- وَ لَقَدۡ خَلَقۡنٰکُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنٰکُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اسۡجُدُوۡا لِاٰدَمَ ٭ۖ فَسَجَدُوۡۤا اِلَّاۤ اِبۡلِیۡسَ ؕ لَمۡ یَکُنۡ مِّنَ السّٰجِدِیۡنَ ﴿۱۲﴾7 : 12 Sigurisht, Ne ju kemi krijuar, pastaj ju dhamë formën, pastaj u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin!” Ata e bënë sexhden, përveç Iblisit; ai nuk u bë nga ata që bëjnë sexhde.Shpjegime
Sikurse ajeti 2:31 që pohon se Ademi u krijua në Tokë e jo diku tjetër, si dhe ai qe kalif (pasardhës), pra jo njeriu i parë në Tokë, ky ajet gjithashtu e mbështet edhe më shumë të njëjtin përfundim. Duke iu drejtuar njerëzve, thotë: Sigurisht, Ne ju kemi krijuar, pastaj ju dhamë formën, pastaj u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin!” Përemri shumës “ju”, tregon se Zoti së pari krijoi njerëzit, u dha formën e duhur që deshi, e pastaj e caktoi Ademin si Kalif a Profet. Prandaj, është e gabuar të konkludohet se njerëzimi filloi me Ademin a.s. që jetoi pak më shumë se 6000 vjet më parë dhe se racat e ndryshme që jetojnë tani në këtë tokë janë të gjitha medoemos pasardhës i tij. Lexoni 2:31; 38:74 dhe parathënien e sures 76.