- ثُمَّ رَدَدۡنٰہُ اَسۡفَلَ سٰفِلِیۡنَ ۙ﴿۶﴾95 : 6 Më pas, e kthyem në gjendjen më të ulët.Shpjegime
Ajetet 5 – 6: Këto ajete flasin për zhvillimin e vazhdueshëm të njeriut sesi Allahu e sjell atë nga gjendja më e ulët, tek gjendjet më të larta shpirtërore. Kuptimi leksikor i fjalës takvim është të rregullosh diçka duke e përmirësuar atë. Më pas Zoti tha: Ne e kthyem në gjendjen më të ulët, pra aty ku ai e kishte filluar zhvillimin. Dhe këta që kthehen në gjendjen më të ulët janë keqbërësit dhe mosmirënjohësit ndaj Zotit. Të tillët edhe pse quhen njerëz, bëhen krijesat më të këqija. Por besimtarët e vërtetë që bëjnë edhe vepra të mira, kanë lajmin e mirë të zhvillimit të pandalshëm sipas aftësive të tyre. Se si njeriu duke qenë krijesa më e mirë mund të kthehet në krijesën më të keqe, na e shpjegon vetë Profeti Muhammed s.a.v.s.. Ai bën profecinë që në epokën e të mëvonshmëve vetë dijetarët e të ashtuquajturve muslimanë do të jenë krijesat më sherrxhinj nën kupën e qiellit. (Mishkatul-Mesabih, Kitabul-’ilm, nr. i hadithit 276). Lexoni edhe parathënien e sures.