{"id":11562,"date":"2021-01-21T12:25:58","date_gmt":"2021-01-21T12:25:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=11562"},"modified":"2021-01-21T12:33:38","modified_gmt":"2021-01-21T12:33:38","slug":"jeta-maulvi-hakim-nurudin","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/","title":{"rendered":"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s."},"content":{"rendered":"<h2>F\u00ebmij\u00ebria dhe rinia e tij<\/h2>\n<p>Hazret Hakim Maulvi Nurudin r.a. lindi n\u00eb vitin 1841 n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb <em>Bera-s<\/em>, n\u00eb Penxhab, t\u00eb Indis\u00eb. Babai i tij Hafiz Ghulam Rasul dhe n\u00ebna Nur Bakht, kishin nj\u00eb dashuri t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme p\u00ebr Kuranin duke u b\u00ebr\u00eb shembull perfekt p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Hazret Maulvi Nurudini r.a. ishte i 34-ti brez n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me Hazret Omerin r.a.<sup>\u00a0 <\/sup>Kalifin e Profetit t\u00eb Shenjt\u00eb s.a.v.s., k\u00ebshtu nga babai ai ishte nj\u00eb <em>kurejshij<\/em>.<\/p>\n<p>Ai ushqeu dashurin\u00eb ndaj dijes dhe librave q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe madje ai shprehet n\u00eb autobiografin\u00eb\u00a0 e tij:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cUn\u00eb isha i magjepsur pas koleksionit t\u00eb librave. Kur isha f\u00ebmij\u00eb un\u00eb mblidhja libra t\u00eb bukur, por kur arrita mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb un\u00eb p\u00ebrdorja libra t\u00eb zgjedhur.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tij m\u00ebsoi urdu, arabisht, persisht dhe gjuh\u00ebn e tij penxhabisht. Leximin e Kuranit e kishte m\u00ebsuar nga n\u00ebna dhe vet\u00ebm n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7, ai filloi t\u00eb mblidhte p\u00ebrkthimet dhe komentimet e Kuranit. K\u00ebshtu filloi dashuria e tij ndaj Kuranit dhe ep\u00ebrsia e k\u00ebtyre m\u00ebsimeve n\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij. Pasi u diplomua dhe kur ishte vet\u00ebm 21 vje\u00e7 ai u vendos drejtor n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, post q\u00eb e mbajti p\u00ebr kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<h2>Jeta para Kalifatit<\/h2>\n<p>Hazret Maulvi Nuruddini r.a. q\u00ebndroi p\u00ebr disa vjet n\u00eb Laknau ku mori m\u00ebsimet e mjek\u00ebsis\u00eb nga mjeku m\u00eb i njohur i asokohe. N\u00eb qytetin Bopal (Bhopal) kishte fituar pak para nga profesioni i tij prej mjeku dhe me k\u00ebto para shkoi n\u00eb Mek\u00eb p\u00ebr Haxh.<\/p>\n<h2>Mrekullia e lutjes kur sheh Qaben<\/h2>\n<p>Hazret Maulvi Nurudini r.a. kishte d\u00ebgjuar se lutja e par\u00eb pasi t\u00eb kesh par\u00eb Qaben, pranohet tek Allahu, andaj b\u00ebri k\u00ebt\u00eb dua:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cO Zoti im! Jam p\u00ebher\u00eb nevojtar Yti. \u00c7\u2019lutje t\u00eb t\u00eb b\u00ebj at\u00ebher\u00eb! Andaj, t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohem, q\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb nevojitet, plot\u00ebsoma lutjen!\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Ai thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cP\u00ebr haditholog\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb aq e qart\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia e k\u00ebtij hadithi, [hadithi q\u00eb flet p\u00ebr lutjen pasi ta shoh\u00ebsh Qaben p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb], por p\u00ebrvoja ime tregon se mua kjo lutje m\u2019u pranua. N\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb p\u00ebrballesha n\u00eb debate me natyralist\u00eb, filozof\u00eb dhe ateist\u00eb t\u00eb shquar dhe gjithmon\u00eb fal\u00eb lutjes arrita sukses, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb shtoi vazhdimisht besimin.\u201d<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Mek\u00eb dhe n\u00eb Medin\u00eb me dijetar\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb asaj kohe, ai b\u00ebri studimin e librave t\u00eb hadithit.<\/p>\n<h2>Mjek i shquar bamir\u00ebs<\/h2>\n<p>Me t\u2019u kthyer n\u00eb Bera (Bhera), ai u martua. M\u00eb pas, filloi t\u00eb ushtronte profesionin e tij si mjek. Me dashamir\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebsjelljen dhe zot\u00ebsin\u00eb e tij, arriti t\u00eb fitoj\u00eb zemrat e njer\u00ebzve. Ai nuk b\u00ebnte dallime mes t\u00eb pasurit dhe t\u00eb varf\u00ebrit. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, asnj\u00ebher\u00eb nuk k\u00ebrkoi gj\u00eb si shp\u00ebrblim, por k\u00ebnaqej me at\u00eb q\u00eb i jepnin pacient\u00ebt. Ai nuk mburrej asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte arritur dhe ushqehej me nj\u00eb besim t\u00eb pluhatsh\u00ebm tek Zoti si burim i t\u00eb gjitha mir\u00ebsive.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11559\" src=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Maulvi-Nuruddin.png\" alt=\"Hakim Maulvi Nurudin\" width=\"377\" height=\"445\" srcset=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Maulvi-Nuruddin.png 377w, https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Maulvi-Nuruddin-254x300.png 254w\" sizes=\"auto, (max-width: 377px) 100vw, 377px\" \/>Fama e tij u d\u00ebgjua gjithandej saq\u00eb Mbreti i shtetit t\u00eb Kashmirit e caktoi mjek n\u00eb oborrin e tij. Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb kur ai u caktua mjeku i oborrit mbret\u00ebror t\u00eb k\u00ebtij shteti. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij te mbreti, ai filloi t\u2019i m\u00ebsonte atij m\u00ebsimet e Islamit dhe kurdo her\u00eb q\u00eb dilte nevoja t\u00eb mbrohej nderi dhe dinjiteti i fes\u00eb Islame, ai e b\u00ebnte me argumente t\u00eb forta e t\u00eb pathyeshme.<\/p>\n<h2>Hafiz i Kuranit<\/h2>\n<p>Ai kishte nj\u00eb memorie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00ebher\u00eb tek shkonte n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb hipur n\u00eb elefant, udh\u00ebtim i cili zgjati nj\u00eb muaj, filloi t\u00eb m\u00ebsonte Kuranin p\u00ebrmend\u00ebsh. Ai arriti q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 dit\u00ebve udh\u00ebtimi t\u00eb m\u00ebsonte p\u00ebrmend\u00ebsh 14 xhuze [pothuajse gjysm\u00ebn e Kuranit).<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a> Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb fal\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr Kuranin ai t\u00eb arrinte t\u00eb m\u00ebsonte t\u00eb gjith\u00eb Kuranin p\u00ebrmend\u00ebsh duke fituar k\u00ebshtu edhe titullin Hafiz.<\/p>\n<h2>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njeriut t\u00eb Zotit<\/h2>\n<p>Hakim Maulvi Nurudini r.a., edhe pse kishte marr\u00eb m\u00ebsime nga dijetar\u00eb t\u00eb shquar, gjithmon\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb t\u00eb arrinte t\u00eb fitonte vlera t\u00eb larta shpirt\u00ebrore e morale. Ai shikonte q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e dijetar\u00ebve p\u00eblqente vetmin\u00eb nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr i jepte m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi pamjes sip\u00ebrfaq\u00ebsore sesa thelbit dhe vlerave shpirt\u00ebrore. Islami po sulmohej nga besimet e tjera.<\/p>\n<p>Hazret Nurudini r.a e dinte mir\u00eb nga premtimet e Zotit n\u00eb Kuran dhe n\u00eb hadithe, se besimtar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs (<em>kalif\u00eb<\/em>) n\u00eb tok\u00eb. Ai Gjithashtu e dinte profecin\u00eb e Profetit Muhammed s.a.v.s. se Allahu do t\u00eb vendoste n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do shekulli nj\u00eb reformator\u00a0 p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e fes\u00eb Islame. K\u00ebshtu ai shikonte nga Zoti p\u00ebr nj\u00eb shenj\u00eb hyjnore. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, ai m\u00ebsoi p\u00ebr Hazret Mirza Ghulam Ahmedin r.a., p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tij. Ai vet\u00eb e rr\u00ebfen k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cQ\u00eb kur jam informuar mbi lig\u00ebsit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb zhytur bashk\u00ebkoh\u00ebsit e mi dhe kam v\u00ebzhguar ndryshimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb fe dhe n\u00eb njer\u00ebzit fetar\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb i etur dhe i jam lutur Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb prij\u00eb drejt atij personi q\u00eb do t\u00eb ringjall\u00eb fen\u00eb Islame dhe i cili do t\u00eb mposht\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e fes\u00eb Islame dhe njer\u00ebzit e lig\u00eb me sulme shpirt\u00ebrore&#8230;\u201d<\/p>\n<p>&#8230; isha nd\u00ebr ata q\u00eb e prisnin me padurim shfaqjen e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim udh\u00ebtova n\u00eb at\u00eb vend ku u shfaq\u00ebn dritat e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb bindjes, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb Allahut. Kalova p\u00ebrmes pyjeve dhe kap\u00ebrceva shkret\u00ebtira duke e k\u00ebrkuar at\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit e shenjt\u00eb&#8230; Nuk gjeta asnj\u00eb dijetar t\u00eb angazhuar n\u00eb p\u00ebrhapjen e mesazhit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Islamit&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, mora lajmin e mir\u00eb t\u00eb atij personazhi t\u00eb lavd\u00ebruar, t\u00eb atij t\u00eb d\u00eblirit t\u00eb ditur, i cili \u00ebsht\u00eb reformator i k\u00ebtij shekulli, Mehdiu e Mesihu i k\u00ebsaj kohe, autori i vepr\u00ebs Berahin-e-Ahmedia.<\/p>\n<p>Un\u00eb nxitova ta shikoja at\u00eb vet\u00eb dhe kuptova menj\u00ebher\u00eb se ai ishte gjykat\u00ebsi i premtuar dhe ishte ai, i cili ishte caktuar nga Allahu i Lart\u00ebsuar p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e besimit. Menj\u00ebher\u00eb iu p\u00ebrgjigja thirrjes s\u00eb Allahut dhe rash\u00eb n\u00eb sexhde n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje ndaj k\u00ebsaj mir\u00ebsie t\u00eb madhe.\u201d<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Maulvi Nurudini r.a., ishte 43 vje\u00e7 kur u takua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Mesihun e Premtuar a.s dhe pastaj mbeti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij i p\u00ebrkushtuar dhe i bindur ndaj tij. Ai e ndiqte Mesihun e Premtuar n\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje, sado e vog\u00ebl t\u00eb ishte ajo. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, sipas porosis\u00eb s\u00eb Mehsiut t\u00eb Premtuar a.s., ai hartoi nj\u00eb lib\u00ebr me 4 v\u00ebllime n\u00eb p\u00ebrgjigjie t\u00eb akuzave t\u00eb ngritura nga nj\u00eb kund\u00ebrshtar i fes\u00eb Islame.<\/p>\n<h2>Konsiderata t\u00eb larta t\u00eb Hazret Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. p\u00ebr t\u00eb<\/h2>\n<p>Vet\u00eb Mesihu i Premtuar a.s. kishte konsiderata t\u00eb larta p\u00ebr Hazret Maulvi Nurudinin. Nj\u00ebher\u00eb kur Hazret Nurudini r.a. u s\u00ebmur, Meshu i Premtuar a.s. udh\u00ebtoi deri n\u00eb qytetin Xhamu p\u00ebr ta viziuar at\u00eb. Mesihu i Premtuar a.s., shpreh vler\u00ebsimet ndaj tij duke shkruar:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cQ\u00eb kur un\u00eb jam caktuar nga Allahu i Lart\u00ebsuar&#8230; un\u00eb jam lutur dit\u00ebn dhe nat\u00ebn &#8230; O Zot, jam i vet\u00ebm dhe pa mb\u00ebshtetje, kush do t\u00eb jet\u00eb ndihm\u00ebsi dhe p\u00ebrkrah\u00ebsi im?\u201d Kur duart e mia u ngrit\u00ebn vazhdimisht n\u00eb lutje dhe hap\u00ebsira e qiellit u mbush me p\u00ebrgj\u00ebrimet e mia at\u00ebher\u00eb, Allahu i Lart\u00ebsuar m\u2019i d\u00ebgjoi lutjet dhe m\u00ebshira e Tij u m\u2019u shfaq dhe m\u00eb dhuroi nj\u00eb shok t\u00eb sinqert\u00eb e besnik, i cili \u00ebsht\u00eb syri i shok\u00ebve t\u00eb mi dhe esenca e atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit e mi p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb besimit. Emri i tij, si cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ndritura, \u00ebsht\u00eb Nurudin (Drita e besimit )&#8230;<\/p>\n<p>&#8230; ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit e Zotit. Un\u00eb v\u00ebrej se urt\u00ebsia rrjedh nga buz\u00ebt e tij dhe drita hyjnore zbret mbi t\u00eb. Kur ai fillon t\u00eb shpjegoj\u00eb Librin e Allahut, zbulon burimet e fshehura dhe b\u00ebn q\u00eb gurrat e dituris\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb dhe t\u00eb hapin thesare t\u00eb mrekullueshme t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb q\u00eb deri tani ishin t\u00eb mbuluara.\u201d<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Mesihu i Premtuar a.s Shkruan n\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb tij :<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cSa mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse \u00e7do an\u00ebtar do t\u00eb b\u00ebhej si Nurudini,<br \/>\npor mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse \u00e7do zem\u00ebr do t\u00eb mbushet nga besimi i v\u00ebrtet\u00eb\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<h2>Ahmediani i par\u00eb q\u00eb b\u00ebri <em>bejatin<\/em> n\u00eb dor\u00ebn e Hazret Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.<\/h2>\n<p>M\u00eb 23 mars 1889\u00a0 Hazret Mesihu i Premtuar a.s., filloi t\u00eb merrte <em>bejatin<\/em> (bes\u00eblidhje) nga pasuesit e tij dhe Hazret Maulvi Nurudini r.a kishte nderin q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte i pari <em>bejatin<\/em> n\u00eb dor\u00ebn e tij.<\/p>\n<h2>Model i bindjes ndaj Imamit t\u00eb koh\u00ebs<\/h2>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb mbretit t\u00eb Kashmirit, Hazret Maulvi Nurudini r.a. u shp\u00ebrngul n\u00eb vendlindjen e tij Bera, dhe vendosi t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb qend\u00ebr mjek\u00ebsore si dhe sht\u00ebpin\u00eb e vet. Pasi filloi punimet, i duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Lahor p\u00ebr t\u00eb siguruar disa materiale nd\u00ebrtimi, por meqen\u00ebse Kadijani ishte af\u00ebr Lahorit ai vendosi t\u00eb shkoj\u00eb edhe atje q\u00eb t\u00eb takoj\u00eb Mesihun e Premtuar a.s. dhe k\u00ebshtu b\u00ebri.<\/p>\n<p>Mesihu i Premtuar a.s. i tha se meqen\u00ebse ai nuk ishte i z\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, le t\u00eb rrinte n\u00eb Kadijan p\u00ebr disa dit\u00eb. Pastaj i tha t\u00eb merrte edhe gruan n\u00eb Kadijan. Hazret Nurudini r.a. i shkroi nj\u00eb let\u00ebr gruas s\u00eb tij dhe i tha t\u00eb ndalonte punimet q\u00eb kishin nisur pasi ai nuk ishte m\u00eb n\u00eb Bera dhe se duhej t\u00eb shkonte edhe ajo atje. M\u00eb von\u00eb ai mori edhe bibliotek\u00ebn e tij n\u00eb Kadijan.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, nj\u00eb dit\u00eb, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cHeqeni nga mendja Beran\u00eb, vendlindjen tuaj.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Maulvi Nurudini r.a. thoshte \u2013 Kisha frik\u00eb se si do ta realizoja k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb Huzurit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb mos kthehem asnj\u00ebher\u00eb atje, por si mund ta kontrolloj zemr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb bie n\u00eb mend vendi im?! Ai shton:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cZoti \u00ebsht\u00eb i Madh dhe \u00c7udib\u00ebr\u00ebs! M\u00eb pas, as nuk m\u00eb ra n\u00eb mend, madje, as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, t\u00eb shkoja n\u00eb vendlindje. U b\u00ebra t\u00ebr\u00ebsisht i Kadijanit.\u201d<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p>Bindja dhe n\u00ebnshtrimi i Hazret Maulvi Nurudinit r.a. ndaj Mesihut t\u00eb Premtuar a.s., nuk mbaronte me kaq. Nj\u00ebher\u00eb Hazret Maulvi Nurudini r.a i k\u00ebrkoi leje Hazret Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb qytetin n\u00eb Batala q\u00eb t\u00eb vizitonte nj\u00eb pacient atje. Para se t\u00eb nisej, Hazret Mesihu i Premtuar a.s i tha \u2013 Shpresoj t\u00eb ktheheni n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shkoi n\u00eb Batala dhe nd\u00ebrsa po vizitonte t\u00eb s\u00ebmurin filloi t\u00eb binte nj\u00eb shi shum\u00eb i fort\u00eb. Arriti t\u00eb mbaroj\u00eb me pacientin, i cili i k\u00ebrkoi t\u00eb mos kthehej at\u00eb nat\u00eb pasi shiu ishte shum\u00eb i fuqish\u00ebm dhe se nat\u00ebn rruga nuk ishte aspak e sigurt\u00eb. Por ai n\u00eb at\u00eb stuhi shiu dhe n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pasigurt, u nis dhe mb\u00ebrriti n\u00eb namazin e sabahut, vet\u00ebm sepse ashtu i kishte porositur Mesihu i Premtuar a.s..<\/p>\n<h2>Dashuria e pashembullt ndaj Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb<\/h2>\n<p>Dashuri e tij ndaj Kuranit ishte e pashembullt. Ai shkruan:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cN\u00ebse Allahu \u00ebsht\u00eb i Pafund, ashtu jan\u00eb edhe kuptimet e Kuranit Fam\u00eblart\u00eb\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ai kishte grumbulluar dor\u00ebshkrime nga m\u00eb t\u00eb hershmet dhe m\u00eb t\u00eb \u00e7muarat t\u00eb Kuranit dhe koh\u00ebn e tij, e kalonte duke dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet e Kuranit. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb vizitor vjen n\u00eb Kadian dhe shkon n\u00eb nj\u00eb xhami ku gjen nj\u00eb person i cili shpjegonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashembullt disa ajete t\u00eb Kuranit. Ai u mahnit nga kjo gj\u00eb dhe pyet se kush \u00ebsht\u00eb ky person. Ai m\u00ebson se ky dijetar ishte nj\u00eb nga pasuesit e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s dhe ai thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cN\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasues, si do t\u00eb jet\u00eb dituria e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.?!\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb Kadian shumic\u00ebn e koh\u00ebs e kalonte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Xhematit ku kishte hapur nj\u00eb klinik\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit. Ai gjithashtu jepte m\u00ebsim t\u00eb Kuranit dhe t\u00eb hadithit.<\/p>\n<h2>Hazret Maulvi Nurudini u zgjodh Kalifi i Part\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar<\/h2>\n<p>M\u00eb 26 maj t\u00eb vitit 1908, Hazret Mesihu i Premtuar alejhiselam nd\u00ebrroi jet\u00eb. Vdekja e tij ishte e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Xhematin. An\u00ebtar\u00ebt ishin t\u00eb d\u00ebrrmuar shpirt\u00ebrisht dhe t\u00eb gjith\u00eb u angazhuan n\u00eb lutje.<\/p>\n<p>Ndjek\u00ebsit e tij m\u00eb t\u00eb shquar dhe m\u00eb n\u00eb z\u00eb unanimisht k\u00ebrkuan q\u00eb Hazret Nurudini r.a. t\u00eb ishte Kalifi i Xhematit, udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror dhe administrativ. Ai u angazhua n\u00eb lutje dhe mbajti nj\u00eb fjalim ku nd\u00ebr t\u00eb tjerat tha:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cShikoni jet\u00ebn time t\u00eb kaluar. Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam lakmuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye &#8230; nuk kam dashur asgj\u00eb nga kjo dynja. Gjith\u00e7ka q\u00eb kam dashur \u00ebsht\u00eb q\u00eb Zoti im t\u00eb k\u00ebnaqet prej meje&#8230; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe e cila mund t\u00eb p\u00ebrmbushet vet\u00ebm nga dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar nga Zoti, i cili g\u00ebzon premtime t\u00eb mira t\u00eb ndihm\u00ebs Hyjnore q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha&#8230; Un\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb Zotit.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu pas marrjes s\u00eb k\u00ebsaj detyre, ai iu p\u00ebrkushtua t\u00ebr\u00ebsisht realizimit t\u00eb misionit t\u00eb Mesihut t\u00eb Premtuar r.a..<\/p>\n<p>Detyra kryesore e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s ishte vendosja e ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vlerave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb Islamit. Prandaj edhe Kalifi I r.a. u angazhua n\u00eb ngulitjen e k\u00ebtyre vlerave tek an\u00ebtar\u00ebt. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs ai e kalonte duke ilustruar thesaret e v\u00ebrteta t\u00eb fes\u00eb Islame. Ai p\u00ebrkrahu fuqimisht Medresen\u00eb \u201cAhmedia\u201d, q\u00eb synonte p\u00ebrgatitjen e dijetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ngarkoheshin me detyr\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb Islamit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevojave financiare t\u00eb xhematit themeloi nj\u00eb zyr\u00eb q\u00eb merrej me financ\u00ebn, e cila quhej \u201cBejtul-Mal\u201d, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Hazret Omerit r.a..<\/p>\n<p>Ai gjithashtu nd\u00ebrtoi nj\u00eb spital dhe kontribuoi bujarisht n\u00eb t\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij u hodh\u00ebn themelet p\u00ebr shkoll\u00ebn e par\u00eb t\u00eb xhematit. Po ashtu, gjat\u00eb Kalifatit t\u00eb tij u themelua gazeta \u201cAl-Fazl\u201d, e cila vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe sot si nj\u00eb organ i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm informues p\u00ebr Xhematin.<\/p>\n<p>Allahu i kishte th\u00ebn\u00eb Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. \u2013 Un\u00eb do t\u00eb \u00e7oj mesazhin t\u00ebnd deri n\u00eb skajet e bot\u00ebs. P\u00ebrmbushja e par\u00eb\u00a0 k\u00ebsaj shpalljeje u pa n\u00eb vendosjen e misionit t\u00eb Xhematit n\u00eb Angli dhe pastaj n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Hazret Maulvi Nurudini r.a. ndoqi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshillat e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s., me nj\u00eb angazhim t\u00eb pashoq deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Me kalimin e koh\u00ebs ai shkroi nj\u00eb testament n\u00eb t\u00eb cilin jepte porosi t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Xhematit dhe familjen e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb testament, nd\u00ebr t\u00eb tjerat, ai shkroi:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt e mi jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe un\u00eb nuk kam para, por atyre nuk duhet t\u2019u jepet asgj\u00eb nga fondi i jetim\u00ebve apo i t\u00eb varf\u00ebve. Pasardh\u00ebsi im duhet t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i devotsh\u00ebm, i ditur dhe me morale t\u00eb larta. Un\u00eb kam qen\u00eb mir\u00ebdash\u00ebs ndaj secilit dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb edhe ai&#8230;\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Hazret Hakim Maulvi Nurudinr r.a. nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 13 mars 1914, gjasht\u00eb vjet pas Hazret Mesihut t\u00eb Premtuar a.s., duke l\u00ebn\u00eb pas tij thesare diturie dhe shembuj bujarie, devotshm\u00ebrie dhe p\u00ebruljeje ndaj Allahut dhe Profetit t\u00eb Tij t\u00eb pashoq. Ai ishte dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fener i art\u00eb i fes\u00eb Islame dhe Ahmediatit n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Kalifatit t\u00eb tij gjasht\u00eb vje\u00e7ar, ai la pas nj\u00eb thesar veprash si n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, ashtu edhe n\u00eb dijet Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, mund t\u00eb p\u00ebrmendim:<\/p>\n<ul>\n<li>\u201cBajad-e-Nuruddin\u201d,<\/li>\n<li>\u201cTasdik Berahin-e-Ahmedia\u201d,<\/li>\n<li>\u201cFaslul-Khitab\u201d,<\/li>\n<li>\u201cHakaikul-Furkan\u201d (komentim i Kuranit prej 4 v\u00ebllimesh), etj.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Allahu na mund\u00ebsoft\u00eb edhe ne t\u00eb jemi nd\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga shembulli i tij, t\u00eb kemi pak pjes\u00eb nga ajo drit\u00eb q\u00eb ai sh\u00ebmb\u00ebllente gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe mund\u00ebsoft\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet edhe p\u00ebr ne d\u00ebshira e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. , shkruar n\u00eb poezin\u00eb e tij me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u201cSa mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse \u00e7do an\u00ebtar\u00eb b\u00ebhej si Nurudini<br \/>\npor mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse \u00e7do zem\u00ebr do t\u00eb mbushet nga besimi i v\u00ebrtet\u00eb\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<h2>LEXONI:<\/h2>\n<ul>\n<li><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/personalitete\/hakim-maulvi-nurudin\/\">Veprat e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.<\/a><\/li>\n<li><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/fjalimet-e-xhumave\/2015\/05\/29\/bekimet-e-kalifatit\/\">Bekimet e Kalifatit<\/a><\/li>\n<li><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/videos\/jeta-e-mesihut-te-premtuar-a-s\/\">Jeta e Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. (Video)<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<hr \/>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Abdul-Kader Saudagarmel, \u201cHajat-e-Nur\u201d, Botues: Nazarat Nashr-o-Isha\u2019at, Qadian, 2003, f. 52.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Po aty.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Po ai, f. 104.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Po ai, f. 109 \u2013 112.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> A\u2019inah\u2019-e-Kamalat-i-Islam, Rruhani Kheza\u2019in, v\u00ebll.V,\u00a0 f.581-582.<br \/>\n<a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Abdul-Kader Saudagarmel, \u201cHajat-e-Nur\u201d, Botues: Nazarat Nashr-o-Isha\u2019at, Qadian, 2003, f. 185.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":11560,"template":"","tags":[],"authors":[488],"content_source":[],"class_list":["post-11562","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","topics-kalifati-ahmedia","article-cat-artikuj","authors-bekim-bici"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.4) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-21T12:33:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Sahabet-e-Mesihut.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1268\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"766\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/\",\"name\":\"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2021\\\/01\\\/Sahabet-e-Mesihut.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-21T12:25:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-21T12:33:38+00:00\",\"description\":\"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2021\\\/01\\\/Sahabet-e-Mesihut.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/sites\\\/3\\\/2021\\\/01\\\/Sahabet-e-Mesihut.jpg\",\"width\":1268,\"height\":766,\"caption\":\"\u00a9 MAKHZAN-E-TASAWEER\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/artikuj\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.ahmadiyya-islam.org\\\/al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","description":"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","og_description":"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2021-01-21T12:33:38+00:00","og_image":[{"width":1268,"height":766,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Sahabet-e-Mesihut.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/","name":"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Sahabet-e-Mesihut.jpg","datePublished":"2021-01-21T12:25:58+00:00","dateModified":"2021-01-21T12:33:38+00:00","description":"Mjek i shquar, dijetar i Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i haditheve, i dalluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Indin\u00eb, ahmediani i par\u00eb dhe Kalifi i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Sahabet-e-Mesihut.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2021\/01\/Sahabet-e-Mesihut.jpg","width":1268,"height":766,"caption":"\u00a9 MAKHZAN-E-TASAWEER"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/jeta-maulvi-hakim-nurudin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Jeta e Hazret Maulvi Hakim Nurudinit r.a., Kalif i Par\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/11562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11560"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11562"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=11562"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=11562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}