- وَ قَالُوۡا لَوۡ کُنَّا نَسۡمَعُ اَوۡ نَعۡقِلُ مَا کُنَّا فِیۡۤ اَصۡحٰبِ السَّعِیۡرِ ﴿۱۱﴾67 : 11 Dhe do të thonë: “Po të kishim dëgjuar ose të kishim logjikuar, nuk do të ishim mes banorëve të zjarrit.”Shpjegime
Banorët e xhehenemit do të thonë: Po të kishim punuar me mend dhe të kishim logjikuar fenë dhe besimin siç duhet, ose po të kishim dëgjuar dhe ndjekur me vëmendje fjalët dhe shkrimet e të mençurve dhe të studiuesve, sot nuk do të ishim në ferr. Kjo tregon se pa e përdorur logjikën dhe pa u thelluar, besimi nuk saktësohet. Dija e vërtetë dhe logjika e shëndoshë janë shenjat e fatmirësisë, kurse fatligu nuk i përdor këto dhe të mirin e quan të lig, të ligun të mirë.