Hazret Omeri Ibnil-Hatab r.a.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Hazret Omeri Ibnil-Hatab r.a.

Hazret Omeri Ibnil-Hatab r.a.

Kalifi i Dytë i Islamit

Hazret Omer Ibnil-Hatab r.a. ishte Kalifi i Dytë i Islamit. Ai u zgjodh si Kalif pas vdekjes së Hazret Ebu Bekrit r.a.. Hazert Omeri lindi në Mekë në fisin e Benu Adit. Ky fis kishte rolin e ndërmjetësuesit në konfliktet brenda fiseve. Babai i tij Hattab bin Nufejl ishte i njohur për zgjuarsinë e tij, ndonëse  ishte idhujtar i përbetuar dhe njeri i pamëshirshëm.

Në kohën e injorancës, analfabetizmi ishte shumë i përhapur në Arabi, por Omeri që në moshën rinore mësoi të lexonte dhe të shkruante. Sipas traditave të Kurejshëve, ai mësoi kalorësinë dhe mundjen që nga adoleshenca. Ai ishte shtatlartë dhe i fuqishëm fizikisht. Umeri ra ishte gojëtar i lindur dhe i zgjuar me një personalitet të fortë. Ai u bë tregtar dhe bëri disa udhëtime drejt Romës e Persisë ku u takua me njerëz intelektualë madje edhe pati mundësi të shohë nga afër kulturën dhe jetën e tyre shoqërore.

Lexoni më në detaje jetën e tij:

  • Jeta e hershme
  • Pranimi i Islamit
  • Shpërngulja (Hixhreti) nga Meka
  • Pjesëmarrja në betejë
  • Vdekja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
  • Kalifati i Omerit (r.a.) 634-644
  • Zgjerimi i perandorisë Islame
  • Pozita e Umerit r.a.
  • Thënie të Hazret Omerit
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp