- ثُمَّ یُعِیۡدُکُمۡ فِیۡہَا وَ یُخۡرِجُکُمۡ اِخۡرَاجًا ﴿۱۹﴾71 : 19 Pastaj do t’ju kthejë në të, dhe do t’ju nxjerrë në mënyrë të re.Shpjegime
Ajetet 14 – 19 flasin për krijimin e njeriut që ndodhi në etapa të ndryshme. Ata që mendojnë se Allahu i Madhërishëm krijoi gjithçka në një çast të vetëm, sipas këtyre ajeteve, e mohojnë urtësinë e Tij. Në të vërtetë, një që është i urtë, asnjëherë nuk është në nxitim, përkundrazi, ai vendos çdo gjë shkallë-shkallë. Në të njëjtën mënyrë, Allahu i Madhërishëm që është burimi i Urtësisë, i krijoi qiejt në shtresa të ndryshme.
Ajeti nr. 18 pohon: “Allahu ju rriti prej tokës porsi bimët”, dhe kjo nuk është thënë në gjuhë të figurshme, përkundrazi, jeta e njeriut me të vërtetë ka kaluar faza të tilla kur ajo ishte në gjendje bimësie. Duke e përshkruar këtë fazë të jetës së tij, në një ajet tjetër, Zoti thotë: “nuk ishte diçka që mund të përmendej” (76:2). Pra, jeta e njeriut ka qenë në një fazë kur ajo nuk mund të përmendej dot. Nga ana tjetër, kjo paraqet idenë e hollë që jeta e njeriut kur ishte në fazë bimësie, ajo nuk kishte aftësi për të bërë zë dhe as për të dëgjuar, si të thuash, në të mbretëronte një heshtje absolute.