- اِنَّ اللّٰہَ فَالِقُ الۡحَبِّ وَ النَّوٰی ؕ یُخۡرِجُ الۡحَیَّ مِنَ الۡمَیِّتِ وَ مُخۡرِجُ الۡمَیِّتِ مِنَ الۡحَیِّ ؕ ذٰلِکُمُ اللّٰہُ فَاَنّٰی تُؤۡفَکُوۡنَ ﴿۹۶﴾6 : 96 Allahu i shpërthen farat dhe bërthamat. Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe nxjerr të vdekurin nga i gjalli. Ky është Allahu juaj. E ju, ku përhumbeni?!Shpjegime
Ajeti na tërheq vëmendjen te fara, prej së cilës mbin një bimë dhe bëhet pemë e madhe, edhe pse në fazën e parë ajo mund të duket krejt e parëndësishme. Në mënyrë të ngjashme, porsi fara, njeriu është i aftë të rritet, të përparojë aq sa të arrijë të marrë zbulesën Hyjnore dhe të pasqyrojë atributet e Zotit.