6 : 109 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَا تَسُبُّوا الَّذِیۡنَ یَدۡعُوۡنَ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ فَیَسُبُّوا اللّٰہَ عَدۡوًۢا بِغَیۡرِ عِلۡمٍ ؕ کَذٰلِکَ زَیَّنَّا لِکُلِّ اُمَّۃٍ عَمَلَہُمۡ ۪ ثُمَّ اِلٰی رَبِّہِمۡ مَّرۡجِعُہُمۡ فَیُنَبِّئُہُمۡ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۰۹﴾
    6 : 109 Mos i shani (idhujt), të cilëve ata u luten në vend të Allahut, përndryshe, edhe ata do ta shajnë Allahun armiqësisht, me padije. Kështu ia zbukuruam çdo populli veprat e tij. Më pas, kthimi i tyre është te Zoti i tyre. Ndaj, Ai do t’ua tregojë atë që bënin.
    Shpjegime

    1) Fjala “zbukuruam” nuk do të thotë se Vetë Zoti bën që veprimet e liga të njeriut t’i duken të drejta, por do të thotë vetëm se Zoti e ka krijuar në mënyrë të tillë natyrën njerëzore që kur njeriu këmbëngul në kryerjen e një veprimi të caktuar, ai fiton një dëshirë për të dhe veprimi i tij fillon t’i duket i bukur në sytë e tij. Në fakt, në këtë ligj të Zotit qëndron edhe sekreti i përparimit të gjithanshëm të njeriut, të atij që e përdor në mënyrë të drejtë. Kështu që, në përputhje me këtë ligj të përgjithshëm, edhe idhujtarëve që këmbëngulin në idhujtari, fillon t’u pëlqejë adhurimi i idhujve.

    2) Sipas mësimeve të Kuranit të Shenjtë, idhujt pavarësisht se nuk gëzojnë asnjë pozitë shpirtërore, Zoti e edukon muslimanin të frenojë gjuhën, të mos i shajë idhujt dhe të këshillojë me butësi idhujtarët, sepse mundet që edhe idhujtarët të nxehen dhe të fillojnë të shajnë Zotin dhe në këtë rast, do të ishte muslimani shkak i gjuhës së lig të idhujtarëve.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem