- اِنَّ رَبَّکَ یَعۡلَمُ اَنَّکَ تَقُوۡمُ اَدۡنٰی مِنۡ ثُلُثَیِ الَّیۡلِ وَ نِصۡفَہٗ وَ ثُلُثَہٗ وَ طَآئِفَۃٌ مِّنَ الَّذِیۡنَ مَعَکَ ؕ وَ اللّٰہُ یُقَدِّرُ الَّیۡلَ وَ النَّہَارَ ؕ عَلِمَ اَنۡ لَّنۡ تُحۡصُوۡہُ فَتَابَ عَلَیۡکُمۡ فَاقۡرَءُوۡا مَا تَیَسَّرَ مِنَ الۡقُرۡاٰنِ ؕ عَلِمَ اَنۡ سَیَکُوۡنُ مِنۡکُمۡ مَّرۡضٰی ۙ وَ اٰخَرُوۡنَ یَضۡرِبُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ یَبۡتَغُوۡنَ مِنۡ فَضۡلِ اللّٰہِ ۙ وَ اٰخَرُوۡنَ یُقَاتِلُوۡنَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ۫ۖ فَاقۡرَءُوۡا مَا تَیَسَّرَ مِنۡہُ ۙ وَ اَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ وَ اَقۡرِضُوا اللّٰہَ قَرۡضًا حَسَنًا ؕ وَ مَا تُقَدِّمُوۡا لِاَنۡفُسِکُمۡ مِّنۡ خَیۡرٍ تَجِدُوۡہُ عِنۡدَ اللّٰہِ ہُوَ خَیۡرًا وَّ اَعۡظَمَ اَجۡرًا ؕ وَ اسۡتَغۡفِرُوا اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿٪۲۱﴾73 : 21 Pa dyshim, Zoti yt e di që ti qëndron gati dy të tretën e natës, ose gjysmën e saj, ose pjesën e tretë të saj, po kështu dhe një grup prej atyre që janë me ty. Allahu përcakton masën e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk i përmbaheni dot, andaj ju ka falur duke ju treguar mëshirë. Kështu që, lexoni Kuranin aq sa mundeni. Ai e di që disa prej jush do të jenë edhe të sëmurë, disa të tjerë duke udhëtuar në tokë, në kërkim të bekimit të Allahut, dhe disa të tjerë duke luftuar në rrugën e Allahut. Andaj, lexoni prej tij aq sa mundeni. Falni namazin, jepni zekatin dhe jepini Allahut hua të mirë. Çdo të mirë që dërgoni përpara për veten tuaj, do ta gjeni pranë Allahut; ajo do të jetë më e mirë dhe më e madhe si shpërblim. Dhe kërkojini falje Allahut. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.