- یٰۤاَیُّہَا النَّبِیُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَاۤ اَحَلَّ اللّٰہُ لَکَ ۚ تَبۡتَغِیۡ مَرۡضَاتَ اَزۡوَاجِکَ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲﴾66 : 2 O Profet! Pse e bën të ndaluar atë që Allahu të ka lejuar ty? Kërkon pëlqimet e grave të tua. Dhe Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.Shpjegime
Nuk është e nevojshme të hyjmë në çështjen se çfarë ishte ajo që nuk u pëlqente grave të Profetit s.a.v.s., të cilën Profeti s.a.v.s. për hir të tyre, e quajti të ndaluar për veten e tij. Çfarëdo që të ishte ajo, Allahu e kishte quajtur të lejuar. Atëherë porosia në këtë ajet është që për gjërat që Allahu i Madhërishëm i ka bërë të lejuara apo të ndaluara në mënyrë të qartë, robi nuk ka të drejtë t’ua ndryshojë statusin e tyre. Për njerëzit e thjeshtë edhe mund të jetë e lejuar që ata të mos përdorin në mënyrë të përhershme diçka të caktuar në bazë të pëlqimeve apo të mospëlqimeve personale, pasi sjellja e tyre nuk përbën model, por për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. kjo ishte shumë e rëndësishme, pasi ai është shembulli i përkryer për tërë umetin e tij.