Pyetja I – Gjendjet fizike, morale dhe shpirtërore të njeriut


Kumtesë e shkruar nga i nderuari Hazret Mirza Ghulam Ahmed, kryetar i Kadijanit, dhe e lexuar nga Mouvli Abdul Kerim sahib Sijalkoti në Mbledhjen e Madhe të Feve “D’herm Mahotsav”, në Lahor, më 27 dhjetor të vitit 1896.

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Atë e lavdërojmë dhe i dërgojmë selavate të Dërguarit të Tij fisnik

Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë

Sot, në këtë konferencë, qëllimi i së cilës është që folësit e saj, duke iu përmbajtur pyetjeve të caktuara, të tregojnë të mirat e feve të tyre, unë do të tregoj bukuritë e fesë Islame. Para se të nis fjalimin tim, e shoh të udhës t’ju tregoj se për çdo gjë që paraqes këtu, kam ndjekur parimin që t’i referohem Kuranit Famëlartë, Fjalës së Pastër të Zotit të Madhërishëm. Sepse, sipas meje është shumë e domosdoshme që, ai që ndjek një libër, të cilin e quan Hyjnor, të përgjigjet duke iu referuar vetëm atij dhe të ushtrojë kompetencën në mbrojtje të librit duke mos u zgjeruar aq shumë sa të lërë përshtypjen se po harton një libër të ri.

Kështu që, jam i përcaktuar të tregoj bukuritë e Kuranit Famëlartë e të shfaq meritat e tij, andaj, është mirë të paraqes çdo pohim në përputhje me shenjat, shpjegimet apo ajetet e tij, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund ta kenë të lehtë ta krahasojnë atë me fetë e tjera. Duke qenë se çdo folës do t’i përmbahet librit të tij të shpallur dhe do të tregojë vetëm gjërat që janë përmendur në librin e tij të shenjtë, atëherë edhe ne, në këtë mbledhje, nuk do të sjellim hadithe. Sepse të gjitha hadithet e vërteta burojnë pikërisht nga Kurani Famëlartë, i cili është libri më i përsosur që përmbledh të gjithë librat e tjerë.

Pra, sot është dita kur do të shfaqet madhështia e Kuranit dhe i lutem Zotit që Ai të më ndihmojë në këtë punë. Amin!

Përgjigjja e pyetjes së parë

Të nderuar pjesëmarrës, të keni parasysh se në faqet e para të kësaj kumtese, ka disa rreshta hyrës, që mund të duken se nuk kanë lidhje me temën, por janë shumë të nevojshëm të përmenden për të ditur përgjigjet e sakta të pyetjeve. Prandaj, i kam shtuar këto fjalë, në mënyrë që të mos ketë vështirësi për ta kuptuar problemin që po diskutojmë.

(Përgjigjen e gjeni në kapitujt në vazhdim)

Shpërndaje

Send this to a friend