وَ لَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنٰہُ بِہَا وَ لٰکِنَّہٗۤ اَخۡلَدَ اِلَی الۡاَرۡضِ وَ اتَّبَعَ ہَوٰٮہُ ۚ فَمَثَلُہٗ کَمَثَلِ الۡکَلۡبِ ۚ اِنۡ تَحۡمِلۡ عَلَیۡہِ یَلۡہَثۡ اَوۡ تَتۡرُکۡہُ یَلۡہَثۡ ؕ ذٰلِکَ مَثَلُ الۡقَوۡمِ الَّذِیۡنَ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِنَا ۚ فَاقۡصُصِ الۡقَصَصَ لَعَلَّہُمۡ یَتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۱۷۷﴾
7 : 177
Po të donim, do ta ngrinim me to, por ai anoi nga toka dhe ndoqi dëshirën e vet. Ndaj, shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e sulmon, nxjerr gjuhën, nëse e lë, nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i popullit që i quajnë gënjeshtra ajetet Tona. Andaj, rrëfeju këto histori, që ndoshta reflektojnë.