vazhdimisht gjoksin, nd\u00ebrsa plag\u00ebt i shtojn\u00eb dhimbje gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb ekzekutimi p\u00ebrdorej q\u00eb t\u2019i jepej fajtorit nj\u00eb d\u00ebnim sa m\u00eb i dhimbsh\u00ebm. Madje, n\u00ebse i kryq\u00ebzuari tregohej i fort\u00eb, i thyenin edhe kockat p\u00ebr t\u2019i shtuar dhimbje akoma m\u00eb shum\u00eb. Me rastin e Jezusit, kryq\u00ebzimi ndodhi shum\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, madje edhe nga bashk\u00ebkryq\u00ebzuarit e tij.\u00a0 Sipas Bibl\u00ebs, Jezusi q\u00ebndroi vet\u00ebm nga 3 deri 6 or\u00eb n\u00eb kryq:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cIshte ora e tret\u00eb kur e kryq\u00ebzuan.\u201d<\/strong> (Marku 15:25)<\/p><\/blockquote>\n<p>Sipas Ungjillit t\u00eb Mateut, deri n\u00eb or\u00ebn n\u00ebnt\u00eb, Jezusi kishte dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn:<\/p>\n<blockquote><p><strong>Rreth or\u00ebs n\u00ebnt\u00eb, Jezusi briti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Eli, Eli, lama sabaktani?&#8221;. Dometh\u00ebn\u00eb: \u201cPer\u00ebndia im, Per\u00ebndia im, p\u00ebrse m\u00eb ke braktisur?\u201d.<\/strong> (Mateu 27:46)<\/p><\/blockquote>\n<p>Dishepujt donin ta merrnin trupin e Jezusit sa m\u00eb shpejt. Kur e zbrit\u00ebn nga kryqi, Pilati tregohet dyshues n\u00ebse Jezusi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka vdekur:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe Pilati u \u00e7udit q\u00eb tashm\u00eb kishte vdekur\u201d.<\/strong> (Marku 15:44)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pilati u sigurua nga centurioni p\u00ebr vdekjen e tij. Por, ky ishte po ai centurion q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte pohuar:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky njeri ishte Biri i Per\u00ebndis\u00eb!\u201d<\/strong> (Marku 15:39)<\/p><\/blockquote>\n<p>M\u00eb pas, trupi i Jezusit u mor dhe u vendos n\u00eb nj\u00eb varr\u00eb q\u00eb ishte si nj\u00eb dhom\u00eb dhe ishte dhuruar nga Jozefi i Arimateas.<\/p>\n<h3>Jezusit nuk i thyen kockat edhe pse del gjak dhe uj\u00eb nga trupi i tij<\/h3>\n<blockquote><p><strong>Ushtar\u00ebt, pra, erdh\u00ebn dhe ia thyen k\u00ebrcinjt\u00eb t\u00eb parit dhe pastaj edhe tjetrit q\u00eb ishte kryq\u00ebzuar me t\u00eb; por, kur erdh\u00ebn te Jezusi, dhe si pan\u00eb se ai tashm\u00eb kishte vdekur, nuk ia thyen k\u00ebrcinjt\u00eb, por nj\u00ebri nga ushtar\u00ebt ia tejshpoi brinj\u00ebn me nj\u00eb hesht\u00eb, dhe menj\u00ebher\u00eb i doli gjak e uj\u00eb.<\/strong> (Gjoni 19:32-34)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, ushtar\u00ebt vet\u00ebm Jezusit nuk ia thyen k\u00ebmb\u00ebt dhe kujtuan se kishte vdekur, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai ishte n\u00eb gjendje t\u00eb fik\u00ebt. Por, nj\u00eb nga ushtar\u00ebt, rast\u00ebsisht e shpoi n\u00eb brinj\u00eb me nj\u00eb hesht\u00eb, dhe atij, menj\u00ebher\u00eb, i doli gjak e uj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb aspak shenjat e vdekjes, madje jan\u00eb tregues shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<h3>Termet dhe stuhi e mbulojn\u00eb vendin e ngjarjes<\/h3>\n<p>Si\u00e7 e tham\u00eb, ishte zgjedhur dita e premte p\u00ebr kryq\u00ebzimin e Jezusit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb nxirrej sa m\u00eb shpejt, p\u00ebrpara se t\u00eb per\u00ebndonte dielli. Realisht, t\u00eb gjitha k\u00ebto ishin mjetet e Zotit, i cili i kishte d\u00ebgjuar lutjet e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Tij dhe nuk mund ta linte q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb vdekje t\u00eb mallkuar. N\u00eb Bib\u00ebl shkruhet se at\u00eb dit\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb edhe stuhi e termet. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vrenjtur si kjo, njer\u00ebzit me siguri duhet t\u00eb ken\u00eb shpejtuar p\u00ebr t\u00eb besuar se dielli u kishte per\u00ebnduar. K\u00ebshtu q\u00eb, edhe ushtar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb shpejtuar p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzuarit sa m\u00eb par\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos cenonin shenjt\u00ebrin\u00eb e sabbatit. Pra, Zoti i Lart\u00ebsuar, kishte krijuar mjetet e shp\u00ebtimit t\u00eb tij si n\u00eb Tok\u00eb, ashtu edhe n\u00eb qiell.<\/p>\n<h3>Ila\u00e7 p\u00ebr plag\u00ebt e Jezusit<\/h3>\n<p>Nikodemi, nj\u00eb pasues i sinqert\u00eb i Jezusit, vizitoi vendin ku ishte l\u00ebn\u00eb trupi i Jezusit. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, ai shkon atje me nj\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme barnash:<\/p>\n<blockquote><p>Por erdhi Nikodemi, i cili m\u00eb p\u00ebrpara kishte vajtur te Jezusi nat\u00ebn, <strong>duke sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth nj\u00ebqind funtesh.<\/strong> (Gjoni 19:39)<\/p><\/blockquote>\n<p>Mirr\u00eb dhe aloe jan\u00eb barnat, t\u00eb cilat, sidomos romak\u00ebt dhe grek\u00ebt p\u00ebrdornin p\u00ebr plag\u00ebt. <strong>Nj\u00eb sasi e tyre prej pes\u00ebdhjet\u00eb kilogram\u00ebsh, nuk kishte tjet\u00ebr funksion ve\u00e7se ta sh\u00ebronte Jezusin sa m\u00eb shpejt.<\/strong><\/p>\n<h3>Shfaqja e dyt\u00eb e Jezusit<\/h3>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn, Jezusi shfaqet i gjall\u00eb dhe del p\u00ebrpara disa nga pasuesit e tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim nuk e besonin dhe mendonin sikur t\u00eb ishte shpirti i tij. Por ai ua tregon shenjat e plag\u00ebve t\u00eb tij, madje nga uria, ha dhe pi bashk\u00eb me ta. N\u00eb qoft\u00eb se Jezusi ishte ringjallur dhe tashm\u00eb kjo ishte nj\u00eb shfaqje mbinjer\u00ebzore, \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb shenjat e plag\u00ebve t\u00eb tij dhe nevojat e tij p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb e p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb si gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb?! S\u00eb dyti, n\u00ebse ai tashm\u00eb kishte fituar nj\u00eb jet\u00eb mbinjer\u00ebzore, pse fshihej dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb largohej nga hebrenjt\u00eb?\u00a0P\u00ebr t\u00eb, ky duhet t\u00eb ishte pik\u00ebrisht momenti p\u00ebr t\u2019ua treguar gjith\u00eb mohuesve triumfin e tij.<\/p>\n<h2>Jezusi nuk mund t\u00eb ishte\u00a0i mallkuar<\/h2>\n<p>Sikund\u00ebr e sqaruam n\u00eb fillim nga Dhjata e Vjet\u00ebr dhe ajo e Re se q\u00ebllimi i kryq\u00ebzimit t\u00eb Jezusit ishte q\u00eb t\u00eb provohej se ai ishte i mallkuar nga Zoti. T\u00eb krishter\u00ebt shum\u00eb leht\u00eb thon\u00eb se Krishti pranoi vdekjen e mallkuar p\u00ebr t\u2019ua hequr pengesat e ligjit t\u00eb mallkuar (t\u00eb Dhjat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr), por harrojn\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vdekje e mallkuar.<\/p>\n<p>Hazret Mirza Ghulam Ahmed, Mesihu i Premtuar dhe themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cJezusi duhet t\u2019i shp\u00ebtonte vdekjes s\u00eb kryq\u00ebzimit, edhe p\u00ebr arsyen se Libri i Shenjt\u00eb thot\u00eb se ai q\u00eb kryq\u00ebzohet \u00ebsht\u00eb i mallkuar. Kuptimin e mallkimit, qoft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u2019ia ngjit\u00ebsh nj\u00eb njeriu kaq t\u00eb shenjt\u00eb si Isa Mesihu, pasi kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi shum\u00eb e madhe. Sipas t\u00eb gjith\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebve, kuptimi i mallkimit lidhet me zemr\u00ebn. K\u00ebshtu, i mallkuari quhet ai, t\u00eb cilit i nxihet zemra, duke u larguar nga Zoti, aq sa nuk g\u00ebzon as m\u00ebshir\u00ebn e Zotit, as dashurin\u00eb e Tij, as njohjen e Tij dhe ai njeri shpirt\u00ebrisht b\u00ebhet bosh, i verb\u00ebr dhe i shurdh\u00ebr, si djalli vet\u00eb. I mallkuari \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput i mbushur me helmin e mosbindjes dhe q\u00eb nuk ka asnj\u00eb grim\u00eb drite nga drita e Zotit, t\u00eb cilit i shk\u00ebputen t\u00eb gjitha lidhjet e besnik\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmjet atij dhe Zotit, duke krijuar n\u00eb mes tyre zem\u00ebrim, urrejtje dhe armiq\u00ebsi. I mallkuari \u00ebsht\u00eb armiku i Zotit dhe Zoti \u00ebsht\u00eb armiku i tij, sepse n\u00eb \u00e7do veti, ai i ngjan djallit &#8230; A mund t\u00eb mendojm\u00eb se Mesihut t\u00eb mund t\u2019i kishte ardhur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e till\u00eb?!\u201d<\/strong>\u00a0(Mirza Ghulam Ahmed, \u201cMesihu n\u00eb Indi\u201d f. 15)<\/p><\/blockquote>\n<p>Por faktet nga Bibla flasin ndryshe. P\u00ebr ta shp\u00ebtuar robin e Vet, Zoti kishte g\u00ebrshetuar nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrsosur, kund\u00ebr planit t\u00eb judainve:<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Zoti i jep Jezusit lajmin e sigurimit e shp\u00ebtimit t\u00eb tij, si\u00e7 e kishte shp\u00ebtuar dikur edhe profetin Jona;<br \/>\n<\/strong><\/li>\n<li><strong>I jep mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb lutej t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e tij; <\/strong><\/li>\n<li><strong>Njofton gruan e Pilatit p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e Jezusit n\u00ebp\u00ebrmjet \u00ebndrr\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet mjetit t\u00eb Tij t\u00eb komunikimit; <\/strong><\/li>\n<li><strong>I zgjon nd\u00ebrgjegjen Pilatit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr shp\u00ebtimin e Jezusit; <\/strong><\/li>\n<li><strong>Zgjidhet pik\u00ebrisht dita e premte p\u00ebr kryq\u00ebzimin e Jezusit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb vet\u00ebm disa or\u00eb n\u00eb kryq;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Jezusit nuk ia thyen kockat; <\/strong><\/li>\n<li><strong>Zoti shkakton termet e stuhi nga qielli; <\/strong><\/li>\n<li><strong>Ai i frym\u00ebzon Jozefin dhe Nikodemin p\u00ebr t\u00eb planifikuar marrjen e Jezusit dhe kurimin e tij; <\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh\u00a0t\u00eb tjer\u00eb, a nuk tregojn\u00eb vall\u00eb, se Zoti e kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shp\u00ebtimin e Jezusit shpirtlart\u00eb nga vdekja e mallkuar?!!!<\/strong><\/p>\n<p>Kjo pik\u00ebrisht deklaron Kurani Fam\u00eblart\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje:<\/p>\n<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-4956\" src=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/08\/003-055.png\" alt=\"kryq\u00ebzimi\" width=\"379\" height=\"110\" srcset=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/08\/003-055.png 379w, https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/08\/003-055-300x87.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 379px) 100vw, 379px\" \/>\u201cDhe ata i p\u00ebrgatit\u00ebn nj\u00eb kurth, por edhe Allahu p\u00ebrgatiti nj\u00eb kurth. Allahu \u00ebsht\u00eb strategu m\u00eb i mir\u00eb.\u201d<\/strong> (Kurani Fam\u00eblart\u00eb 3:55)<\/p>\n<p>N\u00eb fund, nd\u00ebr shum\u00eb ajete t\u00eb Kuranit, do t\u00eb doja t\u00eb paraqitja vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga kapitulli i kat\u00ebrt i Kuranit Fam\u00eblart\u00eb q\u00eb ngre perdet nga ky mister, duke pohuar qartazi se hebrenjt\u00eb as e vran\u00eb Isain, as e kryq\u00ebzuan, por atyre u \u00ebsht\u00eb dukur ashtu dhe Allahu e ngriti at\u00eb drejt Vetes, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e shp\u00ebtoi nga vdekja e mallkuar dhe e lart\u00ebsoi shpirt\u00ebrisht. Kurani Fam\u00eblart\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cDhe p\u00ebr deklarimin e tyre (e hebrenjve): Ne e vram\u00eb Mesihun Isain, birin e Merjemes, t\u00eb d\u00ebrguarin e Allahut. Por, ata as e vran\u00eb, as e kryq\u00ebzuan, por ashtu u \u00ebsht\u00eb dukur; dhe ata q\u00eb nuk u pajtuan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij me siguri q\u00eb gjenden n\u00eb dyshim p\u00ebr t\u00eb; ata s\u2019kan\u00eb ditur kurrgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por vet\u00ebm jan\u00eb n\u00eb hamendje. Ata me siguri nuk e kan\u00eb vrar\u00eb at\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm. <\/strong>(En-Nisa 4:158-160)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb k\u00ebto ajete thuhet se hebrenjt\u00eb as nuk e vran\u00eb Hazret Isain a.s. dhe as nuk qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb ta kryq\u00ebzonin at\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201c&#8230;por u \u00ebsht\u00eb dukur ashtu&#8230;\u201d.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, Isai u var n\u00eb kryq, por nuk nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb kryq dhe shp\u00ebtoi nga kryq\u00ebzimi. N\u00eb arabisht fjala \u201csalaba\u201d, sipas t\u00eb gjith\u00eb fjalor\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs arabe, do t\u00eb thot\u00eb: \u201cVar dik\u00eb n\u00eb kryq derisa ai t\u00eb vdes\u00eb, t\u2019i hiqet palca e tij.\u201d Po ashtu, kryq\u00ebzimi njihet si nj\u00eb lloj pushkatimi. Ashtu si\u00e7 nj\u00eb njeri q\u00eb q\u00ebllohet me plumba, por, p\u00ebr ndonj\u00eb arsye nuk vritet, nuk quhet i pushkatuar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, Jezusi nuk mund t\u00eb quhet i kryq\u00ebzuar, p\u00ebr sa koh\u00eb ai i shp\u00ebtoi kryq\u00ebzimit. Ose, p\u00ebr shembull, nuk themi \u201cfilani u mbyt\u201d, p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb vet\u00ebm ishte zhytur n\u00eb uj\u00eb, por nuk vdiq. K\u00ebshtu q\u00eb, edhe fjal\u00ebt \u201cai u kryq\u00ebzua\u201d p\u00ebrdoreshin vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb njeri q\u00eb kryq\u00ebzohej, i thyheshin kockat, ai lihej p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra deri sa t\u00eb vdeiste p\u00ebrfundimisht. Pjesa vijuese e ajetit n\u00eb fjal\u00eb e thekson k\u00ebt\u00eb fakt: \u201cAta me siguri nuk e kan\u00eb vrar\u00eb at\u00eb.\u201d Q\u00ebllimi kryesor i kryq\u00ebzimit ishte q\u00eb Jezusi t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb vdekje t\u00eb mallkuar. Kurani deklaron se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim hebrenjt\u00eb nuk e kishin arritur.<\/p>\n<p>Pastaj vjen pohimi i Allahut:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cP\u00ebrkundrazi, Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu \u00ebsht\u00eb i Plotfuqish\u00ebm dhe i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm.\u201d<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb se ngritja e njeriut n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur me kuptimin e ngritjes shpirt\u00ebrore, pra, n\u00eb statusin e tij. Ve\u00e7 k\u00ebsaj ngritja drejt Allahut nuk mund t\u00eb konceptohet si nj\u00eb ngritje fizike, pasi p\u00ebr ta provuar k\u00ebt\u00eb, s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb drejtimin fizik t\u00eb Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<p>Profeti Muhammed, <sup>paqja dhe m\u00ebshira e Allahut qofshin mbi t\u00eb,<\/sup> n\u00eb nj\u00eb hadith, thot\u00eb :<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cKur robi p\u00ebrulet, Allahu e ngre at\u00eb n\u00eb qiellin e shtat\u00eb.\u201d<\/strong> (Kenzulummal, vol. 2, f. 52)<\/p><\/blockquote>\n<p>Jezusi i shp\u00ebtoi kryq\u00ebzimit. Faktet biblike jan\u00eb t\u00eb qarta. Kurani nuk ndalet vet\u00ebm k\u00ebtu, por hedh drit\u00eb edhe mbi jet\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebtejshme, duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u00a0<strong>\u201cDhe birin e Merjemes dhe n\u00ebn\u00ebn e tij e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb, dhe u kemi dh\u00ebn\u00eb strehim n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb me plot lugina e burime me uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm\u201d.<\/strong> (El-Muminun 23:51)<\/p><\/blockquote>\n<p>Profeti Muhammed s.a.v.s. raportohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201c Allahu, i Lart\u00ebsuari i shpalli Isait a.s.: &#8211; \u201cO Isa,\u00a0 vazhdo t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos persekutohesh pasi t\u00eb t\u00eb njohin\u201d.\u00a0<\/strong>[Kanzulummal, kapitulli 1 n\u00eb v\u00ebllimin 3 faqe 158]<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00eb Hazret Isa a.s. e pranon se ai ishte i ngarkuar p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr \u201cdele\u201d (fise) t\u00eb humbura t\u00eb Izraelit. \u00cbsht\u00eb provuar historikisht se 12 fise izraelite rreth gjasht\u00ebqind vjet pas Hazret Musait, kan\u00eb l\u00ebvizur drejt Afganistanit, dhe Indis\u00eb s\u00eb veriut. Prandaj, Hazret Isa a.s. e vazhdoi misionin e tij dhe jetoi n\u00eb Indi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb me male t\u00eb Kashmirit.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vazhdim, lexoni:<\/strong><\/p>\n<h2><span id=\"7_argumente_te_pathyeshme_nga_Kurani_pervdekjen_e_Hazret_Isait_as\"><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-te-pathyeshme-nga-kurani-famelarte\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">7 argumente t\u00eb pathyeshme nga Kurani p\u00ebrvdekjen e Hazret Isait a.s.<\/a><\/span><\/h2>\n<h2><span id=\"Kuptimi_i_vertete_i_ajetit_Ata_as_nuk_e_vrane_ate_as_nuk_e_kryqezuan_por_ashtu_u_eshte_dukur\"><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/keqkuptimi-i-disa-muslimaneve-per-ceshtjen-e-hazret-isait\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i ajetit: \u201cAta as nuk e vran\u00eb at\u00eb, as nuk e kryq\u00ebzuan, por ashtu u \u00ebsht\u00eb dukur\u201d<br \/>\n<\/a><\/span><\/h2>\n<h2><a href=\"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/vdekja-e-isait-a-s-argumente-nga-hadithet-e-profetit-s-a\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Argumente nga hadithet e Profetit Muhammed s.a. p\u00ebr vdekjen e Hazret Isait a.s.<\/a><\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja e kryq\u00ebzimit t\u00eb Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. Si e till\u00eb, ajo pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet kryesore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. N\u00eb rreshtat vijues, do t\u00eb sjellim faktet biblike dhe t\u00eb logjikshme, t\u00eb cilat qartazi provojn\u00eb at\u00eb q\u00eb tha Kurani Fam\u00eblart\u00eb para 14 shekujve: \u201cPor, ata as<\/p>\n","protected":false},"featured_media":3247,"template":"","tags":[290,291,500],"authors":[],"content_source":[],"class_list":["post-3246","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-bibla","tag-isai-jezusi-krishti","tag-hazret-junusi-a-s","topics-hazret-isai-a-s-jezusi","topics-judaizmi","topics-krishterimi","article-cat-artikuj"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-14T14:09:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/09\/Kryqi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/\",\"name\":\"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/09\\\/Kryqi.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-01T21:23:22+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-14T14:09:25+00:00\",\"description\":\"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/09\\\/Kryqi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/09\\\/Kryqi.jpg\",\"width\":1200,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar","description":"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar","og_description":"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2020-04-14T14:09:25+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":600,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/09\/Kryqi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/","name":"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/09\/Kryqi.jpg","datePublished":"2015-08-01T21:23:22+00:00","dateModified":"2020-04-14T14:09:25+00:00","description":"Kryq\u00ebzimi i Jezusit a.s. konsiderohet si pik\u00ebreferim p\u00ebr fet\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull zbulohet se Jezusi nuk vdiq n\u00eb kryq, por ...","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/09\/Kryqi.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/09\/Kryqi.jpg","width":1200,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shpetimi-krishtit-nga-kryqezimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Shp\u00ebtimi i Krishtit nga kryq\u00ebzimi, nga vdekja e mallkuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/3246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3246"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=3246"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=3246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}