- ہُوَ الَّذِیۡ خَلَقَکُمۡ مِّنۡ طِیۡنٍ ثُمَّ قَضٰۤی اَجَلًا ؕ وَ اَجَلٌ مُّسَمًّی عِنۡدَہٗ ثُمَّ اَنۡتُمۡ تَمۡتَرُوۡنَ ﴿۳﴾6 : 3 Është Ai që ju krijoi nga dheu, e më pas dekretoi një afat. Afati i caktuar është tek Ai, dhe ju prapëseprapë dyshoni.Shpjegime
Në këtë ajet, fjala “afat” (arab. exhel) që përmendet në fillim, nënkupton vdekjen aksidentale ose vdekjen nga ndonjë sëmundje, afat i cili mund të bjerë përpara afatit të caktuar, ndërsa kjo e fundit llogaritet si jetëgjatësia e caktuar e njeriut. Kështu ndodh edhe në punët e kësaj bote. Siç për shembull, inxhinierët që caktojnë një afat për ndërtesat, urat, etj., që ndërtojnë duke pohuar se ato do të qëndrojnë kaq vite dhe më pas ato duhen rrëzuar, por, ndonjëra prej tyre mund të rrëzohet edhe para kohe, për shkak të ndonjë aksidenti a fatkeqësie, duke u shkatërruar kështu përpara afatit të caktuar.