- وَ مَنۡ یَّعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّۃٍ شَرًّا یَّرَہٗ ٪﴿۹﴾99 : 9 dhe kushdo që bën një të keqe, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë.Shpjegime
Ajetet 8-9 pohojnë që njeriu do të shpërblehet jo vetëm për mirësitë më të vogla të tij, por do të ndëshkohet edhe për ligësitë më të vogla të tij. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë që koncepti i faljes qëndron më lart se parimi që është përmendur në këtë sure. Kurani i Shenjtë na tregon që Allahu i Madhërishëm, nëse do, mund të falë edhe mëkatet më të mëdha të njeriut, sepse Ai ia di zemrën, dhe di shumë mirë se cilët meritojnë faljen prej Tij.