- لَا تَجِدُ قَوۡمًا یُّؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ یُوَآدُّوۡنَ مَنۡ حَآدَّ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ وَ لَوۡ کَانُوۡۤا اٰبَآءَہُمۡ اَوۡ اَبۡنَآءَہُمۡ اَوۡ اِخۡوَانَہُمۡ اَوۡ عَشِیۡرَتَہُمۡ ؕ اُولٰٓئِکَ کَتَبَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمُ الۡاِیۡمَانَ وَ اَیَّدَہُمۡ بِرُوۡحٍ مِّنۡہُ ؕ وَ یُدۡخِلُہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ رَضِیَ اللّٰہُ عَنۡہُمۡ وَ رَضُوۡا عَنۡہُ ؕ اُولٰٓئِکَ حِزۡبُ اللّٰہِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ حِزۡبَ اللّٰہِ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿٪۲۳﴾58 : 23 Nuk do të gjesh njerëz që besojnë në Allah dhe (në) Ditën e Ahiretit, e të kenë miqësi me ata që armiqësohen me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo fëmijët e tyre, apo vëllezërit e tyre apo të fisit të tyre. Janë pikërisht këta, në zemrat e të cilëve Allahu ka shkruar besimin dhe i ka ndihmuar me Shpirtin prej Tij. Ai do t’i pranojë këta në xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; ata në to do të jetojnë përgjithmonë; Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky pikërisht është grupi i Allahut. Dëgjoni! Pikërisht grupi i Allahut do të jetë i suksesshëm.