4. Dhembshuria ndaj të varfërve dhe shprehia për t’ua larguar dhimbjet
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
dhembshuria ndihma

Vetia e katërt është dhembshuria ndaj të varfërve dhe shprehia për t’ua larguar dhimbjet. Edhe këtë duhet t’ua mësoni fëmijëve që në vegjëli. Nënat e dhembshura kur rrisin fëmijët duke i ushqyer me fjalët dhe moralin e dhembshurisë, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, përgatitin një popull madhor për të ardhmen, i cili meriton të quhet “populli më i mirë” (hajru ummet). Por nënat që janë egoiste dhe fëmijëve të tyre ua kujtojnë dhimbjet e veta, ndërsa dhimbjet e të tjerëve jo, krijojnë një popull egoist, i cili bëhet makth për njerëzit. Prandaj, që të krijoni te fëmijët dhembshurinë ndaj njerëzve, jo vetëm që është jashtëzakonisht e nevojshme, por pa këtë, ju nuk mund të arrini synimin tuaj të lartë, për të cilin jeni krijuar. Kurani Famëlartë thotë:

virtyte“Jeni umeti më i mirë që ka dalë për njerëzimin”. (Kurani Famëlartë 3:111)

Pra, jeni umeti (populli) më i mirë në botë, të cilin Zoti i Madhërishëm e ka krijuar për dobinë e mbarë njerëzimit. Prandaj, nëse nuk do t’ua mësojmë fëmijëve dhembshurinë ndaj njerëzve dhe nëse nuk do t’u kërkojmë vepra praktike në këtë kuadër, ose nëse nuk do t’u mësojmë punët që do t’ua mbushin zemrën me dhembshurinë ndaj të varfërve dhe që mund t’u jepnin shijen e kësaj vetie që në vegjëli, do të humbim synimin kolektiv të jetës sonë. Kur them t’ua jepni shijen e kësaj vetie, e kam fjalën që t’i mësoni fëmijët me punët, me të cilat ata mund t’ua largojnë dhimbjet të tjerëve. Me këtë ata do të ndiejnë kënaqësi. Nëse do t’i edukoni thjesht me fjalë goje, ata nuk mund të fitojnë ndonjë kënaqësi. Dhe mirësia derisa nuk shijohet, nuk mund të hedhë rrënjë dhe deri atëherë ajo mbetet thjesht një këshillë.

Për këtë arsye, kjo ka dy aspekte. Së pari, tregojuni fëmijëve tuaj përralla të bukura, jepuni këshilla mësimdhënëse, duke treguar ngjarje të ndryshme që i nxisin të krijojnë dhembshuri ndaj të varfërve dhe i motivojnë t’ua heqin brengat të brengosurve. Kur të shohin një hallexhi, pra, një njeri që ndodhet në vështirësi, ndërgjegjësojini fëmijët që ai njeri duhet ta kapërcejë këtë shqetësim dhe ne duhet të përpiqemi për t’ia larguar vështirësinë. Pra, krijoni një ndjenjë te fëmijët që të shërbejnë, por jo vetëm. Duhet të krijoni edhe mundësi për ta shfaqur këtë ndjenjë. Këtu, në jetën e përditshme, nuk gjejmë mundësi të tilla, sepse ky është një shtet ku ka një distancë shumë të madhe midis të pasurve dhe të varfërve, ose midis familjeve mesatare dhe atyre të varfra. Por në vendet tona, pra në vendet e varfra, në vendet e botës së tretë, të pasurit dhe të varfrit jetojnë bashkë. Të pasurit çdo ditë e shohin dhe e ndiejnë varfërinë duke u sfilitur nëpër rrugicat dhe pazaret e tyre. Kështu që, nga njëra anë, kjo punë është shumë e lehtë atje, pra, që t’i edukoni fëmijët që në vegjëli t’u largojnë dhimbjet njerëzve, por nga ana tjetër është edhe e vështirë, sepse hallet janë kaq të shumta, saqë duket sikur njeriu e ka të pamundur  zgjidhjen e tyre. Mbase, pikërisht për këto vende dhe pikërisht në këtë shoqëri, poeti Ghalib ishte shprehur:

virtyte poeziaKush nuk është nevojtar?!
Kujt t’ia plotësoj nevojën?!
(“Divan-e-Ghalib”, f. 330)

Kjo nuk do të thotë se ngaqë janë shtuar shumë nevojtarë dhe ne nuk mund t’ua plotësojmë nevojat të gjithëve, ne të heqim dorë nga plotësimi i nevojave të të tjerëve, por do të thotë se na do zemra që t’ia plotësojmë nevojën gjithsecilit dhe ngaqë nuk mundemi, pyetja është se kujt t’i plotësojmë e kujt jo.

Kështu që, plotësojini nevojat kujtdo, me sa të keni mundësi. Këtë gjë bëjeni edhe vetë, dhe mësoni edhe fëmijët ta bëjnë. Fëmijët që do të mësohen me këtë virtyt që në vegjëli, arrijnë të shijojnë një kënaqësi, e cila do t’i bëjë që këtë të mirë ta kenë përherë. Kur të rriten dhe ata do të jenë anëtarë të organizatës Khudamul-Ahmedia apo Laxhna Imail-lah, organizatat e tyre përkatëse nuk do të kenë nevojë të punojnë shumë për virtytet e tyre. Ato do të gjejnë anëtarë të përgatitur, të virtytshëm dhe që do të jenë në gjendje për të bërë punë madhore.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp