- قَدۡ فَرَضَ اللّٰہُ لَکُمۡ تَحِلَّۃَ اَیۡمَانِکُمۡ ۚ وَ اللّٰہُ مَوۡلٰٮکُمۡ ۚ وَ ہُوَ الۡعَلِیۡمُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۳﴾66 : 3 Allahu ju ka obliguar t’i zgjidhni betimet tuaja (të cilat nuk janë të denja). Allahu është Miku juaj dhe Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.Shpjegime
Ajeti nuk u referohet betimeve të sinqerta e të lejuara, por vetëm atyre betimeve që bëhen për të ndryshuar diçka të lejuar në të ndaluarën dhe anasjelltas. Allahu porositi që betimet e tilla të mos i plotësoni, megjithatë, edhe për to, duhet të jepni shpagimin që jepet në rast të thyerjes së betimit.