- اَلۡـٰٔنَ خَفَّفَ اللّٰہُ عَنۡکُمۡ وَ عَلِمَ اَنَّ فِیۡکُمۡ ضَعۡفًا ؕ فَاِنۡ یَّکُنۡ مِّنۡکُمۡ مِّائَۃٌ صَابِرَۃٌ یَّغۡلِبُوۡا مِائَتَیۡنِ ۚ وَ اِنۡ یَّکُنۡ مِّنۡکُمۡ اَلۡفٌ یَّغۡلِبُوۡۤا اَلۡفَیۡنِ بِاِذۡنِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ مَعَ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۶۷﴾8 : 67 Tani Allahu e lehtësoi prej jush dhe Ai di që keni dobësi. Andaj, nëse ka njëqind durimtarë mes jush, ata do të mundin dyqind, dhe nëse ka një mijë mes jush, me urdhrin e Allahut ata do të mundin dy mijë. Allahu është me durimtarët.Shpjegime
Ky ajet tregon se përkohësisht muslimanët kishin dobësi, pasi nuk patën as ushqim të mjaftueshëm e as armatim të nevojshëm. Andaj, Zoti u tha se tani për tani nëse jeni njëqind, mund të mundni dyqind. Por kur të vendosej fuqia e muslimanëve, mundet që në brezat e ardhshëm një mijë durimtarë prej besimtarëve të mundin dhjetë mijë kundërshtarë. Megjithatë, themeli për fitoret e ardhshme të parashikuara, ishte vënë pikërisht nga besimtarët e parë.