- وَ اِنۡ نَّکَثُوۡۤا اَیۡمَانَہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ عَہۡدِہِمۡ وَ طَعَنُوۡا فِیۡ دِیۡنِکُمۡ فَقَاتِلُوۡۤا اَئِمَّۃَ الۡکُفۡرِ ۙ اِنَّہُمۡ لَاۤ اَیۡمَانَ لَہُمۡ لَعَلَّہُمۡ یَنۡتَہُوۡنَ ﴿۱۲﴾9 : 12 Pas marrëveshjes së tyre, nëse ata i shkelin premtimet dhe sulmojnë fenë tuaj, luftoni me prijësit mohues. Ata nuk i mbajnë fare premtimet, (andaj, luftoni që) ndoshta heqin dorë.Shpjegime
Fjalët “sulmojnë fenë tuaj” nënkuptojnë jo vetëm talljet dhe dhunën verbale, por edhe sulmet fizike të tyre që synonin të dëmtojnë interesat jetike të Islamit. Fjala arabe ta’ane që është përdorur në këtë ajet, fjalë për fjalë do të thotë “të shposh dikë me shtizë”. Lexoni edhe 9:13.