{"id":11890,"date":"2021-06-18T12:29:46","date_gmt":"2021-06-18T12:29:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=11890"},"modified":"2021-06-18T12:29:46","modified_gmt":"2021-06-18T12:29:46","slug":"allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/","title":{"rendered":"&#8220;Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve&#8221; | Komentim i Kuranit"},"content":{"rendered":"<p>Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: right;\"><span class=\"quranic\">\u0648\u064e \u0627\u0635\u06e1\u0628\u0650\u0631\u06e1 \u0641\u064e\u0627\u0650\u0646\u0651\u064e \u0627\u0644\u0644\u0651\u0670\u06c1\u064e \u0644\u064e\u0627 \u06cc\u064f\u0636\u0650\u06cc\u06e1\u0639\u064f \u0627\u064e\u062c\u06e1\u0631\u064e \u0627\u0644\u06e1\u0645\u064f\u062d\u06e1\u0633\u0650\u0646\u0650\u06cc\u06e1\u0646\u064e<\/span><\/p>\n<p><strong>\u201cDuro, sepse Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve.\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb 11:116)<\/p><\/blockquote>\n<p>Zoti i Gjith\u00ebm\u00ebshirsh\u00ebm ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb Mir\u00ebnjoh\u00ebs, i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe i Gjithinformuar, ka tagrin t\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAllahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve.\u201d<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr \u201cmir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fjala \u201c<em>muhsin<\/em>\u201d. Kush \u00ebsht\u00eb <em>muhsin<\/em>? Ose \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cihsan\u201d [fjala \u201cmuhsin\u201d rrjedh nga fjala \u201cihsan\u201d]. K\u00ebt\u00eb e pyeti vet\u00eb Xhibraili a.s. t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut s.a.v.s. p\u00ebr t\u2019ua m\u00ebsuar sahab\u00ebve. Dhe Profeti s.a.v.s. iu p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p><em>\u201cihsani<\/em> \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti ta shoh\u00ebsh Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm, ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb jesh i bindur se Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb sheh ty.\u201d<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb kaq e lart\u00eb saq\u00eb, n\u00ebse njeriu arrin qoft\u00eb nj\u00eb aspekt t\u00eb saj, shp\u00ebton nga m\u00ebkatet dhe arrin pozita t\u00eb larta pran\u00eb Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm. Burimi i t\u00eb gjitha veprave t\u00eb mira dhe fuqia e t\u00eb gjitha p\u00ebrparimeve dhe lart\u00ebsimeve \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky besim n\u00eb Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<p>Njeriu nuk mund t\u00eb arrij\u00eb dot virtytet m\u00eb t\u00eb larta, derisa nuk fiton besimin me bindje n\u00eb Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm. Un\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb edhe nj\u00eb ateist t\u00eb mund t\u2019i arrij\u00eb virtytet m\u00eb t\u00eb larta. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nuk ka di\u00e7ka konkrete q\u00eb e pengon nga m\u00ebkati, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai nuk ka nj\u00eb koncept t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb, ai si mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dot mir\u00ebsin\u00eb e si mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb dot nga m\u00ebkati? E gjith\u00eb jeta e tij \u00ebsht\u00eb pre e pashpres\u00ebs dhe e d\u00ebshp\u00ebrimit. Ai \u00ebsht\u00eb i zhytur dhe i ngat\u00ebrruar n\u00eb lidhjet zigzage t\u00eb shkak-pasoj\u00ebs, dhe n\u00eb fund e l\u00eb bot\u00ebn tejet i d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Kam par\u00eb t\u00eb vdes\u00eb edhe besimtarin, edhe ateistin dhe vdekjet e t\u00eb dyve ndryshojn\u00eb si nata me dit\u00ebn. Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsye q\u00eb, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar bota e deri m\u00eb sot, n\u00eb jet\u00ebn e Profet\u00ebve t\u00eb Zotit apo t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb d\u00eblir\u00eb t\u00eb Tij nuk mund t\u00eb gjeni dot qoft\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb dikush prej tyre t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje. Shpresa e besimtarit ndaj Allahut t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Ai kurr\u00eb nuk mund t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohet prej Tij.<\/p>\n<p>Studioni ngjarjet e jet\u00ebs s\u00eb tyre. Do t\u00eb gjeni q\u00eb atyre u ran\u00eb situata kaq t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb edhe toka u ishte b\u00ebr\u00eb e ngusht\u00eb, por n\u00eb intensitetin e sprov\u00ebs kaq t\u00eb madhe, ata i gjen t\u00eb g\u00ebzuar, nj\u00ebsoj si\u00e7 ishin pas sprov\u00ebs. Vall\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i mban t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb g\u00ebzuar edhe n\u00eb momente q\u00eb i p\u00ebrngjajn\u00eb vdekjes? Vet\u00ebm besimi n\u00eb Allah.<\/p>\n<p>Shkurt, q\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb grupin e \u201cmir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve\u201d (<em>muhsin\u00eb-ve<\/em>) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por p\u00ebrfundimisht pik\u00ebrisht kjo do t\u00eb ta largoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb. Pozita e lart\u00eb e <em>muhsinit<\/em>, pra, q\u00eb e shikon Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm, t\u00eb jepet m\u00eb von\u00eb. Kurse pozita fillestare e saj \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht besimi q\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thua dhe \u00e7do vep\u00ebr q\u00eb b\u00ebn e d\u00ebgjon dhe e shikon Zoti i Gjith\u00ebm\u00ebshirsh\u00ebm. Kur do ta arrish k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, drita e zemr\u00ebs sate, fal\u00eb k\u00ebtij besimi, do t\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb p\u00ebrpara \u00e7do m\u00ebkati dhe do t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga \u201crr\u00ebshqitja\u201d. Ky rrug\u00ebtim gradualisht do t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn, q\u00eb do ta shoh\u00ebsh Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb grada, t\u00eb cil\u00ebn sufist\u00ebt e kan\u00eb quajtur \u201ctakim\u201d (<em>lik<\/em><em>\u0101<\/em><em>\u2019<\/em>).<\/p>\n<p>M\u00eb pas kur njeriu duke qen\u00eb <em>muhsin,<\/em> shpenzon n\u00eb rrug\u00ebn e Zotit di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl apo t\u00eb madhe, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm ia shp\u00ebrblen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb besim apo dije. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb histori apo p\u00ebrrall\u00eb. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb realitet q\u00eb p\u00ebrjetohet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs, dhe k\u00ebtu i referohem historis\u00eb s\u00eb past\u00ebr t\u00eb Profet\u00ebve, mund t\u00eb gjeni plot ngjarje q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb sapo ju thash\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, me bekimin e Zotit, jam n\u00eb gjendje ta provoj k\u00ebt\u00eb edhe me argumente shkencore. Por duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, do t\u00eb doja tju tregoj nj\u00eb ngjarje mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse nga jeta e sahab\u00ebve.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam menduar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se pse <em>ensar\u00ebt<\/em> nuk g\u00ebzaun Kalifat dhe pse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb <em>muhaxhir\u00ebve<\/em> iu besua kjo trash\u00ebgimi. Edhe nd\u00ebr muhaxhir\u00ebt, pse pik\u00ebrisht Ebu Bekr Sidiku r.a.. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb <em>ensar\u00ebt<\/em> treguan nj\u00eb besnik\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe ishte pik\u00ebrisht ndihma e atyre e asaj kohe, q\u00eb ua dha titullin <em>ensar<\/em>. Por cili \u00ebsht\u00eb sekreti vall\u00eb, q\u00eb ata nuk mor\u00ebn dot pjes\u00eb n\u00eb qeverisje dhe n\u00eb Kalifat? P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye Kalifi i Par\u00eb ishte nga kurejsh\u00ebt, edhe i dyti ishte nga kurejsh\u00ebt, edhe i treti, edhe i kat\u00ebrti, madje, deri n\u00eb koh\u00ebn a Abisid\u00ebve, kurjsh\u00ebt vijuan t\u00eb ishin Kalif\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Benu Sekike u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb nj\u00ebri Kalif t\u00eb ishte nga ensar\u00ebt dhe tjetri nga muhaxhir\u00ebt, por ky propozim nuk u miratua dhe askush nuk e pranoi. M\u00eb n\u00eb fund, e kam zbuluar sekretin q\u00eb n\u00eb sken\u00eb po vepronte pik\u00ebrisht kjo cil\u00ebsi e Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAllahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve.\u201d<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>\u00c7far\u00eb kishin humbur <em>ensar\u00ebt<\/em>, q\u00eb ta rifitonin at\u00eb? Muhaxhir\u00ebt e kishin l\u00ebn\u00eb shtetin, vendlindjen, vatr\u00ebn dhe sht\u00ebpin\u00eb, pasurin\u00eb dhe mjetet, madje braktis\u00ebn \u00e7do gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrkiste atyre. M\u00eb s\u00eb shumti q\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb ishte Ebu Bekr Sidiku r.a.. Andaj, kushdo q\u00eb braktisi di\u00e7ka, gjeti n\u00eb k\u00ebmbim di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb madhe sesa ajo q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb. \u00c7far\u00eb ishte ajo q\u00eb ata kishin braktisur p\u00ebr hir t\u00eb Zotit? Maksimumi disa dylym tok\u00eb. Por Zoti sa dylym ua kthyeu duke i shp\u00ebrblyer? As nuk mund ta llogarit\u00ebsh at\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb njeriu g\u00ebzon bekime prej Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb asaj q\u00eb sakrifikon p\u00ebr hir t\u00eb Tij. Sa e madhe ishte sakrifica e Hazret Ibrahimit! Por shikoni shp\u00ebrblimin q\u00eb mori n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb saj. Vall\u00eb, \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ai? N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, e cila edhe mund t\u00eb interpretohej. Duke u bazuar pik\u00ebrisht tek ajo \u00ebnd\u00ebrr Hazret Ibrahimi a.s. u b\u00eb gati ta flijonte djalin e tij t\u00eb ri me nj\u00eb sinqeritet dhe vendosm\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur. Pik\u00ebrisht pastaj si Zoti ia shtoi pasardh\u00ebsit? N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pallogaritshme! Po nga pasardh\u00ebsit e Hazret Ibrahimit a.s., Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm d\u00ebrgoi Profetin m\u00eb madh\u00ebshtor si\u00e7 ishte Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. duke e caktuar at\u00eb si Vula e Profet\u00ebve dhe si Profeti m\u00eb i lart\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb Profet\u00ebt e tjer\u00eb. Po n\u00eb umetin e k\u00ebtij Profeti, lind\u00ebn mij\u00ebra e mij\u00ebra evlija, t\u00eb cil\u00ebt ishin sh\u00ebmb\u00ebltyra t\u00eb Profet\u00ebve t\u00eb Bijve t\u00eb Izraelit dhe lind\u00ebn qindra mij\u00ebra mbret\u00ebr. Derisa edhe Mesihu i Premtuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si Vula e Kalif\u00ebve, erdhi pik\u00ebrisht nga ky umet. Fal\u00ebnderojm\u00eb Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm q\u00eb ne e kemi gjetur dhe e kemi pranuar at\u00eb. Lavdia \u00ebsht\u00eb e Allahut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Pse ishte i gjith\u00eb ky shp\u00ebrblim? Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb asaj sakrifice madhore q\u00eb Hazret Ibrahimi e paraqiti p\u00ebrpara Allahut. Do t\u00eb befasoheni, po ta mendoni p\u00ebr nj\u00eb moment k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb. Hazret Ibrahimi ishte af\u00ebrsisht nj\u00ebqind vje\u00e7. Nj\u00eb njeri i till\u00eb \u00e7far\u00eb shprese mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb tejt\u00ebr?! Djali q\u00eb ishte 13 vje\u00e7, q\u00eb Allahu ia kishte dh\u00ebn\u00eb kur ai ishte 84 vje\u00e7. Nuk ishte gj\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb Ibrahimi t\u00eb b\u00ebhej gati ta flijonte edhe at\u00eb,. Kush mund ta b\u00ebnte dot k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb?! Mendoni pak. Pas therjes s\u00eb k\u00ebtij djali, ai vet\u00eb do t\u00eb ishte af\u00ebr fundit t\u00eb jet\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u2019i mbetej vall\u00eb! M\u00eb nuk kishte as sht\u00ebpi, as nder e as pushtet! Por o Ibrahim, paqe qoft\u00eb mbi ty, ti u b\u00ebre gati p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar t\u00eb gjitha d\u00ebshirat, t\u00eb gjitha g\u00ebzimet dhe t\u00eb gjitha trash\u00ebgimit\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm! Por n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj, ti fitove at\u00eb q\u00eb askush nuk fitoi dot. Vula e Profet\u00ebve lindi nga pasardh\u00ebsit e pik\u00ebrisht k\u00ebtij Ismaili dhe Vula e Kalif\u00ebve erdhi pik\u00ebrisht n\u00eb umetin e Vul\u00ebs s\u00eb Profet\u00ebve!<\/p>\n<blockquote><p><strong><em>O Allah! Beko Muhammedin dhe pasardh\u00ebsit e Muhammedit, ashtu si\u00e7 bekove Ibrahimin dhe pasardh\u00ebsit e Ibrahimit! Pa dyshim, Ti je i Lavd\u00ebruar, i Nderuar!<\/em><\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Po k\u00ebshtu, shikoni sinqeritetin e Hazret Ibrahimit q\u00eb ai tregoi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm e urdh\u00ebroi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebnshtorhu!\u201d \u2013 \u201cT\u00eb jam n\u00ebnshtruar o Zoti i bot\u00ebve\u201d, iu p\u00ebrgjigj ai. Pra nuk tha \u201cpo, do t\u00eb n\u00ebnshtrohem\u201d, por \u201cT\u00eb jam n\u00ebnshtruar\u201d, gj\u00eb q\u00eb tregon se ai nuk e kishte l\u00ebn\u00eb fare d\u00ebshir\u00ebn e tij n\u00eb mes. Sapo Zoti ia dha porosin\u00eb, Ibrahimi e kishte zbatuar at\u00eb. \u00c7far\u00eb shp\u00ebrblimi mori nga ky sinqeritet? U quajt \u201cbabai i umeteve\u201d! Pra, mori shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, mendoni pak p\u00ebr jet\u00ebn e Prij\u00ebsit t\u00eb Profet\u00ebve, pra t\u00eb Profetit Muhammed s.a.v.s.. Mekasit than\u00eb \u2013 N\u00ebse do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh mbret, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mbret; n\u00ebse k\u00ebrkon pasur, hajde t\u00eb pasurojm\u00eb; n\u00ebse do nj\u00eb grua t\u00eb bukur, as mos hezito! Vall\u00eb, \u00e7far\u00eb vlere kishin k\u00ebto gj\u00ebra! Por njer\u00ebzit materialist\u00eb nuk mund t\u00eb shohin p\u00ebrtej k\u00ebsaj, andaj, k\u00ebto ia propozuan. Por \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje u dha Profeti s.a.v.s.?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse m\u00eb sillni diellin n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb dhe h\u00ebn\u00ebn n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn, prap\u00ebseprap\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb ndalem nga predikimi i fes\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Ja Allah! \u00c7far\u00eb sinqeriteti \u00ebsht\u00eb ky dhe sa besim i madh qenka ky n\u00eb Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm! Energjia e tij shpirt\u00ebrore gufonte aq fuqish\u00ebm, saq\u00eb ishte gati t\u00eb p\u00ebrballonte duke buz\u00ebqeshur t\u00eb gjitha kund\u00ebrshtimet, t\u00eb gjitha l\u00ebndimet dhe t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00ebt\u00eb, t\u00eb cilat si nj\u00eb oqean do ta mbulonin at\u00eb pas k\u00ebtij refuzimi. \u00c7far\u00eb guximi qenka ky vall\u00eb q\u00eb arriti t\u00eb p\u00ebshtynte mbi t\u00eb gjitha ato p\u00ebrfitime dhe qejfe, q\u00eb mekasit materialist\u00eb po ia ofronin! Po Profeti s.a.v.s., duke besuar n\u00eb Zot, duke pasur parasysh nderin dhe madh\u00ebshtin\u00eb e porosive t\u00eb Tij, \u00e7far\u00eb gjeti n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj sakrifice q\u00eb asnj\u00eb Profet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nuk e gjeti dot dhe as nuk mund ta gjej\u00eb dot ndonj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb ardhmen? Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm i tha:<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: right;\"><span class=\"quranic\">\u0627\u0650\u0646\u0651\u064e\u0627\u06e4 \u0627\u064e\u0639\u06e1\u0637\u064e\u06cc\u06e1\u0646\u0670\u06a9\u064e \u0627\u0644\u06e1\u06a9\u064e\u0648\u06e1\u062b\u064e\u0631\u064e<\/span><\/p>\n<p><strong>\u201cSigurisht, Ne t\u00eb dham\u00eb ty boll\u00ebkun n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.\u201d<\/strong> (Kurani i Shenjt\u00eb 108:2)<\/p><\/blockquote>\n<p>Sot, shikoni se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm atij i dha boll\u00ebk n\u00eb aq shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb nuk mund t\u00eb gjeni dot shembullin n\u00eb bot\u00eb. Mendoni dhe reflektoni!<\/p>\n<p>Kam studiuar librat e shum\u00eb feve, biografit\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve dhe t\u00eb Profet\u00ebve t\u00eb tyre. Andaj, e them me plot bindje q\u00eb asnj\u00eb popull nuk lutet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin e tij. Por musliman\u00ebt n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs luten duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cO Allah! Beko Muhammedin dhe popullin e Muhammedit, begatoje dhe d\u00ebrgoji atij selam!\u201d<\/p>\n<p>Kjo natyrisht e ngre n\u00eb pozit\u00eb Profetin s.a.v.s. \u00e7do \u00e7ast e m\u00eb shum\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht teori apo hamendje. K\u00ebshtu ndodh praktikisht. Sot musliman\u00ebt jan\u00eb n\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb banuar t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb \u00e7do koh\u00eb qoft\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vjen koha e namazit, n\u00eb t\u00eb cilin musliman\u00ebt medoemos i d\u00ebrgojn\u00eb <em>salavatet<\/em> Profetit duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>\u201cAll\u0101humme sal-li \u2018al\u0101 Muhammedin &#8230;\u201d<br \/>\n<\/strong><em>(O Allah! Beko Muhammedin dhe pasardh\u00ebsit e Muhammedit &#8230;)<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb falin namazet e pes\u00eb vakteve, ka shum\u00eb musliman\u00eb q\u00eb falin edhe namazet nafile. S\u00ebrish, ka shum\u00eb nga ata q\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb salavatet edhe jasht\u00eb namazit. Prandaj, nuk mund ta imagjiojm\u00eb dot pozit\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb g\u00ebzon ky Profet i madh s.a.v.s.. Ky nder dhe kjo pozit\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">(Marr\u00eb nga Komentim i Kuranit \u201c<a href=\"https:\/\/www.alislam.org\/quran\/view\/?page=378&amp;region=H2&amp;CR=P4,T3\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hakaikul-Furkan<\/a>\u201d v\u00ebll. 2, f. 378 \u2013 382)<\/p>\n<h2>LEXONI:<\/h2>\n<ul>\n<li><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/zbulimi-i-se-padukshmes-dhe-kurani-famelarte\/\" rel=\"noopener\">Zbulimi i s\u00eb padukshmes dhe Kurani Fam\u00eblart\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/shendeti-mendor-dhe-qetesia-shpirterore\/\">Sh\u00ebndeti mendor dhe qet\u00ebsia shpirt\u00ebrore<\/a><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":9530,"template":"","tags":[],"authors":[626],"content_source":[],"class_list":["post-11890","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-komentimi-i-kuranit","topics-spiritualiteti","authors-hakim-maulvi-nurudin"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve&quot; | Komentim i Kuranit<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve&quot; | Komentim i Kuranit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1260\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"708\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/\",\"name\":\"\\\"Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve\\\" | Komentim i Kuranit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-18T12:29:46+00:00\",\"description\":\"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg\",\"width\":1260,\"height\":708,\"caption\":\"miresia e kuranit kurani i shenjte\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"&#8220;Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve&#8221; | Komentim i Kuranit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve\" | Komentim i Kuranit","description":"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve\" | Komentim i Kuranit","og_description":"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","og_image":[{"width":1260,"height":708,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/","name":"\"Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve\" | Komentim i Kuranit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg","datePublished":"2021-06-18T12:29:46+00:00","description":"Ju them sinqerisht dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs personale q\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe lumturin\u00eb reale arrin vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebrmes besimit n\u00eb Zot. Le ta provoj\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2019\/04\/miresia-e-kuranit.jpg","width":1260,"height":708,"caption":"miresia e kuranit kurani i shenjte"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/allahu-nuk-ua-humb-shperblimin-mireberesve-komentim-i-kuranit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"&#8220;Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsve&#8221; | Komentim i Kuranit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/11890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11890"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=11890"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=11890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}