{"id":11628,"date":"2021-02-15T13:09:51","date_gmt":"2021-02-15T13:09:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=11628"},"modified":"2021-02-18T19:40:17","modified_gmt":"2021-02-18T19:40:17","slug":"edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/","title":{"rendered":"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj"},"content":{"rendered":"<p>[N\u00eb vijim, ju sjellim vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb fjalimit t\u00eb Hazret Kalifit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Xhematit Musliman Ahmedia, t\u00eb cilin ai e mbajti m\u00eb 27 dhjetor t\u00eb vitit 1925, n\u00eb Xhelsa Salan\u00ebn e Kadijanit, Indi. Ky fjalim m\u00eb von\u00eb u botua me titullin \u201c<em>Minhaxhut-Talibin<\/em>\u201d, kurse n\u00eb anglisht \u201c<em>Way of The Seekers<\/em>\u201d.]<\/p>\n<h2>Metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs<\/h2>\n<p>[N\u00eb kapitullin paraardh\u00ebs, autori flet p\u00ebr lig\u00ebsit\u00eb q\u00eb f\u00ebmija i trash\u00ebgon nga prind\u00ebrit dhe p\u00ebr hapat q\u00eb prind\u00ebrit duhet t\u00eb marrin p\u00ebr t&#8217;i larguar ato, p\u00ebrpara se t&#8217;u lind\u00eb f\u00ebmija. M\u00eb pas, ai vijon:]<\/p>\n<p>Tani do t\u2019ju tregoj metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pas lindjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>1) Kur lind f\u00ebmija, hapi i par\u00eb i edukimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb thirrja e ezanit. K\u00ebt\u00eb e kam sqaruar m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>2) F\u00ebmija duhet t\u00eb mbahet i past\u00ebr. Urina e jasht\u00ebqitja duhen pastruar menj\u00ebher\u00eb nga ai. Ata q\u00eb thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pun\u00eb e grave, e kan\u00eb gabim. M\u00eb s\u00eb pari k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje duhet ta ken\u00eb burrat, q\u00eb edhe grat\u00eb e tyre t\u00eb veprojn\u00eb nj\u00eblloj. Burrat duhet t\u2019i shpjegojn\u00eb grat\u00eb e tyre q\u00eb f\u00ebmija q\u00eb nuk mbahet i past\u00ebr, nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb mendime t\u00eb pastra. Por, zakonisht kjo gj\u00eb nuk merret parasysh.<\/p>\n<p>Grat\u00eb nganj\u00ebher\u00eb kan\u00eb neglizhenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Gjat\u00eb angazhimeve t\u00eb tyre e l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb me rroba me jasht\u00ebqitje dhe as nuk u intereson t\u2019ia nd\u00ebrrojn\u00eb. &#8230; N\u00ebse nuk do t\u00eb keni kujdes p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e jashtme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, si mund t\u00eb arrihet past\u00ebrtia e tij e brendshme?! Por, n\u00ebse f\u00ebmija mbahet i past\u00ebr nga jasht\u00eb, kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht tek ai dhe ai do t\u00eb b\u00ebhet i past\u00ebr edhe nga brenda, sepse ato m\u00ebkate q\u00eb lindin nga papast\u00ebrtia e trupit, nuk do t\u2019i afrohen.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebsia e ka provuar q\u00eb e keqja vjen n\u00eb mendjen e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb papast\u00ebrtis\u00eb n\u00eb trup. Kur organet gjenitale i ka t\u00eb papastra, ai i kruan her\u00eb pas here. Kjo i jep nj\u00eb qet\u00ebsi, pra nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb fsheht\u00eb, dhe ai njihet me epshet para kohe. Por, n\u00ebse ai mbahet i past\u00ebr dhe q\u00eb nga fillimi atij i m\u00ebsoni duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto pjes\u00eb t\u00eb trupit duhen pastruar, at\u00ebher\u00eb ai deri n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb konsiderueshme, shp\u00ebton nga m\u00ebkatet q\u00eb lindin nga epshet. Edhe kjo metod\u00eb e edukimit duhet praktikuar q\u00eb nga dita e par\u00eb.<\/p>\n<p>3) F\u00ebmij\u00ebn duhet ta ushqeni n\u00eb koh\u00ebt e caktuara. Kjo do t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebs t\u2019i rezistoj\u00eb d\u00ebshirat e tij, shprehi e cila do ta mbaj\u00eb larg at\u00eb nga shum\u00eb m\u00ebkate. Vjedhja, rr\u00ebmbimi dhe shum\u00eb vese t\u00eb k\u00ebsisoj rr\u00ebnjosen te njeriu p\u00ebr shkak se ai nuk arrin t\u2019i frenoj\u00eb dot d\u00ebshirat e tij t\u00eb k\u00ebqija, pasi ai nuk ka forc\u00eb p\u00ebr t\u2019i rezistuar emocionet. Nj\u00ebra prej arsyeve \u00ebsht\u00eb q\u00eb atij nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria.<\/p>\n<p>Nuk duhet q\u00eb sapo t\u00eb qaj\u00eb f\u00ebmija, n\u00ebna menj\u00ebher\u00eb t\u2019i jep qum\u00ebsht, por t\u2019i jap\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e caktuara. Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb t\u00eb rritur duhen m\u00ebsuar t\u00eb han\u00eb buk\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e caktuara. Kjo do ta ndihmoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb fitoj\u00eb k\u00ebto veti:<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(a) Do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet p\u00ebr zbatimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(b) Do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb d\u00ebshirat.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(c) Do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(\u00e7) Do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse f\u00ebmija q\u00eb ha buk\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e caktuar, nuk do t\u00eb jet\u00eb egoist.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(d) Nuk do t\u00eb jet\u00eb ekstravagant. Kjo sepse f\u00ebmija q\u00eb ha vend e pa vend, nuk mund t\u00eb haj\u00eb gjith\u00eb ushqimin \u00e7do her\u00eb, andaj, do t\u00eb \u00e7oj\u00eb d\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushqimit. Kurse ai q\u00eb ha buk\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur, e konsumon gjith\u00eb ushqimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, f\u00ebmija do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gj\u00ebrat aq sa duhet dhe do t\u00eb fitoj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar d\u00ebshirat e tij me gj\u00ebrat q\u00eb ka n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(dh) Do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb lakmin\u00eb. N\u00eb treg, p\u00ebr shembull, n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebs nuk i jepni \u00e7do gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon, ai do ta rezistoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij, dhe kur arrin n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb si shprehi luft\u00ebn kund\u00ebr lakmis\u00eb<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, kur keni di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe f\u00ebmija e k\u00ebrkon or\u00eb e \u00e7ast, duhet t\u2019i thoni q\u00eb ajo do t\u2019i jepet n\u00eb koh\u00ebn e buk\u00ebs. Edhe kjo e aft\u00ebson t\u00eb duroj\u00eb d\u00ebshirat e tij.<\/p>\n<p>(4) Edhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb banj\u00eb, f\u00ebmija duhet t\u00eb m\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij. Por gj\u00ebja m\u00eb e madhe q\u00eb ai fiton nga kjo veti \u00ebsht\u00eb q\u00eb organet e tij m\u00ebsohen me zbatimin e koh\u00ebs. Zorr\u00ebt e tij do t\u00eb m\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb nxjerrin jasht\u00ebqitjen n\u00eb koh\u00eb. &#8230;<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar me zbatimin e orarit, m\u00eb von\u00eb shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb falin namazet n\u00eb koh\u00ebt e caktuara, t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb, etj., dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrtojn\u00eb kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shoq\u00ebrore a komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kjo e ruan f\u00ebmij\u00ebn nga nervozizmi i panevojsh\u00ebm, sepse nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb nervozizmit t\u00eb shpesht\u00eb e t\u00eb panevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit me parregullsi n\u00eb orar, sidomos n\u00eb vaktet e ushqimit. P\u00ebr shembull, f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb duke lozur, nd\u00ebrkoh\u00eb vjen koha e buk\u00ebs dhe n\u00ebna e th\u00ebrret, por ai nuk vjen. Dhe kur vjen, n\u00ebna i thot\u00eb \u2013 Prit sa t\u00eb ta b\u00ebj gati buk\u00ebn. Por tani q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i uritur, fillon t\u00eb qaj\u00eb e t\u00eb nervozohet tejmase. Sepse ai ka ardhur p\u00ebr buk\u00eb at\u00ebher\u00eb kur nuk e duron dot m\u00eb urin\u00eb. Prandaj, qan dhe b\u00ebrtet.<\/p>\n<p>5) Po k\u00ebshtu, ushqimin duhet t\u2019i jepni n\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo e m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebn me vet\u00ebmjaftueshm\u00ebrin\u00eb dhe ia largon lakmin\u00eb.<\/p>\n<p>6) Duhet t\u2019i jepni ushqime t\u00eb llojllojshme. Jepni mishi, perimet e frutat, sepse ushqime t\u00eb ndryshme sjellin morale ose karaktere t\u00eb ndryshme te njeriu. Po, n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, mishin duhet t\u2019i jepni m\u00eb pak dhe perimet m\u00eb shum\u00eb, pasi mishi shkakton plog\u00ebshti, t\u00eb cil\u00ebn njeriu gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb duhet ta ket\u00eb sa m\u00eb pak.<\/p>\n<p>7) Kur f\u00ebmija t\u00eb rritet pak, duhet t\u00eb m\u00ebsoni pun\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb form\u00eb loj\u00ebrash. P\u00ebr shembull mund t\u2019i thoni \u2013 Sille got\u00ebn. \u00c7oje k\u00ebt\u00eb atje. Jepja k\u00ebt\u00eb filanit. etj.. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mund t\u00eb ngarkoni me pun\u00eb t\u00eb ndryshme. Por, atij duhet t\u2019i jepni koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lozur edhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>8) F\u00ebmij\u00ebs duhet t\u2019i m\u00ebsoni besueshm\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr shembull, ka di\u00e7ka para tij q\u00eb ai e k\u00ebrkon, por t\u2019i thoni \u2013 Jo tani, do ta marr\u00ebsh m\u00eb von\u00eb. Dhe nuk duhet t\u2019ia fshihni at\u00eb. Sepse duke ju par\u00eb k\u00ebshtu, edhe ai ashtu do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, rrjedhimisht i krijohet vesi p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>9) Nuk duhet ta puthni shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebn. Puthje e l\u00ebpirje t\u00eb tep\u00ebrta shkaktojn\u00eb shum\u00eb vese t\u00eb k\u00ebqija tek ai. Kudo q\u00eb shkon ai, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit ta duan at\u00eb dhe kjo krijon n\u00eb s\u00ebr\u00eb dob\u00ebsish morale tek ai.<\/p>\n<p>10) Prind\u00ebrit duhet t\u00eb sakrifikojn\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebr shembull, n\u00ebse f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb haj\u00eb dhe di\u00e7ka t\u00eb caktuar, at\u00ebher\u00eb edhe prind\u00ebrit nuk duhet ta han\u00eb dhe nuk duhet ta sjellin at\u00eb ushqim n\u00eb sht\u00ebpi. Madje, duhet t\u2019i thon\u00eb \u2013Meq\u00eb ti nuk duhet ta hash, edhe ne nuk do ta ham\u00eb at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe f\u00ebmija m\u00ebson t\u00eb sakrifikohet p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>11) Gjat\u00eb koh\u00ebs kur f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, duhet shum\u00eb kujdes. Sepse frika, kok\u00ebfort\u00ebsia, nervozizmi, egoizmi, mosp\u00ebrmbajtja e emocioneve dhe shum\u00eb vese t\u00eb tilla krijohen te f\u00ebmija shpesh p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz, p\u00ebr shembull, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb afruesh\u00ebm n\u00eb natyr\u00eb dhe k\u00ebnaqen kur rrijn\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, por ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb nervozohen ashp\u00ebr edhe sikur t\u2019u kaloj\u00eb njeri pran\u00eb tyre dhe i b\u00ebrtasin duke th\u00ebn\u00eb \u2013\u00a0 Largohu! Mos je qorr! etj.. K\u00ebto dob\u00ebsi zakonisht vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb gjata. Gjat\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, prind\u00ebrit b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb ndihet i rehatsh\u00ebm dhe vjen nj\u00eb koh\u00eb kur ai rehatin\u00eb e konsideron si ekskluzivitet p\u00ebr veten e tij.<\/p>\n<p>12) F\u00ebmij\u00ebve nuk duhet t\u2019u tregoni p\u00ebrralla t\u00eb frikshme, sepse ata mund t\u00eb b\u00ebhen frikacak\u00eb dhe kur t\u00eb rriten, nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb guximshme. N\u00ebse f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb frikacak, duhet t\u2019i tregoni p\u00ebrralla p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe ai duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet e t\u00eb luaj\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kan\u00eb guxim.<\/p>\n<p>13) F\u00ebmij\u00ebn nuk duhet ta lejoni q\u00eb ai vet\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb shok\u00ebt e tij, por prind\u00ebrit duhet t\u2019ia zgjedhin shok\u00ebt, duke marr\u00eb parasysh se shok\u00ebt e tij duhet t\u00eb ken\u00eb virtyte t\u00eb larta. K\u00ebshtu do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe prind\u00ebrit, sepse shikojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e kujt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb moralisht.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim midis f\u00ebmij\u00ebve e prind\u00ebrve, sepse kur prind\u00ebrit kujdesen p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e shok\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre, ata detyrimisht do t\u00eb ken\u00eb v\u00ebzhgim mbi moralet e t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>14) N\u00eb baz\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij, f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u2019i jepni disa pun\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb famsh\u00ebm thuhet se ka qen\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb kishte dy f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb ai i thirri q\u00eb t\u00eb dy dhe nj\u00ebrit prej tyre i dha nj\u00eb moll\u00eb duke th\u00ebn\u00eb ta hante bashk\u00eb me v\u00ebllain. F\u00ebmija e mori moll\u00ebn dhe tek po largohej, e pyeti babai: \u201cA e di se si duhet ta ndash moll\u00ebn?\u201d \u201cJo\u201d, iu p\u00ebrgjigj djali.<\/p>\n<p>\u201cAi q\u00eb e ndan, do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr vete dhe tjetrit duhet t\u2019i jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, i tha babai. \u201cAt\u00ebher\u00eb, jepja v\u00ebllait q\u00eb ta ndaj\u00eb moll\u00ebn\u201d, iu p\u00ebrgjigj f\u00ebmija.<\/p>\n<p>Duket sikur f\u00ebmija e k\u00ebtij tregimi tanim\u00eb kishte krijuar nj\u00eb ves, por ai gjithashtu ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb n\u00ebse i jepet nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, tjetrit duhet t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb moral te f\u00ebmija, disa loj\u00ebra, si futboll etj., jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dobishme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb v\u00ebzhgoni q\u00eb gjat\u00eb loj\u00ebs f\u00ebmija nuk duhet t\u00eb marr\u00eb vese t\u00eb tjera. Zakonisht shohim q\u00eb prind\u00ebrit e mb\u00ebshtesin f\u00ebmij\u00ebn e tyre, kurse f\u00ebmij\u00ebn e tjetrit e detyrojn\u00eb q\u00eb t\u00eb bindet. Ky gjest i tyre ua b\u00ebn f\u00ebmij\u00ebn m\u00eb kok\u00ebfort\u00eb dhe ai m\u00ebsohet t\u00eb mos t\u00ebrhiqet, derisa tjetri nuk i bindet atij.<\/p>\n<p>15) Te f\u00ebmija duhet t\u00eb krijoni mendimin se ai \u00ebsht\u00eb i d\u00eblir\u00eb dhe i mir\u00eb. Profeti Muhammed s.a.v.s. na ndri\u00e7oi k\u00ebt\u00eb aspekt. Ai tha:<\/p>\n<p>\u201cMos shani f\u00ebmij\u00ebn, sepse kur e shani, engj\u00ebjt luten duke th\u00ebn\u00eb: \u201cashtu qoft\u00eb!\u201d, dhe ai ashtu b\u00ebhet.\u201d<\/p>\n<p>Kuptimi i k\u00ebtij hadithi \u00ebsht\u00eb q\u00eb engj\u00ebjt shkaktojn\u00eb rezultatin e veprave t\u00eb njeriut. Kur f\u00ebmij\u00ebs i thoni: \u201cJe i keq\u201d, ai krijon p\u00ebrshtypje n\u00eb mendjen e tij se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb i keq dhe, m\u00eb pas, ai ashtu b\u00ebhet. Prandaj, nuk duhet ta shani f\u00ebmij\u00ebn, p\u00ebrkundrazi, duhet t\u2019i m\u00ebsoni morale t\u00eb mira dhe duhet ta p\u00ebrg\u00ebzoni at\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb m\u00ebngjes ime bije erdhi dhe m\u00eb k\u00ebrkoi para. Kur po ia jepja, ajo zgjati dor\u00ebn e majt\u00eb. \u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh me dor\u00ebn e majt\u00eb, i thash\u00eb. M\u00eb tha \u2013 \u201cPo, gabova, nuk do ta b\u00ebj her\u00ebn tjet\u00ebr.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kur i kam b\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtje, ajo u nd\u00ebrgjegj\u00ebsua menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>(16) Duhet t\u00eb p\u00ebrpiqeni q\u00eb f\u00ebmija nuk duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb vesin e kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb. N\u00ebse f\u00ebmija tregohet kok\u00ebfort\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb caktuar, zgjidhja e k\u00ebtij problemi \u00ebsht\u00eb ta angazhoni f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr dhe, m\u00eb pas, t\u00eb zbuloni se p\u00ebrse ai u tregua kok\u00ebfort\u00eb dhe ta largoni arsyen.<\/p>\n<p>(17) F\u00ebmij\u00ebs duhet t\u2019i flisni me edukat\u00eb. F\u00ebmija imiton \u00e7do gj\u00eb. N\u00ebse do t\u2019i drejtoheni me fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, edhe ai k\u00ebshtu do t\u2019ju drejtohet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>(18) P\u00ebrpara f\u00ebmij\u00ebs nuk duhet t\u00eb g\u00ebnjeni, nuk duhet t\u00eb tregoheni mendjemadh dhe nuk duhet t\u00eb flisni fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, sepse ai k\u00ebto gj\u00ebra do t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb prej jush.<\/p>\n<p>Zakonisht prind\u00ebrit jan\u00eb ata q\u00eb i m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebs t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00ebna b\u00ebn ndonj\u00eb veprim p\u00ebrpara f\u00ebmij\u00ebs, por kur vjen babai, i thot\u00eb \u2013 nuk e kam b\u00ebr\u00eb. F\u00ebmija menj\u00ebher\u00eb m\u00ebson se si duhet t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb. Nuk e kam fjal\u00ebn q\u00eb prind\u00ebrit mund t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, por e kam fjal\u00ebn q\u00eb ata q\u00eb nuk mund t\u00eb ruhen dot nga k\u00ebto vese n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ruhen para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vesin e tyre t\u00eb mos ua japin brezit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>(19) F\u00ebmij\u00ebn duhet ta ruani nga \u00e7dolloj l\u00ebnde deh\u00ebse. L\u00ebnd\u00ebt deh\u00ebse ua dob\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb muskujt f\u00ebmij\u00ebve. Po ky ves ua jep edhe vesin p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnyer. Nj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebrdor l\u00ebnd\u00eb deh\u00ebse, m\u00ebsohet t\u00eb ndjek\u00eb verb\u00ebrisht tjetrin.<\/p>\n<p>Hazret Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar r.a. kishte nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb fisin e tij, i cili drogohej dhe nuk kishte asnj\u00eb lidhje me fen\u00eb. Ai solli nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb shok t\u00eb tij dhe i tha Kalifit<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebt\u00eb djal\u00eb do ta b\u00ebj si\u00e7 jam un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Po ti vet\u00eb je i prishur, pse do ta prish\u00ebsh edhe k\u00ebt\u00eb?! I tha Hazret Kalifi i Par\u00eb r.a.. Por ai nuk u t\u00ebrhoq.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Kalifi r.a. e thirri shokun e tij dhe i tha<\/p>\n<p>\u2013 Thirri mendjes! Pse rri me k\u00ebt\u00eb njeri? M\u00ebso ndonj\u00eb zanat!<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e tij ndikuan tek ai dhe ai u largua prej tij.<\/p>\n<p>Por pas nj\u00eb kohe, ai solli edhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr dhe i tha Hazret Kalifit t\u00eb Par\u00eb r.a. \u2013 Po ma prishe edhe k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb ta dij\u00eb vler\u00ebn!<\/p>\n<p>Pra, sipas tij prishja ishte t\u00eb ndaje at\u00eb djal\u00eb prej tij. Hazret Kalifi i Par\u00eb r.a. edhe at\u00eb e k\u00ebshilloi shum\u00eb, madje tha \u2013 T\u00eb jap para, merri dhe m\u00ebso ndonj\u00eb zanat! Por ai nuk u p\u00ebrmir\u00ebsua dot. M\u00eb n\u00eb fund, Hazret Kalifi i Par\u00eb e thirri at\u00eb djal\u00eb dhe e pyeti<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij?<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebtij i jap drog\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai nuk ka fuqi as t\u00eb m\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb, iu p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>Shkurt, l\u00ebnd\u00ebt deh\u00ebse ia heqin njeriut t\u00ebr\u00ebsisht vullnetin e mir\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja m\u00eb e keqe, sepse ajo mund ta kap\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyra shum\u00eb t\u00eb im\u00ebta. Andaj, duhet t\u00eb p\u00ebrpiqeni ta ruani f\u00ebmij\u00ebn ve\u00e7an\u00ebrisht nga g\u00ebnjeshtra.<\/p>\n<p>Ka disa shkaqe, q\u00eb e krijojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ves te f\u00ebmija n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetishme. P\u00ebr shembull, truri i f\u00ebmij\u00ebs ka nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe krijimtarie. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebgjon f\u00ebmija, fillon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb saj konkret n\u00eb mendjen e tij. Motra ime n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri \u00e7do dit\u00eb na tregonte ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb gjat\u00eb. Ne \u00e7uditeshim se si mund t\u00eb shikonte ajo \u00ebndrra t\u00eb tilla p\u00ebrdit\u00eb. N\u00eb fund kuptuam q\u00eb \u00e7do mendim q\u00eb i vinte para se t\u00eb flinte, ajo e quante \u00ebnd\u00ebrr. Pra, f\u00ebmija \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mendon, krijon nj\u00eb realitet t\u00eb saj dhe, edhe k\u00ebshtu, me kalimin e koh\u00ebs m\u00ebsohet t\u00eb tregoj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb paqena.<\/p>\n<p>Prandaj, duhet q\u00eb t\u2019i thoni her\u00eb pas here f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb mendimi \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr dhe realiteti \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse f\u00ebmija vet\u00ebdijsohet se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mendimi e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb realiteti, do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ruhet edhe nga gj\u00ebrat e paqena.<\/p>\n<p>(20) F\u00ebmij\u00ebt duhet t\u2019i ndaloni t\u00eb luajn\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanuar.<\/p>\n<p>21) F\u00ebmij\u00ebt nuk duhet t\u2019i lini t\u00eb zhveshur.<\/p>\n<p>22) Duhet t\u2019i edukoni f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb fajin. Metodat e k\u00ebsaj pune jan\u00eb:<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) Mos mbuloni fajet tuaja p\u00ebrpara tyre.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) N\u00ebse f\u00ebmija b\u00ebn ndonj\u00eb gabim, tregoni dhembshurin\u00eb ndaj tij dhe b\u00ebjeni q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se ai i ka shkaktuar humbje t\u00eb madhe vetvetes, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ju po tregoheni t\u00eb dhembshur ndaj tij. Pra, duhet t\u2019ia m\u00ebsoni but\u00ebsisht se gabimi i tij i shkaktoi k\u00ebt\u00eb humbje.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">(c) P\u00ebr t\u00eb parandaluar gabime t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen, bisedoni me f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kuptoj\u00eb se gabimi i tij i futi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prind\u00ebrit. P\u00ebr shembull, p\u00ebr humbjen q\u00eb ka shkaktuar f\u00ebmija, jepini parat\u00eb q\u00eb ai ta paguaj\u00eb para jush. Kjo do ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet se gabimet kan\u00eb pasoja dhe ato nuk jan\u00eb t\u00eb mira. Shlyerja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb shum\u00eb e keqe, por sipas meje, p\u00ebr t\u00eb edukuar f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb raste t\u00eb tilla, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">\u00e7) F\u00ebmij\u00ebn kur ta qortoni, qortojeni duke e marr\u00eb diku tjet\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm.<\/p>\n<p>23) F\u00ebmij\u00ebn duhet ta b\u00ebni \u201cpronar\u201d t\u00eb nj\u00eb \u201cpasurie\u201d. Kjo do t\u2019i jap\u00eb f\u00ebmij\u00ebs k\u00ebto virtyte:<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) Ai do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb jap\u00eb l\u00ebmosh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) Do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb kursej\u00eb.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">c) Do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit. P\u00ebr shembull, jepni f\u00ebmij\u00ebs 30 lek\u00eb, e thuajini \u2013 Bli di\u00e7ka me 10 lek\u00eb dhe haje duke ndar\u00eb me shok\u00ebt; bli nj\u00eb lod\u00ebr me 10 lek\u00eb dhe 10 lek\u00eb t\u00eb tjera jepi l\u00ebmosh\u00eb!<\/p>\n<p>24) Po k\u00ebshtu, f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb \u201cpasuri\u201d t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr shembull, jepuni ndonj\u00eb lod\u00ebr dhe thojani \u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju t\u00eb gjith\u00eb! Luani bashk\u00eb dhe mos e prishni. Kjo e m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb ruaj\u00eb pasurit\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>25) Her\u00eb pas here f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u2019i m\u00ebsoni edukat\u00ebn, rregullat, kultur\u00ebn etj..<\/p>\n<p>26) Duhet t\u00eb kujdeseni q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe ushtrime fizike e t\u00eb b\u00ebhet i fort\u00eb fizikisht, sepse kjo i b\u00ebn dobi nj\u00ebsoj edhe n\u00eb zhvillimin material t\u00eb jet\u00ebs, edhe n\u00eb pastrimin e tij shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb moralit dhe t\u00eb spiritualitetit q\u00eb ju kam dh\u00ebn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr [n\u00eb kapitullin paraardh\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij libri], f\u00ebmija i edukuar dhe i pasur me vlera shpirt\u00ebrore do t\u00eb quhet ai q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb vetit\u00eb e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>1) T\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person me morale dhe q\u00eb kujdeset p\u00ebr an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tij.<\/p>\n<p>2) T\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u2019i aft\u00ebsoj\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt me k\u00ebto veti.<\/p>\n<p>3) T\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb Xhematit.<\/p>\n<p>4) T\u00eb ket\u00eb dashuri t\u00eb sinqert\u00eb me Allahun e Madh\u00ebrish\u00ebm, dashuri e cila t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjitha dashurit\u00eb e tjera tek ai.<\/p>\n<p><strong>Kriteret p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse f\u00ebmija ka arritur pik\u00ebn e par\u00eb, jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) Kur t\u00eb rritet, ai t\u00eb zbatoj\u00eb Fjal\u00ebt e Allahut t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb, duke pasur bindje e respekt ndaj tyre.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) T\u00eb jet\u00eb i vendosur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb sprov\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">c) T\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr jetes\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">\u00e7) T\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb pasurit\u00eb dhe pronat e tij, dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>Kriteret p\u00ebr pik\u00ebn e dyt\u00eb, jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) T\u00eb jap\u00eb shembullin e tij pozitiv me virtyte e morale t\u00eb larta.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) T\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb edukimin e t\u00eb tjer\u00ebve dhe n\u00eb p\u00ebr\u00e7imin e mesazhit te ta.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">c) T\u00eb mbroj\u00eb mjetet e tij q\u00eb t\u00eb mos prishen, madje t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato p\u00ebr hir t\u00eb Islamit dhe t\u00eb Xhematit.<\/p>\n<p><strong>Kriteret p\u00ebr pik\u00ebn e tret\u00eb, pra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb rregullat e Xhematit, jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) T\u00eb kujdeset p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) T\u00eb mbroj\u00eb pasurit\u00eb dhe interesat e Xhematit.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">c) T\u00eb mos b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb u cenon t\u00eb drejtat t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">d) T\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb duroj\u00eb si shp\u00ebrblimet, ashtu edhe vendimet kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p><strong>Kriteret p\u00ebr pik\u00ebn e kat\u00ebrt, jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">a) T\u00eb ket\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar Fjal\u00ebn Hynore dhe ta respektoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">b) Emri i Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm duhet ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb dhe t\u00eb hesht\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">c) Pavar\u00ebsisht se jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb nga bota.<\/p>\n<p style=\"padding-left: 40px;\">\u00e7) Jeta e tij t\u00eb tregoj\u00eb shenja t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Zotin.<\/p>\n<p>Pas edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, mbetet pyetja: Si mund t\u00eb largohet m\u00ebkati nga ata q\u00eb tanim\u00eb e kan\u00eb? K\u00ebsaj do t\u2019i p\u00ebrgjigjem n\u00eb vijim.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">(Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.alislam.org\/urdu\/book\/%d8%a7%d9%86%d9%88%d8%a7%d8%b1%d8%a7%d9%84%d8%b9%d9%84%d9%88%d9%85\/%d8%ac%d9%84%d8%af-9\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201c<em>Minhaxhut-Talibin<\/em>\u201d<\/a>, &#8220;Envarul-&#8216;Ulum&#8221;, v\u00ebll. 9, Kadijan, 2008, f. 201 &#8211; 208.)<\/p>\n<h2>LEXONI:<\/h2>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/questions\/cfare-jane-mesimet-e-islamit-dispozitat-islame-kur-ju-lind-nje-femije\/\">Cilat jan\u00eb m\u00ebsimet e Islamit kur ju lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb?<\/a><\/strong><\/li>\n<li><strong><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/emra-per-djem-emra-per-vajza-kuptimet-e-emrave-ne-shqip\/\">Emra p\u00ebr djem e vajza | Prejardhje dhe kuptime t\u00eb tyre n\u00eb shqip<\/a><\/strong><\/li>\n<li><strong><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/lutjet\/dhurome-cfare-kjo-zemer-bren-poezi-lutje-per-femijet\/\">Nj\u00eb lutje tjet\u00ebr n\u00eb vargje, n\u00eb shqip, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve<\/a><\/strong><\/li>\n<li><strong><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/lutjet\/lutje-per-te-pasur-femijet-te-edukuar-adhurues-dhe-sherbetore-te-zotit\/\">Nj\u00eb lutje shum\u00eb e bukur p\u00ebr edukimin e f\u00ebmij\u00ebve<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":11636,"template":"","tags":[],"authors":[456],"content_source":[],"class_list":["post-11628","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-edukimi-i-femijeve","topics-femijet","topics-zhvillimi-i-personalitetit-formimi-i-personalitetit","article-cat-artikuj","authors-hazret-mirza-bashiruddin-mahmud-ahmedi"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-18T19:40:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1638\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1013\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/\",\"name\":\"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-15T13:09:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-18T19:40:17+00:00\",\"description\":\"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg\",\"width\":1638,\"height\":1013,\"caption\":\"edukimi i femijeve metodat e edukimit te femijes\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj","description":"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj","og_description":"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2021-02-18T19:40:17+00:00","og_image":[{"width":1638,"height":1013,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/","name":"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg","datePublished":"2021-02-15T13:09:51+00:00","dateModified":"2021-02-18T19:40:17+00:00","description":"F\u00ebmija lind i pafajsh\u00ebm, por karakteri i f\u00ebmij\u00ebs nd\u00ebrtohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb edukimit q\u00eb i japim. K\u00ebto jan\u00eb metodat e edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/02\/edukimi-i-femijeve-metodat-e-edukimit.jpg","width":1638,"height":1013,"caption":"edukimi i femijeve metodat e edukimit te femijes"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/edukimi-i-femijeve-metodat-edukimit-te-femijeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve | Metoda praktike p\u00ebr edukimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/11628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11628"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=11628"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=11628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}