- فَیَوۡمَئِذٍ لَّا یُسۡـَٔلُ عَنۡ ذَنۡۢبِہٖۤ اِنۡسٌ وَّ لَا جَآنٌّ ﴿ۚ۴۰﴾55 : 40 Atë ditë nuk do të pyetet për mëkatin e tij as njeriu e as xhindi.Shpjegime
Ky ajet thotë se atë ditë njerëzit dhe xhindët nuk do të pyeten për mëkatet e tyre. Ditën e Gjykimit fajtori do të dallohet me shenjat e tij dhe nuk do të lindë nevoja fare për pyetjet. Edhe në luftërat botërore as vendet e fuqishme nuk pyesin vendet e vogla, e as shtetet e vogla komuniste nuk pyesin shtetet e mëdha kapitaliste. Megjithatë, duket se kjo pjesë e profecisë, me kalimin e kohës, ka nevojë të zbardhet më shumë.