9 : 128 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَقَدۡ جَآءَکُمۡ رَسُوۡلٌ مِّنۡ اَنۡفُسِکُمۡ عَزِیۡزٌ عَلَیۡہِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِیۡصٌ عَلَیۡکُمۡ بِالۡمُؤۡمِنِیۡنَ رَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۲۸﴾
    9 : 128 Sigurisht, juve ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj; i vjen shumë rëndë kur ju vështirësoheni, është i etur për ju, shumë i dhembshur (e) mëshirëbërës ndaj besimtarëve.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon sjelljen e Profetit s.a.v.s. si me besimtarët ashtu edhe me jobesimtarët. Pjesa e parë e tij përveç besimtarëve u referohet edhe mohuesve. Pra, me fjalë të tjera, ajeti thotë – Ky Profet vuan kur i sheh ata duke vuajtur, pavarësisht nga persekutimet që ata u bëjnë muslimanëve. Edhe në një ajet tjetër të Kuranit, duke iu drejtuar Profetit s.a.v.s., Zoti thotë – A do të vrasësh veten se pse ata nuk po bëhen besimtarë?! (26:4). Në një ajet tjetër, thotë – Ne nuk të kemi dërguar ty, përveçse si mëshirë për botët (21:108). Kurse pjesa e fundit tregon ndjenjat e Profetit s.a.v.s. sidomos për besimtarët. Pra, në dhembshuri dhe në mëshirë, ai është shëmbëlltyrë e atributeve të Zotit. Andaj, për ta ai është më shumë se një baba i dashur dhe më shumë se një nënë e mëshirshme.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp