- خُذۡ مِنۡ اَمۡوَالِہِمۡ صَدَقَۃً تُطَہِّرُہُمۡ وَ تُزَکِّیۡہِمۡ بِہَا وَ صَلِّ عَلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ صَلٰوتَکَ سَکَنٌ لَّہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۰۳﴾9 : 103 Prano sadaka nga pasuritë e tyre. Me anë të kësaj, ti do t’i pastrosh dhe do t’i dëlirësosh, dhe lutu për ta. Sigurisht, lutja jote është qetësi për ta. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
Ky ajet tregon se ndërmjetësimi (arab. shefa’at) nga ana e Profetit me lejen e Zotit është i vërtetë si koncept, siç e thotë: “Sigurisht, lutja jote është qetësi për ta”. Për shkak të lutjes së Profetit ndodh që besimtari fiton gjallëri shpirtërore dhe ftohje në mëkatet dhe epshet e tij. Lexoni edhe 53:10.