{"id":2991,"date":"2015-07-08T12:49:41","date_gmt":"2015-07-08T12:49:41","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=2991"},"modified":"2021-04-23T12:23:23","modified_gmt":"2021-04-23T12:23:23","slug":"dobi-shpirterore-te-agjerimit","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/","title":{"rendered":"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Rabeeb Mirza, Dublin, Irland\u00eb<\/p>\n<p>Musliman\u00ebt anemban\u00eb bot\u00ebs agj\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb muajit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit. Gjithmon\u00eb ngrihet pyetja n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i agj\u00ebrimit? Cilat jan\u00eb dobit\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb arrin njeriu p\u00ebrmes k\u00ebtij udh\u00ebtimi t\u00eb mundimsh\u00ebm q\u00eb zgjat nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Fillimisht, ne duhet t\u00eb kuptojm\u00eb dometh\u00ebnien e fjal\u00ebs Ramazan. Ramazani, muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit Islamik, ka prejardhje nga fjala Arabe Ramadan q\u00eb rrjedh nga folja (\u0631\u064e\u0645\u0650\u0636\u064e<em>rrameda<\/em>). Disa shprehje Arabe na ndihmojn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb dometh\u00ebnien e k\u00ebsaj fjale. P.sh. \u0631\u064e\u0645\u0650\u0636\u064e \u0627\u0644\u0646\u0651\u064e\u06be\u064e\u0627\u0631\u064f (<em>rramedan- neh\u00e3r<\/em>) do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb dita \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e nxeht\u00eb. \u0631\u064e\u0645\u0650\u0636\u064e \u0627\u0644\u0631\u0651\u064e\u062c\u064f\u0644\u064f (<em>rramederr- rrexhul<\/em>) do t\u00eb thot\u00eb njeriut i jan\u00eb djegur k\u00ebmb\u00ebt nga toka q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e nxeht\u00eb. Po k\u00ebshtu (<em>r<\/em><em>ramedas s\u00e2imu<\/em>) do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjat\u00eb agj\u00ebrimit brend\u00ebsia e agj\u00ebruesit b\u00ebhet m\u00eb e nxeht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb etjes q\u00eb i jep temperatura e lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, nga kjo pik\u00ebpamje, Ramazani quhet i till\u00eb sepse:<\/p>\n<ul>\n<li>Agj\u00ebrimi gjat\u00eb k\u00ebtij muaji shkakton t\u00eb nxeht\u00ebt dhe p\u00ebrv\u00eblim t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb etjes.<\/li>\n<li>Adhurimi dhe p\u00ebrkushtimi ia p\u00ebrv\u00eblojn\u00eb njeriut gjurm\u00ebt e m\u00ebkateve.<\/li>\n<li>Adhurimi dhe p\u00ebrkushtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj ushqejn\u00eb zemr\u00ebn me dashurin\u00eb e ngroht\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr Krijuesin e tij dhe krijesat e tij. <sup>[1],[2]<\/sup><\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb paraqitje t\u00eb p\u00ebrmbledhur t\u00eb kuptimit leksikor t\u00eb fjal\u00ebs Ramazan, do t\u00eb tregojm\u00eb disa referenca nga Kurani, th\u00ebniet e Profetit Muhamed <sup>sa<\/sup> dhe nga shkrimet e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit <sup>as<\/sup>, Mesihu i Premtuar dhe themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, n\u00eb lidhje me dobit\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb Ramazanit.<\/p>\n<p>Zoti i Plotfuqish\u00ebm thot\u00eb n\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cO ju q\u00eb besuat! Ju obligohen agj\u00ebrimet ashtu si\u00e7 u ishin obliguar atyre q\u00eb ishin para jush, q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb druajtur.<\/em>\u201d<sup>[3]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebtij ajeti Kuranor, Zoti i Plotfuqish\u00ebm u thot\u00eb besimtar\u00ebve se praktika e t\u00eb agj\u00ebruarit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb fituar devotshm\u00ebrin\u00eb. Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb devotshm\u00ebria? Devotshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnja e \u00e7do virtyti dhe vepre t\u00eb mir\u00eb. Fjala Arabe p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb \u0627\u0650\u062a\u0651\u064e\u0642\u064e\u0627\u0621[<em>It-tik\u00e3<\/em>]. Kjo fjal\u00eb d\u00ebshmon faktin se nj\u00eb person q\u00eb orvatet t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb \u00e7do virtyt, rrjedhimisht ruhet nga \u00e7do lloj veprimi i keq. Andaj, kur njeriu e ndjek ashtu si\u00e7 duhet shtegun e virtyteve ai p\u00ebrfundimisht fiton af\u00ebrsin\u00eb e Allahut t\u00eb Plotfuqishmit, i cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi m\u00eb kryesor i agj\u00ebruesit. Faktikisht, sipas ajetit t\u00eb lartp\u00ebrmendur agj\u00ebrimi ka qen\u00eb i k\u00ebshilluesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha disiplinat fetare, shpallur n\u00eb dispozitat hyjnore. Nj\u00eb proverb i famsh\u00ebm persian thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>T\u00eb folurit pak, t\u00eb ngr\u00ebnit pak dhe t\u00eb fjeturit pak jan\u00eb tipare t\u00eb profet\u00ebve.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Prandaj, njeriu q\u00eb agj\u00ebron, ndjek nj\u00ebherazi gjurm\u00ebt e profet\u00ebve dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb devotshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>I D\u00ebrguari i Allahut <sup>sa<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb,<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cKa shp\u00ebrblime shpirt\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha adhurimet dhe veprat e mira. Shp\u00ebrblimi p\u00ebrfundimtar ose m\u00eb kryesor q\u00eb pret personi i cili agj\u00ebron vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Allahut \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Allahu.\u201d<\/em><sup>[4]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arseja q\u00eb gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit, p\u00ebrpjekje e veqant\u00eb b\u00ebhet dhe Musliman\u00ebt japin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rregullt n\u00eb namazet me xhemat, por gjithashtu t\u00eb dedikojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb recituar Kuranin dhe p\u00ebr t\u00eb falur namaze vullnetare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, Profeti Muhammed <sup>sas<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cAgj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb. Prandaj, agj\u00ebruesi duhet t\u00eb largohet nga bisedat e pap\u00eblqyeshme dhe t\u00eb pahijshme e n\u00ebse dikush grindet me t\u00eb, ai duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet atij thjesht duke th\u00ebn\u00eb \u201cJam i agj\u00ebruesh\u00ebm.\u201d Betohem p\u00ebr At\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb Cilit \u00ebsht\u00eb shpirti im, se era e goj\u00ebs s\u00eb agj\u00ebruesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dashur te Zoti i Plotfuqish\u00ebm se era e myshkut. Zoti i Plotfuqish\u00ebm thot\u00eb se agj\u00ebruesi ka hequr dor\u00eb nga ushqimi, pijet, d\u00ebshirat dhe lidhjet martesore p\u00ebr hirin Tim. Agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Mua dhe Un\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrblej p\u00ebr t\u00eb, dhe shp\u00ebrblimi p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebfish.\u201d<sup>[5]<\/sup><\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Pa marr\u00eb parasysh a \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm apo i vullnetsh\u00ebm, agj\u00ebrimi ka specifika t\u00eb veta. Prandaj, muaji i Ramazanit n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e trajnimit intensiv q\u00eb synon vlera t\u00eb dobishme. Heqja dor\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb \u00e7do dit\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb muaji nga ushqimet dhe pijet e lejueshme t\u00eb cilat mb\u00ebshtesin jet\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet intime bashk\u00ebshortore, t\u00eb cilat sigurojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim mjaft i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar durim dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri. Agj\u00ebrimi b\u00ebhet nj\u00eb mjet q\u00eb siguron pranimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb lutjeve. Megjithat\u00eb, i gjith\u00eb q\u00ebllimi i nj\u00eb praktike t\u00eb till\u00eb rigoroze \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Allahut.<\/p>\n<p>Agj\u00ebrimi gjithashtu ka nj\u00eb aspekt simbolik. Gjat\u00eb agj\u00ebrimit adhuruesi demonstron q\u00eb n\u00ebse gjat\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb plot\u00eb ndaj vullnetit t\u00eb Allahut, n\u00ebse i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij n\u00eb rrezik ose t\u00eb sakrifikoj\u00eb interesin e tij apo t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, nuk duhet t\u00eb ngurroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb zbatim i rrept\u00eb i k\u00ebtill\u00eb t\u00eb rregullave, i praktikuar p\u00ebr nj\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, \u00e7do vit duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsi gjat\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muajve t\u00eb vitit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vlerave morale dhe shpirt\u00ebrore.<sup>[6]<\/sup><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, i mund\u00ebsohet q\u00eb duke agj\u00ebruar, ajo t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb periudh\u00ebn e uris\u00eb dhe etjes. Prandaj, si\u00e7 tregojn\u00eb edhe transmetimet, se gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit, shqet\u00ebsimi dhe kujdesi i t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut <sup>sas <\/sup>p\u00ebr t\u00eb varfrit, nevojtar\u00ebt, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe jetim\u00ebt, shfaqeshin si nj\u00eb furtun\u00eb e pap\u00ebrmbajtshme dhe ndjenjat e tij t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb nuk njihnin kufi.<\/p>\n<p>Thjesht t\u00eb hequrit dor\u00eb nga ushqimi apo pija nuk do t\u00eb na sjellin asnj\u00eb dobi, n\u00eb qoft\u00eb se ne nuk do t\u00eb rrim\u00eb larg nga \u00e7do form\u00eb e t\u00eb folurit g\u00ebnjeshtra gjat\u00eb agj\u00ebrimit. Profeti Muhammed <sup>sas<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cAi i cili heq dor\u00eb nga ushqimi dhe pija gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb agj\u00ebrimit por nuk largohet nga t\u00eb folurit g\u00ebnjeshtra, i ka shkaktuar vetes uri dhe etje t\u00eb panevojshme.\u201d<\/em> <sup>[7]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>Fjala q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb arabisht \u00ebsht\u00eb\u0627\u064e\u0644\u0632\u0651\u064f\u0648\u0631 (Ez-Zur). P\u00ebrve\u00e7 kuptimit par\u00ebsor, kjo fjal\u00eb gjithashtu n\u00ebnkupton: veprat e k\u00ebqija, mjete t\u00eb paligjshme, korrupsion, falsifikim, shtirje ose harxhim i koh\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb padobishme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se\u00a0 agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim shpirt\u00ebror, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit njeriu heq dor\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb i do thjesht p\u00ebr t\u00eb fituar af\u00ebrsin\u00eb e Krijuesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me muajin e Ramazanit, Kur&#8217;ani Fam\u00eblart\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cMuaji i ramazanit \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb t\u00eb cilin u zbrit Kurani si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr njer\u00ebzit dhe me shenjat e qarta q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga shpjegimet e udh\u00ebzimit dhe \u00e7\u00ebshtjet dalluese (t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nga e rrema).\u201d<\/em> <sup>[8]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Mirza Ghulam Ahmedi <sup>as<\/sup> sqaron k\u00ebt\u00eb ajet t\u00eb Kuranit duke shkruar:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cMuaji i ramazanit \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb t\u00eb cilin u zbrit Kurani si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr njer\u00ebzit<\/em><em>&#8230;\u201d. (2:186) tregon madh\u00ebshtin\u00eb e muajit t\u00eb Ramazanit. Sufijt\u00eb kan\u00eb shkruar se ky muaj \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr ndri\u00e7imin e zemr\u00ebs. \u00cbndrrat e bekuara p\u00ebrjetohen shpesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj. Adhurimi e pastron shpirtin nd\u00ebrsa agj\u00ebrimi e ndri\u00e7on zemr\u00ebn. Pastrimi i shpirtit do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb njeriu \u00e7lirohet nga epshi i Nefsit Am-m\u00e2reh <\/em>(gjendja morale e njeriut q\u00eb e nxit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb keq). <em>&#8220;Ndri\u00e7imi i zemr\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Zotin, na \u00e7elet dera e \u00ebndrrave t\u00eb bekuara.&#8221; <\/em><sup>[9]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>Kur ne studiojm\u00eb historin\u00eb e Islamit shohim se fillimi i shpalljes s\u00eb Kur&#8217;anit Fam\u00eblart\u00eb filloi n\u00eb muajin e Ramazanit. M\u00eb pas, \u00e7do vit gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, engj\u00eblli Xhebraili <sup>as<\/sup> i p\u00ebrs\u00ebriste pjes\u00ebt e Kur&#8217;anit bashk\u00eb me t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut <sup>sas<\/sup> q\u00eb ishin zbritur deri at\u00ebher\u00eb. Ky proces vazhdoi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Profetit <sup>sas<\/sup>. Gjat\u00eb Ramazanit t\u00eb fundit n\u00eb jet\u00ebn e Profetit<sup>sas<\/sup>, Xhebraili <sup>as<\/sup> dy her\u00eb e kishte p\u00ebrs\u00ebritur recitimin e plot\u00eb t\u00eb Kur&#8217;anit Fam\u00eblart\u00eb bashk\u00eb me Profetin <sup>sas<\/sup>.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, musliman\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn i kushtojn\u00eb koh\u00eb recitimit t\u00eb Kur&#8217;anit gjat\u00eb Ramazanit dhe sidomos p\u00ebrpiqen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar recitimin e tij t\u00eb plot\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji t\u00eb bekuar. Nj\u00eb tjet\u00ebr mjet p\u00ebr plot\u00ebsimin e recitimit t\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb namazi vullnetar, i cili falet pas namazit t\u00eb Jacis\u00eb gjat\u00eb Ramazanit dhe \u00ebsht\u00eb i njohur si namazi i <em>teravis\u00eb<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb namaz, \u00e7do dit\u00eb recitohet nj\u00eb nga tridhjet\u00eb pjes\u00ebt e Kuranit nga nj\u00eb Hafiz, dhe k\u00ebshtu, nj\u00eb recitim i plot\u00eb i Kur&#8217;anit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm mund t\u00eb arrihet gjat\u00eb Ramazanit.<\/p>\n<p>Prap\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se dikush t\u00eb analizoj\u00eb muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit, ai do t\u00eb zbuloj\u00eb se t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb fetare zgjerohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb musliman t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019u shtuar dhe p\u00ebrparuar n\u00eb spiritualitetin e tij.<\/p>\n<p>I D\u00ebrguari i Allahut <sup>sas<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cKur arrin muaji i Ramazanit, dyert e Xhenetit hapen dhe dyert e Xhehenemit mbyllen, nd\u00ebrsa djajve u vihet pranga.\u201d<\/em> <sup>[10]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr Profeti <sup>sas<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cAi q\u00eb agj\u00ebron n\u00eb muajin e Ramazanit me besnik\u00ebri dhe me d\u00ebshir\u00ebn e sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Allahut t\u00eb Plotfuqish\u00ebm, atij do t\u2019i shlyhen t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e m\u00ebparshme. Ai q\u00eb mbetet besnik\u00ebrisht i zgjuar gjat\u00eb nat\u00ebs duke pritur Nat\u00ebn e Kadrit (dmth nat\u00ebn e p\u00ebrcaktimit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb adhurues d\u00ebshmon pranimin e lutjeve) dhe duke k\u00ebrkuar p\u00eblqimin e Allahut t\u00eb Plotfuqish\u00ebm, atij i falen t\u00eb gjithat m\u00ebkatet e m\u00ebparshme.\u201d<\/em> <sup>[11]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>Ajo q\u00eb ne m\u00ebsojm\u00eb nga th\u00ebniet e Profetit Muhammed <sup>sas<\/sup> \u00ebsht\u00eb se muaji i Ramazanit \u00ebsht\u00eb gjithashtu muaj i m\u00ebshir\u00ebs dhe faljes s\u00eb Zotit, i \u00e7lirimit nga m\u00ebkatet, i pendimit dhe i mbrojtjes nga forca t\u00eb djall\u00ebzuara. Pra, kur m\u00ebshira e Allahut t\u00eb Plotfuqish\u00ebm zbret dhe njeriut i jepet mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shfaqur fuqin\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit vepra t\u00eb mira, dhe ato vepra t\u00eb mira rrjedhimisht arrijn\u00eb shkall\u00ebn e pranimit, at\u00ebher\u00eb i hapen dyert e Xhenetit. Kjo gjithashtu krijon hallka t\u00eb pafundme t\u00eb zhvilimit dhe progresit shpirt\u00ebror e moral. Mbani mend! Ai q\u00eb nuk e ndjek \u2018udh\u00ebrr\u00ebfyesin\u2019 e p\u00ebrshkruar p\u00ebr muajin e Ramazanit, nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb kurr\u00eb nga bekimet e tij dhe k\u00ebshtu ai d\u00ebshton si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb edhe Profeti Muhammed <sup>sas<\/sup>:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cMjer\u00eb p\u00ebr at\u00eb person, i cili p\u00ebrjetoi Ramazanin por nuk arriti dot t\u00eb \u00e7lirohej nga m\u00ebkati para se t\u00eb kalonte muaji.\u201d<\/em> <sup>[12]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb apo fizikisht e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb apo jan\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim, p\u00ebrjashtohen nga agj\u00ebrimi dhe duhet t\u00eb japin <em>Fidja-n\u00eb <\/em>(q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut monetar si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e shlyerjes, dhe shpenzohet vet\u00ebm p\u00ebr mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve t\u00eb varf\u00ebr dhe nevojtar\u00ebve), me q\u00ebllim q\u00eb edhe ata t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga bekimet e k\u00ebtij muaji. Personat q\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb dit\u00ebt e mbetura t\u00eb agj\u00ebrimit, duhet t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb sipas rregullave para se t\u00eb vij\u00eb Ramazani tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mesihu i Premtuar <sup>as<\/sup> ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cFeja q\u00eb nuk k\u00ebrkon asnj\u00eb mundim e p\u00ebrpjekje, nuk mund t\u00eb quhet fe.\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Ai <sup>as<\/sup> m\u00eb tutje tha:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cNj\u00eb person, zemra e t\u00eb cilit ngaz\u00ebllehej nga ardhja e Ramazanit, por nuk mundi t\u00eb agj\u00ebroj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes, vler\u00ebsohet si i agj\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb qiell\u201d. <\/em><sup>[13]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, po parashtrojm\u00eb nj\u00eb citat nga shkrimet e Hazret Mirza Ghulam Ahmedit, Mesiu i Premtuar <sup>as<\/sup>, i cili e p\u00ebrmbledh shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb dometh\u00ebnien e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb agj\u00ebrimit. Ai shkruan:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cDuhet t\u00eb mbahet n\u00eb mend se agj\u00ebrimi nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm q\u00eb nj\u00eb person duhet t\u00eb privoj\u00eb veten nga ushqimi dhe pijet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar. Gjat\u00eb agj\u00ebrimit njeriu duhet t\u00eb angazhoj\u00eb veten t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrkujtimin e Zotit. I D\u00ebrguari i Allahut <sup>sas<\/sup> angazhohej jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb adhurim gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit. Gjat\u00eb atij muaji njeriu duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga angazhimet e t\u00eb ngr\u00ebnit dhe t\u00eb pirit, dhe duke e ve\u00e7uar veten nga k\u00ebto nevoja, njeriu duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet plot\u00ebsisht kah Zoti. I pafat \u00ebsht\u00eb ai, t\u00eb cilit i jan\u00eb dhuruar t\u00eb mirat materiale dhe ai nuk i kushton v\u00ebmendje ushqimit shpirt\u00ebror. Ushqimi material ia forcon trupin, nd\u00ebrsa ushqimi shpirt\u00ebror ia mban shpirtin dhe ia mpreh aft\u00ebsit\u00eb shpirt\u00ebrore. K\u00ebrkojeni Mir\u00ebsin\u00eb e Zotit, sepse t\u00eb gjitha dyert \u00e7elen nga Mir\u00ebsia e tij.\u201d <sup>[14]<\/sup><\/p><\/blockquote>\n<p><sup>\u00a0<\/sup><\/p>\n<p><em>E shqip\u00ebroi<\/em>: Shk\u00eblqim Byty\u00e7i<\/p>\n<p>Referenca<\/p>\n<ol>\n<li>Malik Ghulam Farid M.A, <em>Dictionary of the Holy Qur\u2019an<\/em>, (2006), f. 343.<\/li>\n<li><em>Holy Qur\u2019an w\/Five Volume Commentary<\/em> (1988), 239-240.<\/li>\n<li>Kurani Fam\u00eblart\u00eb, Sureja el-Bakareh, 2:184.<\/li>\n<li>Hazrat Muhammad Zafrullah Khan<sup>ra<\/sup>, <em>\u201cFasting: Fourth Pillar of Islam,\u201d<\/em> The Review of Religions Mar. 1994.<\/li>\n<li><em>Buhariu<\/em>, Kitab-us-Saum, Bab-u-Fadl-is-Saum.<\/li>\n<li>Hazrat Muhammad Zafrullah Khanra, <em>\u201cFasting: Fourth Pillar of Islam<\/em>,\u201d The Review of Religions Mar. 1994.<\/li>\n<li><em>Buhariu<\/em>, Kitab-us-Saum, Bab-u-Malam Jada\u2019 Kaul-az Zure wal-A\u2019mala bihi fi-saum.<\/li>\n<li>Kurani Fam\u00eblart\u00eb, Sureja El-Bakarah, 2:186.<\/li>\n<li>Hazrat Mirza Ghulam Ahmad<sup>as<\/sup>, <em>Gazeta el-Badr<\/em>, V\u00ebll. 7, f.52<\/li>\n<li><em>Buhariu,<\/em> Kitab-us Saum, Babu bal jukala Ramadana aw shahra Ramadan.<\/li>\n<li><em>Buhariu,<\/em> Kitabu-Fadle Lailatil-Qadr, Babu Fadle Lailatil-Qadr.<\/li>\n<li><em>Tirmidhiu<\/em>, Kitabu-Da\u2019waat \u2018Ar-Rasul-il-Allah Salallahu \u2018Alayhi Wasallam, Babu Qauli Rasulillahi Salallahu \u2018Alayhi Wasallam \u201cRaghima Anfu Rajulin\u201d.<\/li>\n<li>Hazrat Mirza Ghulam Ahmad<sup>as<\/sup>, <em>Malfuzat,<\/em> V\u00ebl.2, f.564.<\/li>\n<li>Speeches to Jalsa Salana (1906), 20.<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithmon\u00eb ngrihet pyetja n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i agj\u00ebrimit? Cilat jan\u00eb dobit\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb arrin njeriu p\u00ebrmes k\u00ebtij udh\u00ebtimi t\u00eb mundimsh\u00ebm q\u00eb zgjat nj\u00eb muaj.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":2992,"template":"","tags":[],"authors":[],"content_source":[543],"class_list":["post-2991","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-agjerimi","topics-ramazani","article-cat-artikuj","content_source-review-of-religions"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjithmon\u00eb ngrihet pyetja n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i agj\u00ebrimit? Cilat jan\u00eb dobit\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb arrin njeriu p\u00ebrmes k\u00ebtij udh\u00ebtimi t\u00eb mundimsh\u00ebm q\u00eb zgjat nj\u00eb muaj.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-23T12:23:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/07\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/\",\"name\":\"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/07\\\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg\",\"datePublished\":\"2015-07-08T12:49:41+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-23T12:23:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/07\\\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2015\\\/07\\\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg\",\"width\":800,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit","og_description":"Gjithmon\u00eb ngrihet pyetja n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i agj\u00ebrimit? Cilat jan\u00eb dobit\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb arrin njeriu p\u00ebrmes k\u00ebtij udh\u00ebtimi t\u00eb mundimsh\u00ebm q\u00eb zgjat nj\u00eb muaj.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2021-04-23T12:23:23+00:00","og_image":[{"width":800,"height":400,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/07\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/","name":"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/07\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg","datePublished":"2015-07-08T12:49:41+00:00","dateModified":"2021-04-23T12:23:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/07\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2015\/07\/Dobite-e-agj\u00ebrimit.jpg","width":800,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/dobi-shpirterore-te-agjerimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Dobi shpirt\u00ebrore t\u00eb agj\u00ebrimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/2991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2991"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=2991"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=2991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}