{"id":11024,"date":"2020-05-26T18:15:30","date_gmt":"2020-05-26T18:15:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?post_type=articles&#038;p=11024"},"modified":"2022-06-08T19:29:55","modified_gmt":"2022-06-08T19:29:55","slug":"metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit","status":"publish","type":"articles","link":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/","title":{"rendered":"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<h2>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb metafora?<\/h2>\n<blockquote><p>\u201cP\u00ebrdorimi i figursh\u00ebm i em\u00ebrtimit t\u00eb di\u00e7kaje p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet krahasimit sipas ngjashm\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb tipar kryesisht t\u00eb jasht\u00ebm; shprehje me k\u00ebt\u00eb kuptim; figur\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky\u00a0 kuptimi i fjal\u00ebs <em>metafor\u00eb<\/em> n\u00eb fjalorin e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Dhe si shembuj, fjalori rendit:<\/p>\n<blockquote><p><em>bajame<\/em> p\u00ebr \u201cdy gj\u00ebndra n\u00eb gryk\u00ebn e njeriut\u201d, <em>dit\u00eb e bardh\u00eb<\/em> p\u00ebr \u201cdit\u00eb e lumtur\u201d etj..<\/p><\/blockquote>\n<p>Metafora si fjal\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb em\u00ebr, mbiem\u00ebr, folje, ose edhe nj\u00eb shprehje e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb grup fjal\u00ebsh. N\u00eb metafor\u00eb, fjala z\u00ebvend\u00ebson kuptimin e saj t\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb mori kuptimesh t\u00eb tjera q\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb kufizimet e koh\u00ebs dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Metafora q\u00eb n\u00eb antikitet \u00ebsht\u00eb quajtur si mbret\u00ebresh\u00eb e figurave.<\/p>\n<p>A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? N\u00ebse po, dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb metafora nuk ka kuptim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Po n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb, a ka metafora? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? N\u00eb vijim do t\u2019u p\u00ebrgjigjemi k\u00ebtyre pyetjeve, inshaAllah.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/profilet\/hazret-mirza-bashiruddin-mahmud-ahmedi\/\">Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi r.a.<\/a>, Kalifi i Dyt\u00eb i Xhematit Musliman Ahmedia, mbajti nj\u00eb fjalim kuptimplot\u00eb rreth k\u00ebsaj teme, m\u00eb 28 dhjetor 1936, n\u00eb Xhelsa Salan\u00ebn e Kadijanit, q\u00eb n\u00eb fakt ishte n\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb fjalimeve t\u00eb tjera rreth tem\u00ebs \u201cEp\u00ebrsit\u00eb e Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u00eb botoheshin n\u00eb form\u00eb libri t\u00eb titulluar \u201cFadailul-Kur\u2019an\u201d. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e k\u00ebsaj trajtese, kam marr\u00eb pik\u00ebrisht nga ky fjalim i Hazret Kalifit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Xhematit Musliman Ahmedia, Allahu e m\u00ebshiroft\u00eb.<\/p>\n<h2>A ka metafor\u00eb edhe n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb?<\/h2>\n<p>Metafora ose gjuha e figurshme ka pesh\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi kaq t\u00eb madhe, q\u00eb ato nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me fjal\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kuptime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, metaforat zbukurojn\u00eb edhe tem\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, metaforat jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, edhe ata treguan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe nevoj\u00ebn e tyre.<\/p>\n<h2>V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit hasin n\u00eb Librin e Zoti kur lexojn\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb<\/h2>\n<p>Hazret Kalifi i Dyt\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar a.s. thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Librat e Shenjt\u00eb ngaq\u00eb g\u00ebzojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe sesa librat e tjer\u00eb, ndjek\u00ebsit e tyre k\u00ebmb\u00ebngulin deri n\u00eb maksimum te ajo \u00e7ka thuhet n\u00eb fjal\u00ebt e tyre. P\u00ebr shkak t\u00eb metafor\u00ebs, ata q\u00eb priren t\u00eb gabojn\u00eb, kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin prej dy ekstremeve.<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb zgjedhin nj\u00ebrin skaj, t\u00eb cil\u00ebt refuzojn\u00eb metafor\u00ebn dhe insistojn\u00eb q\u00eb fjala t\u00eb ket\u00eb kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Pra, n\u00ebse Kurani flet p\u00ebr \u201cdor\u00ebn e Zotit\u201d, ata duan t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, e cila fizikisht t\u00eb jet\u00eb e ngjashme si kjo e jona, me mish e me l\u00ebkur\u00eb, me gishta e me thonj. Kur u thua se dora e Zotit n\u00ebnkupton fuqin\u00eb e Tij, ata t\u00eb thon\u00eb:<\/p>\n<p>Me \u00e7far\u00eb t\u00eb drejte guxon ta interpretosh ti fjal\u00ebn e Allahut?<\/p>\n<p>Dhe kur b\u00ebn nj\u00eb interpretim tjet\u00ebr t\u00eb figurave t\u00eb tilla, ata t\u00eb pandehin p\u00ebr blasfemi ndaj Zotit.<\/p>\n<p>Karshi tyre, ka nga ata t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00eb skajin tjet\u00ebr. Te ta nuk \u00ebsht\u00eb dashuria ajo q\u00eb flet, por filozofia. K\u00ebta kur shohin se n\u00eb Librin e Zotit, fjal\u00ebt \u201cdora e Zotit\u201d, \u201csyri i Zotit\u201d etj., nuk kan\u00eb kuptime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, por kan\u00eb kuptime t\u00eb tjera, kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekstrem duke e quajtur gjith\u00eb Kuranin si metafor\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230; Njer\u00ebzit e till\u00eb b\u00ebhen t\u00ebr\u00ebsisht sofistik\u00eb n\u00eb arsyetimet e tyre. Thuhet se nj\u00eb njeri i till\u00eb shkoi te mbreti dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Madh\u00ebri! Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm iluzion.<\/p>\n<p>Mbreti e la at\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb oborrin e k\u00ebshtjell\u00ebs dhe l\u00ebshoi nj\u00eb elefant t\u00eb eg\u00ebrsuar. Por b\u00ebri edhe kujdesin, duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb shkall\u00eb aty n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb oborrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, n\u00eb rast rreziku, ai t\u2019i ngjitej shkall\u00ebs. N\u00eb momentin kur elefanti iu v\u00ebrsul, ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vrapoi drejt shkall\u00ebve dhe filloi t\u00eb ngjitej lart. Mbreti i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Ku po shkon? Nuk ka asnj\u00eb elefant aty, dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm iluzion!<\/p>\n<p>Edhe ai ishte mjaft i zgjuar. I ktheu mbretit p\u00ebrgjigje flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Askush nuk po vrapon?! \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, ka edhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt e \u00e7ojn\u00eb metafor\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb ekstrem, saq\u00eb p\u00ebr ta nuk ka fjali pa metafor\u00eb. P\u00ebr ta, Zoti \u00ebsht\u00eb sinonimi i nj\u00eb fuqie, engj\u00ebjt jan\u00eb morale, xheneti dhe xhehenemi jan\u00eb zhvillimi dhe r\u00ebnia e nj\u00eb populli, dhe sipas tyre, t\u00eb gjitha adhurimet, me\u2019adhaAllah, jan\u00eb sa p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">(\u201cEnvarul-\u2018Ulum\u201d, v\u00ebll. 14, \u201cFadailul-Kur\u2019an nr. 6\u201d,<br \/>\nKadijan, 2008, f. 361 \u2013 364)<\/p>\n<\/blockquote>\n<h2>Nevoja e metafor\u00ebs n\u00eb Librin e Zotit<\/h2>\n<p>Shtrohet pyetja: Derisa metaforat sjellkan kaq shum\u00eb devijime, Librat e Shenjt\u00eb pse i p\u00ebrdorin ato? Sepse devijimet b\u00ebhen ose nga kufizimi i metafor\u00ebs n\u00eb kuptimin statik t\u00eb fjal\u00ebs, ose nga zgjerimi i saj duke kaluar \u00e7do kufi. \u00c7far\u00eb t\u00eb keqe kishte n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrdoreshin fare metaforat n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e k\u00ebsaj pyetjeje \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nevoja e metafor\u00ebs.<\/p>\n<h2>Disa arsye pse jan\u00eb p\u00ebrdorur metafora edhe n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb?<\/h2>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb q\u00eb n\u00eb Librin e Zotit ka t\u00eb dyja llojet e temave. Ka edhe tema q\u00eb jan\u00eb themelore, ku gjuha e Kuranit \u00ebsht\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Gjithashtu, ka edhe tema q\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb cilat mund t\u00eb krijojn\u00eb m\u00ebdyshje ose paqart\u00ebsi dhe Zoti p\u00ebr k\u00ebto tema ka p\u00ebrdorur metafora. P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb treguar limitin e mbarimit t\u00eb syfyrit, Zoti tha<\/p>\n<blockquote><p>\u201cHani e pini, derisa prej sabahut, t\u2019ju dallohet fija e bardh\u00eb nga fija e zez\u00eb.\u201d (El-Bekare 2:188)<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00eb Profeti Muhammed s.a.v.s. sqaroi se k\u00ebtu fija e bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb bardh\u00ebsia e dit\u00ebs, kurse fija e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb err\u00ebsira e nat\u00ebs. Pse e p\u00ebrdori k\u00ebtu metafor\u00ebn? Nj\u00eb arsye mund t\u00eb jet\u00eb sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb njer\u00ebzit nuk kan\u00eb pasur or\u00ebn ose edhe sot q\u00eb nuk ndjekin dot ndonj\u00eb or\u00eb, t\u00eb mos ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb llogaritjen e koh\u00ebs s\u00eb syfyrit. Gjithashtu, lindja dhe per\u00ebndimi i diellit ndryshon nga muaji n\u00eb muaj, nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb p\u00ebrdoreshin fjal\u00ebt \u201cbardh\u00ebsia e dit\u00ebs\u201d dhe \u201cerr\u00ebsira e nat\u00ebs\u201d, do t\u00eb kishte rrezik q\u00eb besimtar\u00ebt ose do ta \u00e7onin syfyrin deri n\u00eb bardh\u00ebsin\u00eb e dit\u00ebs, ose do t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga ai gjat\u00eb nat\u00ebs. Pra, me nj\u00eb metafor\u00eb, ligj\u00ebrimi arriti t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb paqart\u00ebsin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb lindte n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrmendej ora e sakt\u00eb. Metafora \u201cfija e bardh\u00eb\u201d dhe \u201cfija e zez\u00eb\u201d i ra n\u00eb fije k\u00ebsaj pike.<\/p>\n<p>Pra, arsyeja e par\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb metafor\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpjegimi i nj\u00eb teme t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyeja tjet\u00ebr <\/strong>e metafor\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkurtimi i ligj\u00ebrimit, ose si\u00e7 thuhet n\u00eb gjuh\u00ebsi, ekonomia e fjal\u00ebs. P\u00ebr shembull, duke p\u00ebrshkruar Zotin e Madh\u00ebrish\u00ebm, Kurani thot\u00eb:<\/p>\n<p><span class=\"quranic\">\u0641\u064e\u0627\u0644\u0650\u0642\u064f \u0627\u0644\u06e1\u0627\u0650\u0635\u06e1\u0628\u064e\u0627\u062d\u0650<\/span><\/p>\n<blockquote><p>Ai i shp\u00ebrthen agimet. (El-En\u2019am 6:97)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, Zoti p\u00ebrdori n\u00eb shum\u00ebs fjal\u00ebn \u201cagim\u201d. Jan\u00eb vet\u00ebm 2 fjal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet (n\u00eb arabisht), por n\u00ebse thellohemi, kuptojm\u00eb q\u00eb njeriu gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij her\u00eb pas here p\u00ebrfshihet n\u00eb lloj-lloj err\u00ebsirash. P\u00ebr t\u2019i larguar ato, ai b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb shumta. Dhe m\u00eb n\u00eb fund, Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm b\u00ebn q\u00eb, atij t\u2019i zbardhet \u00e7\u00ebshtja. Nj\u00eb inxhinier nganj\u00ebher\u00eb has nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb till\u00eb n\u00eb jet\u00eb, saq\u00eb nuk sheh asnj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit. Por duke duruar dhe duke punuar, i largohet pengesa. Kjo atij me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i duket dalje nga err\u00ebsira, pra nj\u00eb agim i ri. K\u00ebshtu ndodh me nj\u00eb mjek, ose me ndonj\u00eb profesionist tjet\u00ebr, ose n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00ebse Kurani do t\u00eb thoshte \u201cZoti e largon v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb\u201d, kjo fjali nuk e p\u00ebrshkruante gjith\u00eb enigm\u00ebn ose gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><span style=\"color: #ff9900;\">Ndiqni videon: <strong>\u00c7far\u00eb jan\u00eb xhind\u00ebt? Si e ndihmonin xhind\u00ebt Hazret Sulejmanin a.s.?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"\u00c7far\u00eb jan\u00eb xhind\u00ebt? Si e ndihmonin xhind\u00ebt Hazret Sulejmanin a.s.?\" width=\"900\" height=\"506\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/UIHsa9NuxMU?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Arsyeja e tjet\u00ebr e p\u00ebrdorimit t\u00eb metafor\u00ebs<\/strong> \u00ebsht\u00eb shpjegimi i nj\u00eb teme t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Hazret Jusufi a.s. pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr diellin, h\u00ebn\u00ebn dhe yjet. Dhe ne dim\u00eb q\u00eb vet\u00eb Kurani na tregon zb\u00ebrthimin e k\u00ebtyre metaforave p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se dielli dhe h\u00ebna ishin prind\u00ebrit, kurse yjet v\u00ebllez\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto metafora do t\u00eb zbardhnin se \u00ebndrra kishte nj\u00eb kuptim madh\u00ebshtor, q\u00eb do t\u00eb realizohej shum\u00eb von\u00eb. Pra, duke mos p\u00ebrdorur drejtp\u00ebrdrejt fjal\u00ebn v\u00ebllez\u00ebr, por yjet, Zoti i tregoi Hazret Jusufit a.s. q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij q\u00eb edhe pse ishin kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar ndaj tij, edhe veprat i kishin jo t\u00eb mira, Zoti ka p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar ata, madje, prej pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre do t\u00eb dilnin njer\u00ebz q\u00eb porsi yjet do t\u00eb udh\u00ebzonin nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb. E gjith\u00eb kjo tem\u00eb u tha vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebn \u201cyjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr rol i metafor\u00ebs<\/strong> \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb gam\u00eb ndodhish n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme. Zoti thot\u00eb n\u00eb Kuran:<\/p>\n<blockquote><p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11028\" src=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-1.png\" alt=\"metafora librat e shenjte kurani\" width=\"217\" height=\"57\" \/>\u201cDora e Allahut \u00ebsht\u00eb mbi dor\u00ebn e tyre\u201d (El-Fet\u2019h 48:11)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, Dora e Allahut \u00ebsht\u00eb mbi dor\u00ebn e sahab\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb dor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebn e Profetit.<\/p>\n<p>Tani, a duhet t\u00eb nisemi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfytyruar dor\u00ebn e Zotit, <em>me\u2019adhAllah<\/em>, prej mishi dhe kockash?! Por dora k\u00ebtu shpjegon mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme q\u00eb sahab\u00ebt kan\u00eb pasur duke ndjekur Profetin s.a.v.s..<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ajet tjet\u00ebr, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11027\" src=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-2.png\" alt=\"metafora librat e shenjte kurani\" width=\"385\" height=\"122\" srcset=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-2.png 385w, https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-2-300x95.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/>\u201cAi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb (bot\u00eb), do t\u00eb jet\u00eb i verb\u00ebr edhe n\u00eb ahiret\u201d. (El-Isra 17:73)<\/p><\/blockquote>\n<p>Duke sqaruar se \u00e7far\u00eb kuptimi ka kjo verb\u00ebri, vet\u00eb Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm e shpjegon:<\/p>\n<blockquote><p>Ai q\u00eb shmanget nga p\u00ebrkujtimi Im, do t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe, dit\u00ebn e kiametit, at\u00eb do ta ngrem\u00eb t\u00eb verb\u00ebr.\u00a0Ai do t\u00eb thot\u00eb: O Zoti im! P\u00ebrse m\u00eb ngrite t\u00eb verb\u00ebr, edhe pse kam pasur shikimin?\u00a0(Zoti) do t\u00eb thot\u00eb: K\u00ebshtu ndodhi. Ty t\u00eb vinin shenjat e Mia, por ti i harroje. Andaj, sot edhe ti do t\u00eb harrohesh. (Ta.Ha. 20:125-127)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, disa tema nuk mund t\u00eb realizohen pa p\u00ebrdorur metafora.<\/p>\n<p>Tham\u00eb p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn e Hazret Jusufit a.s. Realisht, \u00e7do \u00ebnd\u00ebrr e v\u00ebrtet\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka me metafora. Edhe ata q\u00eb thon\u00eb se \u00ebndrra vjen nga vet\u00eb truri i njeriut dhe asnj\u00ebher\u00eb nga Zoti, b\u00ebjn\u00eb psikanaliz\u00ebn e saj dhe zb\u00ebrthejn\u00eb shenjat e saj duke i marr\u00eb ato si metafora. Po k\u00ebshtu, edhe Zoti na ka treguar se n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, metafora \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb normale.<\/p>\n<p>Ta l\u00ebm\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore, njer\u00ebzit n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebrdorin metafora, dhe \u00e7doher\u00eb kur dikush p\u00ebrdor nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb q\u00eblluar, njihet si i men\u00e7ur, fjala e tij mban pesh\u00eb. Kur thua p\u00ebr dik\u00eb se ai k\u00ebrc\u00ebnon, ul\u00ebrin dhe zhvat t\u00eb tjer\u00ebt, nuk kuptohet aq qart\u00eb sa kuptohet me metafor\u00ebn \u201cai \u00ebsht\u00eb \u00e7akall\u201d. Ose thon\u00eb, \u201cujku do mjegull.\u201d K\u00ebto metafora nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera. Marrim nj\u00eb shprehje t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong><em>Buk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr e mir\u00eb,<\/em><\/strong> thon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse thua \u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb mikprit\u00ebs\u201d, ose \u201cnjer\u00ebzit e mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb mikpritje\u201d, k\u00ebto fjali nuk e kan\u00eb at\u00eb pesh\u00eb, q\u00eb ka shprehja \u201cbuk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr e mir\u00eb\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb metafor\u00ebs. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje \u00e7dokujt q\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke treguar se shqiptar\u00ebt thon\u00eb se po i pate k\u00ebto 3 p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, mund t\u2019i b\u00ebsh mikpritje, gjithkush ngeli i mahnitur. Disa m\u00eb k\u00ebrkuan t\u2019ua jepja me shkrim q\u00eb t\u00eb mos e harronin. Por ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e presim mikun vet\u00ebm me buk\u00eb dhe krip\u00eb, sado zem\u00ebrmir\u00eb qofshim.<\/p>\n<p>N\u00ebse metafora ka nj\u00eb pesh\u00eb kaq t\u00eb madhe q\u00eb fjal\u00ebt e drejtp\u00ebrdrejta nuk e kan\u00eb, pse nuk duhet ta p\u00ebrdorte at\u00eb Libri i Zotit, sidomos ai Lib\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin Zoti thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj bote?!<\/p>\n<h2>Cil\u00ebt jan\u00eb mjetet q\u00eb largojn\u00eb keqkuptimet q\u00eb mund t\u00eb dalin nga metaforat?<\/h2>\n<p>Dikush mund t\u00eb thot\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb t\u00eb dim\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb, dhe cila fjal\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb?<\/p>\n<p>Duke par\u00eb praktik\u00ebn e Zotit nd\u00ebr fe t\u00eb ndryshme, v\u00ebrejm\u00eb 2 zgjidhje t\u00eb k\u00ebsaj problematike. Zgjidhja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Zoti her\u00eb pas here d\u00ebrgon Profet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt sqarojn\u00eb dometh\u00ebnien e Librit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr gjendet premtimi se Mesihu i hebrenjve nuk do t\u00eb vij\u00eb, pa zbritur prej qiellit Profeti Elijah. Pra, s\u00eb pari do t\u00eb zbriste prej qiellit Profeti Elijah (Iljasi) a.s., e pastaj do t\u00eb shfaqej Mesihu. Por ndodhi q\u00eb pa zbritur ende Elijah prej qiellit, erdhi Jezusi si Mesih i Premtuar i hebrenjve. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb Dhiat\u00ebn e Re q\u00eb hebrenjt\u00eb e pyet\u00ebn Jezusin pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb Elijah? Ai nuk ka zbritur akoma? Si paske ardhur ti p\u00ebrpara atij?<\/p>\n<p>Jezusi, pra Hazret Isai a.s., e interpretoi k\u00ebt\u00eb profeci, pra tregoi se ajo ishte nj\u00eb metafor\u00eb dhe tha se Gjoni ose Jahja a.s. \u00ebsht\u00eb Elijah. Jezusi u tha:<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb da\u00e7i ta pranoni, ai \u00ebsht\u00eb Elia, q\u00eb duhej t\u00eb vij\u00eb. Kush ka vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb!\u201d (Mateu 11:15)<\/p><\/blockquote>\n<p>Pra, zgjidhja e zb\u00ebrthimit t\u00eb k\u00ebsaj metafore erdhi me ardhjen e nj\u00eb Profeti t\u00eb Zotit, i cili ua shpjegoi besimtar\u00ebve dometh\u00ebnien e saj. Ata q\u00eb desh\u00ebn, e pranuan, ata q\u00eb s\u2019desh\u00ebn, nuk e pranuan. Prej hebrenjve, ata q\u00eb nuk e pranuan interpretimin e Jezusit a.s., deri m\u00eb sot po presin Elijan\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb prej qiellit, sepse sipas tyre, vet\u00ebm pas tij duhet t\u00eb vij\u00eb Mesihu.<\/p>\n<p>Zgjidhja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb vet\u00eb Libri i Zotit n\u00eb vargje ose ajete t\u00eb tjera tregon dometh\u00ebnien e metaforave q\u00eb p\u00ebrdor. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb vet\u00eb Kurani i Shenjt\u00eb n\u00eb suren e tret\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11026\" src=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-3.png\" alt=\"metafora librat e shenjte kurani\" width=\"393\" height=\"480\" srcset=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-3.png 393w, https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora-3-246x300.png 246w\" sizes=\"auto, (max-width: 393px) 100vw, 393px\" \/><strong>\u00cbsht\u00eb Ai q\u00eb t\u00eb zbriti librin n\u00eb t\u00eb cilin ka ajete t\u00eb vendosura, q\u00eb jan\u00eb ama e librit, dhe ka t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb figurshme. Ata q\u00eb kan\u00eb shtremb\u00ebri n\u00eb zemrat e tyre, i ndjekin t\u00eb figurshmet, duke dashur \u00e7rregullimin dhe duke k\u00ebrkuar interpretimin e tyre. Kurse interpretimin e tyre nuk e di askush, p\u00ebrve\u00e7 Allahut dhe t\u00eb thelluarve n\u00eb dije (q\u00eb) thon\u00eb: \u201cE besuam; gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb prej Zotit ton\u00eb\u201d. Askush nuk p\u00ebrfiton nga k\u00ebshilla, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb men\u00e7urve.<\/strong> (Ali-Imran 3:8)<\/p><\/blockquote>\n<p>Duke shpjeguar k\u00ebt\u00eb ajet, Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi, Kalif i Dyt\u00eb i Xhematit Musliman Ahmedia, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim, thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Nga temat e Kuranit disa jan\u00eb themelore, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb metafora, por ka disa tema a ajete q\u00eb kan\u00eb metafora. Pra, aty fjal\u00ebt nuk kan\u00eb kuptim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. P\u00ebr shembull, diku njer\u00ebz t\u00eb caktuar jan\u00eb cil\u00ebsuar si majmun\u00eb dhe derra.<\/p>\n<p>Dhe Zoti thot\u00eb: ata q\u00eb duan shtremb\u00ebrin\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngulin te ajetet q\u00eb kan\u00eb metafora dhe thon\u00eb se kuptimi \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr disa hebrenj thuhet n\u00eb Kuran se Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm i b\u00ebri majmun\u00eb dhe derra, ata thon\u00eb se Zoti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ua shtremb\u00ebroi fytyr\u00ebn dhe gjith\u00eb trupin dhe i ktheu n\u00eb majmun\u00eb dhe derra prej t\u00eb v\u00ebrteti.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, kur thuhet se Zoti u vendos n\u00eb Arsh, ata thon\u00eb se Zoti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka gju e k\u00ebmb\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb fron fizik. Q\u00ebllimi i tyre nga ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb fitne dhe t\u00eb duan \u201cte\u2019vilin\u201d e ajetit. Fjal\u00ebt q\u00eb thon\u00eb \u201cduan te\u2019vilin e tij\u201d do t\u00eb thot\u00eb se e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ta larguar tem\u00ebn nga realiteti. Te\u2019vil do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb largohesh ose t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh. Gjuh\u00ebsisht, kjo l\u00ebvizje mund t\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr t\u2019u larguar nga e v\u00ebrteta, ose edhe p\u00ebr t\u2019iu afruar s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, \u00ebsht\u00eb kuptimi i par\u00eb. Dhe kuptimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata e cil\u00ebsojn\u00eb metafor\u00ebn si di\u00e7ka reale, dhe k\u00ebshtu i largojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nga e v\u00ebrteta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb. Dhe ngaq\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb, vet\u00ebm Zoti mund t\u2019jua shpjegoj\u00eb dometh\u00ebnien e saj, sepse Ai \u00ebsht\u00eb i i Dijshmi i s\u00eb padukshmes, dhe ju vet\u00eb nuk mund ta kuptoni dot at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse pyetni: At\u00ebher\u00eb, si mund t\u00eb kuptojm\u00eb dometh\u00ebniet e metaforave t\u00eb ndryshme? P\u00ebrgjigjen ju jep Zoti. Dometh\u00ebnien e tyre Zoti i ka p\u00ebrmendur n\u00eb Kuran dhe t\u00eb thelluarit n\u00eb dije t\u00eb dyja llojet e ajeteve i nxjerrin p\u00ebrpara, si ato q\u00eb kan\u00eb metafor\u00ebn, ashtu edhe ato q\u00eb nuk e kan\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb reale, dhe ata pohojn\u00eb:<\/p>\n<p>gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb prej Zotit: edhe ajeti q\u00eb ka metafor\u00eb \u00ebsht\u00eb prej Zotit, edhe ajeti q\u00eb e shpjegon metafor\u00ebn, \u00ebsht\u00eb prej Zotit dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb k\u00ebto dy ajete t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00ebse themi se \u201cZejdi \u00ebsht\u00eb gomar\u201d dhe diku tjet\u00ebr themi \u201cZejdi kopjoi librin n\u00eb fletore\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00ebse ngrihet nj\u00eb tjet\u00ebr dhe ngre pyetjen: \u201cZejdi, a \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb kafsh\u00eb prej v\u00ebrteti?\u201d, atij do t\u2019i duhet ta mohoj\u00eb ose ta refuzoj\u00eb pohimin e dyt\u00eb q\u00eb Zejdi di t\u00eb kopjoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb fletore. Por n\u00ebse themi se t\u00eb dyja pohimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, at\u00ebher\u00eb detyrimisht metafora duhet t\u00eb kuptohet si metafor\u00eb dhe realja si reale.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm pohon: t\u00eb thelluarit n\u00eb dije thon\u00eb: \u201cgjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb prej Zotit ton\u00eb\u201d. Pra, ata thon\u00eb: O njer\u00ebz \u201ct\u00eb zgjuar\u201d q\u00eb ngulni k\u00ebmb\u00eb q\u00eb metafora t\u00eb ket\u00eb kuptimin real, a nuk dini q\u00eb me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim tuajin, do t\u2019ju duhet t\u00eb mohoni disa ajete t\u00eb tjera t\u00eb Kuranit t\u00eb Shenjt\u00eb, sepse ato nuk mund t\u00eb kuptohen si t\u00eb v\u00ebrteta, derisa metafor\u00ebn ta fusni patjet\u00ebr n\u00eb kategorin\u00eb e metafor\u00ebs?! Sepse t\u00eb dyja ajetet jan\u00eb prej Zotit, dhe si t\u00eb tilla, t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, vet\u00ebm se nj\u00ebri shpreh kuptimin real dhe tjetri ka kuptimin figurativ. M\u00eb pas, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij ajeti, Zoti thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk p\u00ebrfiton nga k\u00ebshilla, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb men\u00e7urve.\u201d<\/p>\n<p>Mund t\u00eb paraqes plot shembuj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb shembull i thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i ringjalljes s\u00eb t\u00eb vdekurve. Kurani Fam\u00eblart\u00eb pohon se Hazret Isai a.s. ringjallte t\u00eb vdekurit, kurse n\u00eb nj\u00eb ajet tjet\u00ebr Kurani thot\u00eb se shpirti i t\u00eb vdekurit nuk kthehet m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Tani, n\u00ebse tek Isai a.s. besojm\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ringjalljen e t\u00eb vdekurve fizik\u00eb, me\u2019adhaAllah, detyrohemi t\u00eb besojm\u00eb se nj\u00ebri prej dy ajeteve e ka gabim. Por n\u00ebse besojm\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ringjalljen e atyre njer\u00ebzve q\u00eb shpirt\u00ebrisht ishin t\u00eb vdekur, t\u00eb dyja ajete do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb drejta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm nga nj\u00ebra an\u00eb porositi Hazret Isain a.s. t\u00eb ringjallte t\u00eb vdekurit, dhe nga ana tjet\u00ebr pohoi q\u00eb t\u00eb vdekurit nuk kthehen n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, metafora solli dobin\u00eb e vet dhe ajeti q\u00eb ka kuptimin real, e largoi d\u00ebmin q\u00eb mund t\u00eb shkaktohej nga keqkuptimi. Zoti tregoi edhe gjer\u00ebsin\u00eb e tem\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb kishte ajeti vet\u00ebm me fjal\u00ebt \u201cringjallja e t\u00eb vdekurve\u201d, dhe largoi edhe rrezikun se musliman\u00ebt naiv\u00eb mund ta cil\u00ebsonin Isain a.s. si Zot.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">(\u201cEnvarul-\u2018Ulum\u201d, v\u00ebll. 14, \u201cFadailul-Kur\u2019an nr. 6\u201d,<br \/>\nKadijan, 2008, f. 371 \u2013 373)<\/p>\n<\/blockquote>\n<p>M\u00eb tutje, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim, pasi shpjegon dometh\u00ebnien e metaforave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb n\u00eb lidhje me Hazret Davudin, Hazret Sulejmanin, Hazret Isain, paqja qoft\u00eb mbi ta, Hazret Kalifi i Dyt\u00eb i Mesihut t\u00eb Premtuar r.a. thot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Un\u00eb gjithmon\u00eb \u00e7uditem nga dijetar\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt kur lexojn\u00eb ajetet Kuranore rreth Hazret Davudit ose Hazret Sulejmanit ose Hazret Isait, paqja qoft\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb ata, k\u00ebmb\u00ebngulin kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin lloj ajetesh kur jan\u00eb p\u00ebr Profetin Muhammed s.a.v.s., nxjerrin nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rreth Hazret Davudit a.s. Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb \u201cmalet madh\u00ebronin Allahun bashk\u00eb me Davudin\u201d. At\u00ebher\u00eb dijetar\u00ebt e sot\u00ebm thon\u00eb: se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb malet thoshin \u201cSubhanallah! Subhanallah!\u201d E kur Allahu i Madh\u00ebrish\u00ebm rreth Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. thot\u00eb \u201cP\u00ebr ty Ne n\u00ebnshtruam tok\u00ebn dhe qiellin\u201d [dhe se jo vet\u00ebm malet, por gjith\u00e7ka q\u00eb ekziston n\u00eb qiej e n\u00eb tok\u00eb, madh\u00ebron Allahun], thon\u00eb se ka kuptimin figurativ.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, p\u00ebr Profetin Muhammed s.a.v.s. \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuran se ai ringjalli t\u00eb vdekurit, k\u00ebta ulema thon\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekurit shpirt\u00ebror\u00eb, por k\u00ebto fjal\u00eb kur thuhen p\u00ebr Hazret Isain a.s., nuk do t\u2019ju l\u00ebn\u00eb derisa t\u00eb pohoni edhe ju q\u00eb Hazret Isai a.s. i ringjallte t\u00eb vdekurit duke fryr\u00eb n\u00eb hund\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">(\u201cEnvarul-\u2018Ulum\u201d, v\u00ebll. 14, \u201cFadailul-Kur\u2019an nr. 6\u201d,<br \/>\nKadijan, 2008, f. 381)<\/p>\n<p><span style=\"color: #ff9900;\"><span style=\"color: #000000;\">Ndiqni videon:<\/span> <strong>Historia e Hazret Sulejmanit a.s. Komentim i Sures En-Neml Pj. II<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Historia e Hazret Sulejmanit a.s. Komentim i Sures En-Neml Pj. II\" width=\"900\" height=\"506\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/0xK9S1r4B9o?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, Kurani Fam\u00eblart\u00eb vet\u00eb e pohon pranin\u00eb e metaforave n\u00eb Kuran dhe vet\u00eb e tregon edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u2019i zb\u00ebrthejm\u00eb ato. N\u00ebse lexuesi anon nga krijimtaria e imagjinat\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb gaboj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019i kuptuar metaforat e Kuranit, madje praktikisht atij do t\u2019i duhet t\u2019u dal\u00eb kund\u00ebr ajeteve themelore t\u00eb Kuranit. Por n\u00ebse do t\u2019i p\u00ebrsiat\u00eb ato me ajetet themelore t\u00eb Kuranit, do ta kuptoj\u00eb dometh\u00ebnien e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":11025,"template":"","tags":[595],"authors":[454],"content_source":[],"class_list":["post-11024","articles","type-articles","status-publish","has-post-thumbnail","hentry","tag-surja-3-ali-imran","topics-gjuha-e-figurshme-ne-kuran","topics-komentimi-i-kuranit","article-cat-artikuj","authors-samad-ahmed-ghori"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v21.1 (Yoast SEO v27.0) - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-premium-wordpress\/ -->\n<title>Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb - A ka metafora edhe n\u00eb Kuran?<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Xhemati Musliman Ahmedia\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-06-08T19:29:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/\",\"name\":\"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb - A ka metafora edhe n\u00eb Kuran?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-26T18:15:30+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-08T19:29:55+00:00\",\"description\":\"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg\",\"width\":1200,\"height\":700,\"caption\":\"metafora librat e shenjte kurani\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artikujt\",\"item\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":3,\"name\":\"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/\",\"name\":\"Xhemati Musliman Ahmedia\",\"description\":\"Albania\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb - A ka metafora edhe n\u00eb Kuran?","description":"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb","og_description":"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.","og_url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/","og_site_name":"Xhemati Musliman Ahmedia","article_modified_time":"2022-06-08T19:29:55+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":700,"url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg","type":"image\/jpeg"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/","name":"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb - A ka metafora edhe n\u00eb Kuran?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg","datePublished":"2020-05-26T18:15:30+00:00","dateModified":"2022-06-08T19:29:55+00:00","description":"A p\u00ebrdor edhe Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm metafor\u00ebn n\u00eb Librin e Tij? Pse Zoti nuk zgjedh gjuh\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb Tij? Si mund t\u00eb kuptojm\u00eb n\u00ebse nj\u00eb fjal\u00eb e caktuar n\u00eb Kuranin e Shenjt\u00eb ka kuptimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb me kuptim figurativ? P\u00ebrgjigjet i gjeni k\u00ebtu.","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-content\/uploads\/sites\/3\/2020\/05\/metafora.jpg","width":1200,"height":700,"caption":"metafora librat e shenjte kurani"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/metafora-ne-librat-e-shenjte-metaforat-e-kuranit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artikujt","item":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/artikuj\/"},{"@type":"ListItem","position":3,"name":"Metafora n\u00eb Librat e Shenjt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/#website","url":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/","name":"Xhemati Musliman Ahmedia","description":"Albania","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles\/11024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/articles"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11024"},{"taxonomy":"authors","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/authors?post=11024"},{"taxonomy":"content_source","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.ahmadiyya-islam.org\/al\/wp-json\/wp\/v2\/content_source?post=11024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}